Adoleshence, Identitet dhe bote virtuale

Hektor12

Locus omnem
Ndërveprimi me të ngjashmit përbën një kërkesë themelore për njohjen e vetvetes dhe është nëpërmjet ndërveprimit me të tjerët që qeniet njerëzore fitojnë një njohuri të vetes.
Carla Antoniotti

Në ditët e sotme bota e jashtme nuk është më e përbërë vetëm nga familja, nga shokët dhe nga shkolla, por edhe nga të gjithë ata, me cilët hyhet në marrëdhënie nëpërmjet rrjeteve sociale informatike. Si vepron ky modalitet i ri ndërveprimi në zhvillimin e adoleshentëve?

Ndërveprimi me të ngjashmit përbën një kërkesë themelore për njohjen e vetvetes dhe është nëpërmjet ndërveprimit me të tjerët që qeniet njerëzore fitojnë një njohuri të vetes. Dy flukse ndjesore të dallueshëm janë gjithmonë të pranishme në mënyrë simultane: perceptimi i vetes dhe perceptimi i botës. Çdo informacion lidhur me botën i korrespondon një informacioni lidhur me veten dhe zhvillimin e njohjes së vetes ndjek procesin me të cilin kuptohet realiteti i jashtëm. Përpunimi i njohjes është kështu një proces unitar i përbërë nga rregullimi reciprok i dy polariteteve: Vetja dhe bota. Në epokën tonë bota e jashtme nuk përbëhet më vetëm nga familja, nga shokët dhe nga shkolla, por edhe nga të gjithë të tjerët, me të cilën hyjmë në marrëdhënie nëpërmjet rrjeteve sociale informatike. Për adoleshentët në formim, kjo sjell mundësi më të mëdha konfrontimi dhe, për pasojë, një pasuri, por në të njëjtën kohë një rrezik në momentin në të cilin bota virtuale do të bëhej predominuese respektivisht botës reale, në mendjen dhe në jetën e fëmijëve.

Njohje e vetes

Adoleshenca është një fazë e jetës, e cila, megjithëse duke u quajtur shpesh si periudhë tranzicioni në jetën adulte, korrespondon me një moment të përcaktuar evolutiv me karakteristika specifike që e bëjnë një fazë autonome. Shumë studime lidhur me adoleshencën i referohen nocionit të detyrave të zhvillimit, me avantazhin se mund të përfshihet në një kriter unitar kompleksiteti i përvojës adoleshenciale, duke i evidentuar njëkohësisht aspektet e universalitetit dhe ato specifike të kulturës së përkatësisë. Detyrat e zhvillimit, të diversifikuara për çdo fazë të jetës, u korrespondojnë aspekteve në të cilat njeriu është thirrur për t'u impenjuar me qëllimin e arritjes së kompetencave të caktuara njohëse, afektive dhe relacionale. E tejkaluar secila fazë, fillohet me impenjimin e fazës së mëpasme. Në individualizimin e detyrave të zhvillimit ndikojnë në mënyrë të rëndësishme aspekti historik dhe aspekti kulturor. Adoleshenca është një fazë e jetës e karakterizuar në mënyrë tipike nga ndryshimi. Ndryshimet adoleshenciale janë fiziologjikë, por duke qenë të paparashikueshëm, të paqendrueshëm dhe kontradiktorë, pashmangshmërisht rezultojnë destabilizues. Ata përfshijnë njeriun në tonalitetin e tij dhe modifikimet i përkasin sferës së mendimit, të trupit dhe të marrëdhënieve.

Kategori universale

Duke menduar t'i rigrupojmë detyrat e zhvillimit adoleshencial në kategori universale, mund të individualizojmë një kategori që përfshin detyra të lidhura me zhvillimin njohës dhe me fitimin e mendimit hipotetiko - deduktiv; një kategori relative me zhvillimin fizik dhe seksual; dhe së fundi, një kategori e drejtuar nga dimensioni i marrëdhënieve ndërpersonale. Qëllim i fundit i të gjitha detyrave të zhvillimit në adoleshencë është evolucioni i identitetit dhe riorganizimi pasues i Vetes. Përdorimi i social network nga ana e brezave të rinj mund të ketë një funksion stimuli dhe zhvillimi të parakohshëm të të gjitha detyrave evolutive të adoleshentit, por mund të përfaqësojë rrezik për një zhvillim të ekuilibruar në momentin në të cilin përvojat në rrjet do të duhej të zëvendësonin ato të jetës reale. Le të analizojmë më poshte kategoritë e ndryshme të detyrave të zhvillimit.

Zhvillim njohës

Zhvillimi i mendimit tek adoleshenca shikon të shfaqen aftësitë e abstragimit logjik. Mendimi logjiko - deduktiv sjell një zgjerim të vizionit të botës që rezulton i ndërtuar nga realitete jo domosdoshmërisht të jetuar personalisht, por të deduktuar nëpërmjet hipotezash dhe teorish. Zhvillimi mendor ka reperkusione të rëndësishme në nivel të kapaciteteve logjike dhe të qëndrimeve morale. Adoleshenti është në gjendje të mendojë mendimin e vet. Ky është një ndryshim i rëndësishëm që përfshin aftësitë metanjohëse, domethënë aftësinë për të reflektuar mbi njohuritë e veta, por edhe mbi strategjitë e përdorura për ta arritur njohjen.

