Ackerman: Banka pa risqe nuk mund të ketë

Ackerman: Banka pa risqe nuk mund të ketë

Shefi ekzekutiv i “Deutsche Bank”, Josef Ackermann, 61 vjeç, flet për rregullat e reja të tregjeve financiare globale, cilët duhet të fajësohen për krizën që nisi një vit më parë dhe çfarë kanë mësuar aktualisht bankat nga sa ka ndodhur

Ackermann, ju jeni pjesë e një sistemi që e çoi ekonominë globale në prag të greminës. A keni menduar ndonjëherë se cili mund të jetë faji juaj në gjithë sa ndodhi?

Kam menduar për shkaqet e krizës dhe se çfarë mësimesh mund të nxjerrim për këtë në të ardhmen. Ajo që ndodhi nuk ka të bëjë shumë me sjelljet e caktuara të një individi, por me pasjen e rregullave të duhura.

Ju personalisht nuk keni bërë asgjë të gabuar?

Sigurisht që kam bërë disa gabime në gjykim. Mendoj se shumë njerëz bëjnë gabime, se çdo lojtar tregu merr përsipër risqe, madje më shumë nga sa mund të mbajë, ndonjëherë. Kjo mënyrë u vërtetua që ishte një gabim dhe ne duhet që të mësojmë nga sa ka ndodhur për të nxjerrë mësime në të ardhmen.

Ju jeni shprehur gjithmonë në të shkuarën se mënyra se si funksiononte sistemi i përjashtonte rreziqet. Nuk mendoni se duhet ti kishit lejuar vetes një hapësirë për të dyshuar?

Nëse nuk je erudit dhe nuk mund të parashikosh të ardhmen me saktësi, nuk duhet që ta stërmundosh veten me vetëdyshime. Sigurisht njohuritë tona të përbashkëta nuk kanë qenë mjaftueshëm të thella. Siç e thashë, nuk kam menduar ndonjëherë se banka të ndryshme nuk kishin akumuluar rreziqe, në disa raste edhe jashtë bilancit zyrtar, por nuk mendoja kurrë që do të ishin të këtyre përmasave.

Përse bankat i injoruan të gjitha paralajmërimet, si ai i përkeqësimit të krizës së tregut të pasurive të patundshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Është shumë e vështirë që të njohësh dhe të përcaktosh “flluskat”, të çfarëdo lloji qofshin. Nuk dihet ende se cili është kufiri mes rritjes së çmimeve dhe krijimit të një “flluske” Nëse shet me shpejtësi, atëherë humbet të ardhurat dhe ka mundësi që shumë shpejt të dalësh jashtë biznesit. Nëse reagon tepër vonë, atëherë përballesh me humbje shumë më të mëdha. Nuk do të ketë kurrë industri bankare pa rreziqe. Kjo është arsyeja, që sidomos gjatë periudhave të bumit ekonomik, duket pasur një disiplinë risku, ose siç quhet ndryshe etikë risku. Këtë e kemi bërë me bankën tonë. Ne nuk pësuam për asnjë çast humbje që kërcënuan kapitalin tonë bazë, apo qoftë edhe vetë ekzistencën tonë.

Megjithatë banka juaj vetëm sa arriti që të mbijetonte, sepse i gjithë sistemi u stabilizua menjëherë nga paratë e taksapaguesve?
Ne i jemi mirënjohës qeverisë për ndërhyrjen e shpejtë dhe vendimtare në krizën financiare. Megjithatë duhet të dallojmë mes atyre institucioneve që arritën të siguronin të vetëm mbijetesën e tyre dhe të tjerëve që nuk e arritën një gjë të tillë. Në analizën përfundimtare, do të doja të theksoja se me futjen në përdorim të “paketave të shpëtimit”, qeveria veproi në interes të taksapaguesve dhe të së gjithë ekonomisë.

Aleksandër Dibelius, që drejton sektorin e investimeve gjermane në bankën “Goldman Sachs”, ka bërë thirrje për një frymë modestie për sa i përket bankierëve. Ju nuk dukeni i përgatitur për ta ndërmarrë një hap të tillë.

Dy vjet më parë, kam thënë personalisht në TV gjerman se ne në “Deutsche Bank” dhe unë personalisht kemi bërë gabime. Ndërkaq kam vënë re që në fazat e hershme vështirësitë dhe ndryshimin e situatës dhe bëra thirrje për një zgjidhje dhe ndërhyrje sistematike ne sistem. “Deutsche Bank” ka punuar vazhdimisht për të forcuar dhe pasuruar paketat e shpëtimit të bankave. Nuk ka arsye që të gjithë, në mënyrë kolektive, të veshim rrobën e fajtorit, sepse në shtresa të ndryshme të industrisë bankare ka shumë nëpunës dhe persona që nuk janë aspak fajtorë për sa ndodhi, pra për zhvillimin dhe plasjen krizës ekonomike dhe financiare. Por sigurisht që ka sektorë të veçantë ku duhen bërë ndryshime të rregullave të lojës, në mënyrë që të shmangim kriza të tilla në të ardhmen.

