A nuk eshte cudi???????????

A nuk eshte cudi???????????

ME poshte eshte nje artikull i marre nga gazeta shekulli. Lexojeni me kujdes edhe jepni mendimet tuaja rreth ketij artikulli. Une me nje fjali them: Babai eshte kriminel, denimi qesharak...

Ruzhdi Qinami vrau me 4 plumba vajzën e tij 16- vjeçare, pse donte një djalë tjetër ndërsa ishte e fejuar

Vrau vajzën se iku me të dashurin, vetëm 16 muaj burg

Gjykata i njohu të pandehurit një sërë lehtësirash duke i dhënë dënimin minimal

Alma Çuka

TIRANË – Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg, Ruzhdi Qinami, akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16 vjeçe më 3 korrik të këtij viti. Për gjykatën ka qenë tepër e lehtë dhënia e dënimit, pas kualifikimit të veprës penale të bërë nga organi i akuzës. Qinami u dënua vetëm me 16 muaj burg pasi prokuroria e klasifikoi veprën penale si vrasje të kryer në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike. Para gjykatës prokurori, i cili bëri edhe klasifikimin e veprës penale, kërkoi dënimin e të pandehurit me 8 vjet burg. Kaq është edhe dënimi maksimal për këtë vepër, parashikuar nga Kodi Penal.


Vendimi
Gjykata në dhënien e vendimit ndaj Ruzhdi Qinamit, tha se ka mbajtur parasysh një sërë rrethanash lehtësuese. E para, Qinami ka pranuar akuzën duke përfituar gjykimin e shkurtuar, e dyta është baba i katër fëmijëve të tjerë të cilët presin në shtëpi ndihmë, e treta, i pandehuri ka qenë mjaft i tronditur nga veprimi i vajzës kur vendosi të qëllojë mbi trupin e saj të njomë duke e lënë të vdekur në vend para syve të tij. Sipas gjykatës, Qinami kur ka qëlluar mbi vajzën nuk ka qenë i aftë për të arsyetuar, por ai i ka kaluar këto caqe duke e goditur atë me katër plumba. Pra si përfundim gjykata në dhënien e vendimit të saj i krijoi shumë kushte lehtësuese, Ruzhdi Qinamit. I pandehuri ishte i pranishëm dje në sallën e gjyqit dhe pas dhënies së vendimit nuk reagoi. Edhe prokurori i çështjes lexoi para gjykatës konkluzionet përfundimtare duke qenë i sigurt se dha maksimumin për të pandehurin.
I pandehuri
Babai vrasës që në seancën e parë gjyqësore bëri të penduarin në gjykatë. Ai pranoi fajësinë para gjyqtarit Arben Kostandini me qëllim përfitimin e uljes së dënimit me një të tretën. Nuk kishte dëshirë të zhvilloheshin seanca gjyqësore me praninë e dëshmitarëve, madje që në fillim nuk ka dashur të flasë për kushtet dhe rrethanat në të cilat vrau vajzën e madhe të shtëpisë. Ruzhdi Qinami banon në fshatin Bërxull të Tiranës. Në këtë fshat familjet e Ruzhdi Qinamit dhe vëllait të tij janë vendosur disa muaj para se të ndodhte vrasja. Në periferinë e kryeqytetit ata kanë zbritur nga fshati Bushtricë i rrethit të Kukësit. Në 3 korrik 2003 Ruzhdi Qinami vrau me katër plumba vajzën e tij 16 vjeçe Fiqirete Qinami. Gjatë hetimit nuk u fol asnjëherë për arsyet që çuan Qinamin në vrasjen e së bijës. Vetëm para gjykatës u deklarua një gjë e tillë.


