Adi Krasta ???

Adi Krasta ???

Nuk e di a e keni pare ate festivalin e fundit ne internet apo jo. Ky zoti Krasta qe me flet me theks italian dhe qe thote qe festivali shqiptar nuk krahasohet me sanremon (duke e drejtuar festivalin vet) me ben te vjell.

E dime te gjithe qe problemi me i madh qe kane shqiptaret tani eshte mungese dinjiteti. Krasta e dashka shume Italine dhe une them qe ta perzeme nga Shqiperia. Sapo te kthehem do hap shoqate qe ta nxjerrim edhe Krasten nga vendi...Nuk jam patriotike e madhe por dinjiteti i kombit influencon ekonomine shqiptare dhe jeten e miliona njerezve qe jetojne atje. Duhet te jemi te pergjegjshem ndaj tyre dhe ta perzeme kete snob gomar te fryre nga vendi!
 

lola

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

Dhe gjithcka ne pergjithesi per median shqiptare; e trajtojne vendin pa pike dinjiteti. Nese ndonje artist shqiptar arrin dicka te mire ne Shqiperi nuk flet njeri--sapo njihen diku tjeter mberrijne ne faqet e cdo reviste.

Dhe c'eshte kjo puna me nje m%t parrukiere nga Skocia na drejtoka festivalin tone. Nese lexoni ate revisten spekter; futbollisti shqiptar qe e ka martuar thote qe ajo eshte mesuar me pasuri...c'me ben te qesh! Posi jo ajo paska pasur edhe dyqanin e vet...Kaq nivel na thote media jone qe kemi ne si komb? Ne konsiderojme parrukieret pasanike se shqiptaret po hane bar? ppppptttttthhhhhhhhhhhhhhh!!!!
 

Prozator

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

Dakord. Krasta ka disa te meta, megjithese une personalisht mendoj qe eshte i mire. Dhe nuk flet me theks italian. Me tej, edhe Lola nga ShBA tani te na beje si specialiste e midhjes dhe e peshkut, sikur nuk shkon tani. Gjerat shihen ne rrethanat ne te cilat zhvillohen, se vetem atehere ua kupton vlerat e verteta. S'perftova pershtypjen nga leximi i ketyre mesazheve te Loles, qe ajo i ka parasysh, kur flet, ato rrethana.

PS. Edhe eshte "patriote" dhe jo "patriotike", se s'po flet per veper, po per njeri.
 

Hermesss

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

Nese ka mundesi nje koment mbi temen: mendoj se do te ishte me mire sikur titulli i saj te formulohej si dicka qe thjesht hap diskutimet mbi gjykimin e njerezve se si ju duket Krasta si prezantues (i mire/cka/i keq, dhe arsyet pse), dhe jo ta paragjykosh personin qe ne titull, aq me teper me nje fjale ofenduese. Nuk me duket shume etike.
 

lola

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

E para e punes thuhet patriotike per emer te pergjithshem dhe te shquar; e ka kuptimin ndryshe nga "patriote". E dyta nuk e ke absolutisht idene se sa kohe kaloj une ne SHBA. E treta te analizosh median shqiptare naturisht qe i kam parasysh rrethanat ne te cilat zhvillohet.

Sa per theksin e Krastes-kur thote njeriu " ëëëëëë natyrisht qëëëë festivali ynëëëë nukëëë ëëëëë krahasohet me sanremon, sepse nëëë fund tëëë fundit Sanremo ëëështëë Sanremo ëëëëëë" nuk me duket se po flet me theks shqip apo po tregon respekt per nje nga ngjarjet kulturore te shqiperise.
 

lola

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

HErmes me fal por ta quash idiotin me emer nuk tregon mungese etikete--sepse e spjegova perse mendoj qe Krasta eshte "debil".
 

une_une

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

Fillimisht postuar nga lola:
[qb] HErmes me fal por ta quash idiotin me emer nuk tregon mungese etikete--sepse e spjegova perse mendoj qe Krasta eshte "debil". [/qb]
Po ai qe merret me debilin cfare quhet?
 

