Absurdi!

ledioni

Primus registratum
Absurdi!

A eshte jeta nje absurditetet? Veprimet tona, a jane absurde? Madje mund te themi se dhe vdekja eshte shpeshhere absurde. dhe ne nje bote absurde, ne si njerez te vdekshem qe jemi, cfare mund te bejme?
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Absurdi!

Ledion, sipas meje, jeta eshte nje pasuri, nje pasuri qe gjithkush nga ne te gjallet e zoteron. Mirepo, ai qe e shpenzon dhe e harxhon duke lakmuar pasurine e tjeterkujt (duke imituar tjeterkend) dhe befas fillon ta vrase ndergjegjja, ne kete cast ai e sheh jeten e tij si absurde, duke pretenduar se jeta ne pergjithesi eshte absurde. Ky harron se eshte vetem jeta e tij qe eshte absurde, dhe jo e te gjitheve.

Absurdja varet nga ndergjegjja. Prandaj Niçe thonte:

Brerja e ndergjegjes eshte nje qen qe kafshon ne gur - nje budallallek!
 

joranna

Primus registratum
Re: Absurdi!

Pershendetje albforum
Absurdi nuk eshte nje entitet i tere gjitheperfshires,me shume jane silueta shkelqyese permes ndjesive,analizave vetjake,aktivitetit e zinxhirit te situatave ne jeten e njeriut.
Ndodh nganjehere si mua sonte,te ndjehesh ndryshe deri ne mosformim te kontureve te cilat sapo tentojne te materializohen avullojne ne shperberje te mjegullt.Pata ndjesine se isha larg sterhollimeve te thjeshtesise egzistuese ndjesore e mendore te normalitetit njerezor.Ne vetvete nje permbledhje e kornizuar kushtetuese e pervojave te paditura e te pandodhura kurre askund,ne indiferencen faktuese te percmimit,te mosperfshirjes se vullnetshme e natyrshem,pa konflikte,perberese te thelbit tim me te hershem.Ne deshire e enderrim per shume thelbe,cdo tjeter realisht u pozicionua ne aforizem te vdekjes shumeshekullore pa efekte.Sonte isha I Huaji i Kamy-se.
 

arun

Primus registratum
Re: Absurdi!

Ta kuptosh mire jeten tende ne kete toke do te thote te fillosh te besh perpjekje pa ambicie qe te perfshihet e te pushtohet çdo gje, por te jesh gati ta pranosh vendin e kohen tek je lindur, vendin e kohen qe fati yne quhet, e qe vullneti i Zotit eshte.

Devocioni eshte shtegdalja e vetme njerezore e dinjitoze nga absurdi i jetes, shteg pa rebelim, pa deshperim, pa nihilizem dhe pa vetevrasje. Eshte ndjenja heroike jo e heroit, por e njeriut te zakonshem ne te papriturat e pashmangshme te jetes, ose ndjenja e njeriut qe beri detyren e vet dhe qe pranon fatin e vet.

absurdi nuk ekziston, jemi ne qe nuk e duam te verteten ,sepse e kemi me te thjeshte te perqafojme absurdin ,nihilizmim ,hicin,boshesine ,kotesine ,
 

arun

Primus registratum
Re: Absurdi!

Albert Camus

(nje filozof dhe shkrimtar qe anon nga absurdi)

NGADHENJIMI

(Nga Miti i Sizifit)