Krimi
Qinami ka shpjeguar gjatë hetimit se vajzën e kishte të fejuar. Natën e krimit vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dhe sipas shpjegimeve, ajo kishte qëndruar gjatë gjithë kohës me të dashurin e ri, të cilin edhe sot e kësaj dite policia ende nuk e ka zbuluar se kush është. Babai nuk e duroi dot faktin që vajza nuk ishte në mbrëmje në shtëpi dhe gjatë gjithë natës ka qëndruar në pritje. “E prita vajzën tek dera e shtëpisë. E hapa derën kur erdhi dhe e pyeta ku kishte qenë. Vajza m’u përgjigj se kishte qenë me të dashurin e saj”. Këto fjalë i ka thënë në prokurori Qinami, i cili më pas ka shpjeguar se nuk e përmbajti dot veten para turpit. Ai është shprehur se vajzën e kishte të fejuar dhe zakonet e tyre nuk e lejonin që vajza të dilte natën nga shtëpia me djem të tjerë. Vajza e të pandehurit kishte dy vjet e fejuar në një fshat të Dibrës me një djalë i cili jetonte në emigracion në Angli. Vajza mendohet se nuk ka qenë dakord me fejesën e bërë nga babai i saj që në moshën 14 vjeçe dhe është munduar ta kundërshtojë atë. Qinami ka replikuar me vajzën e cila sipas dëshmive të para ka qenë deri në orët e vona të mëngjesit të datës 3 korrik jashtë shtëpisë. Ruzhdi Qinami nuk ka ngurruar të zbrazë armën që e mbante në shtëpi pa leje, kundër së bijës 16 vjeçe e cila më pas u pastrua nga gjaku nga nëna e saj dhe në 4 korrik u dërgua për në varreza, në mënyrë që policia të mos e merrte vesh të vërtetën. Por një informator i policisë ka bërë që gjithçka të zbulohet dhe të arrestohet autori i krimit. Viktima u vra 3 javë përpara se të martohej me djalin nga Dibra.


PROKURORIA
Do ta apelojmë vendimin

Prokurori i çështjes ka deklaruar dje pas procesit se do ta apelonte në gjykatën e Apelit vendimin edhënë nga gjykata e shkallës së parë Tiranë. Burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës deklaruan dje në mbrëmje se vendimi i gjykatës është mjaft i butë ndaj autorit të vrasjes së 3 korrikut, ndërkohë që dispozita e cilësuar nga prokuroria i çështjes parashikonte një dënim maksimal prej 8 vjetësh burg. Prokuroria pretendon se ka kërkuar dënimin e Ruzhdi Qinamit me 8 vjet burg, dhe kërkesa e saj nuk duhej të zbutej deri një masë të tillë dënimi, pothuajse të papërfillshme. Prokurori i çështjes do të apelojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë brenda 10 ditëve dhe do të kërkojë nga gjykata e shkallës së dytë një dënim më të ashpër.


PRECEDENTET

30 prill 2002.
Pëllumb Neli vret gruan e tij Nafije Nelin, nënë e dy fëmijëve dhe baxhanakun e tij Armando Mehmetin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Priskë e Vogël. Autori vetëdorëzohet dy ditë më vonë

6 gusht 2002
Zylfi Biba, 16-vjeç, vret nënën e tij Ikbale Biba. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prezë. Autori i kapur pak orë pas krimit tha se u hakmor për të mbrojtur nderin e motrës, që e ëma do ta dërgonte prostitutë.

2 Nëntor 2002
Arben Shkalla, një përdorues i lëndëve narkotike dhe mendërisht me probleme, ka vrarë duke e masakruar me sqepar nusen e djalit të hallës, dhe ka plagosur fqinjen e vet, pas një grindjeje banale që ka patur me to.

20 Maj 2003
Çlirim Biçaku e ka spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën gruas dhe fëmijës së tij nëntë muajsh që po ushqehej me gjirin e së ëmës. Ngjarja ndodhi në lagjen Babrru, për fat s’pati të vdekur.


REAGIME

Piro Misha, Publicist
Vendimi gjyqësor në fjalë është një tjetër dëshmi e mangësive të shumta që ka sistemi shqiptar i drejtësisë. Ai tregon se shumë nga problemet e këtij vendi vijnë pikërisht nga mosfunksionimi i hallkave të drejtësisë. Unë jam i mendimit se vendimi i djeshëm duhet të hapë një diskutim të madh publik, për rrethanat në të cilat gjykohet një njeri, që në këtë rast është një vrasës, pavarësisht kushteve ku ndodhi krimi. Mendoj se kemi të bëjmë me plagë dhe anë negative që Shqipëria duhet t’i lërë pas.


Arben Kumbaro, regjisor
Një prind që vret fëmijën e vet është një absurd më vete. Po kështu edhe një vendim i tillë gjykate, është qesharak. Është e trishtueshme që krime të tilla ndodhin në Shqipëri, shumë e trishtueshme, sepse në fund të fundit ai tregon primitivizëm dhe mungesë hapësirë për jetën e njeriut. Edhe vendimi i djeshëm i gjykatës nuk është gjë tjetër veçse mungesë kulture dhe hapësire për jetën e njeriut. Aq më shumë kur sistemi i drejtësisë nuk e ktheu dënimin e këtij personi që vrau fëmijën e vet në një shembull social, për të shmangur vazhdimësinë e këtij krimi.


