A mund të kontrollohet kriminaliteti?

atman

Forumium maestatis
A mund të kontrollohet kriminaliteti?

Ndërtohet pyetja kështu sepse i përgjigjet më shumë së vërtetës se sa duke thënë: A duhet të kontrollohet kriminaliteti?
Nuk është kaq pa vend, konsideruar krimet që ndodhin në Shqipëri. Duke sqaruar natyrën e tyre, në këtë masë që arrin ta bëjmë, në atë masë edhe ndihmon secilin prej nesh të shmangemi.

Kush kryen një krim, a duhet quajtur si një subjekt i cili duhet riedukuar?
Përse po?
Përse jo?

Mos është më mirë vetëm ta neutralizojmë?
Domethënë të futet në burg dhe ta quajmë të përfunduar çështjen, përsa është e tillë. Mirëpo, këtu përballemi me një diçka tjetër e cila lëkund qëndrimin tonë. Rrallëherë neutralizimi është i përjetshëm, më shpesh ndodh që një ditë krimineli del nga burgu.
Çduhet të ndodhë me ne?
Çduhet të ndodhë me të?
Ndalemi te këto dy pyetje që zbulojnë më shumë se çdo tjetër shqetësimin tonë.
 

Guest
Re: A mund të kontrollohet kriminaliteti?

Pyetjes se shtruar nuk mund ti pergjigjemi me nje "Po" ose "Jo".
Mendoj qe duhet (kontrolluar), por ceshtja eshte a arrihet.
Edhe ketej ne perendim ku ligjet jane me te forta, ceshjet e rasteve perseritese jane te pashmangshme. Ne perqindjet me te medha te rasteve te dhunes apo perdhunimeve, kriminelet jane perserites,pra persona te denuar njehere me pare. Kur personi del nga burgu (mos pacim rastin te kemi te bejme me te tille), mendoj, qe kujdesi duhet te jete i nje tjeter aspekti ne krahasim me nje njeri te paster. Megjithate mendoj qe nuk duhet te kemi reagim te hapur kundrejt ketyre njerezve, por thjesht te kujdesshem. Ndryshe mund te gabohet karshi tyre, thjesht nga paragjykimi qe "ky njeri ka qene ne burg/apo i denuar dikur".
 

atman

Forumium maestatis
Re: A mund të kontrollohet kriminaliteti?

Dakort, në parim e pranojmë riedukimin, problemi ngec, sipas mendimit tim, kur mendojmë motivin e krimit. Përse u krye? Përshembull:
A mund te imagjinojmë dike që fut dorën në xhepin e tjetrit, padashur?
Duke ia drejtuar pyetjen gjithë natyrës së krimit, (ndoshta përgjithësimi nuk është i drejtë) sërish duket se mbrrijmë në të njëjtin përfundim, se krimineli, i çdo natyre qoftë, e bën me vetëdije veprën e tij.
Atëhere ç’kuptim ka riedukimi?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A mund të kontrollohet kriminaliteti?

Ka kriminelë "të lindur" e kriminelë të rastit të cilët mund të futen më thellë në rrugën e krimit. Riedukimi bëhet për këta të fundit duke i treguar atyre që krimi ka pasoja por njëkohësisht që ka edhe rrugë të tjera përveç krimit.
Sa "kriminelë" kemi njohur në Shqipëri të cilët nuk ishin të tillë por thjesht kishin një influencë të keqe dhe një mbikqyrje të prindërve akoma më të keqe? Riedukimi është një mënyrë "kompensimi" e mungesave të prindërve e cila vjen shumë vonë por që mund të ketë akoma pasoja pozitive mbi kriminelin.
 

atman

Forumium maestatis
Re: A mund të kontrollohet kriminaliteti?

Nuk kam në dorë statistika për të hedhur një vështrim më të hollësishëm, mgjt, disa përfundime të cilat lejojnë edhe një hapësirë diskutimi nxirren edhe pa to.

