A ka tension ne US???

A ka tension ne US???

Pas 11 shtatorit shpesh e kemi gjetur veten, sidomos ne qe jemi myslimane, a ka diskriminim ne US ndaj myslymaneve?
A kane shtetasit e tjere respect per myslimanet??
Ka perplasje???

Kisha deshire te dija cfrae mendonit!!

LOve
eM
 

qires

Primus registratum
Re: A ka tension ne US???

Fillimisht postuar nga Paper Moon:
[qb]Pas 11 shtatorit shpesh e kemi gjetur veten, sidomos ne qe jemi myslimane, a ka diskriminim ne US ndaj myslymaneve?
A kane shtetasit e tjere respect per myslimanet??
Ka perplasje???

Kisha deshire te dija cfrae mendonit!!

LOve
eM[/qb]
Ty te ka ndodhur? Ne Texas vrane nje sikth dikur. Nje sikth eshte indian por te mban turban. E kujtuan per Al-Qaida. I ziu ishte shites tek nje benzinate. Ja numeruan 14 plumba qe pistoletes.

Nuk besoj se ka. Xhamite ne USA jane nen vezhgim natyrisht dhe per elemente fondamentaliste por ne kete menyre dhe jane te sigurta nga ndo nje akt vandalizmi. E forta eshte se nje grup ne Amerike ka kerkuar te ngreje nje kishe protestane ne Rhiad ne Arabi dhe si argument ata bien se perse xhamite ne nje vend kristian si SHBA (90% e popullates) u lejokan xhamite. Kisha kristiane ka ne Palestine (nje pjese e palestinezeve jane Kristiane 5-8%) ne Izrael, Jordani, Pakistan, Iran, Siri, Jemen. Me perjashtim te Pakistanit (qe bomba neper kisha shperthejne dhe nje urrejte fetare qe ekziston) ne keto vende qe permenda lejohen dhe praktikohet lirshem Kristianizmi.
 

Blendi

Primus registratum
Re: A ka tension ne US???

Javen e kaluar ne Boston u inagurua me shume festime fillimi i punimeve per ndertimin e xhamise me te madhe ne kete kontinent.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: A ka tension ne US???

Ekziston natyrisht nje fare tensioni, por mendoj se qeveri amerikane po ben çmos per te treguar qe nuk e ka me tere myslimanet, por thjeshte me terroristet.
Neqoftese do te ndodhte e kunderta do te mund te plaste nje lufte e trete boterore ndermjet myslymaneve dhe perendimoreve. :cool:
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: A ka tension ne US???

Motoja e amerikanëve është "kush bëhet merak se kush je ti", e kjo sido të sillet rrotull vlen dhe për pyetjen. Duke mos patur një garanci absolute apo 99.99% mund të them se amerikanët nuk urrejnë islamikët në kuptimin më klasik të fjalës. Nju Jorku është shembulli më i mirë i një bote të ardhshme ku gjithkush është i lirë në besimin e tij; në harkun e 500 m rreth e rrotull shtëpisë sime i gjen të gjitha, kishat e gjithë llojeve, xhamitë, tempujt e çifutëve e pak më larg gjen gjithë fetë e botës (janë më shumë se sa mund të lexosh tek teologjia këtu). Patjetër që e mendon se këto institucione ju shërbejnë njerëzve që janë fqinjë me njëri tjetrin, e pamja merr të gjitha ngjyrat e zotit dhe të gjitha fytyrat e globit. Jeta e përbashkët sjell që tregtari i ushqimores, taksixhiu, të jetë arab; ai i materialeve, bukës, çifut; i veshjeve, kompjuterave indian; mjeku, dentisti, noteri rus; postieri, guzhinieri, masazhieri kinez; ndërtuesi, kamarieri shqiptar; zjarrfiksi, bufetisti, polici irlandez; zyrtari, ushtari afrikan; bankieri, berberi italian; elektriçisti, kambisti grek; hidrauliku, tekniku polak; makinisti, piloti xhamajkan; infermjerja, spikerja meksikane. Përzieji dhe ndryshe, leri pastaj të punojnë e çlodhen në shtëpi që ngjajnë si dy pika uji, teksa kanë udhëtuar me të njëjtat mjete, përdorur të njëjtat vegla e që të mos dal nga tema leri më në fund ti luten zotit: mos u çudit, ajo që do dëgjosh është "Zoti e bekoftë Amerikën!"
 

usta_Qima

Primus registratum
Re: A ka tension ne US???