I love new york

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

take it easy girl...............
jep mendime te pjekura dhe mos ofendo, joper gje por keto te dyja nuk mund te qendrojne bashke. mund te kritikosh sigurisht, mund te kesh edhe mendime radikale per nje individ apo ceshtje dhe kur jep argumentat qe ti mendon mund te jene bindese, atehere eliminoi sharjet qe njerezit te mos fokusohen tek keto te fundit. jo per gje por ajo lloj sharje aq krudo tregon varferi mendimi.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

Lola, motër e nderuar!
Jemi gati në të gjitha fushat për tu qarë.
Sa muzikë shqipfjalëse e me melos jevg, arab, indian, grek, sllav, turk botohet e emitohet nëpër media t ashtuquajtura shqiptare. Nuk kanë dinjitet politikanët, e si të kenë prezantuesit, artistët, këngëtarët etj. Gazetarët shqipfolës shumica me shkrime bëjnë dëm se japin zgjidhje. Etj. P. sh. Folklori gati nuk kultivohet e emitohet në radio e televizion, ndërsa ke repera shqiptar! Nuk jam kundër muzikës së huaj, por jam kundër që ajo të emitohet me shumicë në mediat tona, dhe jam kundër që ta këndojn shqiptarët.
Zoti nuk mund të na ndihmojë pa i ndihmuar vetes.
E kur do punojn shumica e shqiptarëve për të mirën e Kombit e të Atdheut, nuk di a kam me e arrijt, por jam i bindur se do jetë dikur më mirë...
 

renea

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

Fillimisht postuar nga Prozator:
[qb] Dakord. Krasta ka disa te meta, megjithese une personalisht mendoj qe eshte i mire. Dhe nuk flet me theks italian. Me tej, edhe Lola nga ShBA tani te na beje si specialiste e midhjes dhe e peshkut, sikur nuk shkon tani. Gjerat shihen ne rrethanat ne te cilat zhvillohen, se vetem atehere ua kupton vlerat e verteta. S'perftova pershtypjen nga leximi i ketyre mesazheve te Loles, qe ajo i ka parasysh, kur flet, ato rrethana.

PS. Edhe eshte "patriote" dhe jo "patriotike", se s'po flet per veper, po per njeri. [/qb]
Sulmi juaj personal ndaj Loles, eshte me i ulet se komenti i Krastes, qe personalisht mendoj se eshte nje deshtak i vonuar.
Ju nuk paraqisni objektivitet(ne post) por me teper doni te justifikoni nofken tuaj duke i treguar Loles gramatike.
Ne postin me lart qe kishit postuar "theks italian", "italian" kalon ne trajten e emrit te pervecem keshtu qe shkruhet me te madhe "Italian".
Me kujdes Prozator, shume dine rregullat e shkrimit por pak dine si te shkruajne.
 

lola

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

Eshte e vertete qe media jone eshte per tu qare. Mendoj se tipat si ky Krasta (dhe jane pothuajse te gjithe si ai) po demtojne vendin me shume se politikanet. Ne fund te fundit kultura dikton pushtetin, ata qe influencojne kulturen (per mire apo per te keq) jane me te fuqishem ne pamjen me te madhe te gjerave.
Muzika shqiptare tani eshte tragjedi e vertete, me dhembi shpirti kur degjova ato kenget e festivalit. Jo vetem influenca te huaja, por shkrimi i kengeve dhe producimi(?) i tepert dhe interpretimi shume i dobet.
Keshtu ndodh kur njerezit nuk kuptojne se mund te jetojne jeten ku te duan por kane pergjegjesi ndaj njerezve qe jetojne ne vendin qe i beri artista. Nuk po flas per ate patriotizmin romantik se ne fund te fundit me ka marre malli per familjen dhe qytetin tim dhe gjuhen time...jo per gurat e pjeseve te shqiperise qe nuk kam pare kurre apo per njerez qe nuk i kam pare kurre. Po flas per kete grup njerezish qe jetojne ne kete vend jetet e te cileve jane lidhur ngushte. Nese te gjithe kerkojne te ikin, jeta e te dashureve te tyre qe mbesin pas i ndjen pasojat ne menyre direkte.
Une kam qene gjithmone e shkeputur nga shqiperia dhe zakonisht nuk ndjehem mire per nje kohe te gjate ne nje diskutim me shqiptare sepse nuk e kuptoj kete mungese dinjiteti dhe mi ben nervat kacurrela kur shqiptaret shajne njeri tjetrin. Nese kur flasin per te tjeret nuk perfshijne veten atehere kush qekan keta njerez te poshter ne Shqiperi?
 

