Re: A ka shqiperia nje te ardhme?
Kur flasim per ndertimin e nje te ardhmeje me te mire, qe sigurisht e duam te gjithe, duhet fillimisht te jemi te vetedijshem ne c'gjendje jemi aktualisht. Per kete, lexoni me poshte se ne c'fare gjendje eshte katandisur nje nga sektoret me te rendesishem te administrates publike ku populli vihet ne ballafaqim direkt me shtetin, dhe pikerisht shendetesia. Dhe te mendosh qe kjo ishte analiza zyrtare dhe publike qe Kryeministri u ben Ministrave te kabinetit te tij, dhe zakonisht ajo qe demaskon Qeveria per veten e saj eshte vetem maja e ajsbergut...
Ndjej dhimbje thjesht nga ideja e te menduarit me thelle per kete pike <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
..............
"Korrieri", 17 dhjetor 2003
1) Kur Nano s'te ka Xhan
Nga Sokol Balla
Dje kryeministri shqiptar sulmoi ashper dhe publikisht kolegun dhe bashkepartiakun e tij Mustafa Xhani, ministrin aktual te Shendetesise, per mosmenaxhim te mire, apo thene troc - ne fakt zoti Nano e tha shume troc - per menaxhim te keq te fondeve publike. Te projekteve qe "flene edhe ne zyren time, edhe ne zyren tuaj, projekte spitalesh... qe detyrojne shqiptaret te djegin kursimet e tyre te jetes dhe te kurohen jashte shtetit". I sapodale vete nga nje operacion i tille jashte shtetit, ku ju nenshtrua lazerit per te korigjuar miopine, levizja e kryeministrit per te nisur kritiken nga brenda per qeverine, duket perfekte nga pikepamja e ngacmimit te opinionit. Dhe jo vetem kaq.
Kritika e zotit Nano eshte me e ashpra, me e hapura, me konkretja, me direktja bere ndonjehere ne drejtim te nje dikasteri te ndryshkur, ku reforma ende nuk ka bere "Ta!". Ku njerezit vdesin sepse nuk kane para te paguajne jo me operacionet, po as cmimet e liberalizuara te ilaceve per t'u kuruar. Asnje gazetar, nuk do te mund te bente me konkretisht dhe me te bazuar ne fakte, ate qe beri dje kryeministri Nano, pasi ai duke qene kreu i egzekutivit, duhet t'i dije me shume se kushdo tjeter ku dhemb dhe ku pikon ne "shtepine" ku ai eshte "kryefamiljar".
Por kjo eshte edhe pika e dobet e furtunes se djeshme te kryeministrit. Nese ai ka dyshime sesi punon ministri i shendetesise, i kultures, i rendit, i mbrojtjes, nese ai eshte i nevrikosur me menyren sesi vartesit e tij menaxhojne parate e fondit publik, ai duhet te marre masa direkte, si kryeminister, qe shkojne nga ulerimat deri ne shkarkimin e tyre. Por eshte e pakuptueshme perse ai duhet te bertase ne publik dhe ne sy te vartesve te zotit Xhani - natyrisht pa harruar edhe kamerat qe regjistrojne spektaklin e njeriut me dore te forte - sesa keq punoka ky minister! Nese ai nuk ben mire detyren, apo nese zoti Nano nuk e ka xhan zotin Xhani, atehere ta heqe dhe zevendesoje me nje tjeter. Te nise te beje shefin e qeverise, duke i kursyer keshtu spektaklet televizive shqiptareve, nje rokoko diegie skafesh, kanabisi dhe imazhi njeriu te forte, qe kabineti Nano ofron me teprice qe prej dites se pare te mandatit te tij.
