AC Schnitzer tunirat BMW Z4

Albforumi

Primus registratum
AC Schnitzer tunirat BMW Z4

AC_Schnitzer_BMW_Z4-300x171.jpg
AC Schnitzer ka shpalosur programin e tyre të shtrenjtë të tuningut për modelin BMW Z4 (E89).

Nën mbulesën e motorit, Schnitzer ka një 3.0 litërsh të avancuar me turbocharger (sDrive35i), kështu që tani ky motor arrin të prodhojë 360 kuaj fuqi. Falë 60 kuaj fuqive shtesë, Z4 tani do të arrijë një start prej 0 – 100 km/h për më pak se 4.9 sekonda, para se të arrijë shpejtësinë maksimale prej 286 km/h.

Modifikimet tjera të performancës, përfshijnë sistem auspuhësh nga çeliku (me maje të punuara nga kromi) dhe amortizim të përpunuar. Për të ngritur një shkallë më larët pamjen e Z4, Schnitzer ka shtuar pako aerodinamike në karoseri përmes një spojleri të ri frontal, grill nga kromi, rrjetë metalike agresive (me hapësira të integruara të ajrit) dhe spojler të prapmë dy pjesësh.

AC_Schnitzer_BMW_Z4_profil.jpg

Dizajni sipas qejfit mund të modifikohet edhe më tej përmes një rangu të gjerë të fellneve nga AC Schnitzer në madhësi 18, 19 ose 20 inç.

AC_Schnitzer_BMW_Z4_prapa.jpg

Në enterier, kompania shton mbulesa nga alumini në pjesët ku është i vendosur sistemi iDrive dhe gjithashtu ka përpunuar pedalet nga alumini.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=709. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=709

Top