Adoptimi
Isha duke kerkuar ne Albforum ndonje teme te ngjashme me Adoptimin por nuk gjeta gje.
Ne shqipetaret e kemi pasur te veshtire te bejme nje hap te tille. Femijet e adoptuar shume here nuk jane pranuar nga pjesa tjeter e familjes si "gjaku" i tyre. Cfare mendoni rreth kesaj ceshtje?
Ndersa jam ne kete teme, desha te postoj dicka qe lexova tek Shekulli dhe per te gjithe ne qe mund te njohim cifte qe duan te adoptojne, kudo ne Bote te jemi, ju lutem vini doren ne zemer dhe hapni fjalen se ne Shqiperi ka femije jetime qe presin te gjejne shtepi qe ta quajne te tyren.
Ja pjesa qe kam marre nga Shekulli:
4 të braktisurit
Të ftuar me biberonë
Kanë dalë për një moment për t’iu bashkuar festës së fëmijëve jetimë. Festë, pjesë e së cilës mjerisht janë edhe vete. Paçka se ashtu të mbështjellë me batanije e me biberonë në gojë nuk mundin të kuptojnë dot. Katër bebe të vogla, më i madhi syresh jo më shumë se një muaj kanë qenë të ftuarit specialë të festës. Dy djem e dy vajza, më e vogla mes tyre, Ema vocërrake, të mbajtur në krahët e katër infermiereve të maternitetit e të shoqërur nga drejtori Halim Kosova, janë shfaqur në derën e sallës ku festohej. Janë jetimë, të braktisur nga nënat që në lindje. “Ftesa ishte për mua, por unë jam rritur me prindër. Ndaj mendova se u takonte pikërisht atyre që të ishin të pranishëm këtu”,- tha drejtori i maternitetit, Halim Kosova, duke shtuar me të qeshur se më parë kishte marrë edhe miratimin e bebeve. “I tregova për ftesën, e ata më buzëqeshën. E kuptova se kishin dëshirë të vinin”,- tha më tej ai. Drejtori Kosova, ka thënë dy fjalë parë të ftuarve edhe për pavijonin e bebeve të braktisur në maternitet, ku nënat për një apo tjetër arsye nuk mundin t’i marrin e t’i rrisin vetë krijesat e tyre. “Quhej pavijoni i bebeve të braktisura, por ne e ndërruam këtë emër. E quajtëm djepi i ëngjejve. Eshtë shumë më mirë kështu”,- tha ai, duke lënë të kuptohej se mesazhi që kërkon të përcjellë është fare i qartë. Sipas infermiereve të këtij pavijoni, që kujdesen për këta fëmijë, gjatë këtij viti ka pasur plot 20 bebe të braktisura. “Krahasuar më vite më parë, numri është ulur”,- thotë Nexhi, njëra prej tyre. Sipas saj, më parë numëroheshin rreth 30 bebe të braktisura në vit. Bebe, që pagëzohen, rriten me dashuri në këtë pavijon e presin birësimin, apo dërgimin në shtëpitë e foshnjës.