A MENDONI SE JANE TE DOMOSDOSHME LIBRARITE FALAS NE CDO QYTET

TONY

Primus registratum
A MENDONI SE JANE TE DOMOSDOSHME LIBRARITE FALAS NE CDO QYTET

desha te dinja nje mendim tuajin personal :a mendoni qe te kemi edhe ne ashtu si ne vendet e tjera (ndoshta jo ne ate nivel por gjithsesi me ato qe kemi mundesi)librari falas ne cdo qytet ku cdonjeri mund te marre me qera libra mund te lexoje gazetat mund te kerkoje per ndonje informacion ,te kerkoje ndonje adrese d.m.th une mendoj qe kjo mund te ndikoje sadopak ne aspektin kulturor dhe ne mjaft aspekte te tjera ne te gjitha grupmoshat,cfare mendoni ju ?
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: A MENDONI SE JANE TE DOMOSDOSHME LIBRARITE FALAS NE CDO QYTET

degjo sbesoj se ka ndonje nejri te mendoj ndryshe por problemi eshte se si mund te realizohet kjo dhe besoj se do jete nje rruge e gjate qe kjo gje te realizohet ne shqiperi.
 

edda

Primus registratum
Re: A MENDONI SE JANE TE DOMOSDOSHME LIBRARITE FALAS NE CDO QYTET

quhen biblioteka ato qe te japin libra hua...dhe jane prona shteterore (te pakten ketej nga jetoj une funksionon keshtu)

Mesa di une bibliotekat vazhdojne te funksionojne ne Shqiperi (ne gjendje shume te mjeruar).
 

atman

Forumium maestatis
Re: A MENDONI SE JANE TE DOMOSDOSHME LIBRARITE FALAS NE CDO QYTET

Albert, librari falas, apo librari ku mund te marresh libra me qira? Sepse mua me duken dy koncepte qe kundershtojne njeri tjetrin. Me sa di une, librari falas nuk ka ne asnje vend te botes. Biblioteka, po. Ndersa kur merr nje liber me qira, do te thote te paguash nje shifer qofte edhe simbolike.
Kam lexuar per diçka qe ndodh ne Amerike. Njerez, dashamires te kultures, lene libra ne stolat e parqeve, lulishteve e thene me shqip. Dhe njerez te tjere qe shkojne per te pushuar, e marrin librin dhe e lexojne nderkohe qe pushojne si edhe ne shtepi per ta lexuar e me pas e risjellin tek i njejti vend, duke bere ne kete menyre nje qarkullin kulture qe mua me duket nje gje shume interesante dhe me vlere.
A mund te behet edhe ne vendin tone??? Nuk e di! Nuk jam i sigurt!
 

Klinton

Primus registratum
Re: A MENDONI SE JANE TE DOMOSDOSHME LIBRARITE FALAS NE CDO QYTET

Alberto mireseerdhe me nje ide shume interesante.
Titulli i kesaj teme ka nevoje per pak korrigjim por ne kete rast nuk prish ndonje pune pasi mua dhe shume te tjereve na intereson ideja jote.
Bibliotekat ne cdo qytet jane nje shprese e rilindjes se botekuptimit modern dhe hapja e tyre do te ishte nje sakrifice e vertete per civilimin dhe krijimin e hapesires se nevojshme te modernizmit te shqipetareve.
Bibliotekat shqipetare kane mangesi shume te medha ne rifreskimin e tyre me libra te rinj te autoreve te njohur boterore.
E pershendes idene tende dhe te uroj mireseardhjen ne albforum perseri me ide te tilla dhe me pjesemarrjen tende ne shume diskutime.
Klinton
 

D-J

Forumium maestatis
Re: A MENDONI SE JANE TE DOMOSDOSHME LIBRARITE FALAS NE CDO QYTET

jashtë teme
 
Top