A të interesojnë pullat postare?

Ullmar Qvick

Primus registratum
A të interesojnë pullat postare?

Përshëndetje nga Suedia:
Mua më intereson jo vetëm kultura shqipe por edhe shumë gjëra të tjera, ndër to pullat postare. Jam koleksionist i flakët dhe kam një koleksion mjaft të bukur. Jam i interesuar të marr kontakt me filatelistët shqiptar ose ata që duan të fillojnë një koleksion pullash. (Por jo koleksion pulash, ju lutem!) /pf/images/graemlins/wink.gif Jam i gatshëm të ndihmoj edhe ata me pak përvojë...
Shumë të fala nga miku suedez i shqiptarëve
Veriori
 
nela_kristi

Primus registratum
Re: A të interesojnë pullat postare?

Fillimisht postuar nga Veriori:
[qb] Përshëndetje nga Suedia:

Veriori [/qb]
qe thua ti une njoh nje qembledh pulla poste dhe jane vertet te bukura madje para ca ditesh me erdhi nje pako nga mami dhe te gjitha pullat ia dhash atij te shikoje sa i gezuar qe ishte hheeheh..ndoshte ne te ardhemen filloj dhe une me pulla sepse ne fakt tani po bej koleksion monedhash.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: A të interesojnë pullat postare?

Kristina - hei nga Suedia!
Kuptoj se ti je në Norvegji. Pullat nga Norvegjia janë shumë të bukura, edhe ato të Suedisë. Më pëlqejnë edhe ato të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nëse ke dëshirë të fillosh vetë me një koleksion mund të të ndihmoj. Kam kontakte me disa shqiptarë që merren me pullat postare, dhe në Norvegji ka një firmë shumë të mirë për të blerë pulla me cmim të ulët. Mund ta gjesh në Internet duke përdorur motorin e kërkimit për SKANFIL. Merr kontakt dhe ti mund të marrësh falas katalogun e tyre, pastaj për të bërë porosi. Ne kemi një klub ndërkombëtar këtu në Internet ku jam në krye dhe kemi dy shqiptarë (Genci dhe Feridja) si anëtarë. (All-Nations Stamp Club). Nëse je e interesuar do të të tregoj më shumë më vonë.
Tung nga Suedia - ha det bra!
Veriori
 
nela_kristi

Primus registratum
Re: A të interesojnë pullat postare?

Fillimisht postuar nga Veriori:
[qb] Kristina - hei nga Suedia!
Kuptoj se ti je në Norvegji. Pullat nga Norvegjia janë shumë të bukura, edhe ato të Suedisë. Më pëlqejnë edhe ato të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nëse ke dëshirë të fillosh vetë me një koleksion mund të të ndihmoj. Kam kontakte me disa shqiptarë që merren me pullat postare, dhe në Norvegji ka një firmë shumë të mirë për të blerë pulla me cmim të ulët. Mund ta gjesh në Internet duke përdorur motorin e kërkimit për SKANFIL. Merr kontakt dhe ti mund të marrësh falas katalogun e tyre, pastaj për të bërë porosi. Ne kemi një klub ndërkombëtar këtu në Internet ku jam në krye dhe kemi dy shqiptarë (Genci dhe Feridja) si anëtarë. (All-Nations Stamp Club). Nëse je e interesuar do të të tregoj më shumë më vonë.
Tung nga Suedia - ha det bra!
Veriori [/qb]
nuk me kishte shkuar nemendje te beja nje koleksion te tille por tani qe me thua ....pse jo?
 
Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: A të interesojnë pullat postare?

Kristina, nëse ke dëshirë të fillosh me një koleksion, mos prito të më dërgosh një mesazh privat dhe do të përpiqem të të ndihmoj. Një gjë është e qartë: duhet të kufizohesh. Një shtet ose një temë (p.sh. lule, mace,malet e Evropës.... ka qindra e qindra mundësi. Të bësh koleksion të të gjitha pullave është e pamundur....specializimi është më i lezetshëm....
Vetem kaq për sot.
Ha det....
Ullmar
 
Seriozi

Primus registratum
Re: A të interesojnë pullat postare?

Edhe une kam nji koleksion pullash,afersisht rreth 5000 cope.I kam qe te gjitha te se njejtes tematike.Une koleksionoj vetem pullat me zogj.Rreth 75 % te koleksionit i kam pulla pa vule ndersa te tjerat i kam me vule,po ne gjendje shume te mire ama.
Me e bukura eshte se akoma nuk kam mundur te siguroj te gjitha serite e pullave shqiptare me zogj,edhe ne Shqiperi eshte shume e veshtire qe ti gjesh.Me kollaj i gjen neper Europe.

