Re: A keni dashuruar ndonjehere dhe nuk e keni shprehur?
kete e kam postuar nje here te "duke menduar per ty" po eshte me mire te jete te kjo teme.
rreth viteve 1987-89 ne gjimnazin me te vjeter te Tiranes...
Atehere doja me tere ndjeshmerine e shpirtit nje vajze qe e kisha ne klase. Ndjenja ime e asaj kohe me ka ngelur ne mendje, se ishte shume e forte, krejtesisht e paster, por edhe shume e ndrydhur sepse nuk arrita t'ia shpreh asnjehere. Ishin te pakte ose s'kishte pothuajse fare nga ata qe kishin guximin ti shprehnin dashurine hapur dikujt. Edhe kur e shprehnin, menyra ishte disi e eger, teper "copë" dhe une nuk doja ta shprehja ashtu (kam qene ca perfeksionist ne ekstrem atehere).
Ajo vajza ishte e bukur (duhet thene qe trupin e kishte yll), por jo me e bukura qe kisha ne klase. Ngjante ca me Madonnen, por floket i kishte geshtenje. Ishin edhe dy vajza te tjera qe ishin me te bukura (nga ato qe perkufizoheshin si "derr seksi"
dhe me ato mbase do me kishte ecur me teper, njera nga ato, qe ishte dhe me e shkathet dhe me pak nam, nje here me beri nje goxha kompliment delikat, por e kuptova me vonese qe komplimenta te tilla beheshin vetem kur e kishe vertet qejf dike.
Ate qe e doja, e doja sepse ishte me e qete se te tjerat, nga kjo me dukej dhe me e zgjuar. Kishte nje dicka te cuditshme qe me bente ta admiroja shume, nje si shtrese qetesie dhe harmonie qe e mbulonte. Te them te drejten nuk e kam shume te qarte se cfare ndjenje ishte ajo qe kisha atehere. Nuk e perfytyroja veten duke bere seks me te (ndryshe nga perfytyrimi me ato dy te tjerat), kjo gje me dukej se do prishte harmonine e saj dhe ndjenjen time. Do te me kishte pelqyer shume te rrija vetem me te, te bisedoja e ta degjoja te me thoshte ndonje gje te bukur si psh "te dua", vetem jo kaq shkurt.
Mund te them se ishim shoke te mire. Ishim pese shoke dhe anetare byroje te klases, dy vajza e tre djem. Nganjehere beheshim 6 kur shkonim ne teater ose ne ndonje koncert (aktivitete ku ne duhet te jepnim shembull si anetare byroje). Vinte dhe nje vajze tjeter, qe mesa kisha kuptuar, me kishte qejf, se kur ktheheshim, fatkeqesisht me binte ta shoqeroja dhe ne shtepi, por ajo nuk me pelqente fare. Fatkeqesisht, qe gjashta me kishte qejf e kishin kuptuar edhe dy vajzat e tjera, dmth ajo "imja" dhe tjetra, qe ishte shoqe e saj e ngushte. Po nje dite u dhashe te kuptonin qe une nuk e kisha qejf, jo duke ua thene direkt por bera dicka te goditur qe ua la ta kuptonin, te pakten keshtu shpresoj.
Momentet me te bukura kane qene ditelindjet kur kercenim sic kercehej shpesh atehere, kavalier-dame, ose dy duart, ajo ne shpatulla, ai ne bel. Nje moment tjeter shume i bukur ishte nje dite kur ne kishim nje ore pushim pas nje ore fiskulture, ishim ulur jashte deres se klases ne korridor prane dritares, une, ajo dhe shoqja e saj e ngushte dhe te lodhura sic ishin, me kerkuan tu tregoja ndonje gje te bukur dhe une u tregova nje perralle pak te gjate, por fatkeqesisht pa dashuri.
Une nderrova shkollen pas vitit te dyte kurse ajo pas vitit te trete u zhvendos me familjen jashte shtetit, pasi kishte nje origjine jo te zakonshme, gje te cilen nuk na e kishte treguar ndonjehere, por une e kisha nuhatur disi qe atehere.
Do isha shume kurioz ta takoja nje here tani, ashtu sa per te folur e per ta pyetur se si po ia kalon dhe a i mban mend dy vitet e gjimnazit qe ishim ne shkolle bashke. Jam kurioz te di edhe nese i pelqeja ndopak ne pergjithesi ose ne momente te caktuara, po tani jemi shume larg dhe mbase ne nje kohe kur keto gjera nuk thuhen, ose nuk duhen thene.
Kam patur shume momente te lumtura. Keto lart nuk ishin me te lumturat, por pa dyshim ishin me te vecantat e interesantet.
...kisha ca kohe dhe shkruajta gjate.