Në adoleshencë, ndryshojnë edhe aftësitë e gjykimit moral. Ndërsa, fëmija posedon një moral heteronom, të mbështetur mbi parimin e autoritetit të të rriturit dhe mbi rezultatet perceptues të një veprimi (për shembull, për një fëmijë është më e rëndë të prishë tri objekte padashje sesa një me dashje), adoleshenti zhvillon një moral autonom, të mbështetur mbi kuptimin dhe pranimin kritik të normave, me njohjen e përgjegjësisë subjektive të veprimeve të kryera. Ndërtimi i një imazhi të vetes dhe i botës që është koherent dhe i qëndrueshëm në kohë, përbën në këtë fazë vendimtare të jetës bërthamën e maturimit. Ndjenja e identitetit personal paralajmërohet si një nevojë si për të pasur konfirmime të jashtme ndaj pasigurive dhe paqëndrueshmërive personale, ashtu dhe për ta kërkuar unitetin dhe unicitetin personal. Interneti mund të konsiderohet amplifikator i mundësisë së përdorimit të aftësive të reja intelektive të adoleshentit: përdorimi i imazheve të shpejta, mundësia për të bërë thellime dhe kërkime mbi çdo argument, mundësia për të konsultuar ekspertë disiplinash të ndryshme i lejojnë adoleshentit që të eksperimentojë me të madhe aftësitë njohëse të rendit superior që po maturon. Megjithatë, i njëjti bollëk informacionesh dhe shpejtësia me të cilën sigurohen nuk mundësojnë që të kalohet një kohë e mjaftueshme për të reflektuar, e domosdoshme për sedimentimin e njohurive.

Zhvillim fiziko - seksual

Ndryshimi trupor që ndodh në fazën e jetës së adoleshencës është i krahasueshëm për nga shpejtësia, intensiteti dhe tonaliteti vetëm me ndryshimin e dy viteve të parë të jetës së fëmijës. Shpesh ndryshimet, për sa të pritura, e kapin në befasi paraadoleshentin që është akoma i lidhur me një përfaqësim të vetes të tipit fëminor; fillimisht do ta ketë të vështirë të pranojë ndryshimet e trupit të vet, duke perceptuar se nuk ka asnjë mundësi kontrolli ndaj tij. Imazhi trupor përbën përfaqësimin mendor që njeriu ka për trupin e vet dhe buron nga interpretimi i vet personal ndaj tij; kjo e fundit përcaktohet nga dëshira, ëndërra dhe shpresa lidhur me atë që ka qenë dhe me atë që do të dëshirohej të ishte. Imazhi trupor personal ka kështu konotacione afektive dhe bëhet pashmangshmërisht burim preokupimi dhe ankthi për paraadoleshentin në ndryshim. Shpejtësia me të cilën adoleshenti arrin maturinë trupore nuk është e ekuilibruar nga koha e nevojshme për të arritur maturinë psikike. Vitet e para të periudhës adoleshenciale karakterizohen nga një jetesë disekuilibri midis mendjes dhe trupit, që zgjat deri kur nuk ndodh "mendëzimi i trupit", ai proces përfaqësimi mendor që ka qëllim ta bëjë trupin të kuptueshëm dhe koherent me vlerat e brendshme. Përfundimi me sukses i detyrës së zhvillimit lidhur me ndryshimet fizike dhe trupore nënkupton, që të arrihet një integrim i mirë midis mendjes dhe trupit. Veç kësaj, ndryshimet fizike, trupore dhe seksuale, sjellin fitimin e një identiteti të llojit që shpesh është origjinë vuajtjesh të thella dhe ambivalencash të vështira për t'u zgjidhur. Shpesh problemet e lidhura me zhvillimin fizik e seksual të adoleshentit nuk përcaktohen nga fenomenet biologjikë të pubertetit, por nga domethënia që fenomene të tillë marrin si për veten, ashtu dhe për të tjerët. Tek adoleshentët, frika se transformimet në zhvillim i ndryshojnë përgjithmonë në mënyrë jo të dëshirueshme për ta është shumë e pranishme dhe kërkon një punë intensive kuptimi dhe përpunimi të asaj që po ndodh; një aktivitet i vazhdueshëm manipulimi i trupit ka për qëllim që ta bëjë më të paraqitshëm dhe më të pranishëm si për veten, ashtu dhe për të tjerët. Krahasimi me të tjerët është një aspekt themelor në procesin e mendëzimit trupor. Studimet e drejtuara nga efektet e diferencave ndërindividuale tregojnë kohën e fillimit puberal si faktor potencial rreziku për adoleshentët përpara kohe apo në vonesë respektivisht homologëve. Adoleshentët "jashtëkohe" do t'i kishin nivelet e stresit më të larta që do t'i bënin më të cënueshëm, më pak në gjendje që të përballojnë problemet e zakonshme për adoleshentët.

Faktorë kulturorë

Veç të tjerash, një aspekt me rëndësi themelore jepet nga faktori kulturor, domethënë ndryshimet fizike dhe zhvillimi puberal marrin një domethënie të ndryshme në kulturat e ndryshme: një theksim më i madh apo më i vogël i ndryshimeve nga ana e të rriturve domethënës për adoleshentin, mënyra dhe shpeshtësia me të cilën flitet për zhvillimin fizik dhe seksual, modalitetet e ndryshme me të cilat përjetohet dhe përdoret cilësia fizike në kulturën e përkatësisë, përcaktojnë mënyra të ndryshme për ta konsideruar dhe kuptuar detyrë zhvillimi, mbi bazën e domethënieve dhe të dimensioneve normative e vlerësuese të atribuara. Në internet konfrontimi me bashkëmoshatarët respektivisht problematikave kulturore është lehtësuar. Megjithatë, në botën virtuale të informatikës është pikërisht trupi ai që qëndron i fshehur dhe kjo mundëson që të ndjehesh pjesë e një grupi edhe pa ju shfaqur fizikisht të tjerëve.

