Aferdita : Planet apo komet?
Afërdita, shfaqja e rrallë që pritet të mbërrijë
Shekulli
Më datën 8 qershor do të ketë një ngjarje tjetër të rëndësishme: kalimi i Afërditës në vijën mes Diellit dhe Tokës. Kjo do të bëjë që për rreth 5 orë në sipërfaqen e Diellit të duket hija e Afërditës, në formën e një njolle të errët. Kjo është ngjarje relativisht e rrallë, ka ndodhur për herë të fundit në vitin 1882. Por duhet bërë shumë kujdes: Dielli nuk vrojtohet asnjë herë direkt, sepse shkakton verbim. Drejtimi i dylbive është jashtëzakonisht i rrezikshëm, shkakton verbim të menjëhershëm. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës kjo ngjarje do të projektohet në një ekran, me dritën që vjen direkt nga dielli.Nga tarraca e Fakultetit të Shkencave të Natyrës vrojtohet një kometë e bukur, që mund të shihet si një yll në qiell me sy të lirë. Një e tillë kalon një herë në 7-8 vjet. Përgatitet spektakli i rrallë i vrojtimit të planetit Afërditë që do të kalojë mes Diellit dhe Tokës më 8 qershor
Informacione
Kjo kometë që po vrojtohet këto ditë është kapur për herë të parë nga observatorët në vitin 2001
Kometë, nga greqishtja e vjetër do të thotë flokë. Pjesa më spektakolare e saj është bishti i shndritshëm
Kometa Halley është një nga kometat më të famshme të kohës sonë, e cila mund të shihet nga toka afërsisht një herë në 160 vjet
Bishti i kometës është avulli i krijuar nga shkrirja e një pjese të kometës, i shtyrë nga presioni i rrezatimit diellor
Meteorët që bien mund të jenë edhe copëza kometash, të cilat janë gjithnjë burim informacioni për përbërjen e sistemit tonë diellor
Kometa që mund të vëzhgohet këto ditë në konstelacionin e Gaforres ndodhet 50 milionë kilometra larg tokës
__________________________
Nuk e kuptoj ,njeher thuhet qe eshte planet dhe nje here thuhet qe eshte komete.