Adriatik Coli rrëfehet: Si e njoha Lul Berishën
Pas 835 ditësh, Adriatik Coli, i penduari i organizatave kriminale të Durrësit, ka rrëfyer më në fund për disa minuta njohjen me kreun e bandës së Durrësit, Lul Berishën. Por dëshmia e tij është penguar me forcë nga avokatët e të pandehurve, të cilët kanë refuzuar në mënyrë kategorike thëniet e tij dhe të prokurorit. Për më shumë se dy orë e gjysmë, Coli është gjendur nën trysninë e palëve në proces, të cilët debatonin në lidhje me procedurat e seancës. Megjithatë ai ka mundur të shkëpusë disa fjalë që kanë të bëjnë me bandën, ku ka qenë vetë pjesëmarrës. Sipas tij, në vitin 1994 kishte njohur në Itali Lul Berishën, me të cilin më pas nisën të trafikonin femra. Ai deklaroi përpara gjykatësve se në vitin 1997 kishte pasur kontakte të vazhdueshme me Lul Berishën, me grupin e të cilit u bashkua më vonë për të ndërmarrë një fushatë të egër vrasjesh dhe plagosjesh të rivalëve të tyre. Shumë prej tyre gjendeshin dje në kafazin e hekurt të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Por “tekat” e avokatëve e kanë ndërprerë sërish dëshminë e rrallë. Trupi gjykues i detyruar, edhe këtë herë, e ka shtyrë seancën për dy ditë, në datën 1 tetor.

Dëshmia
Dhjetëra forca të repartit special BRISK kanë shoqëruar dje Adriatik Colin, të penduarin e bandave të Durrësit, për në gjykatë. Nën masa të larta sigurie automjeti i blinduar i policisë është futur rreth orës 09:45 të mëngjesit në mjediset e pasme të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa Coli ka zënë vend në kafazin e hekurt, i veçuar nga të pandehurit e tjerë. Seanca ka filluar rreth orës 10:00, ndërsa në sallë ishin të pranishëm si rrallëherë të gjithë avokatët dhe prokurorët. Ndërkohë kreu i trupit gjykues, Gurali Brahimllari, pasi ka verifikuar palët, i ka dhënë fjalën prokurorit Anton Martini të vazhdojë me pyetjet për dëshmitarin dhe të penduarin Adriatik Coli. Pyetja e parë kishte të bënte me njohjen e Colit me të pandehurin Lulzim Berisha, ishte ulur fare pak larg tij në kafazin e hekurt. Konkretisht ai ka deklaruar: “E kam njohur Lul Berishen në vitin 1994 në Itali. Por ne u njohëm më mirë në vitin 1997, atëherë kur Lul Berisha vinte në një palestër pranë shtëpisë time në Durrës. Në atë kohë, Luli u plagos”. Më pas prokurori ngulmoi për detaje të tjera nga njohja, dhe Coli u përgjigj se në Itali Lulzim Berisha merrej me trafik femrash. “Jam njohur me Lul Berishën në vitin 1994 në Itali, ku ai trafikonte femra. Miqësia ime me të është përforcuar në 1997″, përsëriti Coli, ndërsa prokurori e pyeti nëse kishte marrë pjesë në organizatën kriminale të drejtuar pikërisht nga i pandehuri Lulzim Berisha. Në momentin që Coli u bë gati të fliste për bandën, një nga avokatët e anëtarëve të bandës, konkretisht Riza Icka, doli nga salla, pas një debati me prokurorin Anton Martini.

Përplasja
Megjithëse të gjitha palët në proces ishin të pranishme seanca u shty sërish për të njëjtën arsye: se avokatët u larguan. Fillimisht “përplasja” e parë ndodhi midis prokurorit Martini dhe avokatit Icka. Ky i fundit e kundërshtoi me forcë prokurorin, pasi ai i ishte drejtuar Colit duke e pyetur për organizatën kriminale. Avokati tha se cilësimi është i gabuar, pasi nuk është provuar nga gjykata një gjë e tillë. Në këtë moment ka ndërhyrë kreu i trupës gjykues, Gurali Brahimllari, i cili i ka dhënë të drejtë prokurorit për të vazhduar seancën e pyetjeve. Coli ka vijuar të dëshmojë edhe për një ngjarje kriminale, ku kishte marrë pjesë edhe vetë, pasi kishin plagosur një kundërshtar të bandës, i cili një ditë më pas kishte gjetur vdekjen. Në këtë moment sipas burimeve i pandehuri Kristian Begu ka kërkuar të largohet nga salla, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i avokatit të tij, Pjeter Deda. Ky i fundit i tha gjykatës se një kafe e konsumuar në mëngjes i kishte dëmtuar shëndetin dhe ai duhej të largohej nga gjykata. E ndodhur në këto kushte Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu procesin për dhjetë minuta me shpresë se shëndeti i avokatit do përmirësohej, por kur palët u mblodhën në sallë për të dëgjuar më tej Colin, avokati Deda mungonte.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23151. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23151