A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

komino

Valoris scriptorum
A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

dikush me tha ne nje teme

Mendimi yt mbi ... eshte i pavlefshem pasi ti do te hysh ne poltike dhe je ne konflikt interesi.

Megjithese une nuk jam sot poltikan, e quajme si te qene kete.


A ka te drejte nje politikan te sjelle argumenta te formuloje nje gjykim mbi nje tjeter politikan (bazuar ne argumentat)??????

A humbasin vlere argumentat (faktet historike) kur perdoren nganje kundershtar politik????


Une mendoja se ishte pikerisht ky, thelbi i sistemit pluralist.
probleme,ide, kundershtime, argumentime, alternativa

Mbase nuk kisha te drejte
Mbase politikanet nuk mund te gjykojne njeri tjetrin e nuk mund te argumentojne mbi aktivitetin e mendimet e nje politikani tjeter!!!
shrug.gif



Ju si mendoni?

Nese nuk kane te drejte te bejne kete, atehere cfare bejne politikanet???!!!

Cili eshte kuptimi i "politikan"


ps. edhe dicka tjeter. A i njihni te gjithe bashkebiseduesit me siguri. A mendoni se jane poltikane sa here qe nuk u pelqejne mendimet e tyre dhe kur nuk arrini te kundeshtoni argumentat?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

-gene-,ka vite qe po shohim argumentat e dy (a me shume)politikaneve te sotem shqiptar ,pra te Nanos dhe Metes,po akuzojne njeri-tjetrin per gjera qe ne vendet perendimore do ishin arrestuar me kohe,ndersa drejtesia (apo presidenti)shqiptare nuk po ndermerr ndonje "tangente" te tipit te Italise te mbas '90!!!Pra edhe me keto lloj argumentesh jemi lodhur ca,por shpresat nuk i humbim,nqs e ke fjalen per nje lloj tjeter argumentesh,thuaje.
thumbsup.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

e kisha fjalen per arguenta te tipit

AHMET BEJ ZOGOLLI I FALI SERBEVE SHEN NAUMIN PER TE MARRE PUSHTETIN NE SHQIPERI
ky ishte argumenti (nuk ka rendesi ketu nese eshte i drejte apo jo - eshte nje fakt historik)

nese berisha sjell kete argument per te mos lejuar qe votat te shkojne tek leka, dhe arrin ne perfunidmin se AZ ka qene tradhetar,

A KA TE DREJTE BERISHA TE SJELLE KETE ARGUMENT NE NJE DISKUTIM????!!!!

Meqenese e ke qef nanon dhe meten

A ka te drejte Meta ti thote nanos qe .....

sepse

argument 1
argument 2
argument 3
....


A humbin ndonje vlere keto argumente (nese jane fakte te vertetuara jo thjesht mendime e opinione) per faktin se nano e meta jane politikane e kundershtare?????

a ka te drejte meta te perdore argumete kuner nanos apo jo
a ka drejte nano te perdore arguemente (jo thjesht opinione) kunder berishes apo jo???
anasjelltas

per keto argumente kisha fjalen

dhe nuk te pyeta nese je i lodhur apo jo nga perpunimi i infomcaioneve qe te serviren ne politike, te pyeta (nese do pergjigjesh) nese kane te drejte apo jo poltikanet te kundershtpojne njeri tjetrin me argumente <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

Gene, në princip jam plotësisht dakort me ty. Një politikan mundet dhe duhet të kundërshtojë mendimet, idetë dhe veprimet e një politikani tjetër nëse ai i gjykon të gabuara ose me të meta.
Në realitet, politikanët SULMOJNË njëri-tjetrin me argumenta të sajuara ose të pa vërtetuara. Në të dy krahët e një debati gënjehet dhe mashtrohet sidomos në periudhë elektorale. Rastet janë të shumta. Sipas dokumentave të njërit ka humbje në një sektor X ndërsa sipas tjetrit ka fitim. Sipas njërit ka vjedhjwe, sipas tjetrit jo. Këto janë argumenta të bëra bozë në politikën shqiptare aq sa nuk i beson më njeri si punën e bariut që bërtiste kot ujku, ujku dhe nuk e besoi më kush kur ujku erdhi me të vërtetë.

