Adelina Tahiri konfirmon: Nuk më rrahu askush!

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
9315fdbd464abfd422abef6267a12b48.jpg



Adelina Tahiri ka mohuar se ajo apo i dashuri i saj i ri është rrahur nga ish-i i saj.
Këngëtarja shkupjane u raportua se ishte sulmuar nga ish-i dashuri, Arianit Xhaferi, djali i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi.

5ca5569db91caca02e0a8ebe9a23ece3.jpg


Por ajo ka reaguar shpejt duke mohuar gjithçka. "Jam lodhur nga marrëzi të tilla, nuk është e vërtetë se dikush më ka rrahur. Normalisht se kjo nuk është e vërtetë", citohet të ketë thënë Adelina.

Konfliktin e ka mohuar edhe Arianiti, përmes një komunikate dërguar portalit Almakos.

100f7debd3334c41123384815bb27c63.jpg


“Lidhur me lajmin e botuar në mediumin e juaj të respektuar, në të cilin thuhet se kam sulmuar fizikisht këngëtaren Adelina Tahiri, kategorikisht demantoj se kam sulmuar fizikisht cilindo person, e sidomos jo këngëtaren Adelina Tahiri”, ka shkruar Xhaferi.

52e09c7ddd773c9f3b16fc1b10cb818a.jpg
 
Top