Tension ne US ????? Mendoj se duhet te kete pa tjeter,po ne Europe ka dyfishin e tensionit qe keni atje. Ju e keni 110v ne e kena 220v.
A ka tension ne USA ja bo ... pse me ca gatuni ju vetem me gas eee...korentin se perdorni fare eeeeeeeee!!!?????? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif :rockband: :rockband: :thumbsup: :rockband:
 

usta_Qima

Primus registratum
Re: A ka tension ne US???

Fillimisht postuar nga issi i vogel:
[qb]Ekziston natyrisht nje fare tensioni, por mendoj se qeveri amerikane po ben çmos per te treguar qe nuk e ka me tere myslimanet, por thjeshte me terroristet.
Neqoftese do te ndodhte e kunderta do te mund te plaste nje lufte e trete boterore ndermjet myslymaneve dhe perendimoreve. :cool: [/qb]
 

bel-ami

Primus registratum
Re: A ka tension ne US???

Ketu ku jam une as qe behet fjale.te gjithe shoqeria ime e di qe jam mysliman,shoket e punes etj,por sme ka pyetur kerkush dhe sme kane pare venger.Ketu toleranca fetare eshte ne masen me te madhe qe mund te ekzistoje pse feja tamam trajtohet si ceshtje personale.

Ai incidenti qe ndodhi ne Teksas ishte thjesht nje grabitje.Argumenti i 11 shtatorit u perdor per mbrojtje.
 

eM

Paper Moon
Re: A ka tension ne US???

Mua deri tani nuk e kam vene re te ekzisoj nje "tesion" i mirefillte po shume njerez qe kam hasurr nuk mendojne qe eshte keshtu!

Usta mos u shqeteso shume i dashur!!!

eM
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: A ka tension ne US???

Me sa kam degjuar nga myslymane qe mbajne ne paraqitje simbole te fese se tyre, ka filluar nje diskriminim ndaj tyre qe shume nuk po e perballojne dot. Nje ish-shefi im qe eshte nga Libani me tha nje dite se ka ndermend te marri familjen dhe te largohet nga USA. Dhe pse jetoj ne nje nga vendet me perzierje te madhe emigrantesh dhe qe mbahet per tolerance, perseri vihet re nje gje e tille. Kam rastisur ne tren femra me fytyre apo koke te mbuluar qe veshtrohen me ngulm nga njerezit e tjere... Ndoshta ky tension nuk eshte aq sa ishte muajt e pare pas 11 Shtatorit, por mendoj se akoma egziston.
 

marko

Primus registratum
Re: A ka tension ne US???

Fillimisht postuar nga issi i vogel:
[qb]Ekziston natyrisht nje fare tensioni, por mendoj se qeveri amerikane po ben çmos per te treguar qe nuk e ka me tere myslimanet, por thjeshte me terroristet.
Neqoftese do te ndodhte e kunderta do te mund te plaste nje lufte e trete boterore ndermjet myslymaneve dhe perendimoreve. :cool: [/qb]
Do ishte lufta me e shkurter ne historine e njerezimit.
Pas 10 minutash do na kishin bo ne muslimonve pistil.
 

disku

UNI
Re: A ka tension ne US???

ska tension atje ku luhet fati gjith botes or miq....nji gjo te kini te qarte.....nqs do i vij fundi botes amerika do jet e funit...
 

gurax

Pan ignoramus
Re: A ka tension ne US???