Zhvillim relacional

Në zhvillimin e identitet personal mban një rol vendimtar dimensioni relacional dhe ndërpersonal: familje dhe grup të njëjtësh marrin role të ndryshme dhe themelore. Respektivisht familjes, adoleshenti jeton një shtytje drejt autonomsë dhe pavarësisë. Një nevojë e tillë largimi mbështetet nga nevoja për të zhvilluar një ndjenjë të vetes të karakterizuar nga uniciteti. Detyra që familja gjendet të luajë në këtë fazë të jetës nuk është më ajo që të bjerë nga prapa sesa të përfshijë, domethënë të sigurojë rrugëdalje kur ndjesia e çorientimit është shumë intensive. Familjes i kërkohet që të shërbejë si palestër me fëmijën adoleshent, me qëllim që të ushtrojë të luftojë dhe të ripaqtohet. Nëqoftëse prindërit nuk pranojnë që të hyjnë në lojë, duke u bërë shumë dorëlëshuar apo duke u ngurtësuar pas kufizimesh absolute, do të bëhej më shumë i vështirë për adoleshentin integrimi i aspekteve të eksperimentuar të një identiteti adult: autonomi, pavarësi, përgjegjësi. Një rol po aq domethënës luhet nga grupi i bashkëmoshatarëve me të cilët eksperimentohen emocionet e reja të lidhura me bashkëpunimin, me seksualitetin dhe me konkurrencën sportive, dashurore, shkollore. Detyrë e bashkëmoshatarëve është ajo që të ofrojnë modele mendimi dhe sjelljeje të ndryshme, me të cilat të ketë konfrontim. Shpesh një marrëdhënie miqësore përdoret për të eksploruar identitetin personal: për shembull, duke dëgjuar detajet e përvojës mike, adoleshenti kërkon që ta kuptojë më mirë vetveten. Me përdorimin e internetit për të hyrë në marrëdhënie me të tjerët është shumë më e lehtë, sasia e njerëzve me të cilët kihen kontakte, shumëfishohet. Nëpërmjet informatikës, adoleshentët e sotëm zhvillojnë një ndjenjë përkatësie në një grup shumë më të gjerë se ai i miqve dhe i shoqërisë dhe gjejnë në takimin në rrjet një komunitet ideal me të cilin të identifikohen.

Emocione konfliktuale

Përvoja e marrëdhënieve të para afektive është një tjetër aspekt vendimtar në maturimin adoleshencial, që të vendos përpara një konflikti: të dashuruarit mund të bëjë të përjetohen ndjesira konfliktuale si ndaj vetes, ashtu dhe ndaj grupit të miqve. Emocione jashtëzakonisht të pëlqyeshëm mund të kundërshtohen nga frika e të qenit të mundur, duke humbur siguritë para pak kohe të fituara apo nga frika se mund të humbet shumë lumturi, me ndjesinë e cënueshmërisë në kuptimin e mirëqenia personale është në duart e një njeriu tjetër. Veç kësaj, ndërtimi i një lidhjeje afektive implikon një ripërcaktim të të qenit në grupin e miqve. Nganjëherë grupi mund ta pengojë kërkimin e hapësirave të intimitetit, mund ta jetojë marrëdhënien si një tradhti apo braktisje, duke kritikuar mikun që preferon të dalë me vajzën me shprehje të llojit: "Nuk është më ai", duke ripropozuar kështu skemën e prindërve që shumë herë i kanë thënë: "Nuk po të njoh më". Riparaqitet kështu nevoja e ndërtimit të një ekuilibri të ri. Herë të tjera çifti mbetet i përfshirë në grup dhe nuk i modifikon marrëdhëniet paraekzistuese; në këtë rast lodhja është më e vogël, por marrëdhënia është më pak komplekse dhe më pak komplete. Marrëdhëniet afektive i mundësojnë djalit që të vërë në provë ndjenjën e vet të dashamirësisë personale që mund të jetë konfirmuar apo mund të ripërcaktohet, duke pasur efekte pozitive mbi identitetin personal. Roli i figurave prindërore dhe stili i tyre relacional influencojnë mënyrën me të cilën adoleshenti i propozohet tjetrit ose nuk i propozohet, duke e shmangur marrëdhënien me seksin tjetër. Interneti përfaqëson vendin ku mund të eksperimentohet me qëndrime të mbrojtura nga mundësi e mosekspozimit realisht, kështu që për shumë njerëz të ndrojtur ndaj konfrontimit të drejtpërdrejtë mund të përfaqësojë një trampolinë të mirë lëshimi në botën sociale. Megjithatë, adoleshenti paksa tepër i ndrojtur rrezikon që të mbesë i mbërthyer në kënaqësinë tranzitore të marrëdhënieve shumë të lehta për t'u realizuar, duke shmangur kështu ekspozimin në marrëdhëniet e vërteta, në të cilat shikohesh në sy.

