A ndodhen shqiptaret prape perpara nje "surprize" historike...?!

u74

Primus registratum
A ndodhen shqiptaret prape perpara nje "surprize" historike...?!

-Veprimtaria e disa organizatave fondamentaliste islamike ne Shqiperi.Shume prej tyre u debuan ,por ende nuk dihet saktesisht demi qe shkaktuan dhe deri ne c'fare shkalle arriten te shtrinin influencen e tyre !

-Deklarimet e disa shefave te agjensive te zbulimit nder me te rendesishmit ne bote mbi rrezikun qe paraqet krimi i organizuar shqiptare.
Biles shefi gjerman i zbulimit e quajti rrezikun me te madh qe i kanoset Evropes eshte ai i krimit te organizuar shqiptare.
Nje genjeshter e paskrupullt kjo e njeshit te sherbimit gjerman te zbulimit.
Jo se nuk ka kriminele shqiptare apo edhe segmente kriminale shqiptare qe hyjne ne kategorine e krimit te organizuar, por eshte jashte c'do fantazie te shfrenuar qe krimi shqiptare te jete rreziku me i madh per Evropen.

Nuk mund te leme pa permendur edhe nje tangjente qe shefi gjerman i zbulimit heqi rreth mundesise se nje lidhjeje te mundeshme te kriminalitetit ne vended me popullsi muslimane dhe terrorizmit islamik .
Por per mendimin tim edhe kjo bie poshte ne rastin e shqiptareve ,sepse une nuk besoj qe islamistet te kene hedhur rrenje aq te forta midis shqiptareve.

-Incidentet e kohve te fundit me disa kisha ortodokse ,me anetaret, apo objekte qe lidhen me besimtaret ortodokse - kristiane .
Incidente qe u adresuan edhe nga nje organizem nderkombetar sic ishte mbledhja e bashkimit te kishave Evropiane, nuk e di se bashkim i cilave kisha apo sa kisha aderojne tek ky organizem por problemi eshte se ne na doli emri ne nje organizate nderkombetare per ceshtje qe nuk duhej te dilte dhe pikerish per ate qe krenohet shoqeria shqiptare,harmonia fetare.

Keto dhe fakte te tjera qe per arsye kohe nuk po i permendi,si dhe po ti referohesh pak historise te zene mendimet se ne po i afrohemi nje udhekryqi te madh apo nje surprize te madhe.

A keni ndonje ide se c'fare mund te jete? Apo ndoshta thjeshte jane kocidenca ngjarjesh ne historite e kombeve qe me kalimin e kohes kthehen ne ngjarje te rendomta te se shkuares , uroj qe te jete kjo e fundit !
 
Top