Të shpresojmë që politikanët shqiptarë do ta përdorin më me përgjegjësi të drejtën e kundërshtimit dhe të argumentimit pasi nga këto varet shumë interesimi i popullsisë në politikë e për rrjedhojë në votime!
thumbsup.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

mos i ngaterro argumentat me perfundimet qe nxirren prej tyre

psh
nese nje tender eshte zhvilluar jashte normave ky eshte argument
nga ky arrijme ne perfundimin se filan minister eshte i korruptuar dhe nuk meriton voten.

argument eshte varferia ne shqiperi. Perfudimi eshte se (psh) klasa politike sot eshte e paafte.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

Gene, edhe unë më duket për argumenta po flas!

"...Sipas dokumentave të njërit ka humbje në një sektor X ndërsa sipas tjetrit ka fitim. Sipas njërit ka vjedhje, sipas tjetrit jo..."

Këto më duken argumenta dhe jo përfundime!
wave.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

nese leme menjane faktn se analiza e humbjeve dhe fitimeve eshte dicka relative qe vertet buron nga shifrat por eshte subjekt vleresimesh te ndryshme (psh-a quhet rezuatat negativ nej humbjene fund te bilancit nderkohe qe kemi bere nej reklame te madhe-qe do te jape frytet me vone-por qe nuk na kane lejuar ta amortizojme ne shume vite??????)

nejse

nese ti po flisje per shifrat ne fund te biancit,
(pervec faktit se njera nga ato eshte e gabuar nese nuk rakordojne) mendon se politikanent nuk kane te drejte ti perdorin ne "punen" e tyre per te zhvleresuar cilesite e njeri tjetrit??????????!!!!!!!!!!!! (mendo pastaj nese vertetohet qe njeri solli shifra te fallsifikuara - ku do te ishte nje argumenti i bukur per te arritur perfundime)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

Gene, sikur njëri prej të dyve të sillte argumenta që tjetri ka fallsifikuar rezultatet, tjetri menjëherë do të bënte të njëjtën gjë dhe çuditërisht të dy do të mbështeteshin në analiza specialistësh të besueshëm! Kush nga të dy thotë të vërtetën e kush jo? Për mua asnjëri nuk thotë të vërtetën dhe i rrotullojnë shifrat (sidomos për shifrat bëhet fjalë) sipas qejfit!
Dhe JO, nuk mendoj që politikanët duhet të përdorin punën e tyre për të zhvlerësuar tjetrin. Punën e tyre duhet ta përdorin për të rritur vlerat e vetes dhe punën e të tjetrëve duhet ta përdorin për të zhvlerësuar të tjerët!
Fushata elektorale në shumë vende quhet fushata e rrenave dhe e premtimeve boshe (Fatkeqësisht ky është realiteti në Shqipëri!). Të gjitha forcat politike i studiojnë ligjet dhe i anashkalojnë ato duke arritur objektivat e tyre pa u cënuar nga ligji!
wave.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

Puna e nje politikani eshte qe te coje forcen politike ne te cilen ben pjese ne nje pozicion elektoral te kenaqshem

Nej nga mjetet per te bere kete eshte zhvleresimi i kundershtareve (se duan qe votat te kalojne nga ata tek vetja) dhe kjo eshte nje themel ne sistemin qe aplikojme ne politike.
Zhvleresimi i kundershtarit mund te behet duke shpifur, duke e sulmuar ne jeten personale, duke sjelle argumenta mbi paaftesine qe ai ka treguar ne te shkuaren (nese e shkuara ka rendesi per parashikimin e veprimeve te tij ne te ardhmen apo sese ai perpiqet te perdore te shkuaren te rritur popullaritetin e vet).
MEqenese nuk kemi te bejme me nje proces gjyqesor, kushdo mund te sjelle argumenta me pak apo me shume te pranueshme se te tjeret dhe mbi keto argumenta te bazoje punen e tij.