Stile personaliteti

Të gjithë adoleshentët gjenden të bëjnë hesapet me detyrat e zhvillimit të para më lart, por secili adoleshent do t'i përballojë me mënyrën e vet, sipas modaliteteve të tij dhe në bazë të karakteristikave që e dallojnë. Zhvillimi individual, brenda të cilit përkufizohen konturet e identitetit, ndodh nëpërmjet një prove zjarri midis përvojës që është multiformëshe dhe e ndryshueshme dhe skemave emocionale që burojnë nga përvojat e perceptuara më parë dhe të rirenditura në kujtesë. Në bazë të nivelit të akordit apo të disakordit që del nga kjo, ruhet koherenca e brendshme që shërben si bazë e ndjenjës së unicitetit dhe e vijueshmërisë historike të individit. Në zhvillimin e këtij procesi fiton një vlerë themelore aftësia për të dalluar dhe rirenditur dy aspekte të përvojës: perceptimin e vetes dhe perceptimin e mjedisit fizik dhe relacional, me fjalë të tjera, ndjenjën e brendshme dhe të jashtme të individit. Demarkacioni midis vetes dhe tjetrit, midis gjendjeve të brendshme dhe veprimeve që i shkaktojnë duhet të perceptohet në mënyrë të qartë me qëllim që ndjenja e identitetit personal të mund të shfaqet si komponente stabiliteti e individit. Procesi i ndarje - individualizimit ndodh sipas dy polariteteve: një lexim i vetes mbizotërueshmërisht i brendshëm dhe një lexim i vetes mbizotërueshmërisht i jashtëm. Të priresh drejt së brendshmes nënkupton të nisesh nga ngjashmëritë e perceptuara midis ndjenjës së vetvetes dhe karakteristikave të figurave domethënëse, prania e të cilave ndjehet si konstante dhe e rregullt; anasjelltas, të priresh drejt së jashtmes nënkupton që zë nisesh nga ngjashmëritë e perceptuara me figurat domethënëse, të ndjera si të paparashikueshme, për të nxjerrë aspekte të vetes.

Ekuilibër midis tendencave

Ekuilibri rezultues midis tendencës drejt së brendshmes dhe tendencës drejt së jashtmes kushtëzon modalitetet e formimit të identitetit. Tek disa njerëz është më e fortë tendenca për ta përqendruar vëmendjen mbi botën e brendshme, duke u nisur nga si të lexohet konteksti i jashtëm (për shembull, nëqoftëse ndjej frikë, atëhere ka një rrezik). Në njerëz të tjerë vëmendja orientohet kryesisht mbi mjedisin e jashtëm dhe leximi i botës së brendshme deduktohet, duke u nisur nga perceptimet e kontekstit të jashtëm (për shembull, nëqoftëse më thonë se një ushqim është i mirë, atëhere me pëlqen). Leximi i brendshëm rezulton optimal kur bota e jashtme duket mjaftueshmërisht konstante dhe e parashikueshme, ndërsa leximi i jashtëm duket më i mirë kur karakteristikat e botës rezultojnë më të sfumuara apo ambigue. Janë të dy modalitete adaptuese që fillojnë të strukturohen gjatë moshës adoleshenciale. Kërkimi një stabiliteti individual ndiqet nga të gjithë individët. Në subjektet me lexim të brendshëm stabiliteti individual është i lidhur me aftësinë për t'i transformuar gjendjet fizike në emocione korresponduese; ndjenja e brendshme e stabilitetit mund të marrë karakteristika pozitive (vlerë personale, ndjenjë dashamirësie) ose negative (zhvlerësim personal, ndjenjë keqdashësie). Në subjektet me lexim mbizotërueshmërisht të jashtëm stabiliteti individual krijohet nga marrja nga jashtë e një përkufizimi apo një legjitimimi e ndjesive personale; ndjenja e stabilitetit mund të kapet me përkufizimin e dhënë nga njerëz të tjerë, domethënës apo me parime abstrakte dhe norma sociale. Janë të gjitha mënyra për t'i vënë rregull përvojës personale, secila me pikat e forta dhe të dobta të tyre. Të qëndruarit i kapur pas perceptimeve personale, me një lexim të brendshëm, sjell një ndjenjë stabiliteti dhe sigurie, por mund të sjellë edhe vështirësi në perceptimin e ndryshimeve përreth dhe në përshtatjen ndaj tyre. Të qenurit të përqendruar ndaj leximit të brendshëm sjell një aftësi të mirë në kapjen e ndryshimeve përreth vetes, duke favorizuar fleksibilitetin ndaj ndryshimeve, por mund të bëjë të humbet ndjenja e perceptimit të menjëherë dhe të shkaktohen luhatje të gjendjes shpirtërore të vështira për t'u menaxhuar. Modulimet e ndryshime të fleksibilitetit përballë ndryshimeve, ashtu si itineraret e zhvillimit të karakterizuar nga lexime kryesisht të brendshme apo të jashtme i bëjnë individët shumë të ndryshëm midis tyre dhe lejojnë që të strukturohen stile personale në ndërtimin e identitetit. Në adoleshencë, ravijëzohen stilet e ndryshme të personalitetit dhe në përballimin e detyrave të zhvillimit adoleshenti kërkon ekuilibrin e tij midis botës së brendshme dhe të jashtme, në tentativën për gjetjen e stabilitetit.

