Abu Dhabi, Hemilton fluturon në pole

Abu Dhabi, Hemilton fluturon në pole

“Kokëkuqja”, në krizë të plotë: Raikonen do të niset vetëm nga vendi i 11-të, ndërsa Fizikela është klasifikuar i fundit

Fetel e Veber kompletojnë vijën e parë, Ferrari zhgënjen totalisht

Luis Hemilton do të niset nga “pole position” në Çmimin e madh të Abu Dhabit. Piloti anglez i MekLarenit e ndaloi kronometrin në kohën 140″948 në cirkuitin e Jas Marinas, duke qenë rreth 7 të dhjetat më i shpejtë se Sebastian Fetel. Në vendin e tretë të provave zyrtare u rendit piloti tjetër i Red Bull, Mark Veber, ndërsa pas tij ndodhet Rubens Barrikelo me BraunGP. Vijën e tretë të nisjes e hap kampioni i ri i botës, Xhenson Baton, i cili ka përkrah Jarno Trulin me Tojota. Paraqitje shumë e dobët e Ferrarit: Raikonen do ta nisë garën nga vendi i 11-të, ndërsa Fizikela është i fundit (vendi i 20-të).

Rezultati në Abu Dhabi ka një kuptim mjaft të veçantë për Hemilton: është “pole” i parë në pistën e re, por edhe i fundit për Botërorin 2009 të Formula 1. Një vit “i çmendur”, ku të gjithë kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve të pazakonta. Ish-kampioni britanik, ishte protagonist i një paraqitjeje të jashtëzakonshme, duke u shkëputur plot 667 të mijtat nga vendi i dytë, me makinën MekLaren, që vetëm në garën finale duket se është rikthyer konkurruese. “Është makina më e mirë që kam pasur në dispozicion gjatë gjithë këtij viti, ndihesha shkëlqyeshëm në pistë. Është kënaqësi të garosh këtu, një pistë mjaft zbavitëse dhe xhiroja e fundit ishte vërtet fantastike. Dëshiroja që ajo xhiro të zgjaste më shumë, gjithsesi, duhet të them se nuk u tregova shumë agresiv. Gjatë provave u përmirësova në mënyrë progresive”, tha Hemilton. Një mënyrë e mirë për të hedhur pas shpine gjithçka që ndodhi gjatë këtij edicioni në F.1 dhe për të rikthyer besueshmërinë te ky sport: kjo do të jetë detyra e presidentit të ri të FIA-s, Zhan Todt, i cili ishte prezent në bokse dhe buzëqeshte. Vetëm zhgënjim për dy talentet e tjerë, Raikonen dhe Alonso, të cilët do ta nisin garën nga vendet 11-të dhe 16-të. Këta pilotë po paguajnë “faturën” për zhvillimin e munguar në makinat e tyre. Pas dështimit të makinës F60, Ferrari e ka përqendruar punën në sezonin e ri, ndërsa Reno ka qëndruar në vendnumëro për të kufizuar dëmet e skandalit “crash-gate” në Singapor, që solli përjashtimin e Briatores.

Nuk mund të quhet surprizë pozicionimi në vendet dy dhe tre të Red Bull, me Fetel dhe Veber. Jo rastësisht kjo makinë është forca e dytë e këtij kampionati. Madje, duke lënë pas BraunGP, kryesuesen e Botërorit për konstruktorë. Megjithatë, Baton nuk duhet nënvlerësuar. Pas kurorëzimit kampion, britaniku duket se nuk ka asnjë objektiv, por fakti që ende nuk ka një kontratë në “xhep” mund të bëjë që ai të garojë në mënyrë agresive, si ndodhi në Brazil. Kubika dhe Haidfilld nisen nga vendet shtatë dhe tetë, ndërsa dhjetëshja e parë plotësohet nga Rosberg e Buemi.(Shqip)

IhqiyMnXGIg

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25289. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25289

Top