A mund të zvogëlohet rreziku i Alzheimerit nga barnat kundër tensionit? - [Astrit Lulushi's...

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një lidhje e habitshme ndërmjet dy sëmundjeve; tensionit dhe demencës, sepse duke luftuar njërën, mund të luftohet edhe tjera – thuhet në një studim të ri.

Miliona njerëz marrin barna të njohur si beta-bllokues për të trajtuar tension e lartë të gjakut. Studim i paraqitur në Akademinë Amerikane të Neurologjisë (AAN) tregon se këto ilaçe gjithashtu mund të
të jenë duke të zvogëluar edhe rrezikun e Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës (degradim mendor që shoqërohet me humbje të kujtesës).
Shkencëtarët shqyrtuan rreth 750 burra të moshuar. Ata me tension të lartë që ishte trajtuar me beta-bllokues treguan më pak anomali të trurit se sa ata që kishin marë barna të tjera, ose nuk ishin trajtuar fare.
Gjithashtu, tek personat që kishin marrë beta-bllokues, në trurin e tyre u vu re një tkurrje shumë e vogël, e pallogaritshme.
Studimet e mëparshme kanë treguar se tensioni i lartë tek një njeri në moshë mesatare, është faktor i fuqishëm rreziku për demencë. Prandaj autorët e studimit të ri thonë se rezultatet mund të përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt shtyrjes ose parandalimit të demencës.

b.gif
 
Top