Ja dhe nji nga serite e mija te preferuara.Mungojne edhe tre pulla ketu qe te kompletohet trungu.

1458.jpg
1459.jpg

1460.jpg
1461.jpg

1462.jpg
1463.jpg
 
Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: A të interesojnë pullat postare?

Mistreci - shumë falënderime për postimin tënd! Këto pulla nga Shqipëria janë shumë të bukura, edhe vendi ku jeton ti, Belgjika, ka nxjerrë disa pulla të bukura me zogj. Vajza ime 7-vjecare ka koleksionin e saj të pullave me kafshë.... por kjo bëhet shumë, ajo ka mbushur katër albume! Duhet një farë kufizimi, zogjtë e botës ose të Evropës më shumë se mjaftojnë!
Unë vetë kam rreth 12 000 pulla të ndryshme në koleksionin tim si dhe shumë pulla që janë për këmbim, jashtë fushës së koleksionit. Po merrem me pullat e Algjerisë, Australisë (vetëm nga epoka koloniale 1850-1912), të Kosovës dhe pulla tematike - dokumente dhe arsim në tërë botën dhe jeta e popujve të ishujve të Karibaive, të Oqeanit Indian dhe të Pacifikut. Kam grumbulluar më përpara koleksione të Tunisisë, Libisë, Egjiptit, Sudanit, Eritresë dhe Etiopisë, të cilët po ruaj gjithmonë.
Mjaft për sot!
 
Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: A të interesojnë pullat postare?

Filatelia e Postës së Kosovës më ka dërguar sot këtë lajmërim me E-postë:

Ju njoftojmë se emisioni i 4-të i pullave postare të Kosovës, zyrtarisht lëshohet në qarkullim më:
20 Dhjetor 2003, po ashtu bëhet vulosja e Ditës së Parë.

Ky emission përmban pullat postare me këto vlera nominale:

- 0.50€ - Motivi i quajtur: “ Krishtlindjet ”
- 1.00€ - Motivi i quajtur: “ Viti i Ri ”

Më poshtë i keni informatat e detalizuara për pullat e reja postare:

« Festat e Dhjetorit »

Vlera nominale : 0.50€ ; 1.00€ ;
Numri i kopjeve : 30.000
Tabaku : 12 pulla postare
Madhësia : 26,98mm x35, 50mm
Shtypja : offset
Perforimi : 1,42 mm/ 0,9mm
Letra : 100 gram.
Motivet : « Krshtlindjet » ; « Viti i Ri »
Shtëpia botuese : ZRINSKI d.d.Kroacia
Dizajneri : Zeni Ballazhi
Data e lansimit : 20.12.2003
ZDP: 4.000

Vendvulosja e parë : Prishtina

Pullat e reja postare ju mund t’i bleni nëpër të gjitha zyrat postare në Kosovë, ose ju mund të bëni porosinë nëpërmes e-mail adresës sonë të re: ptkfilatelia@ptkonline.com

Për çfarëdo informate tjetër ju lutem na kontaktoni lirshëm.
Përshëndetje,

Filatelia e Postës së Kosovës- PTK(Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës),

Kontakt:
tel/fax : +381(0)38 540 013
tel : +381(0)38 543 440
e-mail: ptkfilatelia@ptkonline.com
Adresa:
Ndërtesa e PTK-së, k. 8-të, nr-802
"Dardania" str. n.n
Prishtinë,
Kosovë UNMIK
 
MistrecBerati

Primus registratum
Re: A të interesojnë pullat postare?

Pershendetje, Une jam Sani dhe jetoj ne Itali. Tani kam filluar te bej nje koleksion me pulle poste. Do te deshiroja te kisha nje ndihme per te pasur disa pulle me teper. Mund te me ndihmoni?
email im eshte calcolapreventivi@gmail.com
faleminderit
 
K

kolea

Guest
Re: A të interesojnë pullat postare?

qe thua ti une njoh nje qembledh pulla poste dhe jane vertet te bukura madje para ca ditesh me erdhi nje pako nga mami dhe te gjitha pullat ia dhash atij te shikoje sa i gezuar qe ishte hheeheh..ndoshte ne te ardhemen filloj dhe une me pulla sepse ne fakt tani po bej koleksion monedhash.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
G

gjorgj rangu

Guest
disponoj nje koleksion te madh nese je i interesuar kontakt 0682251510
 
Top