A kishte mashtrime në Miss Universe 2009?

A kishte mashtrime në Miss Universe 2009?

MissUniverse2009-300x209.jpg
Tronditet nga hije dyshimesh në lidhje me vërtetësinë e rezultateve të votimeve kurora e Miss Universe 2009.

Spektakli prestigjioz akuzohet për mashtrime të votave që nxorën fituese venezuelianen Stefania Fernandez.

Hijet e dyshimit janë hedhur nga revista amerikane People ku thuhet se shume fansa të spektaklit mendojnë se gjatë fazës finale, kompjuteri i cili regjistronte dhe numëronte votat e bëra me anë të sms-ve telefonike dhe online me anë të internetit, është fikur dhe numërimi i votave është bërë manualisht nga njerëz të zgjedhur aty për aty, çka ka shtuar rrezikshmërinë e një mashtrimi të mundshëm në numërim.

Miss Universe i cili organizohet dhe mbështetet financiarisht nga miliarderi amerikan Donald Trump për vitin 2009 zgjodhi si fituese për herë të dyte radhazi një venezueliane.

Në këtë edicion bukurie njëri nga më prestigjiozët në llojin e tij mori pjese edhe Marigona Dragusha, e cila përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2009, ku edhe u zgjodh shoqëruese e dytë e Miss Universe 2009.

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=732. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=732

Top