Psh - telekomi shqiptar punon me humbje, ky arguent perdoret nga kundershtaret politike nese drejtori i telekomit do te kandidohen ne zgjedhje.
Ky i fundit nga ana e tij mund te perdore argumentin se humbjet i trashegoi nga te meparshmit.
Nese ndonje specialist ka fallsifikuar shifrat, e pret burgu (sepse bilancet jane firmosur nga expertet kontabel te autorizuar qe mbajne pergjejgesi penale)


argunete te mundshme te per kundershtuar drejteorin e telekomit kur kandidohet
-ndermarrja qe ka drejtaur eshte me humbje
- kontratatat qe ka miratuar jane mesatarisht nen cmimit te tregut (ne disfavor)
- ka disa gjoba te papaguara ne policine rrugore (nuk respekton ligjin)
- Shpeshhere eshte pare i shoqeraur nga vajza te reja ne klube nate (imoral)
- ...

Nga ana e tij, drejtori i telekomit, sjell kunderargumenta qofte per te zhvleresuar argumentat te dem te tij

- ndermarrjen e gjeta me humbje
- gjobat nuk i kam paguar akoma se nuk kam patur kohe (kam punuar shume)
- vajzat e reja ne diskoteka kane qene vajzat e tij dhe shoqet e tyre qe ai shkonte ti merrte me makine e ti shoqeronte ne shtepi qe te mos kishin probleme rruges per shkak te kriminalitetit te renduar kohet e fundit(mendo nese kundershtari ka qene minister i rendit <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> )

qofte per te sjelle argumenta ne dem te kundershtarit

- fakti qe solli argumenta te pabaza do te thote se kerkonte mashtronte elektoratin apo do te thote se eshte teper siperfaqesor ne punen e tij
- ky ka votuar ne parlament kunder rezoutes XXX
- ...

dhe keshtu fillon nje debat politik (nuk flitet vetem per kohen e fushates por gjate gjithe jetes politike) qe do te coje zgjedhesit te vendosin mbi meritat e njerit apo tjetrit kandidat

ME duket i pakupueshem nje sistem demokratik pluralis ku politikanet nuk mund te perdorin argumenta per te zhvleresuar kundershtarin.

NEse argunetat nuk jane te bindshme rrezikojne te kthhen ne dem te atij qe i perdor por kjo eshte dicka pozitive e jo negative per vendin.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

...Dhe JO, nuk mendoj që politikanët duhet të përdorin punën e tyre për të zhvlerësuar tjetrin. Punën e tyre duhet ta përdorin për të rritur vlerat e vetes dhe punën e të tjetrëve duhet ta përdorin për të zhvlerësuar të tjerët!...

Gene, më duket se po themi të njëjtën gjë deri diku! Përsa i përket mashtrimit të shifrave, ai egziston dhe do të egzistojë për sa kohë që egzistojnë qëndrimet heuristike (optimiste) dhe pesimiste. Duke mbajtur një qëndrim optimist Telekomi mund të dali me fitim ndërkohë që me një qëndrim pesimist ai duhet të kishte falimentuar me kohë!
E njëjta gjë u bë në zgjedhjet për pushtetin lokal ku "arritjet" e Edi Ramës u nxorrën si zhvillimet më të bujshme e më përparimtare në Shqipëri e ndofta edhe në Evropë. Por kjo a është e vërtetë? A i hyri gjemb në këmbë Edi Ramës?
Populli beson atë që gënjen më bukur dhe jo të vërtetën pasi kjo e fundit ka shumë fytyra!
thumbsup.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

mendo

populli gabon ne zgjedhje edhe kur te dy sjellin argumenta e i diskutojne

po sikur te mos kishin te drejte te sillnin argumenta?!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A kane te drejte politikanet te kundeshtojne njeri tjetrin????

Këtu qëndron pislliku. Argumentat fallco (e sa më të bujshëm pamvarësisht se mund të përgënjeshtrtohen më pas)e mashtrojnë popullin dhe ky gabon në zgjedhje! Prej ku edhe :

"Populli beson atë që gënjen më bukur dhe jo të vërtetën pasi kjo e fundit ka shumë fytyra! "
 
Top