Të rritesh në rrjet

Përdorimi i internetit mund të ndërhyjë në këtë proces, duke e lehtësuar apo duke e penguar adoleshentin, i cili, në bazë të karakteristikave të tij, mund të konfrontohet dhe të shfrytëzojë teknologjitë e reja për t'i zgjeruar interesat dhe marrëdhëniet e veta në mënyrë konstruktive ose, anasjelltas, të tërhiqet në dhomën e vet me iluzionin se ka raporte miqësie apo deri lidhje sentimentale në botën viruale, duke shmangur konfrontimin me realitetin e jashtëm. Duke lundruar në rrjet është e mundur që procesi i autonomisë afektive dhe i ndarjes nga fëmijëria lehtësohet. Pa pasur nevojë të dalësh nga shtëpia dhe pa u varur nga prindërit e tyre, adoleshentët mund të ndahen psikologjikisht, duke eksploruar dimensione misterioze të realitetit, pa kontroll nga ana e të rriturve, duke shtrënguar lidhje virtuale me bashkëmoshatarët. Nëpërmjet Social Network, adoleshentët mund të përdorin informacione dhe stimuj për të eksploruar forma të reja të ndërtimit të identitetit. Megjithatë, identiteti social adoleshencial i fituar shumë përpara kohe rrezikon që të bëhet forma e vetme e mundshme e identitetit. Ekziston rreziku, që të krijohet një varësi nga situatat e lojës të tilla, për të cilat fëmija anashkalon aktivitetet sociale dhe të formimit që do të mundësonin një futje harmonike në teksturën e marrëdhënieve ndërpersonale. Kur koha e kushtuar luajtjes me kompjuter zë pjesën më të madhe të orëve të pasdites, është e pashmangshme që gama e aktiviteteve të lidhura me rritjen personale dhe sociale është reduktuar ndjeshëm. Veç kësaj, në këto raste është më e lehtë që fëmijët të flasin me të panjohur dhe të realizojnë lidhje ndërpersonale në botën virtuale në vend, që të konfrontohen me njerëzit e afërm dhe figurat prindërore. Ndërveprimet verbale në familje tentojnë që të reduktohen në mënyrë drastike kur adoleshentët janë përdorues të fortë të internetit, domethënë pikërisht kur do të ishte e rëndësishme një afërsi më e madhe nga ana e prindërve, pasi në disa lojëra informatike fëmijët bëhen protagonistë gjestesh me dhunë ekstreme dhe, duke lundruar në rrjet, janë të ekspozuar në mënyrë të pakontrolluar ndaj llojesh të ndryshme materiali pornografik.

Adoleshentët janë shpesh mosbesues ndaj prindërve dhe të propozimeve të ardhura nga të rriturit e referimit, pasi kanë frikë se mos humbasin autonominë mezi të fituar para pak kohësh.

Të rritur bashkëpunues

Për të mbështetur aftësitë krijuese të adoleshentëve, të rriturit duhet të mbajnë distancën e duhur, pa shprehur gjykime kritike zhvlerësuese. Midis adoleshentëve dhe të rriturve mund të ekzistojë një marrëdhënie pozitive reciproke dhe mund të takohet midis brezash edhe nëpërmjet internetit: kultura e rritur, duke arritur të ruajë një marrëdhënie të mirë me të rinjtë, bëhet më e hapur ndaj ndryshimeve dhe risive; kultura rinore, nëqoftëse mbështetet nga ajo e rritur, mund të zhvillohet në drejtim krijues, duke ruajtur një lidhje më të fortë me realitetin. Prania e vëmendshme dhe bashkëpunuese e të rriturve të aftë që të mbështesin adoleshentët u lejon atyre që ta modifikojnë në mënyrë krijuese projektualitetin dhe të zhvillojnë në mënyrë harmonike identitetin personal të tyre.

Carla Antoniotti është psikologe, psikoterapeute, PhD në Shkenca Njerëzore pranë Universitetit Milano Bicocca, Docente në Shkollën e Psikoterapisë Njohëse të Komos.
 

Hektor12

Locus omnem
Depresioni tek adoleshentet vjen nga rrjetet sociale

Në një studim të ri thuhet se vajzat që kalonin shumë kohë në Facebook, Twitter apo MySpace ishin më të prirura të urrenin trupin e peshën

Images.ashx
Vajzat adoleshente të cilat janë përdoruese aktive të rrjeteve sociale janë më të prirura të vuajnë nga depresioni dhe vlerësimi i ulët për veten. Në një studim të ri thuhet se vajzat që kalonin shumë kohë në Facebook, Twitter apo MySpace ishin më të prirura të urrenin trupin e peshën e tyre.

Studimi, në të cilin morën pjesë 1096 vajza nga mosha 12 deri në 16 vjeç, tregon se 40 për qind e tyre ishin të pakënaqura me trupin e tyre, e më shumë se gjysma ishin të tmerruara nga ideja e shtimit në peshë. Po ashtu thuhet gjendja rëndohej me shtimin e kohës së qëndrimit në internet e në rrjetet sociale. Dr. Amy Slater, e cila është autore e këtij studimi së bashku me profesoren, Marika Tiggemann-të dyja punonjëse të Shkollës së Psikologjisë në Universitetin Flinders në Australi,-thotë se rezultatet ishin shqetësuese.

"Ne vendosëm të hetonim rolin e medias në këto vajza adoleshente",-tha Slater, e cila theksoi se dy studiueset ishin të interesuara të zbulonin se si e kalonin kohën e lirë dhe se si aktivitetet e ndryshme ndikonin në mënyrën se si vajzat ndiheshin me veten dhe trupin e tyre. "Zbulimet tona tregojnë një lidhje shqetësuese mes përdorimit të tepruar të medias, sidomos medias sociale e internetit dhe uljes së vetëvlerësimit për peshën e trupin, e rritjen e depresionit",-u shpreh Slater.

Studimi po ashtu tregonte se 96 për qind e vajzave kishin internet në shtëpi. 72 për qind e tyre e harxhonin kohën duke hedhur foto të tyre në rrjetet sociale, e 12 për qind duke hedhur video. Këto vajza rrinin çdo ditë 3-3.5 orë në internet dhe vetëm 35 për qind e prindërve vinin rregulla mbi atë se çfarë munden e çfarë nuk munden të shohin në internet vajzat e tyre. Pjesa më e madhe e vajzave janë të prirura të shikojnë reklamat e bukurisë dhe modelet me trupin e përsosur.
 