Lexova nje artikull te BBC qe me beri shume pershtypje. Sa bashkekohor aq dhe pasqyre e se kaluares, sa promocional aq dhe i zymte mbi te ardhmen dhe trumpetat qe bien aq fort per kombin vezullues.
Me beri pershtypje ne kompleksitet dhe po e postoj te pekthyer.

Megjithese pak i gjate, mendoj se eshte i vlefshem dhe mbart shume ide dhe mesazhe.

Lexim te mbare.


--

Shteti i Bashkimit: Kundershtimi per "Aktin e Patriotizmit" (The Patriot Act")

Nga Timothy Egan - Seattle

Nderkohe qe afrohen perhere e me teper zgjedhjet presidenciale, BBC trasmeton mendimet e komentuesve neper ShBA. Kete jave gazetari dhe shkrimtari Timothy Egan, tregon per nje qytet qe ka marre nje pozicion ndaj te drejtave civile.


Dil ne cdo qytet neper komunitetet e madhesise mesatare Amerikane dhe degjo zhurmen e demokracise.

Do te degjosh ankesat e zakonshme per komshinjte qe i kane qente shume te zhurmshem, per rruget qe duhen riparuar, per policet qe hane shume petulla.

Do te degjosh dhe per tributet kundrejt ushtareve te luftes dhe girl-scout-eve ne shtepi.

Dhe mbi te gjitha, do te degjosh ndonje zenke familjare per sa i perket "Aktit te Patriotizmit" (Patriot Act), ligjit te menjehershem pas sulmeve te 11 shtatorit i cili ka vene ne prove kufijte e te drejtave civile ne ShBA.

Psh, Molly Gibbs thote:
"Akti i Patriotizmit eshte nje menyre qe te na mbajne nen frike", thote duke qendruar perpara Keshillit ne Tumwater, nje qytet i vogel ne cepin e larget te Pacific Northwest (shenim: mendoj se eshte emer vendi, por s'e kam te sigurte).

"Po humbasim lirine e te shprehurit, te drejten e intimitetit, etapen qe jetojme. Gjithcka kercenohet nga Akti i Patriotizmit."

Ose degjoni Robert Sand: "Ju jeni histerike!", i cili foli menjehere pas Molly Gibbs. "Tere keto diskutime per Aktin e PAtriotizmit qe po na heq lirite civile jane qesharake. Lereni qeverrine te merret me punet qe i perkasin."


Sharjet

Me ka rene shume ne sy ky fenomen, nje nje forme ose nje tjeter, ne rreth 6 komunitete ne te tere vendin(ShBA), dhe dyshoj se ka pasur ndonje gje tjeter ne jeten bashkekohore politike Amerikane qe te kete gjeneruar kaq shume pasione.

Takimet zakonisht fillojne me diskutime te qeta dhe perfundojne me akuza te zjarrta, plot sharje dhe fytyra te skuqura nga inati.

Mund te degjoni njerezit qe permendin Gjermanine e Hitlerit, ose internimet e japonezo-amerikaneve gjate Luftes II Boterore.

Pjesa me e madhe e tere ketyre sigurisht qe eshte ekzagjerim, por ideja qendrore eshte pyetja: sa eshte liria e mundshme ne epoken e terrorit?

Kur drita e Sigurise se Atdheut ka ngjyre te verdhe, mos eshte me ngjyre te kuqe drita e Fatures se Te Drejtave?

Dhe si numerim te fundit, me teper sesa 330 komunitete ne 41 shtete te Amerikes kane dorezuar rezoluta qe denojne Aktin e Patriotizmit.


Big Brother (Vellackoja i Madh)

Jane disi te shqetesuar nga zera lart e poshte, nga konservatoret qe i druhen nderhyrjeve te Big Brother dhe liberaleve te cilet ngrene skeptrin e quajtur FBI e cila perplaset ne shtepirat e njerezve te pafajshem.

