A mund te perseritet 97-ta?

A mund te perseritet 97-ta?

A mendoni se me krizen e re qe po shfaqet ne shqiperi (me kercenimin e PD-se do fillojme protestat, po s'dha doreheqjen Nano) mund te perseritet viti '97?
 

ermaliurnick

Primus registratum
Re: A mund te perseritet 97-ta?

ore si teme nuk e ke keq por e ke bere ne vendin e gabuar...do ta zhvendosin moderatoret :thumbsup:
 

Goca

Primus registratum
Re: A mund te perseritet 97-ta?

Popullit i jane vrare aq shume djem ate vit , sa zor se marrin perseri armet si te terbuar e i perdorin si lojra femijesh. Sa per protestat e partive kushdo qofshin , une s`do e vrisja mendjen fare , le te dalin ata kryetaret e partive e te protestojne nga mengjesi deri ne darke , kjo eshte puna e tyre. Le te hahen me njeri tjeterin sa tu doje zemra , as me intereson fare . Une dua qe ata qe fituan te punojne edhe te mos humbin kohe. Te merren me disa perparesi si siguria, punesimi , uji etj. Po ecen drejt kesaj rruge s`besoj se do e ken popullin kundra .
 

luljeta hato

Primus registratum
Re: A mund te perseritet 97-ta?

Jo,as qe behet fjale.Situata ne 97-ten ishte krejt ndryshe.Populli kishte humbur gjithcka ne firmat piramidale,prandaj dhe u krijua ajo situate.Sot,pavaresisht nga gjendja e acaruar politike,dhe kjo eshte vetem midis politikaneve,pa u reflektuar tek njerezit,asgje nuk do ndodhe.Nuk te lene as "nderkombetaret" sic i quajne ketej nga Shqiperia.
 

blendiys

Primus registratum
Re: A mund te perseritet 97-ta?

Fillimisht postuar nga ashiku:
[qb] A mendoni se me krizen e re qe po shfaqet ne shqiperi (me kercenimin e PD-se do fillojme protestat, po s'dha doreheqjen Nano) mund te perseritet viti '97? [/qb]
Kujt i thua <krize e re> or mik!
Ballafaqimit politik (1)apo thirrjet per arme e kaos per te hedhur <<diktaturen e rilindur>>(2)
E para i perket nje shteti qe mund ta quajme,Demokratik,Liberal,ne Evrope etc!
Kurse e dyta vjen si rrjedhoje e Piromaneve te Shqiperise,:
Duke filluar qe nga:Koha Jone,ZP,Shekulli e me the te thashe!
97-ta,nuk mund te perseritet me kurre!!!!!!!!
 

atman

Forumium maestatis
Re: A mund te perseritet 97-ta?

Nuk duhet te perseritet per te vetmen arsye se nga konflikte te tilla ka vetem dy te humbur populli dhe Shqiperia. Nano nese hiqet menjane, nuk ia xhvesh dot pasurine, idem edhe per Berishen. Ne zgjedhjet qe u bene sefundi ne Shqiperi, mua me duket se vete populli yne tregoi nje hap pjekurie, (nuk nenkuptoj rezultatet) votoi i qete dhe pa komplekse ose edhe abstenoi. Pra u tregua me i pjekur nga partite politike qe duan me çdo kusht te mbajne zjarrin ndezur, siç e mbanin njerzit primitive 100.000 vjet para, dhe per te njejten arsye, primitivet zhdukeshin po t'u shuhej zjarri, partite politike po ashtu.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: A mund te perseritet 97-ta?

perseritet cdo 100 vjet 2097, 2197 e kshu me rradhe :goofy:
 

bleri22

Primus registratum
Re: A mund te perseritet 97-ta?

Une besoj qe jo, por me then te drejten kjo ide me frikeson tej mase, deshiroj qe 1997 te mos kete kurre per asnje vend/shtet e jo me per Shqiperine qe e provoi dhe e vuajti ne kurriz.
 

DFV

Primus registratum
Re: A mund te perseritet 97-ta?

Edhe une besoj qe kurr nuk mund te ndodh ajo qe ndodhi ne 97 sepse(megjithese varferia ka arritur kulmin)nuk egzistojne te njejtat kushte. Ne se duan te vriten le te rremejne armet krytaret e partive e te vriten me njeri tjetrin po ua mbajti menderja se populli ka hallet e veta per te cilat ata(nano,berisha,mediu.gjinushi e kompani)as qe duan ta dine.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: A mund te perseritet 97-ta?

Shpresojme qe jo...ne dore e kemi vetem ne Shqiptaret :wave:
 
Top