“Jo, tha ngadhënjimtari, mos mendoni se meqë dua veprimin, më është dashur të harroj të mendoj. Përkundrazi, unë mund të përkufizoj në mënyrë të përkryer atë që besoj. Sepse e besoj me forcë dhe e shoh me shikim të ngurtë e të qartë. Mos u besoni atyre që thonë: “Këtë gjë e di shumë mirë, prandaj nuk e shpreh dot”. Sepse nëse nuk e shprehin dot, kjo do të thotë që nuk e dinë ose që nga përtacia janë ndalur te lëvorja.
Nuk kam shumë opinione. Në fund të jetës, njeriu vëren se ka harxhuar vite të tëra që të sigurohej për një të vërtetë të vetme. Por një e vetme, nëse ajo është e dukshme, mjafton për drejtimin e një ekzistence. Për mua, unë kam me siguri diçka për të thënë për individin. Për të duhet folur me ashpërsi dhe, po të jetë nevoja, me përçmimin e duhur.
Një njeri është më tepër njeri nga gjërat, për të cilat hesht sesa nga gjërat që thotë. Ka shumë nga ato, për të cilat nuk do të flas. Por jam shumë i sigurtë se për të mbështetur gjykimet e tyre të gjithë ata që kanë dhënë vlerësime për njeriun, e kanë bërë me shumë më pak përvojë se ne. Arsyeja, zgjuarsia prekëse ndoshta e ka parandier se çfarë duhej vërejtur. Por epoka, rrënojat dhe gjaku i saj na mbushin plot me të vërteta. Për popujt e lashtë dhe madje për më të mëvonshmit deri në erën e makinave, është e mundur të viheshin në balancë virtytet e shoqërisë e të individit, dhe të përcaktohej se kush duhej t’i shërbente tjetrit. Kjo gjë është e mundur fillimisht falë kësaj lajthitjeje të ngulitur në zemrën e njeriut dhe sipas së cilës qëniet janë krijuar për t’u bërë ose për t’u kërkuar shërbime të tjerëve. Kjo gjë ishte ende e mundur se as shoqëria as individi nuk i kishin treguar gjithë aftësitë e tyre praktike.
Kam takuar njerëz të ndershëm që mrekullohen nga kryeveprat e piktorëve holandezë të krijuara në zemër të luftërave të përgjakshme të Flandrës, që preken nga ligjërimet e mistikëve silezianë të kënduara në gji të luftës së tmerrshme 30-vjeçare. Vlerat e përjetshme shfaqen, në sytë e tyre të çuditur, përmbi turbullirat shekullore. Por koha që atëherë ka ecur. Piktorët e sotëm nuk e gëzojnë më atë qartësi. Edhe sikur të kenë, aty thellë, zemrën që duhet për të qenë krijues, domethënë një zemër të pandjeshme, nuk do të ishte asnjë dobi, sepse të gjithë, përfshirë edhe shenjtorët, janë mobilizuar. Këtë gjë e kam ndier ndoshta në thellësi të shpirtit. Në çdo formë të dështuar nëpër transhe, në çdo shenjë, metaforë ose lutje, të shtypur me hekur, amshimi humb një ndeshje. I ndërgjegjshëm se nuk mund të shkëputem nga koha ime, kam vendosur të bashkohem me të. Ja përse nuk i kushtoj shumë vëmendje individit, sepse më duket qesharak dhe i poshtëruar. Duke e ditur se nuk ka ideale ngadhënjyese, më pëlqejnë idealet e humbura: ato kërkojnë një shpirt të tërë, të barasvlershëm me dështimet dhe me fitoret e veta kalimtare. Për atë njeri, i cili nuk e ndan fatin e tij nga ai i botës, ballafaqimi i qytetërimeve ka diçka të ankthshme. E kam pranuar këtë ankth dhe, në të njëjtën kohë, desha të luaja rolin tim. Midis historisë dhe amshimit zgjodha historinë, sepse më pëlqejnë të vërtetat. Të paktën me të jam i sigurtë dhe si mund ta mohoj këtë forcë që më shtyp?
Gjithmonë vjen çasti kur duhet të zgjedhësh midis soditjes e veprimit. Kjo quhet të bëhesh burrë. Këto mëdyshje janë të tmerrshme. Por për një zemër krenare nuk ka rrugë të mesme. Ose Zotin ose kohën, kryqin ose shpatën. Kjo botë ka një kuptim më të lartë që qëndron mbi veprimet e saj ose vetëm këto veprime ekzistojnë. Duhet të jetosh me kohën e të vdesësh bashkë me të ose t’i largohesh në emër të një jete më të madhe. E di se është e mundur të bëhet kompromis dhe të jetosh brenda shekullit duke besuar te përjetësia. Kjo do të thotë të pranosh. Por ky term nuk më pëlqen dhe kërkoj ose gjithçka ose asgjë. Nëse zgjedh veprimin, mos mendoni se soditja është për mua tokë e panjohur. Por ajo nuk mund të më japë gjithçka, dhe i privuar nga përjetësia, dua të bëhem aleat me kohën. Nuk dua të më mbajnë as për nostalgjik as për të trishtuar, dua vetëm të shoh qartë. Po jua them, nesër do të mobilizoheni. Për ju dhe për mua kjo është një çlirim. Individi nuk mund të bëjë dot asgjë dhe megjithatë mund të bëjë gjithçka. Brenda kësaj lirie