Elsa Ballauri, kryetare e GSHDNJ
Në Shqipëri ekziston nëj koefiçent i çuditshëm i drejtësisë. Besoj se krime të tilla dhe vendime të tilla gjyqësore gjenerojnë nga aspekte dhe tradita të ngulitura të popullit shqiptar. Gjithsesi unë nuk e di sesa i kanë peshuar specialistët provat dhe detajet e ngjarjes në fjalë. Nëse personi që ka kryer krimin ka shfaqur shenja të forta depresioni, në ato momente, mendoj se vepra penale duhet gjykuar nga ky këndvështrim. Por nëse vepra penale është gjykuar ne kuadrin e një lloj justifikimi të mentaliteti primitiv shqiptar, që e sheh femrën ende si pronë të mashkullit, atëherë problemi ndryshon dhe një dënim i tillë do të ishte i pafalshëm.


Briseida Mema, gazetare
Nuk është absolutisht e drejtë që vrasja e një njeriu të dënohet kaq pak. Unë do ta quaja të turpshëm vendimin e djeshëm të gjykatës dhe them me bindje se dënime të tilla, kaq të ulëta, nuk do të jepeshin kurrë në asnjë vend të zhvilluar demokratik. Për më shumë, ai nxit efektin e vetëgjyqësisë dhe krijon precedentë për të ardhmen. Një vendim i tillë gjykate mbron vetëm dhunuesin dhe kurrsesi viktimën. Historia e popujve të tjerë ofron shumë raste, kur ka qenë vetë reagimi i medias, i opinionit publik, që i ka kthyer mbrapsht vendime të tilla të padrejta.
 

Sindroma

lv sx sx
Re: A nuk eshte cudi???????????

ca te them
cry.gif
ndodh edhe ketu ne US, ngjarje tragjike , nuk besoj qe babai te mos e ndjeje dhimbjen cdo dite te jetes se tij nqs eshte person normal,
 

edda

Primus registratum
Re: A nuk eshte cudi???????????

<span style="font-weight: bold">Tema zhvendoset tek Mediat</span>
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: A nuk eshte cudi???????????

OH MY GOSH !!!!!!

Vendim totalisht absurd. Jasht llogjikes. Per mua meriton karrige elektrike. Pushkatim si Komunizem.

Si mund te marresh nje jete, te besh nje krim kaq makaber dhe te pretendosh te jesh i lire per 1 vit e disa muaj. Pastja nje nder arsyet &quot;sepse paska edhe 4 femije te tjere per te rritur&quot;. Ai vrau te pestin, si mund ta kthesh ne te njejten familje ate baba. Un nuk do ta kuptoja kurre ate nene qe do rrinte e flinte ne te njejten shtepi dhe ata femije qe do te vazhdonin ta pranonin si prind

Absurditet dhe turp i madh per drejtesine shqiptare. E pastaj vras mendjen un ne te ktehhem apo jo ne shqiperi per te jetuar.

-B
 

Moulin Rouge

Primus registratum
Re: A nuk eshte cudi???????????

Fillimisht postuar nga Cruel_IntentionS:
[qb] OH MY GOSH !!!!!!

Vendim totalisht absurd. Jasht llogjikes. Per mua meriton karrige elektrike. Pushkatim si Komunizem.

Si mund te marresh nje jete, te besh nje krim kaq makaber dhe te pretendosh te jesh i lire per 1 vit e disa muaj. Pastja nje nder arsyet &quot;sepse paska edhe 4 femije te tjere per te rritur&quot;. Ai vrau te pestin, si mund ta kthesh ne te njejten familje ate baba. Un nuk do ta kuptoja kurre ate nene qe do rrinte e flinte ne te njejten shtepi dhe ata femije qe do te vazhdonin ta pranonin si prind

Absurditet dhe turp i madh per drejtesine shqiptare. E pastaj vras mendjen un ne te ktehhem apo jo ne shqiperi per te jetuar.

-B [/qb]
Jam dakort me absurditetin e denimit kaq te shkurter per nje krim kaq makaber; nga rrethanat ne te cilat ka ndodhur duket qarte se babai e ka vrare vajzen nga &quot;turpi&quot;...c'primitivizem...ti thua kush eshte ajo mama, mamaja s'donte ta merrte vesh policia, vetem kjo tregon nenshtrimin e injorancen e te tille shtrese shoqerie...une nuk e kuptoj se si gjykata e ka lehtesuar denimin duke u nisur nga &quot;fakti&quot; se babai paska qene &quot;incapace di intendere e volere&quot;, kur ka nje movent vrasjeje kaq te qarte, si ne kete rast.. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
do Zoti gjykata e Apelit e rishikon denimin!!!
Po edhe pena maksimale 8 vjet pak eshte, tmerresisht pak, eshte vrasje me agravant faktin se eshte kryer ndaj femijes tend!!! Tani jo denim me vdekje, po burgim te gjate e mbase edhe te perhershem do ta kishte hak..perndryshe ku shkoi forca parandaluese e denimit penal???? Na mori lumi, thuaj
eek.gif
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Blendi

Primus registratum
Re: A nuk eshte cudi???????????

