A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Adriatik

Primus registratum
A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Ne vendet e zhvilluara situata ekonomike eshte nje faktor shume i forte ne percaktimin e nje fituesi ne zgjedhje. Ka dhe raste qe ne aparence duken si perjashtime. Psh ne zgjedhjet e fundit ne SHBA teme e forte me ndikim ne elektorat ishte lufta ne Irak. Gjithesesi kjo lufte ka ndikim ne ekonomite e amerikaneve dhe mbeshtetesit apo kundershtaret e saj, pervec arsyeve te tjera, kane pasur parasysh edhe perfitimit apo demet ekonomike qe sjell kjo lufte per ta.
Po ne rastin e Shqiperise a ka ndikim akonomia ne vendimin e zgjedhesve? Nese po sa i forte eshte ky ndikim? Apo akoma jemi ne fazen e vendimeve krejtesisht emocionale?
 

leo110

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Ne vendet e varfera, ekonomia(mbijetesa apo permisimi i nivelit ekonomik) eshte faktori themelor ku mund t'i ngreshe "peshe" votuesit(ne baze te nje kredibiliteti politik/ekonomik).

Njerzit jane te mbingopur me 'fjale te bukura' e me karizma, kane nevoje per 'pune te bukura' e per realizime konkrete te 'fjaleve te bukura' dhe emocionuese.
 

Santiago

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Gjendja ekonomike ne shqiperi eshet nder te fundit qe ndikon ne zgjedhje. Akoma jeni ne kohen ku pjesa me e madhe e atyre qe votojne jane militante. Per me teper orientimi i keq vjen nga vete politikanet te cilet ne fushaten qe po zhvillohet nuk thone asgje konkrete per te mirat ekonomike por me teper perqendrohet ne sharje dhe ate qe nuk kane bere te tjeret.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Ekonomia, menaxhimi i sektorit publik nuk ndikojne aspak ne zgjedhje. Kjo eshte nje nga fatkeqesite e zgjedhjeve...
 

epiphany

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

normalisht duhet te ndikoje, por ne shqiperi gjerat persa i perket ketij aspekti, funksionojne mbrapsht.kur vjen puna tek politika jane te tjere faktoret qe ndikojne.
 

Adriatik

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Me sa kam arritur te kuptoj se fundmi njerezit ketu ne Tirane ne nje pjese te madhe do te votojne per partine " e zemres". Ata jo se nuk jane te ndjeshem per ndyshimet ekonomike qe mund te sjelle njera parti apo tjetra por se kane krijuar nje bindje qe partite thone te gjitha te njejtat premtime dhe asnjera nuk e ka seriozisht. Gjithesesi, cilidoqofte shkaku, militantizmi eshte akoma i forte.
 

ujku81

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Ekonomia aktualisht nuk ndikon ne zgjedhjet per disa arsye:

1. Njerezit jane ngopur me premtime nga me idiotet dhe te parealizueshmet e deri tek me te thjeshtat qe prape nuk realizohen dhe nuk besojne me.

2. Partite e kane programin ekonomik shume te ngjashem ose nuk kane fare. PD po ben disa perpjekje ne kete drejtim me KOP-in po nje pjese e premtimeve te tyre jane te parealizueshme (do ta kuptojne kur te vine ne pushtet qe nuk varet gjithcka nga ai qe qeveris)

3. Njerezit vazhdojne te jene tifoze dhe jo zgjedhes, per fat te keq
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Ufaaaa.
Ca muhabeti
Ketu ti qe po e lexon kete mesazh ka 70 perqind mundesi qe te votosh per tradite, dhe 30 perqind mundesi qe te votosh ose jo per tradite (ne lidhje me votimin)...
Pra, ska lidhje
 

Adriatik

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

edhe pse te dyshimat per nivelin e seriozitetit po jap dy shifra te Gallupit
-62% e shqiptarëve, të pakënaqur me ekonominë
-34% deklarojne se do te votojne PS,d.m.th po per kete qeveri
a nuk jane pak si pa lidhje? :rockband:
 

MLK

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Sigurisht qe ekonomia eshte baza per te votuar per nje parti, problemi eshte se ne Shqiperi eshte teper e veshtire te krahasosh punen e nje qeverie ndermjet kohes kur merr pushtetin dhe asaj te fundit te mandatit pasi çdo premtim e rrezultat behet me llafe e jo me shifra te verifikueshme.
 

