Adam Smith
Shënime të shkurtra biografike.
Lindi në Kirkaldi më 1723, (Skoci), më 1752 i dhanë katedrën e filozofisë morale në universitetin e Glasgout. 1776 shkruan veprën “Pasuria e kombeve”. Dogji pjesën më të madhe të shënimeve të tij disa vjet para se të vdiste në vitin 1790 në Edimburg. Çfarë shpëtoi do të botohej më vonë nën titullin:
“Urtësi filozofike”.
Natyrisht duke lexuar titullin kuptohet përmbajtja e veprës vëllimore të filozofit skocez, mendim përçues në gjithë çfarë përbën jetën njerëzore. Nisur nga astronomia, fizika, logjika, metafizika e antikitetit etj. Trajtimi i problemeve lidhur me artet vizive, farefisninë e muzikës me vallzimin, poezinë dhe mjaft mendime të çmuara për gjuhësinë. Nga kjo e kështuquajtur listë mbrrijmë në përfundimin e vetvetishëm se jemi pikërisht në mes të ujrave të iluminizmit që po shpëlanin ndërgjegjen njerëzore prej ndryshkut feudal dhe dogmave fetare, por edhe nga përpjekjet për të zëvendësuar moralin e vjetër, zëvendësuar paraprakisht si një kërkesë, më pas edhe si një realitet dominues. Studimet poliktike, juridike, psikologjike, pasionet dhe emocionet, etikën dhe sëfundi ato me karakter ekonomik, plotësojnë një mozaik intelektual të formuar plotësisht që do të vihej në përmendoren e njerzve të shquar të këtij planeti.
* * *
“Nuk është dashamirësia e kasapit, baristit dhe e furrtarit, që na ushqen, por fakti që ata, mbarështojnë, përkujdesin, interesat e tyre”.
Është mendimi që i vesh filozofit skocez, atributin e themeluesit të shkencave ekonomike.
* * *
Pasuria e kombeve
Kapitulli I
Ndarja e punës.
Duket se rritja madhështore e aftësisë prodhuese të punës, zhdërvjelltësia, si edhe mençuria e mendjemprehtësia me të cilat ajo drejtohet apo përdoret, i dedikohet ndarjes së punës.
Në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla një proces i tillë vihet re sepse punojnë të gjithë nën të njëjtën strehë. Në manifakturat e mëdha, vetëm mund të hamendësohet sepse punëtorët janë të shpërndarë... Në bujqësi ndarja e punës është më e vështirë, ndaj edhe mbetet mbrapa...
Kap II.
Parimi që detyron ndarjen e punës.
Kjo ndarje e punës që ka sjellë kaq përparësi, nuk ka lindur si rrjedhojë e urtësisë njerëzore që parashikon e ndjek atë begati të përgjithëshme që ajo përcakton. Është pasojë edhe pse e lehtë dhe e shkallëzuar e njëlloj prirjeje njerëzore që nuk ndjek një nevojshmëri kaq në gjerësi; prirja për të trafikuar, për të ndrruar, shkëmbyer njërën gjë me një tjetër...
Kap III
Ndarja e punës është e kufizuar nga shtrirja e tregut.
Meqënëse aftësia për të shkëmbyer përcakton ndarjen e punës, ky pjestim është gjithmonë e domosdoshmërisht i skajuar nga shtrirja (oferta – kërkesa) e tregut. Kur tregu është i vogël, askush nuk dëshiron t’i kushtohet tërësisht një zënieje duke marrë parasysh pamundësinë për të shkëmbyer tepricat e prodhimit të punës së tij (pasi heq atë ç’ka i duhet për vete) me pjesë të punës së të tjerëve, për të cilat ka nevojë...
Kap IV
Origjina dhe përdorimi i parasë.
Kur ndarja e punës, pak a shumë u pohua, vetëm një pjesëz e vogël e kërkesave individuale mund të kënaqet (plotësohet) me prodhimin e punës vetiake. Njeriu e plotëson pjesën më të madhe të nevojave duke shkëmbyer tepricën e prodhimit të tij me tepricën e prodhimit të të tjerëve, Kështu, çdonjeri jeton duke shkëmbyer, dmth shndërohet në një farë mase tregëtar dhe shoqëria vetë shndërohet, thelbësisht, në shoqëri tregëtare.
Por, kur ndarja e punës u bë fakt, shkëmbimi jo gjithmonë realizohet kënaqësisht. Hamendësojmë se dikush zotëron një lloj malli me tepricë, ndërsa një tjetër ka pak. I pari do të ishte i kënaqur të shiste, i dyti të blinte një pjesë të këtyre tepricave. Nëse i dyti nuk ka asgjë për t’i afruar të parit, nuk mund të bëhet shkëmbimi. Kështuqë, njeriu i administroi interesat e tij në mënyrë të tillë që të kishte gjithmonë në dorë një mall që s’mund të refuzohej. Psh në lashtësi, ishin buajt, delet, bagëtitë, si një instrument i përbashkët shkëmbimi. (Ju kujtohet Mazllëmi tek “I teti në bronx”, çonte kripë në zonat e thella dhe e shkëmbente me mallra të tjera, psh dele) Homeri tek Iliada thotë se armatura e Diomedit kushton tetë buaj, por ajo e Glaukos kushtonte të paktën njëqind.
Mirëpo problemi lindi thuajse njëherësh me pytjen: Në rast se ti ke nevojë për dhjetë kile kripë, si mund t’ja bësh që të mos ja japësh Mazllëmit tërë buallin, ndërkohë që kjo sasi kripe vlen sa një kofshë e buallit? Nga ky moment njeriu filloi t’i japë përparësi metalit, që mund ta prisje në copa pa pësuar asnjë humbje. Kështu lindën monedhat e para të cilat ishin të ndryshme për popuj të ndryshëm, prej hekuri, bakri, floriri...etj.
* * *
Tashmë pyesim:
Si është e mundur që gjëra që nuk kanë asnjë vlerë për jetën, kushtojnë më shumë se gjëra që janë jetike?
Një mendim tjetër i filozofit i cili vlen të diskutohet është: “Përsa egoist mund të mbahet njeriu, janë qartë të pranishme tek natyra e tij, parime që e bëjnë pjesmarrës të fatmirësisë së të tjerëve, që e bën të nevojshme lumturinë e të tjerëve edhe pse ai nuk përfiton gjë, përveç kënaqësisë së soditjes”.
Nga ky mendim do të merrte nismën një vepër tjetër madhore e tij, e quajtur “Tek teoria e sentimenteve” për të cilën Amartya Sen, çmimi nobel në ekonomi (1998), shkruan se ë një libër, ndoshta edhe më i rëndësishëm se "Pasuria..."