të mrekullueshme, e kuptoni përse e ngre në qiell dhe njëherësh e rrëzoj njeriun. Bota e bluan dhe unë e çliroj. Unë i jap të gjitha të drejtat e tij. Ngadhënjimtarët e dinë që veprimi në vetvete është i padobishëm. Ka vetëm një veprim të dobishëm, ai që do të rikrijonte botën e njeriun. Unë nuk do t’i rikrijoj kurrë njerëzit. Por duhet të “bëjmë sikur”. Sepse rruga e luftës më bën të takohem me trupin njerëzor. Edhe të poshtëruar, mishi e gjaku janë e vetmja e vërtetë imja. Unë mund të jetoj vetëm në sajë të saj. Krijesa është atdheu im. Ja përse zgjodha këtë përpjekje absurde e të parëndësishme. Ja përse jam në anën e luftës. Koha jonë të ndihmon për këtë gjë, e thashë më lart. Deri tani, madhështia e një ngadhënjimtari ishte gjeometrike. Ajo matej me hapësirën e territoreve të pushtuara. Nuk është e rastit që fjala ka ndryshuar kuptim dhe nuk shënon më gjeneralin fitues. Madhështia ka ndryshuar kamp. Ajo gjendet te protesta dhe sakrifica pa të ardhme. Nuk është aty sepse i pëlqen dështimi. Fitorja do të ishte e dëshirueshme. Por ekziston vetëm një fitore dhe ajo është e përjetshme. Eshtë ajo që nuk do ta arrij kurrë. Ja ku pengohem dhe kacavirrem. Një revolucion kryhet gjithmonë kundër perëndive duke filluar nga revolucioni i parë i Prometeut, i pari nga ngadhënjimtarët modernë. Eshtë një protestë e njeriut kundër fatit të vet: pakënaqësia e të skamurit është vetëm një pretekst. Por unë mund ta rrok këtë mendje vetëm në aktin historik dhe vetëm aty e takoj. Mos mendoni, megjithatë, që kjo gjë më pëlqen: përballë kontradiktës esenciale, unë mbroj kontradiktën time njerëzore. E vendos qartësinë time në mes të asaj që e mohon. Unë ngre njeriun në qiell para asaj që e shtyp dhe atëhere liria ime, revolta ime e pasioni im bashkohen me këtë tendosje, mendjekthjelltësi e përsëritje të pamasë. Po, njeriu është qëllimi i vetvetes. Dhe ai është qëllimi i vetëm. Nëse do që të jetë diçka, këtë e do në këtë jetë. Tani, unë di edhe më shumë. Ngadhënjyesit flasin ndonjëherë për mposhtje dhe kapërcim. Por gjithmonë kanë parasysh “të kapërcesh vetveten”. E dini mirë se ç’do të thotë kjo. Çdo njeriu i është dukur vetja i barabartë me perënditë në disa çaste. Kështu thuhet të paktën. Kjo ndodh ngaqë vetëtimthi e ndien madhështinë çuditëse të mendjes njerëzore. Ngadhënjimtarët janë ata njerëz që e ndiejnë mjaftueshëm forcën e tyre për të qenë të sigurtë për të jetuar vazhdimisht në këto lartësi dhe me ndërgjegje të plotë për këtë madhështi. Ky është ca më shumë e ca më pak një problem aritmetikor. Ngadhënjimtarët mund të bëjnë më shumë. Por ata nuk mund ta kalojnë vetë njeriun, kur ai do të matet. Ja përse ata nuk largohen kurrë nga vorbulla njerëzore dhe hidhen në flakët e shpirtit të revolucioneve. Aty ata gjejnë krijesën e gjymtuar, por aty ata takojnë gjithashtu të vetmet vlera që duan e admirojnë, njeriun dhe heshtjen e tij. Kjo është edhe varfëria edhe pasuria e tyre. Për ata eksziston vetëm një luks, dhe ky është ai i marrëdhënieve njerëzore. Si të mos e kuptosh që në këtë univers të brishtë, gjithçka që është njerëzore dhe që është vetëm tillë, fiton një kuptim më përvëlues? Fytyra të tendosura, vëllazëri në rrezik, miqësi sa të forta aq të ndrojtura të njerëzve midis tyre, këto janë pasuri të vërteta, meqë janë të përkohshme. Në gjirin e tyre, mendja ndien më lehtë pushtetet dhe kufizimet e saj. Domethënë efikasitetin e saj. Disa kanë folur për gjenialitet. Më duket se janë shpejtuar, unë do të flisja për zgjuarsi. Duhet thënë se atëhere ajo mund të jetë madhështore. Ajo ndriçon shkretëtirën duke e dominuar atë. Ajo i njeh detyrimet e saj dhe i ilustron. Ajo do të vdesë në një kohë me këtë trup. Por liria e saj është dituria. Ne e dimë se të gjitha kishat janë kundër nesh. Një zemër e tendosur i shmaget amshimit dhe të gjitha kishat, hyjnore apo politike, pretendojnë për përjetësi. Lumturia dhe guximi, paga dhe drejtësia janë për të objektiva dytësorë. Ato krijojnë një doktrinë dhe u duhet ta pranojnë. Por unë nuk kam asnjë punë me idetë ose amshimin. Të vërtetat që mund t’i përvetësoj, dora mund t’i prekë. Nuk mund të ndahem prej tyre. Ja përse ju nuk mund të më besoni asgjë. Asgjë e ngadhënjimtarit, as edhe doktrinat e tij, nuk jetojnë