Hektor12

Locus omnem
Facebook është i dëmshëm për shëndetin e adoleshentëve
Sipas një studimi të bërë së fundi, Facebook bën që adoleshentët të konsumojnë më shumë alkoolin dhe duhanin. Kjo për shkak se ata shohin fotografitë e miqve tyre duke konsumuar alkoolin dhe duhanin, gjë që i shtyn të bëjnë të njëjtën gjë

2299a55b29989c6b34bb86078d19bd05.jpg

Mjeku Thomas Valente ka treguar se studimi i tyre sugjeron se adoleshentët mund të ndikohen shumë lehtë nga miqtë e tyre. Sipas tij, ky është studimi i parë i cili ndihmon që të kuptojmë ndikimin që rrjetet sociale kanë tek adoleshentët, duke u përqendruar tek përdorimi i alkoolit dhe duhanit. Studimi është përqendruar më shumë tek përdorimi i rrjetiteve sociale, konsumimi i alkoolit dhe duhanit nga adoleshentët.

Njëri nga shkaktarët kryesorë të përdorimit të alkoolit dhe duhanit ishte pikërisht ekspozimi i fotografive të shumta të miqve që ata kanë në Facebook, ku ata shihen duke përdorur alkoolin dhe duhanin.

Andaj ky studim sugjeron se adoleshentët ndikon shumë nga miqtë e trye të afërt në rrjetet sociale. Sipas shkencëtarëve kjo është një e dhënë e rëndësisshme duke pasur parasysh faktin se 95 përqind e 12 deri në 17 vjeçarëve në SHBA-ës, kanë çasje në internet çdo ditë, dhe 80 përqind e tyre e përdorin rrjetin social për të komunikuar.
 

Hektor12

Locus omnem
Interneti, teknologjia e pakontrolluar që po rrezikon fëmijët


Strukturat ndërkombëtare u bëjnë thirrje dikastereve dhe familjeve shqiptare që të ndërhyjnë, pasi faqet e internetit gjithnjë e më shumë po përdoret për të abuzuar me të miturit, të cilët rrezikojnë të bien pre e rrjeteve pornografike dhe të grupeve kriminale të shfrytëzimit të të rinjve

Përdorimi i internetit në ditët e sotme është kthyer në një mani. Rrjetet sociale si “Facebook”, “MySpace”, apo “Twitter” si dhe lundrimi në “You Tube” po përdoren pa kufij edhe në vendin tonë, ku numërohen më shumë se 1 milion përdorues të internetit. Krahas mundësive pozitive për marrjen e informacione, lundrimi në internet po mbart rreziqe të mëdha, pasi në radhët e përdoruesve të përditshëm masivisht janë fëmijët dhe adoleshentët.
Përdorimi i pakontrolluar i këtyre rrjeteve, sipas ekspertëve, kanos rreziqe të shumta për gjithë shoqërinë, pasi fëmijët mund të njihen me njerëz të rrezikshëm dhe mund të lënë takim me ta, mund të hapin faqe me përmbajtje të dëmshme, mund t’u vidhen të dhënat, abuzohen e ngacmohen seksualisht. Këto veprime lënë gjurmë të rënda në rritjen e tyre të shëndetshme.
Fatkeqësisht rrjetet dhe blogjet sociale gjithnjë e më shumë po përdoren edhe nga persona që abuzojnë me fëmijët. Konstatimi është bërë nga ekspertë ndërkombëtarë, të cilët u bënë pjesë e konferencës së zhvilluar dje për sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit. Kjo pasi në vendin tonë nuk ekziston mentaliteti i kontrollimit apo vendosjes së filtrave mbrojtjes që pengojnë hyrjen e fëmijëve në faqet që mund të jenë të dëmshme.
Përfaqësuesi i ‘Word Vizion’ tha se shumë fëmijëve u janë kërkuar përmes internetit takime në vende të fshehta, me të panjohur, ndaj kontrolli i tyre dhe i përdorimit të internetit është shumë i rëndësishëm. Përballë këtij realiteti shqetësues, edhe ambasadori i UNICEF-it në Shqipëri, Detlef Palm, konfirmon se kohët e fundit interneti po përdoret gjithnjë e më shumë për të abuzuar me të miturit, duke shtuar më tej se përdorimi i shpeshtë i tij cenon edhe privatësinë.
Duke qenë se interneti përdoret më shumë nga fëmijët, Palm thotë se duhet të tregohet shumë kujdes me faqet e paligjshme të abuzimeve seksuale. “Një pjesë e fëmijëve kanë gjetur forma të reja komunikimi në internet. Është e domosdoshme të kontrollohet përmbajtja e papërshtatshme dhe kriminale e faqeve të internetit që instalohen aty.
“Shkolla, mësuesit dhe autoritetet lokale duhet t’i kontrollojnë dhe parandalojnë futjen në këto faqe pornografike të fëmijëve, pasi nuk duhet të ketë asnjë tolerancë, për shfrytëzimin pornografik të fëmijëve. Edhe qeveria shqiptare është pjesë e deklaratës së nënshkruar për dënimin dhe çuarjen para drejtësisë së personave që përdorin këto rrjete dhe kanë në dorë pornografinë e fëmijëve”, deklaron Palm.
Në aktivitetin e zhvilluar dje nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Teknologjisë e Novacionit u diskutua mbi masat që duhet të merren për të pakësuar efektet negative të përdorimit të pakontrolluar të internetit nga fëmijët. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, i cili deklaroi se “avancimi i teknologjisë nënkupton sfida, pasi fëmijët dhe të rinjtë kanë akses në internet. Fëmijët duhet t’i ndihmojmë t’i mbajmë larg përmbajtjeve të paligjshme dhe të dëmshme për ta”.

