Re: AC Milan fan club
Qeshni Milanista se Lajm i mire na ka ardhe ishalla REALIZOHET
Milanit duket se i ka trokitur fati në derë. Federata bullgare e futbollit ka kërkuar që klubi CSKA Sofia të përjashtohet nga raundi paraeliminator i Ligës së Kampionëve për shkak të gjendjes së tyre financiare.
Nëse UEFA e pranon këtë kërkesë, klubi i cili do të zëvendësojë ekipin bullgar do të jetë ai që është më lart në listën e UEFA-s dhe që nuk është i përfshirë në këtë garë. Aktualisht këtë vend e mban Milani.
Klubi italian ishte përfshirë në një situatë të tillë në vitin 2006, kur Lens kishte kërkuar të merrte pjesë në Ligën e Kampionëve në vend të Milanit, që ishte përfshirë në skandale korruptive.