Abraham: Unë, më shumë shanse se Diop për tu bërë kuqezi

Abraham: Unë, më shumë shanse se Diop për tu bërë kuqezi

Nigeriani i Tiranës synon Kombëtaren: “Kam aplikuar para tij për shtetësinë”</p>


Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Josip Kuzhe, pak ditë më parë kishte shqiptuar një fjali, ku la të kuptohet se, nëse në pozicionet, ku nuk shikohen alternativa mes futbollistëve shqiptarë, që luajnë në kampionatet europiane apo edhe në Kategorinë Superiore, atëherë këto alternativa do të kërkohen edhe mes futbollistëve të huaj, të cilët do të mund të natyralizohen në shqiptar. Për këtë arsye, ai përmendi edhe rastet precedente të kësaj nisme, duke nxjerrë emrat e Bosnjës dhe Turqisë. “Për sa u takon lojtarëve të rinj, do të mundohemi të gjejmë disa futbollistë në pozicione të ndryshme, pasi 10 ndeshjet eliminatore kërkojnë një grup të madh futbollistësh, u shpreh trajneri kuqezi në konferencën e shtypit të së hënës, dy ditë pas barazimit 0-0 në miqësoren e Estonisë. Do të rrisim profesionalisht lojtarët që kemi, por nuk përjashtohet mundësia që të marrim edhe lojtarë që luajnë jashtë, siç kanë bërë Bosnja dhe Turqia”. Por kur kishin kaluar pak më shumë se 24 orë nga deklarata e teknikut kroat, tashmë është hedhur në qarkullim një emër. Ai i mbrojtësit senegalez të Dinamos, Ablaje Pape Diop, i konsideruar si një nga të përzgjedhurit e Kuzhesë për një të ardhme të mundshme me ngjyrat e Shqipërisë. Në FSHF ngrenë supet për një hipotezë të tillë, ndërkohë që te Dinamo pohojnë se enkas për ti krijuar mundësinë mbrojtësit të luajë në përfaqësuesen tonë, tashmë kanë nisur procedurat e pajisjes së tij me shtetësinë shqiptare. Por këto zëra të fundit kanë zgjuar sërish dëshirën e një tjetri futbollist të huaj në Kategorinë Superiore, të përfolur prej vitesh si një alternativë e mundshme për të veshur bluzën e Kombëtares. Ai është nigeriani Abraham Aleçenvu, mbrojtësi i Tiranës, i cili është padyshim një ndër futbollistët më të mirë të huaj që kanë shkelur në fushat shqiptare në këto 10 vitet e fundit. Që nga koha kur ishte pjesë e Elbasanit, ku doli për herë të parë kampion, nigeriani u përfol se mund të bëhej pjesë e përfaqësuese shqiptare. Zërat u shtuan pas kalimit te Tirana dhe te Dinamo. Nga Brigel, te Bariç dhe Han e kanë pëlqyer performancën e tij dhe e kanë konsideruar si një mundësi të mirë për Kombëtaren. Por gjithçka mbeti në rangun e fjalëve, edhe pse proceduat për marrjen e pasaportës shqiptare për të janë drejt fundit. “Nuk më vjen keq, nëse marrin Diopin në Kombëtare, gjithsesi mendoj se duhet të më marrin dhe mua, pasi edhe unë dua të bëhem kuqezi, rrëfen vetë Abraham. Pastaj unë kam më shume shanse, pasi kam aplikuar i pari për pasaportë shqiptare, kam katër tituj radhazi dhe tifozët më njohin dhe më duan. Megjithatë pres të mbyllen procedurat ligjore për pasaportën, pasi dua të luaj me kombëtaren shqiptare”. Megjithatë, i huaji i vetëm që ka fituar katër tituj kampionë në Shqipëri me tre skuadra të ndryshme (ku shkon ai fiton titullin kampion: Në 2005-2006 fitoi Elbasanin, në 2006-2007 te Tirana. 2007-2008 te Dinamo dhe në 2008-2009 sërish te Tirana), duket se ka vendosur të luajë me dy porta mes Nigerisë dhe Shqipërisë. “Sidoqoftë, nëse më bëjnë ftesë edhe nga Kombëtarja e Nigerisë, do ta pranoja”, konfirmon afrikani, i cili lë një derë të hapur edhe për kombëtaren e atdheut të tij.(Shqip)</p>
lwwaqWqFsbg

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27215. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27215
 
Top