Studimi, fëmijët ftohen në vende të panjohura
Studimi i bërë gjatë trajnimit “Siguria e fëmijëve në internet” raporton të dhëna shqetësuese ku fëmijët pohojnë se janë ftuar prej të panjohurve t’i takonin në vende të fshehta. Ndërsa një vajzë nga Korça kishte treguar për një të panjohur që i kishte vjedhur të dhënat dhe e kërcënonte për t’u takuar. Kur ajo nuk pranoi, ai postonte në këtë faqe materiale me përmbajtje jo të përshtatshme.
“Ky njeri ngeli mister dhe nuk është zbuluar”, tha ndër të tjera Rein Deker, drejtori i organizatës ndërkombëtare “Ëorld Vision Albania”. Gjatë konferencës, Rein Deker bëri të ditur se ata kishin pyetur fëmijë në Bregun e Lumit në Tiranë, gjithashtu në studim janë përfshirë edhe fëmijë nga qytete të tjera si Shkodra, Korça dhe Lezha, të cilët kishin treguar se ishin shumë aktiv në përdorimin e internetit.
Në Shqipëri, një në dy njerëz qëndrojnë në internet. Ndërsa në një sondazh të bërë në shkollat shqiptare në 100 fëmijë, 97 prej tyre kanë një faqe në rrjetet sociale.

Por çfarë ndodh me prindërit shqiptarë?
Shumë prej prindërve që kishin internet në shtëpi, të pyetur nga gazeta “Dita”, deklaruan se nuk ishin të informuar aq sa duhet për mënyrën sesi ta përdorin internetin apo rrjetet sociale. Madje, prindërit ndihen krenarë se fëmijët e tyre përdorin internetin, një mjet që ata vetë s’dinë ta përdorin.
Prindërit që punojnë nuk kanë kohën e mjaftueshme për t’i kontrolluar fëmijët. Ndërsa ata që kanë fëmijë adoleshentë ka raste që nuk i lejojnë prindërit t’i kontrollojnë dhe nuk u japin llogari për këtë pjesë të jetës të tyre.
Ata na tregojnë se fëmijët e tyre kanë një profil në “facebook” apo rrjete të tjera por ata nuk arrijnë t’i kontrollojnë, sepse fëmijët dinë ta përdorin më mirë internetin se vetë prindërit. Këta të fundit duke mos e pasur idenë për rrezikun që iu kanoset fëmijëve, i lejojnë të rrinë me orë të tëra para internetit.
“Unë kam një djalë 16 vjeç dhe një vajzë 12 vjeçe. Që të dy kanë “facebook”. Unë nuk kam një adresë. Im shoq e ka një adresë dhe mundohet të kontrollojë ndonjëherë fëmijët. Mendoj se ata e përdorin internetin për të komunikuar me miqtë , për të marrë informacione për detyrat e shkollës, nuk e besoj se ka ndonjë rrezik që ata rrinë me orë të tëra aty, përveçse iu bënë keq për sytë”, thotë një prej prindërve.

Rreziku nga rrjetet pornografike
Një tjetër studim për internetin në Shqipëri bërë prej Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), tregon se përdorimi i tij ka arritur në shkallën 48.1 %. Studimi tregon një rritje trefish krahasuar me vitin 2007, ndërkohë që nga viti 2009 përdoruesit e internetit në Shqipëri janë rritur me 2.5 herë. Nga një sondazh i zhvilluar prej gazetarit Edian Gjoni, titulluar “Pornografia te fëmijët”, ku ishin marrë në pyetje rreth 1000 fëmijë të moshave 9 deri në 14 vjeç u konstatua se shumica prej fëmijëve tregonin “se ata vetë apo shokët dhe shoqet e tyre kishin parë filma pornografikë. Fëmijët tregonin se i gënjenin prindërit se po luanin play station, kur edhe këto lojëra kishin përmbajtje pornografike të cilat gjendeshin lehtësisht në faqe të caktuara interneti”. Vajzat adoleshente për të rritur shkallën e popullaritetit apo numrin e miqve në faqen “facebook” postojnë foto provokuese, me dekolte të ekzagjeruara, me buzë të fryra apo me të brendshme
 

Hektor12

Locus omnem
Facebook, efektet pozitive dhe negative


Rrjetet sociale jane bere pjese e jetes se perditshme per 60% te shqiptareve. Statistikat flasin per nje perdorim te gjere kryesisht te facebook por edhe te Twitter, my space, blogger, netlog etj Perdoruesit jane te moshave te ndryshme duke filluar qe nga adoleshentet e deri tek personat mbi 50-vjec.
Por a perben problem perdorimi i ketyre rrjeteve? A duhet te shqetesohen prinderit per femijet e tyre? Me poshte po ju japim disa fakte mbi efektet qe kane rrjetet sociale per shendetin tuaj. Hidhini nje sy para se te beni “poke” “like” apo “friend request”.

Efektet Pozitive


Pavaresisht nga titujt e gazetave apo revistave si “Depresioni nga Facebook” apo “facebook nxit divorcin”, studimet nxjerrin ne pah dhe fokusohen me shume tek efektet pozitive nga perdorimi i tij.

Nxit vete-vleresimin
Sipas nje studimi nga Universiteti i Cornell, studentet qe kishin perdorur facebook-un dhe kishin perditesuar statuset e tyre, ndjeheshin me mire dhe ishin me humor me te mire krahasuar me ata qe nuk e kishin perdorur fare. Sipas studiuesve, perditesimi i statuseve apo postimet, nxisin konfidencen, besimin dhe stimen per vetveten.

Forcon marredheniet shoqerore
Ne Britani u moren per studim perdorues te facebook, me moshe nga 21-29 vjec. Rezultati? Facebook ndihmonte ne forcimin e marredhenieve midis miqve. Si mesazhet private (inbox) apo “wall post”, i jepnin mundesi perdoruesve te besojne tek miqte e tyre, ti rikthehen kujtimeve te vjetra e te qeshin me ze te larte.