Santiago

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] ....pasi çdo premtim e rrezultat behet me llafe e jo me shifra te verifikueshme. [/qb]
JO vetem premtimet behen me llafe...por edhe konstatimet.
Psh. Shoku Tosi e tha ne 97 qe do te hapte 200 mije vende pune dhe me qene realist /pf/images/graemlins/laugh.gif e realizoi premtimin. Sipas llogarive me te fundit te grumbulluara nga bashkepuntoret e tij :mad: jane hapur 100 mije vende pune. :smash: :smash:
Se ku kane humbur keta 100 mije persona qe jane punesuar :confused: vetem Tori e di....
..... :devil: dmth nuk behet fjla per seriozitet ne premitime por edhe per mashtrim ne realizime sepse per fatrin e mire te p[olitikaneve nuk ka statistika te sakta dhe te besueshme dhe cdo shifer mund te shitet si e besueshme.....
 

MLK

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Kur ska statistika te sakta e te besueshme ska se si çdo shifer te shihet si e besueshme! perkundrazi shifrat qe jepen u mungon totalisht kredibiliteti e nuk mund te merren per baze.
Ne nje vend ku 50% e ekonomise thuhet qe eshte informale ska se si te kete shifra te besueshme! Nje shifer mund te kete tolerance gabimi +10% deri -10% po jo 50% pasi ne kete rast behet e pavlefshme e nuk mund te perdoret per asgje e aq me teper me te mund te manipulohet sipas qefit e rastit.
 

Santiago

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Kur ska statistika te sakta e te besueshme ska se si çdo shifer te shihet si e besueshme! perkundrazi shifrat qe jepen u mungon totalisht kredibiliteti e nuk mund te merren per baze.
Ne nje vend ku 50% e ekonomise thuhet qe eshte informale ska se si te kete shifra te besueshme! Nje shifer mund te kete tolerance gabimi +10% deri -10% po jo 50% pasi ne kete rast behet e pavlefshme e nuk mund te perdoret per asgje e aq me teper me te mund te manipulohet sipas qefit e rastit. [/qb]
E drejte :thumbsup:
Doja te thoja qe mund te shitet cdo shifer....
dhe besueshmeria e shifrave varet nga besueshmeria e atij qe e thote...
 

tr1191

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Pershendetje
Normalisht arritjet ekonomike te nje qeverie duhet te ndikojne ne rezultatet e zgjedhjeve, por populli yne i dashur e ka ngrene shpesh sapunin per djathe dhe do te vazhdoje ta haje.
Keshtu qe shume do te besojne vertet qe Nano krijoi 100.000 vende pune te reja, qe po aq do krijoje edhe ne 4 vitet e tjera... e shume budalliqe te ketij lloji.
Une mendoj qe rinia shqiptare e ka humbur shpresen qe dicka mund te ndryshoje dhe kam pershtypjen qe shumica nuk do shkojne te votojne.
 