Psh, në këto thuajse 20 vjet, droga, fillimisht e destinuar për “tregun e jashtëm” gjeti përdoruesit e saj në “tregun e brendshëm” dhe gjykoj që, pas kaq vitesh numri i tyre është i një mase të përfillshme. Kjo bën të lindë edhe një mentalitet që natyralizohet brenda një mjedisi të caktuar duke shndëruar një pjesë të tij në habitat, nga ana tjetër në njëfarë mënyrë pranohet si tendencë e kapitalizmit, i shprehur te mendimi: “Demokracia i ka këto...” duke e shtrirë rrezen e veprimit të fenomenit mbi një grup më të gjerë jo përdoruesish por të pajtuar me faktin.

Cili nga këto fenomene është më i rrezikshëm dhe potencial krimi, ata që e përdorin, apo ata që e pranojnë ose ngaqë “I vdekuri në shtëpinë e tjetrit duket sikur fle”, ose për arsye fataliteti duke e lidhur me sistemin?

Në shtypin shqiptar nuk shikoj shkrime që ta trajtojnë këtë fenomen i cili hëpërhë duket sikur fle, por, sipas mendimit tim, nuk do të jetë e largët dita kur do të ndodhemi përballë ngjarjeve ngjethëse me përmasa tepër të rrezikëshme që do të komprometojë gjithë shoqërinë.
Shembull?
Korrupsioni. Sikur forcat politike ta kishin kapur “demin për brirësh”, (fenomenin) dhe me këtë gjë nuk nënkuptoj llovet e llogjet e politikanëve, por një legjislacion i përshtatshëm si kundërvenie, i aftë të krijojë një klimë mbytëse, sot Shqipëria nuk do të gëzonte një nga primatet.
 

salome

Primus registratum
Re: A mund të kontrollohet kriminaliteti?

Pyetjes se shtruar une do ti pergjigjesha me nje JO, pra jo , kriminaliteti nuk mund te kontrollohet.
Ai qe duhet te kontrolloje kriminalitetin eshte shteti, por c'ndodh ? Ne librin me titull "Kamorra" te Roberto Savianos mes rreshtash lexoj, ne nje interviste te bere me nje te penduar te kesaj organizate kriminale e kane pyetur, "ju ndjeheni si antishtet" , dhe ai i pergjigjet, "Jo aspak nuk ndjehemi si antishtet, ne jemi shteti "
 

atman

Forumium maestatis
Re: A mund të kontrollohet kriminaliteti?

Shikoja një dokumentar. I xhiruar me policinë e një qyteti amerikan dhe kishte si qëllim një temë mjaft interesante. Në intervistat, policët, thuajse të gjithë pohonin të njëjtën gjë, thoshin se gjatë ditëve kur hëna ishte e plotë, vërehej një rritje e ndjeshme e ngjarjeve kriminale, në krahasim me ditët e tjera, kur ajo mungonte.
Nuk di sa është e bazuar shkencërisht diçka e tillë. Them se duke i gjetur mbështetjen, mund të kontrollohet një pjesë e krimit që lidhet me këto ditë, duke e përqëndruar vëmendjen dhe shumuar përpjekjet për ta ligështuar krimin, shkurajuar.
Nga ana tjetër pyes:
Si mund të dimë se cilët janë më të ekspozuar ndaj ndikimit të hënës së plotë. Përderisa si nën diell ashtu edhe nën hënë jetojmë të gjithë .
Po ashtu:
Cili nga të dy sekset është më i ndjeshëm dhe i prirur të rritë agresivitetin në kushtet e hënës së plotë?
Mendoj se diçka të mirëfilltë ka. Nisem nga një mënyrë të shprehuri që ekziston në gjuhën tonë. Mesiguri, nga vëzhgime spontane u krijua përvoja e duhur për të mbrritur në një përfundim.
I përhënur - thuhet për një njeri që ka shumë teka e trille.
I përhënur – thuhet për dikë që e ndron mendjen çdo çast.
I përhënur – është ai njeri që s’di as vetë çfarë dëshiron e kërkon.
Ne njefare menyre kemi nje gjendje kjo kaq te qendrueshme.
 

Hektor12

Locus omnem
Kontrollohet mbani mend si e vuri nen thunderr mafian shteti italian ... po te duan e bejne ... por ka te drejte kur jane te lidhur me kriminele varia
 
Top