H
http://shqiperia.com/feed
Guest
Sipas studiuesve gjeografia është një disiplinë e domosdoshme. Kemi navigatorin satelitor kemi “Google Maps” dhe mund të gjejmë vendndodhjen e çdo lloj gjëje. Por ka edhe nga ata që nuk janë aspak dakord me atë se çfarë po ndodh në një botë shumë teknologjike.E hequr nga shumë shkolla në Perëndim gjeografia e dikurshme është zëvendësuar me kartografinë. Nga njëra anë bëjmë harta për gjithçka nga letërsia te shkenca nga ana tjetër duket se mjetet teknologjike mund ta zëvendësojnë pa asnjë lloj problemi. Kemi navigatorin satelitor kemi “Google Maps” dhe mund të gjejmë vendndodhjen e çdo lloj gjëje. Por ka edhe nga ata që nuk janë aspak dakord me atë se çfarë po ndodh. Ashtu si Franco Farinelli gjeograf i cili ka dhënë mësim në Berkley dhe Paris dhe që në punën e tij të fundit reflekton mbi modelet e reja të kësaj disipline në epokën e globalizimit. Që në parahistori njerëzit kanë tentuar të sqarojnë zhvillimin e proceseve në natyrës pastaj t’i njohin renditjet kronologjike edhe pse shkenca në një mënyrë ka qenë e pranishme në pjesën më të madhe të civilizimeve të lashta. Shkrime më të shumta për natyrën si tërësi i hasim te filozofët antikë. Për gjeografinë rezultate të rëndësishme nga ajo kohë ka dhënë Aristoteli për mozaikun e sipërfaqes së Tokës dhe brezat e nxehtësisë kurse Erastoteni mbi madhësinë dhe dimensionet e Tokës. Erastoteni në shekullin III p.e.s. përdori i pari termin gjeografi. Zhvillim të dukshëm të gjeografisë në Perëndim i dhanë zbulimet gjeografike duke iu qenë mirënjohës detarëve si Kristofor Kolombi Vasko de Gama Fernando Mangelani etj.Zhvillimi i shpejtë i astronomisë dhe mekanikës qiellore në shekullin XVI dhe XVII paraqesin bazën e mendimit të lëvizjes së trupave qiellorë dhe rrjedhojat e lëvizjes së tyre për Tokën. Fillimi i zhvillimit të gjeografisë si shkencë lidhet me emrin e gjeografit holandez Bernard Varenijusit i cili ka shkruar veprën me titull "Gjeografia e përgjithshme". Pavarësisht zbulimeve të rëndësishme teknike të cilat ndikuan në zhvillimin e gjeografisë në shekullin XVII dhe XVIII ajo mbetet kryesisht shkencë deskriptive deri në paraqitjen e hulumtuesit të madh të gjeografisë me prejardhje gjermane Aleksander Humbollit i cili në fillim të shekullit XIX vë themelet e gjeografisë moderne.Çfarë është gjeografiaNë mënyrë shumë banale gjeografia është ajo formë e dijes që ekzistonte në Perëndim para filozofisë. Shumë mendimtarë të mëdhenj të kohës thonin se përpara filozofëve ishin gjeografët dhe përmendnin emrat nga ku rezultonte se ishin pikërisht ata që në shkollë i kemi studiuar si filozofët parasokratikë. Të tjerë i konsideronin thjesht mendimtarë grekë. Kjo gjë mund të duket paradoksale sot por vërtet që mendimtarët ishin gjeografët. Ishin pikërisht ata të parët të cilët krijuan modele përmes të cilave mund të bëje pakte me botën. Ishte një mënyrë për ta bërë familjare duke e bërë tokën si shtëpinë e tyre. Paradoksi është se sot kemi nevojë edhe më shumë për modele që bota të jetë më familjare.Kur pushuan së funksionuari modelet antikeMe modernizimin i cili e modeloi realitetin si në një tavolinë si një hartë gjigante deri në atë pikë sa sipërfaqja e Tokës apo siç thonin gjeografët fytyra e Tokës u bë kopje e hartës dhe jo e kundërta.Pastaj erdhi globalizimi...Globalizimi nuk është gjë tjetër veçse zakonisht harron se vlerësimi i diçkaje që është ditur gjithmonë por që është preferuar të shmanget që Toka është një glob një sferë. Problemi është shumë i madh dhe nga pikëpamja tipologjike apo le të themi matematike sfera dhe harta janë të pazëvendësueshme për njëra-tjetrën.Kështu nëse modernizimi ka ngrirë kohën dhe hapësirën në harta me globalizimin është zhdukur gjithçkaKa një moment të saktë që shënon fillimin e globalizimit vera e vitit 1969. Pikërisht në ato ditë dy kompjuterë nisën të dialogojnë mes tyre. Kjo do të thoshte vërtet fillimi i një bote të re. Jo se koha dhe hapësira nuk na duhen më të gjithë i përdorim në riprodhimin social të jetës sonë. Por në rrjet nuk ekzistojnë.Sot falë telefonave tonë inteligjentë ne e dimë gjithmonë ku ndodhemi. Aq sa gjeolokalizimi është thuajse një fiksim...Sigurisht që me gjeolokalizimin e dimë se ku ndodhemi por duke pasur përpara një hartë. Por realiteti është ndryshe. Pavarësisht se teknologjia i riprodhon çdo ditë në mënyrë gjithmonë e më depërtuese rreziku qëndron te fakti se mund të mos kuptojmë më funksionimin e botës.Si mund të shmanget ky rrezik Duke bërë atë që Tolomeu mohonte hapur të njohë dhe të pranojë që bota është një sferë dhe e vetmja gjeografi e mundshme është gjeografia e pikëpamjeve e vendeve. Ndryshimi i vërtetë mes një harte dhe një vendi është ky nëse ke një hartë para teje është harta që të tregon si duhet ta shohësh dhe nga çfarë pikëpamje. Të imponon këndvështrimin e saj të të parit të gjërave.Të mundohemi të vlerësojmë atë që gjithmonë ka qenë dhe ne nuk e kemi parë.
Lexoni me tej
Lexoni me tej