gjatë. Në fund të gjithë kësaj, pavarësisht nga gjithçka, gjendet vdekja. Ja përse varrezat që mbulojnë Evropën dhe që u kanë mbetur në mendje disave prej nesh, janë të neveritshme. Ne zbukurojmë vetëm ato gjëra që pëlqejmë, ndërsa vdekja na mërzit dhe na ngjall neveri. Edhe ajo duhet të pushtohet. Karrara i fundit, i burgosur në Padunë e zbrazur nga mortaja dhe të rrethuar nga venetikasit, vraponte duke ulëritur nëpër sallat e pallatit të vet të shkretuar: i thërriste djallit dhe i kërkonte vdekjen. Kjo ishte një mënyrë për ta kapërcyer. Dhe është një shenjë guximi e Perëndimit që i ka bërë aq të neveritshme vendet ku vdekja kujton se nderohet. Në universin e të revoltuarit, vdekja ngre në qiell padrejtësinë. Ajo është shpërdorimi më i madh. Të tjerët, pa bërë gjithashtu kompromis, kanë zgjedhur amishimin dhe denoncojnë iluzionin e kësaj bote. Varrezat e tyre buzëqeshin në mes lulesh e zogjsh të shumtë. Kjo gjë i shkon për shtat ngadhënjimtarit dhe i krijon pamjen e qartë të atyre gjërave që ai ka hedhur poshtë. Përkundrazi, ai ka zgjedhur shoqërinë e hekurit të zi ose varrin anonim. Më të mirët midis njerëzve që besojnë te amshimi i kap ndonjëherë një frikë plot respekt dhe mëshirë para mendjeve që mund të jetojnë me një përfytyrim të tillë të vdekjes. Por, megjithatë, këto mendje gjejnë aty forcën dhe përligjjen e tyre. Fati ynë është përballë nesh dhe ne e provokojmë atë. Më shumë nga ndërgjegja sesa nga krenaria për gjendjen tonë të parëndësishme. Ne, gjithashtu, kemi ndonjëherë mëshirë për vetveten. Kjo është e vetmja mëshirë që na duket e pranueshme: një ndjenjë që, ndoshta, ju nuk e kuptoni aspak dhe që nuk ju duket burrërore. Megjithatë, janë më të guximshmit mes nesh ata që e provojnë këtë. Por ne quajmë burrërorë njerëzit e ndërgjegjshëm dhe nuk na pëlqen ajo forcë që largohet nga mendjekthjelltësia. Edhe një herë e themi që këto figura nuk na propozojnë morale dhe as angazhojnë gjykimet tona: ato janë vizatime. Ato pasqyrojnë vetëm një stil jete. I dashuruari, komediani ose aventurieri hiqen absurdë. Por edhe njeriu i papërlyer, funksionari ose presidenti i republikës, po të duan, hiqen si të tillë. Mjafton të dish dhe të mos fshehësh asgjë. Në muzeumet italiane, ndonjëherë sheh ekrane të vegjël të ngjyrosur që prifti mbante para fytyrës së të dënuarit që të mos shihte gijotinën. Hopi në të gjitha format e tij, hedhja në prehrin e hyjnores ose të amshimit, dhënia pas iluzioneve të përditshmërisë ose të idesë, të gjitha këto ekrane fshehin absurdin. Por ka dhe funksionarë pa ekran dhe për këta dëshiroj të flas. Kam zgjedhur më të skajshmit. Në këtë pikë, absurdi u jep atyre një pushtet mbretëror. Eshtë e vërtetë që këta princa janë pa mbretëri. Por mbi të tjerët ata kanë përparësinë se e dinë që të gjitha mbretëritë janë iluzore. Ata e dinë, këtu qëndron e gjithë madhështia e tyre, dhe më kot kërkojnë të flasin në adresë të tyre për fatkeqësi të fshehtë ose për mbetje të zhgënjimit. Të zhvishesh nga shpresa nuk do të thotë të dëshpërohesh. Flakët e tokës vlejnë po aq sa dhe parfumet qiellore. As unë, askush tjetër, nuk mund t’i gjykojë. Ata nuk kërkojnë të jenë më të mirë, ata përpiqen të jenë konsekuentë. Nëse fjala i urtë i përshtatet njeriut që jeton me çfarë ka spekuluar, me çfarë nuk ka, atëhere ata janë njerëz me urtësi. Njëri nga ata, ngadhnjimtar, veçse në lëmin e arsyes, Don Zhuan, por në fushën e njohjes, komedian, por në sferën e zgjuarsisë, e di më mirë se kushdo kur shkruan: “Ne nuk meritojmë aspak një privilegj mbi tokë dhe në qiell, kur e kemi çuar butësinë tonë prej manari deri në përkryerje; megjithatë, ne vazhdojmë të jemi, në rastin më të mirë, qesharakë me brirë dhe asgjë më tepër – duke pranuar që nuk plasim nga mendjemadhësia dhe nuk shkaktojmë skandale me qëndrimet tona prej gjykatësi”. Në të gjitha rastet, duhej t’i jepnim arsyetimit absurd pamje më të përzemërta. Imagjinata mund të shtojë edhe shumë të tjera, që i ngjiten kohës dhe syrgjynit, që dinë, gjithashtu të jetojnë sipas kërkesave të një universi pa të ardhme e pa dobësi. Atëherë kjo botë absurde dhe pa perëndi përballohet nga njerëz që mendojnë kthjellët dhe që nuk shpresojnë më. Ende nuk kam folur për personazhin më absurd që është krijuesi
 

