Re: a ke ndonje mendim konkret per te permiresuar shqiperine
Gene, nese merzitesh edhe ti, c'pret nga te tjeret?
"You were born to run your own business"-thote nje reklame keto dite ketu ku jam une. Yti nuk eshte bisnes, por dicka qe ke bere mire qe e ke shprehur, se u lodhem duke u zgjuar e rene serish ne gjume me endrra.
Ku fillon ndryshimi?
1.-Per mua (sic me thuhet edhe tani), eshte "lavazhi i trurit" dhe lyerja me vaj e venia ne pune e ingranazheve te shoqerise e komunitetit ne Shqiperi, se ka vite te tera qe ka rene ne gjume. Si behet kjo? Po ne prandaj po i lejojme vetes nje buzeqeshje te fshehur, se kujtojme se kemi gjetur dicka te perbashket ne albforum dhe do ta gjejme nje zgjidhje.
2.-Pervec te gjitha ideve shume te mira dhe te realizueshme qe jane dhene me siper, do te shtoja domdosdoshmeine e venies se nje dore te forte ne arsim. Duhet rikthyer rregulli, stimulimi i mesimdhenesve dhe motivimi i nxenesve e studenteve qe t'i perkushtohen shkolles, e si rrjedhim, edukates dhe normave te sjelljes, se jane keto qe me shume na e bejne me te veshtire rrugen(veshtire te na besojne e te mos na quajne kokekrisur dhe te dale mendsh nga "kurbeti"

.
2a.-(Une do te fusja serish studimin e gjuhes shqipe ne gjimnaz, se eshte i domosdoshem)
3.-Tjeter pike e dobet e imja eshte zhdukja e islamizmit qe eshte ulur kembekryq ne disa zona te Librazhdit, Tiranes, Elbasanit, Krujes dhe Gramshit, se po jua ben me te zeze jeten fshatareve te shkreta. Dhe po i nguli rrenjet mire islamizmi aty, ketyre zonave duhet t'ju heqim vize te kuqe. Pra,te parandalojme para se te jete shume vone.
4.-Te behen investime ne biznesin privat te vogel dhe te mesem dhe te sigurohet tregu per prodhimin vendas, qe ne kete menyre te kthehet besimi tek ata qe mbijetojne me bizneset e tyre modeste.(Shembull konkret ;Ne Vlore nje sere ndermarrjesh qumeshti po falimentojne sepse konsumatoret preferojne nga mania te blejne me shume djathin e importit sesa ate vendas, pavaresisht se djathi qe ofrojne vendasit eshte i cilesise se pare, i fresket dhe mbi te gjitha, ka me bollek. Atehere perse te importojme nje mall qe e kemi ne mbiprodhim? Qe te falimentojne ata qe luftojne per mbijetese????)...e shume te tjera.
5.-(Pa radhe). Eshte shume i nevojshem ndergjegjesimi i shqiptareve dhe rikthimi i besimit ne shtet dhe ne funksionimin e tij.(sot shumica e kane harruar shijen, forcen, avantazhet dhe veshtiresite e verteta te tij).
6.-Duhet gjetur nje menyre qe te ndalet levizja e pakontrolluar e popullsise (dhe qeverise qe drejton tani ate)
7.-Eshte mire te rriten kompetencat e pushtetit lokal dhe gjithashtu rritja e pergjegjesise per deputetet ne lidhje me vezhgimin dhe vizitat e shpeshta ne zonat e tyre zgjedhore (Ne Angli deputeti viziton zonen te pakten dy here ne muaj dhe ka te organizuar takime private me njerezit qe jane ne nevoje. Bisedimet behen ne sistem venie takimesh te paralajmeruara qofte edhe nje dite, qe ai te jete i pergatitur te jape pergjigje. Imagjinoni me sa shprese rrojne njerezit keshtu; shprese tek funksionimi shtetit e kam fjalen)
8.-Investimet ne turizem (ketu p.sh deputeti ka peshe dhe ndihmon nese bind qeverine apo investitoret per kerkimin e nje fondi te majme e investimesh per nje x zone).
9.-Duhen organizuar aktivitete qe te kthejne ne jete shpresen, gjallerimin dhe pjesemarrjen e komunitetit ne jeten e perditshme (se po ju iken jeta brenda kater mureve duke diskutuar per gjithcka; vetem per te kenaqur nevojat e tyre minmale kulturore jo, kjo s'u shkon kurre ne mend).
10.-(dhe e fundit) Te gjitha keto kerkojne kohe, nerva te medha, durim te hekurt dhe vendosmeri. Mesa kuptoj, e rendesishme eshte qe kemi deshiren dhe njerez mes nesh qe te na cojne drejt realizimit te ketyre gjerave (qe jane teresisht te mundshme per t'u kryer).
P.s.Keto jane vetem disa ide. Te tjera jane shtruar dhe shpresoj te vijne. Me pelqen qe ka filluar te "hedhe shtat" kultura e debatit. Per hir te saj, ju lutem mos fyeni. Perseritini vetes 10 here ne dite "Une jam njeri i mire".
Jeta eshte me e bukur, kur ke me ke ta ndash ate!
Pershendetje te gjitheve!