Adoleshenti tenton të përdhunojë të sëmurën mendore, arrestohet

Adoleshenti tenton të përdhunojë të sëmurën mendore, arrestohet

TEPELENË- Një adoleshent nga Tepelena është ndaluar, pasi është përpjekur të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një 42- vjeçare, e cila vuan nga depresioni. Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se shtetësia me inicialet K.S ka depozituar një denoncim, në bazë të të cilit është bërë më pas edhe ndalimi i 18- vjeçarit S. Ismaili, lindur dhe banues në fshatin Arëz e Madhe të Komunës Luftinjë të rrethit Tepelenë.</p>


“Ky shtetas më datën 08 nëntor në mesditë ka marrë në banesën e saj shtetasen K.S, e datëlindjes 1967, e divorcuar dhe e sëmurë me të meta mendore dhe e ka çuar në një banesë të braktisur, ku ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë duke i lidhur duart.</p>


“E lëshoi se u tremb se kishin dalë familjarët e vajzës dhe po e kërkonin dhe u largua duke e lënë vajzën me duar të lidhura në banesën e braktisur”, thotë policia. Ngjarja ka ndodhur në fshatin ku Arëz e Madhe ku jetonin të dy. 42 vjeçarja qëndronte e vetmuar në njërën nga dhomat e banesës së prindërve dhe nuk dilte nga shtëpia, pasi kishte kaluar në depresion që pas divorcit. “I riu ka gjetur momentin që në banesë nuk ishin familjarët e saj dhe e ka marrë”, thuhet në deklaratën për shtyp të policisë në lidhje me këtë ngjarje. </p>


“Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur, mbetur në tentativë”, është vepra penale që rëndon mbi adoleshentin, që gjendet në arrest me burg.(shekulli)</p>
1PjlWaWIOwA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26139. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26139
 
Top