E tere kjo drejtohet kunder nje ligji federal, i cili i le qytetet e vegjel memece.

Eshte nje ligj i cili u miratua virtualisht pa disidente, vetem 45 dite pas sulmeve te 11 Shtatorit.

Dhe eshte goxha i trashe: 342 faqe te cilat askush ne Kongres nuk deklaroi te kete lexuar.

Ne ate kohe, kryeavokati John Ashcroft tha se ishte urgjentisht i nevojshem per te shpetuar jete njerezish nga sulme te metejshme prej terroristeve te cmendur.

Eshte e veshtire te percaktohet masa se sa i vlefshem ka qene Akti i Patriotizmit.

U perdor pjeserisht, per qelite e simpatizuesve te al-Qaeda ne Buffalo, New York dhe Portland, Oregon.


Fshehtesia

Por gjithashtu u perdor per te perndjekur nje pronar te nje klubi strip-tease i cili tentoi te korruptonte politikane ne Las Vegas. Mendoj se ne kete rast, qeverria vuri ne perdorim stattutin e saj me te fundit per te mbajtur nen kontroll kercimtaret dhe kubistet.

Ligji eshte aq i varrosur ne fshehtesi sa qe qeverria nuk eshte ne gjendje te thote se si, kur ose edhe nese ka perdorur pjeset me te paqarta(kontroversiale) te Aktit te Patriotizmit.

Dy mundesi kane shkaktuar nje furtune paqartesish.

Njera i jep qeverrise fuqi te reja per te kontrolluar shtepite e popullates pa i lajmeruar fare.

Kjo njihet dhe si taktika "fshihu dhe pergjo". Standarti i vjeter quhej "trokit dhe jep lajmin".

Nje tjeter mundesi i jep qeverise fuqi te reja per te kontrolluar kartelat e bibliotekave, kartelat mjekesore dhe kartelat tregtare.

Ideja ne kete rast qendron se FBI do kete nje mundesi per te gjetur Jihad-istet dhe planet e tyre nese bejne ndonje bombe duke u bazuar ne literature teknike.

Por punonjesit e librarive thone se ky eshte nje pushtim masiv i intimitetit (masive violation of privacy), dhe tashme ka filluar te kete nje efekt rrenqethes per sa i perket materialeve qe lexojne njerezit.

Psh, ne Detroit, ku ka nje komunitet te madh Muslimanesh, punonjesit e bibliotekave thone se disa femije nuk lexojne me libra per informimin e tyre mbi Islamin.


Fantazmat

Kryeligjtari Ashcroft, nga ana e tij, thote se nuk jane kufizuar mundesite e askujt per te lexuar. Ai u shpreh se ne kete rast kemi te bejme me abuzim te pushtetit: "Fantazma, te pambeshtetura ne fakte ose shembuj."

Epo, merite sa per nje fantazem, Akti i Patriotizmit e ka dhene kontributin e tij ne trembjen e popullates.

Sic eshte shprehur komediani Robin Williams duke iu referuar ndertimit te vendit ne Irak: "Urdhero e merreni Kushtetuten tone. Fundi i fundit ne nuk po e perdorim."

Qe nga fshatrat e peshkatareve ne Alaska e deri ne qytetet fermere te perendimit qendror e deri ne zonat industriale te brezit te ndryshkur, Akti i PAtriotizmit ka ngjallur nje vale protestash mbarekomunitare, me keshillet rajonale politike duke u shprehur qe nuk do te bashkepunojneme agjentet federale qe do te perpiqen te imponojne ligjin.

Ne Tumwater, qytet prej 13000 banoresh ne zonen jugore te Puget Sound, ideja ishte qe te ngrinin zerin dhe u dha nga nje anetar i keshillit te qytetit, Wayne Williams.