Mund te ankohemi qe ne vend te denimit prej 16 muajsh babai vrases te beje 16 vjet, apo 26, por ceshtja themelore mbetet.
<span style="font-weight: bold">PRAPAMBETJA SHOQERORE SHQIPTARE</span>

Prinder qe e japin vajzen ne fejese me, tani po citoj: &quot;... nje djale nga nje fshat i Dibres qe prej dy vjetesh ndodhet ne emigracion ne Angli...&quot;. Cfare dreqin mendojne keta njerez? Si mund te pretendosh qe nje vajze-femije 16 vjecare te kuptoje se eshte e fejuar ne vend qe te ndjeke dashurickat e natyrshme te moshes?

Une them se shqiptaret duhet te emancipohen edhe nje here nga e para. Duhen mesuar keta fshatare e qytetare me arme zjarri se sa e panevjoshme dhe e nxituar eshte te fejosh femijen 14 vjecare. Duhen qartesuar se kur 14 vjec vajza duhet cuar ne gjimnaz, jo te krushqit. Pastaj ai qe shtin mbi bijen e vet...Uh!
 

pippo

Primus registratum
Re: A nuk eshte cudi???????????

Te dashurosh ---------&gt; Te vrasin
Vret ---------&gt; Mire bere


ps. jeta e nje robi vetm nje vit e ca muaj vlen
sa larg emancipimit jemi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

iriqi

Primus registratum
Re: A nuk eshte cudi???????????

Vendimi i gjykates ishte i drejte dhe i arsyeshem. Por me shume se vendimii gjyqit, te atin qe vrau vajzen e vet, do ta mundoje ndergjegja e tij.
Pa asnje dyshim ai e ka dashur vajzen e tij me shume se gjithe te tjeret. Por e vrau se ajo u kthyer ne 3 te nates ne shtepi. Une nuk e justifikoj xhestin e tij, por e kuptoj. Nje vajze aq e re duhet te kthehet ne shtepi ne nje ore te caktuar dhe jo te bredhe si nje bushter. Cdo baba i ndershem do te kalonte ne krize kur vajza i kthehet ne 3 te nates ne shtepi. Por degjenerimi dhe imoraliteti jane bere norma te jetes se sotme ne Shqiperi, prandaj edhe shume veta nuk e kuptojne veprimin e babait qe vrau vajzen. E vrau se e deshi, por e deshi te paster, si nje qenie njerezore qe ka moral dhe respekt per veten, shoqerine dhe prinderit. Morali i putanave nuk e ndihmon shoqerine shqiptare. Personalisht jam kunder fanatizmit,perçeve,martesave me pahhir te imponuara nga prinder te prapambetur etj. por jam edhe kunder imoralitetit, degjenerimit dhe kurverise.
 

Turing

Primus registratum
Re: A nuk eshte cudi???????????

Une nuk e justifikoj xhestin e tij, por e kuptoj. Nje vajze aq e re duhet te kthehet ne shtepi ne nje ore te caktuar dhe jo te bredhe si nje bushter. Cdo baba i ndershem do te kalonte ne krize kur vajza i kthehet ne 3 te nates ne shtepi. Por degjenerimi dhe imoraliteti jane bere norma te jetes se sotme ne Shqiperi, prandaj edhe shume veta nuk e kuptojne veprimin e babait qe vrau vajzen
Oh, my good !!!

Morali i putanave nuk e ndihmon shoqerine shqiptare. Personalisht jam kunder fanatizmit,perçeve,martesave me pahhir te imponuara nga prinder te prapambetur etj. por jam edhe kunder imoralitetit, degjenerimit dhe kurverise
OH, MY GOOD !!!
A je ne metro ti more apo jo ???
 

ketitopi

Primus registratum
Re: A nuk eshte cudi???????????

epo demokratizimi dhe zhvillimi i nje shteti fillon te hallkat e shtetit e sidomos drejtesise njehere pastaj te populli.ne i kemi bo i cik lomsh ne shqiperia rregullat...leqe se mos njihet kjo fjale.
 
Top