Administrata, 15 milionë $ abuzime
TIRANË- Abuzimet e administratës i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 15 miliardë lekësh të vjetra. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka raportuar dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë duke treguar edhe abuzimet e shumta që janë zbuluar në buxhetin e vitit 2008.

Sipas kreut të KLSH-së, Robert Çeku, insopektorët kanë konstatuar një serë shkeljesh të hasura në administratën qendrore e atë lokale, dogana, tatime, ente shtetërore, etj.

Të ardhurat

Për shkak të paaftësisë në mbledhjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej rreth 1 miliardë e 149 milionë lekë të reja. Nga këto, pjesa më e madhe, rreth 931 milionë lekë janë shkaktuar si pasojë e mosarkëtimit të të ardhurave jo tatimore nga kontratat e qirasë dhe ato koncesionare.

Por nuk mbeten pas tatimet dhe doganat. Sipas raportit të KLSH-së, për vitin 2008 si pasojë e shkeljeve, në total efekti negativ në buxhetin e shtetit për të ardhurat tatimore rezulton të jetë minus 111 milionë lekë të reja. Këtu përfshihen, shmangiet nga tatimi mbi të ardhurat, tatimi në burim për projektet me financim të huaj më rreth 60 milionë lekë.

Kësaj shifre i shtohen edhe mosrealizimet nga një serë Agjencish Rajonale të Tatimeve, të cilat në total kapin një shifër prej 44 milionë lekësh. Për t’u theksuar është edhe detyrimi prej 6.9 milionë lekësh që Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve nuk kanë shlyer ende ndaj organeve tatimore.

Ndër Agjencitë Rajonale të Tatimeve të cilat me shkeljet e tyre kanë kontributin më të madh në këto tregues janë ajo e Durrësit, me minus 31.4 milionë lekë, ajo e Korçës me 4.7 milionë, Agjencia Rajonale e Lezhës me pesë milionë lekë dhe ajo e Krujës me tre milionë.

Për sa i përket doganave, gatë vitit 2008 shtetit i është shkaktuar një dëm prej 32.7 milionë lekësh. Shkeljet nga administrata e pushtetit vendor duke shkaktuar një dëm prej 22 milionë lekësh në buxhetin e shtetit, e bëjnë pushtetin lokal ndër shkaktarët më të mëdhenj në totalin e dëmit për vitin 2008.

Shpenzimet

Në total, dëmi ndaj buxhetit të shtetit, shkaktuar si pasojë e shpenzimeve të realizuara në shkelje të ligjit është 365.7 milionë lekë, ku vendin e parë e mbajnë ministritë dhe administrata e lartë shtetërore me rreth 177 milionë lekë.

Nga këto, një dëm prej 87 milionë lekësh është shkaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, 55 milionë nga Qendra Universitare Spitalore “Nënë Tereza” dhe 11.2 milionë nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Në listën me shkelje të kapura nga KLSH-ja, janë të përfshira edhe disa ministri. Kështu, një dëm prej 9.6 milionë lekësh, buxheti i vitit 2008 ka pësuar nga shkeljet në Ministrinë e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ndërsa rreth tre milionë lekë është dëmi i shkaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Shëndetësisë ka shkaktuar një dëm prej 1.6 milionë lekësh, ndërsa ajo e Punëve të Jashtme ka kryer shkelje me vlerë 2.2 milionë lekë. Për sa i përket shkeljeve të hasura gjatë realizimit të projekteve me financim të huaj, në total dëmi i shkaktuar kap shifrën e 65.7 milionë lekëve, ku pjesën më të madhe e përbëjnë shkeljet në projektet e ujësjellësve.

Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit
931 milionë lekë të ardhurat jo tatimore
111 ” ” Tatimet
65.7 ” ” Nga projektet me financim të huaj
32.7 ” ” Doganat
22 ” ” Pushteti Vendor
87 ” ” Dr. Përgjithshme Rrugëve
55 ” ” QSUT
11.2 ” ” Dr. Përgjithshme Ujësjellës-Kanalizime
9.6 ” ” MTKRS
3 ” ” Ministria e Arsimit
2.2 ” ” Ministria e Jashtme
1.6 ” ” Ministria e Shëndetësisë
1.5 miliardë lekë dëmi në total total(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23303. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23303