Afrika tjetër

Afrika tjetër

Në të gjithë kontinentin, shtresa e mesme shoqërore është në rritje. Pasanikët i dërgojnë fëmijët e tyre të studiojnë në universitet, me qëllim që të kenë një të ardhme më të mirë. Për shkak të krizës ekonomike, e cila është ende e pranishme….

Samuel Ngongiri viziton pacientin e fundit të ditës. I jep recetën me ilaçe, pastaj heq përparësen, përshëndetet me infermieret dhe largohet nga klinika. Hip në makinën e tij dhe zgjedh një rrugë e cila të çon në periferi të Najrobit. Ka shumë trafik, por doktori 40-vjeçar nuk shqetësohet shumë. Po mendon për një çështje shumë të rëndësishme, konkretisht për takimin që do të bëjë pas pak. Parkon makinën dhe i hedh një vështrim të shpejtë, sepse e di që nuk do ta shohë për shumë muaj. Ka debatuar gjatë me të shoqen, para se ti drejtohej një agjencie për tia dhënë me qira makinën një çifti të huajsh. “Ishte një vendim i pashmangshëm”, thotë i trishtuar. “Vajzat po rriten dhe është e vetmja mënyrë për tu garantuar atyre një shkollim më të mirë dhe mundësi për të ardhmen”.

Problemi nuk qëndron te fakti se do të fillojë të shkojë në punë me “matatu”, furgonët që kryejnë shërbimin taksi nëpër qytet. Samuelit i pëlqen shumë të lexojë dhe më në fund do të ketë kohë ta bëjë këtë gjë. Fakti është se nuk e kishte imagjinuar kurrë këtë gjë. Për një djalosh të lindur në fshat, nuk është e lehtë të heqë dorë nga prona e tij që është makina, për tu garantuar shkollimin vajzave. Kur kishte arritur të regjistrohej në Universitetin e Mjekësisë, bënte çdo lloj pune për të paguar studimet, mendonte se ai diplomim do ti jepte mundësi të përmirësonte statusin e tij shoqëror. “Për vite të tëra e kam përsëritur me vete që Kenia është një oaz në mes të Afrikës së varfër”, pohon Samuel. Vendi kishte një ekonomi në rritje konstante, zhvillimi social dhe teknologjik ishte i dukshëm, shërbimet ishin më të mira se në pjesën tjetër të kontinentit. Shtresa e mesme e shoqërisë vazhdonte të zgjerohej. “Ndiheshe i lumtur nëse bëje pjesë në këtë shtresë”.

Pavarësisht krizës ekonomike botërore dhe dhunës së vazhdueshme ndëretnike gjatë zgjedhjeve të 2007-ës, të dhënat tregojnë ende se është një vend i qetë në zhvillimin e tij. Najrobi, pasi e filloi vitin 2008 me luftëra nëpër rrugë, i është rikthyer normalitetit dhe konstruksionet vazhdojnë. Sipas James Shikwati, ekonomist lokal, në një popullsi me 40 milionë banorë, 10 për qind i përket shtresës së mesme dhe jeton me të ardhura vjetore që shkojnë nga 2500 deri në 40000 dollarë, të ardhura që kanë bërë të ngrihet numri i studentëve nëpër universitete, rreth dyfish, po të krahasohet me 10 vjet më parë.

Këto shifra tregojnë një tendencë pozitive në vendet në zhvillim. Studimi “Perspektivat për ekonominë botërore”, publikuar nga Banka Botërore, thekson sesi shtresa e mesme e shoqërisë po avancon me hapa të shpejtë në ekonomi dhe pas 20 vjetësh kësaj shtrese do ti përkasin një miliard persona. Ky zhvillim do të çojë në ndryshime rrënjësore, më pas ky grup shoqëror do të ketë më shumë ndikim dhe fuqi ekonomike, duke favorizuar zhvillimin e shoqërisë në të gjithë tërësinë e saj. Mbështetësit e kësaj teorie frymëzohen nga ekonomitë aziatike në zhvillim dhe theksojnë që tu kushtohet më shumë rëndësi fuqive shoqërore-ekonomike të shtresës së mesme për të ardhmen e ekuilibrave shoqërorë në të gjithë Afrikën.

Në fakt, statistikat kanë mbetur pozitive, por kushtet e jetës janë përkeqësuar. “Dikush është rritur shumë, të tjerë kanë mbetur aty ku kanë qenë”, shpjegon një analist ekonomik. Kështu, shtresa e mesme që po lind është drejt ndarjes. “Nuk është njësoj të fitosh 200 ose 300 dollarë në muaj. Janë jetë të ndryshme, të cilat bashkohen vetëm nga statistikat e ekonomistëve dhe politikanëve”. Kush ia del mbanë rritet, i barazon të ardhurat e tij me ato të pasanikëve dhe jeton gjithnjë e më mirë. Kush dështon, i humbet të ardhurat me kalimin e kohës.

Në Kenia reklamat në televizor dhe rrugë propozojnë modele jete perëndimore. Por personat që i përkasin kësaj shtrese shoqërore janë të ndarë në analizimin e perspektivave të tyre. “Do të bëjmë gjëra të mëdha”, thotë një financier i një firme kompjuterësh. “Fatmirësisht e kapërcyem krizën ekonomike dhe tani mund tia lejoj vetes të rrezikoj”. Samuel Ngongiri dëgjon me vëmendje ekonomistët të cilët flasin për një rritje ekonomike të kënaqshme. “Dhjetë vite më parë e mendoja si ata”, thotë ai, ndërsa kalon pranë një seksioni vilash në ndërtim. Më pas gjërat ndryshuan dhe jeta për familjen e tij e të shumë kolegëve u bë më e vështirë. Klinika ku punon nuk i rriti çmimet, me qëllim që të mos humbiste klientët. Përqindja e vizitave ka mbetur e palëvizshme, ndërsa të ardhurat janë pakësuar. “Të qenit mjek nuk të garanton më të bësh një jetë të pasurish. Kush ka fonde për të investuar për të ardhmen, shkon për të jetuar në zonat e banuara, mes dyqaneve të shtrenjta dhe qendrave tregtare. Ata që nuk kanë para, mbesin pranë shtresave më të varfra”.

Samuel Ngongiri arriti më në fund në agjencinë e shërbimeve. U tregon makinën e tij dhe mbyll shpejt e shpejt marrëveshjen. Për gjashtë muajt e ardhëm ka garantuar një bonus ekonomik që do ti rikthejë paksa qetësinë e humbur. Është paksa i trishtuar, por vetëm mendimi që nuk do ta furnizojë më makinën me benzinë e lehtëson disi. Gjithsesi, nëse vazhdon kështu, do ti duhet të nxjerrë në shitje edhe shtëpinë, për të siguruar më shumë të ardhura.(Shqip)

FvNMrhpVF14

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24371. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24371

Top