joetisti_

Locus omnem
Absurdi!

A eshte jeta nje absurditetet? Veprimet tona, a jane absurde? Madje mund te themi se dhe vdekja eshte shpeshhere absurde. dhe ne nje bote absurde, ne si njerez te vdekshem qe jemi, cfare mund te bejme?
Une mendoj se mendimi per gjerat eshte absurditet. Flasim, asnje perjashtuar (kam parasysh qe edhe vete nuk jam i ndryshem dhe i paprekshem nga rryma qe te perfshin pashpetueshem ne hipoteza per shkak te madheshtise apo nderlikimit te fenomeneve) sikur jemi qendra e universit.

Jemi shume te medhenj ndaj gjerave te vogla, dhe shume te vegjel ndaj gjerave te medha. Por shume te vegjel ama. Dhe nje gje mjaftueshem e madhe eshte edhe jeta. Duke qene keshtu, mendoj bazueshem, se edhe veprimet tona nuk mund te jene absurde. Sido qe te shfaqen. Sepse jane rrjedhoje e dickaje qe "na ka ne dore".
 

Moonlight85

Forumium maestatis
Sipas Stephen Hawking ne jetojm ne Absurdistan :D
absurde eshte kur iken nga egzistenca dhe jeta ska kuptim....., per ti ikur Fenomenit Absurd duhet ti japim Jetes nje Kuptim!!
Kuptim i jepet kur ke Visione dhe i ndjek ato dhe nderton mbi Horizont pamparasysh sa here do thyesh Hunden!!

Per mua Absurd eshte edhe nje Dembel-Deshtak qe pret te ndodhi Apokalypsa me 23. shtator :)
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
@Moonlight85 mos ke studiuar gje filosofi dhe filologji ti se ska mundesi paske shpjegim per cdo lloj fjale. Tpakten kur tkemi ngecje tek ndonje na e zbertheke ti
 

joetisti_

Locus omnem
absurdin e jetojme perdite, majde me shume se te kunderten e tij. Kur per absurd kemi parasysh jo-ligjiken, jo-racionalen.

Arsyetushmeria (racionalja), kerkon shume impenjim. Kush ia ka ngene...
 
Top