Re: agresioni ndaj muzikes shqiptare
Te nderuar moderatore,
na komunikuan qe ne nje nga faqet tuaja beheshin komente mbi turneun e Fanfara Tiranes ne Itali.
Duke precizuar qe jemi agjensia qe organizoi dhe vazhdon te organizoje turneun e tyre kemi detyrimin moral tu pergjigjemi aluzioneve te nje prej anetareve.
Kengetari Hysni Zela qe me grupin e mesiperm eshte nje i ftuar, nuk kendon asnje kenge serbe ne shqip. Na vjen keq qe anetari nuk njeh musiken por te vetmet kenge qe kendohen gjate koncertit jane:
Janina - e riarranxhuar per formacion brass band (fanfare) ku ne vend te isos me zera jane veglat frymore qe bejne bordonin e isos, mund ta degjoni ne faqen internet te grupit
Xhixhile - e riarranxhuar per formacion brass band dhe
Sorkadhe – edhe kjo kenge shqiptare nga trevat e jugut e riarranxhuar per brass band
Repertori instrumental i Fanfara Tiranes gjate koncertit perfshin edhe strumentale ballkanike dhe jo; 1 turke, 1 bullgare, 1 greke, 1 spanjolle
Pjesa derrmuese e tij jane pjese shqiptare nga te gjitha trevat. Vendin kryesor gjate koncertit e zene pjeset e dasmes se Tiranes si Napoloni e te tjera.
Nuk dime c’fare koncerti ka pare anetari i ketij forumi, ndoshta formacioni fanfare dhe tingulli i fuqishem dhe ritmik qe dalin ne pah mund te kujtojne formacionet rom rumune, bullgare, maqedonase, greke ose serbe. Veglat frymore nuk i perkasin asnje populli ballkanas. Ato jane te te gjitheve. Fanfarat e para ne Shkoder i perkasin periudhes finale te shekullit te 19. Shembull eshte klarineta e kabave tona. Kabaja eshte shqiptare, klarineta jo.
Fanfara Tirana eshte I vetmi grup shqiptar i nje niveli te larte qe po perfaqeson Shqiperine ne Evrope me me shume se 30 koncerte ne vit ne skenat me prestigjoze.
Eshte i vetmi grup qe nuk perdor superpozim gjate koncerteve, vetem LIVE. Pyesni veten perse kengetaret “famoze” shqiptare qe vine shpesh ne Itali gjate festave kombetare nuk ftohen kurre nga festivalet e organizuara nga profesionistet? Keni lexuar ndonje artikull mbi ta ne faqet e gazetave italiane?
Me se fundi beni nje kerkim ne internet
www.google.com per te kuptuar suksesin e vertete te Fanfara Tirana.
Per me shume informacion mund te konsultoni faqen e grupit ne internet
www.musicballkan.com/fanfara_tirana.htm .
Sharjet dhe fyerjet jane problem i kujt i perdor por ju si moderatore ju takon te mos i publikoni.
Me respekt
Stafi i
BALLKAN WORLD MUSIC MANAGEMENT
http://www.musicballkan.com