Largon ndjenjen e turpit dhe vetmise
Vecanerisht per personat te perkufizuar si “njerez te pashoqerueshem” apo me karakter te mbyllur (introvers), facebook nepermjet shkembimit te mesazheve, linkeve, ndihmon ne konsolidimin e marredhenieve dhe ju ben me te socializuar me te tjeret. Per personat e turpshem, ndarja dhe shkembimi i informacioneve nepermjet facebook, eshte nje menyre per tu shprehur dhe per te ndertuar marredhenie me te tjeret. Nderkohe qe nuk do te ishte e njejta gje nese personat do te komunikonin perballe njeri- tjetrit.

Efektet negative


Shkakton depresion
Kjo ndodh kur ka nje perdorim te pakontrolluar dhe te pakufizuar te facebook, vecanerisht nga adoleshentet, te cilet mund te shfaqin edhe sjellje agresive. Megjithese ky fenomen ende nuk eshte vertetuar shkencerisht dhe ne fakt ekspertet pohojne qe kjo eshte pak a shume nje lidhje e ndersjellte. Jane personat depresive me te prirur te perdorin facebook-un.
Ne pergjithesi perdoruesit e rinj jane me te prirur te shpenzojne me shume kohe ne facebook, sa te familjarizohen ne krahasim me ata qe kane kohe qe e kane hapur profilin e tyre. Depresioni nuk vjen nga perdorimi i facebook-ut por nga marredheniet e dobeta me miqte apo familjaret.

Crregullon menyren e ushqyerjes
Sa me shume te rrine adoleshentet ne facebook apo rrjete te tjera sociale, aq me shume jane te prirur per crregullime ne menyren e te ngrenit, duke degraduar deri ne anoreksi, bulimi apo dieta ekstreme. Informacionet dhe lajmet e shumta ne lidhje me muziken, moden, gossip, i shtyjne adoleshentet drejt crregullimeve ne menyren e te ushqyerit.
Por jo domosdoshmerisht per kete eshte fajtor facebook. Ndoshta eshte e kunderta, qe personat me keto crregullime shpenzojne me shume kohe online. Duhet te tregohet nje kujdes i vecante nga ana e prinderve qe te kufizojne efektet negative jo vetem te facebook-ut por te medias ne pergjithesi, tek femijet e tyre.

Nxit divorcin e cifteve
Facebook eshte perdorur ne 2011 ne gati 20% te kauzave te divorcit ne Britani. Vete partneret por edhe avokatet e tyre kane perdorur si prova postime apo mesazhe te profileve ne facebook. Gjetja e “miqve te vjeter” te shkolles se mesme, ka ndikuar jo ne pak raste ne tradhti dhe ne ndarje te cifteve. Tentacioni fillon qe ne momentin qe shkemben mesazhe me ish-in tend dhe nuk i tregon partnerit. Dr.Kener, psikolog ne USA, ju keshillon qe te mos i mbani sekret partnerit se me ke chatoni ne facebook. Edhe pse ju pelqen ideja te rikujtoni kohet e vjetra, ne kete menyre rrezikoni marredhenien tuaj aktuale dhe demet mund te jene te pariparueshme.
Mundohuni te vendosni disa rregulla, te keni dialog dhe te jeni transparent me njeri-tjetrin.
Dicka eshte e sigurte, qe ne humorin, ne shendetin, lumturine apo stresin tuaj, jane faktoret e jashtem qe ndikojne dhe nuk duhet te justifikoheni duke fajesuar per kete Facebook-un!
 

Hektor12

Locus omnem
Komunikimi në internet, si ndikon tek adoleshentët

LifeStyle-Child.jpg

Në një studim që është bërë në Shtetet e Bashkuara ka dalë një realitet i ngjashëm ose më mirë i njëjtë me atë që ekziston në Shqipëri. Ai flet për raportin që të rinjtë (adoleshentët) kanë me internetin, i cili është kthyer në domosdoshmëri për kohërat në të cilat jetojmë. Ja si ka rezultuar ai dhe informacionet që të gjithë mund të marrim për t’i kuptuar edhe më mirë adoleshentët dhe për të kuptuar edhe ata më mirë veten. Shumë të rinj shprehen se komunikimi në internet, sidomos shkëmbimi i mesazheve, është bërë një tipar thelbësor i jetës së tyre shoqërore. Për ta, ndërveprimi ballë për ballë dhe bisedat telefonike janë zëvendësuar pjesërisht me email dhe komunikime nëpërmjet mesazheve të çastit (online). Marrëdhëniet që dikur mund të kenë qenë të vështira për t’u krijuar, tani janë ushqyer me lehtësinë dhe shpejtësinë e shkëmbimit të mesazheve të menjëhershme dhe mesazheve të postës elektronike. Marrëdhëniet romantike fillojnë dhe përfundojnë “online” në internet. Bisedat e vështira me miqtë ndërmjetësohen tani nga distanca emocionale që interneti ofron. Bisedat intime ndonjëherë duken më të lehta për t’u biseduar, në krahasim me ato që ndodhin ballë për ballë. Adoleshentët shprehen se kjo mund të jetë shumë e dobishme për ta, sidomos në situata të vështira, ose ndryshe në situata kur ata janë shumë të turpshëm për të folur. Në anën tjetër, marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët romantikë shpeshherë janë lënduar apo shkatërruar për shkak të keqkuptimeve që ndodhin gjatë komunikimit në internet, por që për të rinjtë e bëjnë ndërveprimin akoma dhe më tërheqës.
 
Top