A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

pati

Primus registratum
A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

Jam e interesuar te di opinionet tuaja, sepse vete po kaloj nje situate te tille.
 

Aferdita80

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

Mendoj se eshte e veshtire te mbetesh shok me ish te dashurin,edhe pse une mendoj se kur midis dy personave ekziston akoma nje simpati fizike,eshte e veshtire te mbetesh miq.
 

ekonomisti

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

Me mire haroje dhe do ndihesh me mire se pas ndarjes ose bashkohesh perseri ose ka urrejtje pergjithmone.
 

pati

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

Po ju jap disa detaje me teper. Une dhe ai djale punojme ne te njejtin institucion. Nuk mund te them qe me lidh puna shpesh, por deri diku, po. Dikur ishim shume shoke, me pas shoqeria me teprice solli cfare solli. E tani fati e deshi te ndaheshim, pas nje periudhe gati dy - vjecare. E une nuk po jam ne gjendje t'i gjej nje vend.
 

the_Cont

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

besoj se varet nga arsyet per te cilat je ndare me personin ne fjale. ndodh edhe qe ndarja te vije me mirekuptim te plote. varet gjithasht, mendoj, edhe nga fakti se sa ke ndier per ate person dhe se cfare mund te ndiesh per te ne kete moment. por sidoqe te jete nuk ma merr mendja qe te kete miqesi pas ndarjes. e shumta qe mund te kete vetem nje pershendetje per etikete.
 

b.k.

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

Me vjen keqe por kjo teme transferohet tek forumi Dashuria. Ndiqe aty ndonese mendoj se do te kete shume tema te ngjashme.
 

epremte

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

Fillimisht postuar nga ketri:
[qb] Po ju jap disa detaje me teper. Une dhe ai djale punojme ne te njejtin institucion. Nuk mund te them qe me lidh puna shpesh, por deri diku, po. Dikur ishim shume shoke, me pas shoqeria me teprice solli cfare solli. E tani fati e deshi te ndaheshim, pas nje periudhe gati dy - vjecare. E une nuk po jam ne gjendje t'i gjej nje vend. [/qb]
te ta them une nje vend??
KE KOSHI I PLEHRAVE

edhe po qe njeriu me i mire ne bote STOP MESSING WITH YOUR MIND!!! <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
smash.gif
smash.gif
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

Ne fillim eshte e veshtire, sepse kujtimet jane shume te fresketa dhe gjithshka qe ka te beje me te ne pergjithesi te kujton ate qe ai perbente, o perben per ty ne vecanti. Si tere periudhat edhe kjo kalon nje dite dhe nje mengjez zgjohesh e e ndien qe ai person me te cilin ke jetuar momente intime e te ka prekur ne ndjenja, nuk te prek me. Ne ate moment mrekullisht gjithshka kthehet si me pare, si atehere kur ishit shoke, dhe ndoshta bile me bukur, sepse keni krijuar nje njohje me te thelle e me intime. Duhet vetem te arrije ai moment, kut ti te kesh rene dakort me ate qe ka ndodhur e kaluar dhe ate shok do te vazhdosh ta kesh akoma njesoj.
Natyrisht, seicili nga ne i jeton ne menyre shume origjinale ngjarjet delikate te dashurise. Nese per mua eshte kjo fare normale, per ty normale mund te jete nje kryq i kuq mbi emrin dhe gjithshka tjeter te atij personi. Kete mund ta dish vetem ti.
Nuk ka rendesi ti gjesh nje vend te ri te famshmit, rendesi ka te jesh me e qete ti, me pas cdokush e gjen vendin vete..
 

Trista

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

Fillimisht postuar nga ketri:
[qb] Jam e interesuar te di opinionet tuaja, sepse vete po kaloj nje situate te tille. [/qb]
pse jo...nqs te dy bini ne kompromis per te qene "miq"
 

Vals

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

Varet nga situata po zakonisht me ish te dashurit qe vertet ke patur nje marredhenie te mire kur kalon ajo periudha e pare e acarimit mbas ndarjes arrin ta rindertosh shoqerine. Po duhet kohe ama, nganjehere dhe vite dhe personi tjeter te jete nje cike i pjekur. Mua me ka ndoshur qe te mos shifem me ish te dashurin me vite dhe te takohemi papritur e te kemi nje visede shume te kendshme, po ka patur dhe nga ata qe mbas shume viteve kane vazhduar me: si ma bere ti mua!
 

epremte

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

po jo de se nuk eshte ashtu.
njeriu kushtezohet dhe nuk i duhet shume te ngaterrohet me ndjenjat e veta. imagjino kur kjo ngaterrese ndodh dyfish (pra kur i ndodh dhe tjetrit). Nuk besoj se ja vlen te heqesh mendjen nga qellimi primar pra: te mbledhesh veten nga ndarja dhe te rikonceptosh veten pa tjetrin. pas 200 vjetesh kur e ndjen veten te zote pastaj, whatever, mund te fillosh shoqerine nga fillimi. Po qe te duash te gjesh shkaqe me doemos per te mos e humbur tjetrin duke i vene emrin "shok"...
rolleyes.gif


ndonjehere ajo shprehja "ikni kembe se u dhjeu bitha" ka rendesi strategjike. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

@d@

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

Mund te mbetesh shkoke nese jetoni ne shtete te ndyshme <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> Nuk e takon kur shkon me pushime ne shqiperi.
E merr ne tel. vec per ti uruar ditelindjen dhe vitin e Ri <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

une s kom problem me mbet shok edhe shoqe , ne fillim e kom pas i cike te veshtire , por pasi secili ka gjet tjetrin ,i kafe pihet me shume qejf dhe deshire ,por perhere pa kujtuar arsyet qe cuan tek fundi , por perhere momentet e bukura. 1 here jetohet er vlla , pse duhet me mbajt kot fiksime .
 

arun

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

PO, por vetem nese nuk eshte shqiptar ...........
se po te jete shqiptar
devil.gif
smash.gif
 

tola77

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

me siguri qe po,vetem se duhet te kesh karakter te forte qe te mos tundohesh sepse shpesh ndodh qe te rikthehesh,se ndjenjat nuk humbin kure
 

Alanis

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

Nese e ke dashur....s'e besoj. Nese se ke dashur...pffff ca te duhet shoqeria!
 

do vdes per ty

Primus registratum
Re: A mund te mbetemi shoke me ish te dashurin?

Mr love qellove ne shenjester me ate qe the <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 
Top