emiljo

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Une habitem me disa postime, ku flitet per parti "zemrash". Krahasimi qe po jap tani eshte pak banal, por mjaft i goditur per mendimin tim. Partite jane si prostitutat: Kur ka konkurrence, zhvishen gjithnje e me shume!
Keshtu, p.sh. Fatos Nano shkoi dje ne Shkoder dhe filloi te bente ate qe se ka bere kurre. Filloi "te zhvishej" (spektakel me siguri i padeshirueshem!, per fat te mire s'e kam pare)inauguroi fillimin e punimeve te maternitetit, inaguruoi fillimin e punimeve ne rrugen e Velipojes, qe e inauguron pak nga pak per cdo fushate elektorale, etj. Nga ana tjeter, spoljarelistja tjeter, Berisha, fliste per progresin potencial po ti hypte "kalit". Sigurisht keto jane veprime qe i ben cdo parti ne bote - premtime me karakter ekonomik - social, por edhe njerezit duhet te bejne te njejten gje me partite, pra parti zemrash nuk ka, per arsyen e thjeshte sepse prostitutat nuk dashurohen. Ne shqiptaret jemi me zemer shume te mire, qe dashurohemi pas prostitutave, fatkeqesisht!Por nuk do te vazhdoje gjate keshtu.
 

emiljo

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Ja se c'thote Meta (nuk po i jap asnje epitet sepse duhet t'i jepet mundesia te operoje)te www.shqiperia.com Lajmet e Dites, ora 12.50.

Meta tha se “drejtuesit e PS-së, në fakt, nuk kanë shqetësimin e së majtës, por kanë shqetësimin e kasinosë këtu tek zona 42, kanë shqetësimet e privatizimeve të tjera, që ende nuk i kanë mbyllur apo që janë në tentativë për t’i bërë. Po të kishin ata shqetësimin e së majtës nuk kishin mbyllur 136 mijë vende pune, dhe po të ishin njerëz me dinjitet nuk bënin atë spotin që e japin të gjitha televizionet se kanë hapur 100 mijë vende pune”.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

mendoj se ekonomia ndikon ne vendimin e nje pjese te vogel zgjedhesish.jane te pakte ata qe arrijne te shohin ndryshimet aktuale dhe qe e kuptojne se efektet me te rendesishme te masave qe merren sot nuk shfaqen brenda nje kohe te shkurter.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Fillimisht postuar nga trimi2:
[qb] Une habitem me disa postime, ku flitet per parti "zemrash". Krahasimi qe po jap tani eshte pak banal, por mjaft i goditur per mendimin tim. Partite jane si prostitutat: Kur ka konkurrence, zhvishen gjithnje e me shume!
Keshtu, p.sh. Fatos Nano shkoi dje ne Shkoder dhe filloi te bente ate qe se ka bere kurre. Filloi "te zhvishej" (spektakel me siguri i padeshirueshem!, per fat te mire s'e kam pare)inauguroi fillimin e punimeve te maternitetit, inaguruoi fillimin e punimeve ne rrugen e Velipojes, qe e inauguron pak nga pak per cdo fushate elektorale, etj. Nga ana tjeter, spoljarelistja tjeter, Berisha, fliste per progresin potencial po ti hypte "kalit". Sigurisht keto jane veprime qe i ben cdo parti ne bote - premtime me karakter ekonomik - social, por edhe njerezit duhet te bejne te njejten gje me partite, pra parti zemrash nuk ka, per arsyen e thjeshte sepse prostitutat nuk dashurohen. Ne shqiptaret jemi me zemer shume te mire, qe dashurohemi pas prostitutave, fatkeqesisht!Por nuk do te vazhdoje gjate keshtu. [/qb]
do te duhet shume kohe qe tu mbushet koka shqiptareve se partite politike jane interes dhe se interesi nuk ka lidhje me simpatine po me leverdine.
 

Dolphyn

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

Une besoj se njerezit kane filluar te ndryshojne dhe se po e kuptojne se bindjet politike duhet te udhehiqen nga ajo qe i ben ata te kene nje mireqenie me te mire.
 

QORRI

Primus registratum
Re: A mendoni se ekonomia eshte faktor qe do te ndikoje ne zgjedhjet e Korrikut?

normalisht ne te gjith boten ka luhatje ekonomije.

por ne shqiperi per momentin ndihet me shume sepse monopolet i kontrollojne vete qeveritaret ,ndaj dhe nuk bejne investime per momentin .
 
Top