Shumicen e diteve keta politikane te Tumwater e kalojne me probleme te llojit nese duhet lejuar qe nje qender e dyqanesh te ngrihet ne mes te nje fushe me kashte, ose duke debatuar mbi meritat e shtimit te semaforeve ne qytet.


Esenca dhe tipikja

Ashtu sic mund te kuptohet nga cdokush, nuk ka patur agjente federale per te kontrolluar biblioteken e bashkise se Tumwater, duke pare neper kartela ne kerkim te terroristeve, midis maleve te gazetave dhe revistave dhe librave te John Grisham.

Tumwater eshte i qete, ne menyren me tipike amerikane te klases se mesme, me oborret jeshile nga bari dhe nje pyll te dendur qe mbyt zerin ne fund te qytetit.

Shumica e banoreve jane te bardhe, te sukseshem dhe te moderuar, sipas prizmit politik.

Ne qytet ka me teper sesa do te ishte e nevojshme kisha, pensioniste dhe burokrate qeveritare qe punojne ne menyre anonime ne kapitolin e shtetit te Washingtonit.

Nje Arab, do te dukej si surfist ne Islande! (shenim: :lol: )

Po atehere, cfare ka Tumwater me Aktin e Patriotizmit?

"Ketu po flasim per te drejtat themeltare te amerikaneve", thote z.Williams, nje nga te shtate anetaret e keshillit te Tumwater.

"Dhe keto te drejta e kane zanafillen ne shtepi."


Duartrokitjet

Salla e vogel e keshillit te Tumwater ka vend per rreth 50 veta, jo me teper. Ate nate ishte plot e per plot.

"Disa prej jush thone se keshilli i qytetit tone nuk duhet te merret me ceshtje kombetare", tha Grace Nelson, nje zonje me floke gri dhe ze te bute.

"Une do te thosha se biblioteka jone, kartelat mjekesore, kane te bejne me te tere ne ketu ne Tumwater."

Oh, te degjoje. Dhoma SHPERTHEU ne duartrokitje dhe madje ne fund kishte dhe fishkellima te gjata dhe thirrje solidarizimi pasi ajo mbaroi se foluri.

"Ajo qe na parashtrohet," tha Philip Vanderman, "eshte nje konflikt midis qeverise qe nuk ka besim tek ne dhe sasise se besimit qe ne kemi tek ata."

"Shume e drejte" u shpreh nje rezident ndaj z.Vanderman i cili me pas u ul.

Patjeter, patjeter, thane te tjere. Plaku Phil e ka shume drejt por cfaredo qe te bejme ne ne Tumwater, kjo s'do te kete asnje domethenie.


Spektatoret e spektaklit

Komenti i fundit hapi dyert e cinizmit, qe rane dakort me idene qe i tere ky takim publik, ku miting, ishte vecse nje gjest i pavlere, thjesht ata ishin ne rolin e spektatoreve.

Ata ishin patriote dokumentash, te ngritur per t'iu kundervene Aktit te Patriotizmit.

"S'eshte keshtu", tha Jackie Kettman-Thomas, perfaqesuese e Liges se Grave Votuese, nje grup i vjeter qytetar i njohur kryesisht per kurajimin e njerezve per te votuar si dhe, per miredashje, te mos pjellin pa hesap.

Ajo u largua nga mikrofoni, u largua nga anetaret e keshillit dhe iu drejtua fqinjeve, me vetulla te vrenjtura dhe grushte shtrenguar.

"Ky nuk eshte nje gjest bosh dhe simbolik qe humb ne ere," tha ajo. Ne fakt ishte nje mendim shume i ngrohte, nje ndjenje politike qe humb ne ere.


Dhe me pas, akoma me me inat shtoi: "Nga se do e marresh vesh nese shtepia ose zyra jote ka qene subjekt i ndonje nga keto kerkimet e llojit fshihu dhe pergjo? Nga do e marresh vesh?"


Votimi

Ra heshtja, per pak momente, dhe u pasua nga biseda dhe argumenta te qete, prozaike por origjinale.