Nëse ka pak rregulla loje në këtë sektor, ju si individ si ndiheni për sa i përket moralit bankar?

Kush tha se ka pak rregulla? Bankat janë industria me rregulla më strikte në të gjithë ekonominë. Në Shtetet e Bashkuara kishte vetëm disa nënsektorë, kryesisht ato që merreshin me kreditë për banesa, që kishin probleme me rregulloret. Kjo vinte edhe nga një lloj tolerance politike, pasi politikisht qeverisë amerikane i interesonte që njerëzit të blinin sa më shumë shtëpi banimi. Por kryesorja nuk është sasia, por cilësia e rregullave. I takon qeverisë që të vendosë një pjesë të tyre, rregulla që i japin hapësirë konkurrencës pozitive, duke eliminuar aq sa është e mundur anët negative dhe, mbi të gjitha, duke synuar parandalimin e krizave të tjera. Çdo individ dhe çdo kompani duhet që të veprojë në përputhje me këto rregulla.

Presidenti amerikan, Obama, ka fajësuar edhe vetë bankat dhe sistemin financiar. Sipas tij bëhet fjalë për një kulturë të tërë, sipas së cilës njerëzit fitonin shuma të mëdha parash,
duke luajtur bixhoz me gjithë ekonominë.

Ky është një këndvështrim jo i drejtë. Sisteme të caktuara sigurisht që janë për tu fajësuar për krijimin e krizës. Por ka faktorë të tjerë të tillë si mosbalancat ekonomike, politikat e dobëta financiare në SHBA apo edhe huadhënia e shtrenjtë që janë për tu fajësuar.

Ndërkaq ju vazhdoni që të paguani bonuse shumë të majme.

Në bankën tonë, nuk paguhen bonuse nisur vetëm te të ardhurat, por sigurisht që marrim parasysh edhe kostot. Ne gjithashtu një pjesë të madhe të bonuseve tona e paguajmë në aksione, që do të thotë se këto e kanë të pamundur që të konvertohen menjëherë në para. Kur vlera e aksioneve tona bie, edhe bonuset e humbasin vlerën. Kjo na jep mundësi që ti lidhim bonuset me performancën afatgjatë të kompanisë. Si rezultat i krizës, ne do të fusim edhe një sistem dënimesh, që do të thotë se mund të humbasësh bonuset në një të ardhme në varësi të performancës apo gabimeve. Por jemi të mendimit se performanca duhet që të çmohet dhe të shpërblehet. Bonuset janë të nevojshme për të rekrutuar dhe marrë talentet më të mirë në treg.

Po, por ju nuk vendosni një kufi për bonuset. Pagesa të tilla prej 20-30 milionë dollarësh janë shifra që njerëzit nuk do të lejojnë më që të jepen në ditët e sotme, veçanërisht pas kësaj krize. A mendoni se veprime të tilla shtojnë dhe forcojnë kulturën e lakmisë që gjithmonë e çon një situatë në ekstrem?

Personalisht jam mbështetës i zjarrtë i ekonomisë së tregut dhe si pasojë nuk më pëlqejnë çmimet fikse. E njëjta gjë vlen edhe për bonuset. Në një ekonomi tregu, çmimet kanë një funksion kontrollues. Ato tregojnë pamjaftueshmërinë dhe si pasojë sigurojnë përdorimin me efikasitet të burimeve. Megjithatë, për të qenë të suksesshëm në vështrimin afatgjatë, ne na duhen edhe këndvështrimet sociale dhe politike. Ky këndvështrim më ka bërë që të jem avokat i një sistemi të arsyeshëm bonusesh. Mendoj se në këtë drejtim nuk mund të veprohet i izoluar.

Ka shumë banka që vazhdojnë të paguajnë miliona dollarë në bonuse, sikur të mos kishte ndodhur gjë.

Banka është një biznes njerëzish dhe për tu renditur në krye duhet të kesh më të mirën dhe për këtë duhet të paguash sipas kërkesave të tregut.

Po, por çështja e bonuseve të ekzagjeruar është vetëm një shembull i tendencave shkatërrimtare, që çuan në krijimin e krizës së fundit financiare. A mendoni se na duhet një sistem thelbësisht i ndryshëm financiar?
Nuk mendoj se kemi nevojë për një sistem krejtësisht të ndryshëm, por për një sistem më të mirë, që të na japë mundësinë për një rritje të shëndetshme të ekonomisë dhe që është gjithashtu më i qëndrueshëm se ai që kemi pasur deri më tani. Është çështje optimizmi.

Si duhet ta ketë pamjen ky sistem financiar i ri?
Duhet rënë dakord që rregullat kryesore duhet të jenë të tilla që të parandalojnë ndodhjen e krizave. Por kjo nuk do të thotë që prodhimet e siguruara, novacionet financiare apo qoftë edhe investimet bankare du
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23731. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23731

Top