Afrikë e Jugut 2010: Sonte caktohen katër finalistët e Evropës
Katër biletat e fundit për në Botërorin Afrikë e Jugut 2010 për zonën Evropiane, do të ndahen sot pasdite. Përfundimi i 90 minutëshit të parë ka lënë ende shumë pikëpyetje, pra përveç Francës (fitoi ndaj Irlandës jashtë fushe, 1-0) në çiftet e tjera mund të ndodhin shumë surpriza. Kjo situatë vjen pasi asnjëra nga ekipet nuk arriti që të fitonte me më shumë se një gol në avantazh. Franca ishte ekipi vetëm që arriti të merrte fitore jashtë fushe. Ekipi trasnsalpin, në Dublin, mundi kombtaren e Irlandës, 1-0. Ndërsa në Luzhniki të Moskës ekipi kombtarë Rus fitoi minimalisht 2-1, ndaj Sllovenisë. Fitore minimale arriti të merrte edhe Portugalia e Cristiano Ronaldo-s (i dëmtuar, riktheht në fushë pas 24 nëntorit). Brazili i Evropës mundi Bosnje Hezegovinën, 1-0. Ndërsa ndeshja e vetme që u mbyll në pa gola ishte 90 minutëshi i zhvilluar në Athinë, ku Greqia dhe Ukraina nuk mundën që të zhbllokonin rezultatin, duke e shtyrë çëshjen e kulifikimit për sot.

Ndeshja e Madhe

Në Zenica të Bosnjë Hercegovinës do të luhet edhe ndeshja e madhe e kësaj mbrëmje. Vendasit do të presin në stadiumin Bilino Polje ekipin e Portugalisë. Në takimin e parë që u zhvillua në Portugali ekipi i Cristiano Ronaldo-s dha prova se kishte marrë një mësim të mirë nga ndeshjet në grup (përfunduan eliminatoret në vendin e dytë pas Danimarkës). Ekipi i Portugalisë në takimin e parë dominoi ndeshjen, edhe pse rezultati i ngushtë 1-0 nuk mund të vërtetojë një fakt të tillë. Nga ana tjetër, ekipi boshnjak diti të menaxhojë mjaft mirë forcat madje në ato pak raste që rrezikoi portën kundërshtare arriti të godiste tri herë shtyllën. Trajneri i boshnjakëve, Miroslav Blazeviç, nuk do të mund të aktivizojë sot, për shkak pezullimi, tre prej futbollistëve më cilësorë: Emir Spahiç, Elvir Rahimiç and Samir Muratoviç. Edhe pse do të rreshtojë një formcion të ri, trajneri veteran ka thanë se shpresoj që në këtë takim të kemi pak më shumë fat se sa kishim në takimin e parë. Ish trajneri i Kombëtares së Kroacisë u shpreh dje se ka një plan të ri dhe do të bëjë të mundur që të surprizojë ekipin e Portugalisë. Gjatë fazës në grup, të besuarit e Blazeviç kanë shumar 16 gola në shtëpi. Ata kanë marrë gjithashtu tre fitore një barazim (me Turqinë) dhe një humbje (ndaj Spanjës u mundën 5-2).

Francë-Rep. Irlandë

Franca me fitoren minimale (1-0) të arritur në Dublin, ka hedhur një hap gjigand drej finaleve të Botërorit Afrikë e Jugut 2010. Transalpinët në takimin e kthimit iu duhet të admisnistrojnë fitoren e arritur jashtë fushe. Nga ana e Francë janë edhe statistikat. Transalpinët kanë dhjetë vjet që nuk pësojnë humbje në takimet e eliminatoreve brenda në shtëpi. Disfatën e fundit ekipit francez ia ka shkaktuar kombtëarja e Rusisë (3-2). Ndërsa nga ana tjetër ekipi i Irlandës asnjëherë nuk ka fituar një ndeshje në Francë, por eksperienca e trajnerit italian, Giovanni Trapattoni, nuk është për tu mos përfillur. Ne duhet që të ushtrojmë presion, ne duhet që të shënojmë një gol në Paris, ekipi ynë duhet të përfitojë më së miri prej dobësive të mbrojtjes së Francës, – tha Trapattoni gjatë një konference për shtyp. Kapiteni i Les Bleus, Thierry Henry tha se ekipi i tij mund të zhvillojë një ndeshje të mirë edhe pse në Stade de France do të jenë të pranishëm 25,000 tifozë irlandezë. Skuadra ka dhënë prova që nuk influencohet shumë nga publiku kundër. Mund tju marr si shembull takimin që zhvilluam në Serbi, – përfundoi Henry.

Slloveni-Rusi

Edhe pse ishin superior në 80 minutat e takimit të parë që u zhvillua në Rusi, djemtë e Guss Hidink kanë dalë nga stadiumi Luzhniki me një avantazh të lehtë kundrejt kundërshtarëve të tyre sllovenë. Goli i realizuar nga Nejc Pecnik ndryshoi fatet e këtij dueli. Tashmë ekipit kombëtarë të Sllovenisë i duhet një fitore minimale (1-0) që të lërë në shtëpi ekipin rus. Ekipi slloven nga ana e vet ka dhe statistikat, në ndeshjet në grup, ata nuk kanë pësuar asnjë humbje në takimet në shtëpi pasi kanë marrë katër fitore dhe një barazim (ndaj Republikës Çeke). Tashmë ekipi rus do të mbështetet vetëm tek talenti i saj, fantazisti Andrei Arshavin.

Ukrainë-Greqi

Në Athinë, barazimi pa gola i katër ditëve më parë, midis Greqisë dhe Ukrainës është një rezultat shumë pozitiv për miqtë. Shevchenko me shokë sot në mbrëmje me një fitore të mundshme do të mund të siguronte pjesëmarrjen për në finalet e Botërorit Afrikë e Jugut 2010. Nga ana tjetër trajneri pragmatist i Greqisë, Otto Rehhagel mendon se kur një ekip e kupton se nuk mund të shnëojë dot, atëherë gjëja më e mirë për atë ekip është që të mos pësojë asnjë gol. Të besuarit e tij do ti falen këmbëve të sulmuesit me ekpseriencë, Theofanis Gekas, në ndeshjen që do të zhvillohet sot në Donetsk. Sulmuesi i Leverkusen deri më tani në ndeshjet në grup ka shënuar plot 10 gola. Nga ana tjertër Gekas do të ketë përballë një tjetër kafshë goli siç është Andriy Shevchenko. Cari do të jetë armiku numr 1 i portës greke.

Statistikat

Që kur play off- i u përdor në Eliminatoret e 1998, të gjithë ekipet që kanë marrë fitore në takimet e para ia kanë dalë që të kualifikohen për në finalet e Botërorit. Këto statistika mbështeten tek kualifikimi i Kroacisë dhe Jugosllavisë në 1998-ën, Turqisë dhe Sllovenisë në 2002-in dhe Republikës Çeke, Spanjës dhe Zvicrës në 2006-ën. Këto ekipe kanë ditur të administrojnë mjaft mirë avantazhin e krijuar në 90-in e parë të play off-it. Të suksesshme kanë qenë edhe ato ekipe që kanë marrë barazim në ndeshjen e parë jashtë fushe siç ka qenë Italia dhe Belgjika në 1998-ën dhe Gjermania në 2002-in.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24008. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24008