Ne fund te nates kryetari i bashkise perplasi cekicin ne tavoline dhe keshilli i Tumwater votoi.

Te gjithe ata ne favor te Rezolutes 2004-014, kunder provizioneve te Aktit te Patriotizmit, te thone po! U miratua, 5-2.

Tashme eshte ne libra e dokumentuar, bashke me shume dokumente te tjere, nje rezolute qe u thote nepunesve te Tumwater se nuk duhet tu binden provizioneve te Aktit te Patriotizmit qe shkel Kushtetuten.

Me pak fjale, nese FBI vjen ne biblioteken e Tumwater me nje liste pyetjesh per librat qe ka marre dikush, aje mund te marrin pergjigjen: "Jo, me vjen keq, kam udhezime nga qyteti per te thene jo!"


Shperndarja

Dhe nese FBI perpiqet te kontrolloje shtepine e dikujt pa mandat, i gjori pronar i shtepise mund te citoje perseri rezoluten, perhere nese mandati sekret behet me pak sekret se c'eshte.

Une pyeta ne Departamentin e Drejtesise nese kane ndonje vlere keto rezoluta.

Ata i nxjerrin te pavlera si fjale ne ere. Zyrtaret e Drejtesise thane se shumica e njerezve ne ShBA e mbeshtesin Aktin e Patriotizmit me shume epersi ndaj atyre qe jane kundra, sipas disa sondazheve.

Por ketu ne Tumwater, njerezit thane se ndiheshin me mire, se tani ndergjegja e tyre ishte disi me e paster, duke ditur qe ishin rreth 2800 milje larg kryeqytetit ne kombit.

Dhe meqe ra fjala, nje jave me vone perseri iu rikthyen pyetjeve per qendren e re te dyqaneve dhe semaforet neper rruge.


Shteti i Bashkimit (State of the Union) trasmetohet nga BBC Radio 4 te premteve ne 2050 BST dhe perseritet te dielave ne 0850 BST.


----------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

Indulgence

Primus registratum
Re: A ka tension ne US???

Deri para disa vitesh kisha pershtypjen qe toleranca (dhe sidomos ajo fetare) ne Amerike ishte thjesht nje nga treguesit kryesore te civilizimit. Sot me duket thjesht naivitet!

Duke patur parasysh se cfare i ndodhi kombit shqiptar pas 500 vjeteve te pushtimit otoman dhe me vjen nganjehere te uleras: "Hapni syte o amerikane, i ndodhi kombit tim, me hir dhe me pahir, dhe ja ku jemi sot, vend i botes se trete ne mes te Evropes!!"
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka tension ne US???

Une mendoj qe tek disa Institucione shteterore(FBI,CIA etj)ka ekstremiste dhe raciste,por nuk besoj qe mund te kete racizem/ekstremizem shteteror!!!!!
 

amar

Primus registratum
Re: A ka tension ne US???

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Une mendoj qe tek disa Institucione shteterore(FBI,CIA etj)ka ekstremiste dhe raciste,por nuk besoj qe mund te kete racizem/ekstremizem shteteror!!!!! [/qb]
---------------------------------------
pikerisht ata njerez neper ata institucione e perbejne dhe e udheheqein shtetin amerikan,prandaj amerika eshte shtet ekstremisttash dhe racistash /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ka tension ne US???

Fillimisht postuar nga amar:
[qb]
Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Une mendoj qe tek disa Institucione shteterore(FBI,CIA etj)ka ekstremiste dhe raciste,por nuk besoj qe mund te kete racizem/ekstremizem shteteror!!!!! [/qb]
---------------------------------------
pikerisht ata njerez neper ata institucione e perbejne dhe e udheheqein shtetin amerikan,prandaj amerika eshte shtet ekstremisttash dhe racistash /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Ha ça ekstremisti i keq që është Amari! Për qamet se e zbut ndopak qëndrimin e vet! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top