Furor Aquila

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

Punen qe po ben se ben keq. Besides, I would not want Mirush Kabashi-n or Ardit Gjebrea-n hosting any festivals. Arditi i ka ato syzet te trasha sa nje b*the kavanozi. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Ema

Goddes
Re: Adi Krasta ???

O moj Shqypni!
Po si ka mundesi qe s'na rri dot b*tha pa share njeri.
Sot per sot nuk ka asnje prezantues me te mire se Krasta.Asnje spektakel televiziv nuk ka patur suksesin e spektakleve te drejtuara nga dyshja:Grabocka(rgji)-Krasta(prezantim).
Tjeter:ne italisht e me dy kacurrela ke bali nuk ekziston fare dhe asnje italian s'e shqipton dot.Gjithsesi une e kam degjuar edhe kohet e fundit si flet dhe me duket shume i mire diksioni i tij.
Kjo quhet zili me pak fjale.Per Adin si njeri s'po flas sepse do thoja fjalet me te mira dhe do ju cingeriseshin nervat.
Pastaj pse merrni flake si pushke e jevgut?-keni ndonje dyshim se Sanremo eshte me i mire se Festivali yne apo e verteta ju djeg????

....
Shnet e t'mira!;Ema
 

arbi

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] O moj Shqypni!
<span style="font-weight: bold">Po si ka mundesi qe s'na rri dot b*tha pa share njeri.</span> Sot per sot nuk ka asnje prezantues me te mire se Krasta.Asnje spektakel televiziv nuk ka patur suksesin e spektakleve te drejtuara nga dyshja:Grabocka(rgji)-Krasta(prezantim).
Tjeter:ne italisht e me dy kacurrela ke bali nuk ekziston fare dhe asnje italian s'e shqipton dot.Gjithsesi une e kam degjuar edhe kohet e fundit si flet dhe me duket shume i mire diksioni i tij.
Kjo quhet zili me pak fjale.Per Adin si njeri s'po flas sepse do thoja fjalet me te mira dhe do ju cingeriseshin nervat.
Pastaj pse merrni flake si pushke e jevgut?-keni ndonje dyshim se Sanremo eshte me i mire se Festivali yne apo e verteta ju djeg????

....
Shnet e t'mira!;Ema [/qb]
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Adi Krasta ???

Adi Krasta eshte vetem produkt i vockel i krizes 'pathologjike' per identitet qe ne kemi si komb. Pse ta fajesojme te gjorin?! Shembullin e kujt te mirrte ky? Te Ardit Gjebreas, apo te Reis Cicos?! Keshtu na gatuan, keshtu u beme, jo vetem Adi, por te gjithe ne.

Mire eshte keshtu sic eshte mor aman, me mire se hic fare. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/cool.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

safe

Primus registratum
Re: Adi Krasta ???

Ne fillim do thoja se eshte per tu pergezuar guximi i disa individve per te sjelle dicka te re.Fakti qe spektakli i tij ndiqet jashtzakonisht shume tregon se shqiptaret e pelqejne.
Nje si informacion per Lolen ky snobi ka qene nje nga te paret qe ne 90 organizoi spektaklet e para.Sa per theksin pastaj mua me duket shume normal.Ne Sanremo jane dy shqiptare sivjet.Dhe si perfundim me duket shume qesharak komenti qe ben per ndjenjat patriotike ,per dinjitetin e humbur ,per shoqatat qe do hapesh per ta perzenen nga vendi &quot;jone&quot; kur te vish per pushime nga ShBA.Kur te vish ate 2 javorshin rregullo punet ketej pastaj shko jeto me e lumtur dhe e gezuar ne ShBA.
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Adi Krasta ???

Fillimisht postuar nga lola:
[qb] E para e punes thuhet patriotike per emer te pergjithshem dhe te shquar; e ka kuptimin ndryshe nga &quot;patriote&quot;.[/qb]
Lola, keq me vjen te ta them, po ktu ia ke vesh legenit kot &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Adi Krasta ???

<span style="font-style: italic">Djepi te lutem mos i nxirr foto e ketilla jashte temes perkatese dhe aq me pak nqs i ke bere pa lejen e personit qe i perkasin!</span>
 
Top