2) Nano nis fushaten kunder ministrave
Nano ka nisur dje fushaten kunder ministrave te kabinetit te tij, ndersa ka parashikuar te vizitoje gjate diteve te ardhshme disa prej ministrive, te cilesuara si problematiket. Pese muaj nga nenshkrimi i kontratave me njerezit qe ai ftoi ne fillim te gushtit 2002 per te qeverisur, shefi i ekzekutivit ka bere dje nje nder fjalimet e tij me te ashpra per te kritikuar punen e Ministrise se Shendetesise. Ndersa, sot turi kryeministror do te kete ndalese te tijin Ministrine e Drejtesise dhe neser Ministrine e Financave. Por, udhetimi drejt Romes ne fillim te javes se ardhshme, do ta pengoje Nanon te marre pjese edhe ne analizen e Ministrise se Rendit Publik. Pikerisht ne kulmin e kritikave ndaj qeverise per zgjerimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe vetem pak dite perpara vizites se Romano Prodit ne Tirane, kryeqeveritari duket se po shfrytezon analizat vjetore te ministrive per te sulmuar vartesit e tij. Ndersa ne qarqet politike nuk mungojne edhe zerat per ndryshime ne qeveri. Verejtjet ndaj qeverise duket se kulmuan me prononcimin e ambasadorit amerikan ne Tirane dy dite me pare, teksa prej nje jave ne shtyp po pasqyroheshin gjeresisht konstatimet alarmuese te nje misioni te Bashkimit Evropian per gjendjen ne polici dhe sistemin gjyqesor.
Por Kryeministri ka zgjedhur shendetesine per te nisur fushaten e tij. Ai ka kritikuar dje ashper drejtuesit e sistemit shendetesor per korrupsion, abuzime me fondet dhe mungese aftesish. Duke thene se fondet e tenderave kane perfunduar ne llogari bankare jashte shtetit apo se ilacet e blera me parate e buxhetit u rishiten qytetareve ne spitale. Nano tha se situata aktuale, e trasheguar prej vitesh, vazhdon te konservohet ne 6 muajt e fundit. "Nuk mund ta lejoj me kete gje, - u shpreh shefi i ekzekutivit, - pavaresisht se kam 12 vjet eksperience politike ne drejtimin e partise qe drejton maxhorancen".
"Nuk mund te lejoje gjithashtu qe aksionet tona ekzekutive te jene te pafuqishme per te ndaluar qe barnat dhe ilacet, qe blihen me aq mund me kontributin financiar te shtetasve qe paguajne taksat, t'u rishiten atyre ne spitalet tona", tha Nano. Duke akuzuar me pas shendetesine publike per papergjegjshmeri dhe korrupsion. "Mentaliteti abuziv me detyren eshte shtrire deri tek punonjesit e thjeshte te sherbimeve shendetesore. Kjo ndodh vetem atehere, kur shefat bejne te njejten gje, qe bejne rojet e nates apo te dites ne spitale", tha Kryeministri. Ai paralajmeroi se "nuk mund te tolerohet me, qe me fondet e tenderave publike dhe me donacionet e pajisjeve moderne mjekesore nga donatore zyrtare, te ushqehen kioska klinike private apo llogari private deri bankare jashte shtetit te mjekeve dhe te drejtuesve te sherbimit publik".
Gjithashtu, Kryeministri ka kritikuar ministrin e Shendetesise, Mustafa Xhani, per mosrespektim te programit te hartuar ne fillim te marrjes se mandatit. Per shefin e qeverise ligji per sistemin e sherbimit spitalor dhe sigurimin shendetesor nuk eshte realizuar ne kohe, bashke me 6 ligje te tjera qe duhet te ishin pergatitur dhe nuk jane bere. "Natyrisht, nuk mund te priten cudira ne menaxhimin e kujdesit shendetesor publik, kur akoma veproni me nje ligj te kujdesit paresor te vitit 1963?!", ka thene jo pa cinizem Nano. Kritikat e tij per drejtuesit e Ministrise se Shendetesise kane vijuar me tej me investimet, qe per vitin 2002 kane qene ne masen 65 %. "C'eshte me e keqja, 35 % me pak se realizimi ne vitin me te keq per shqiptaret, qe ishte 1997", tha Nano. Duke nenvizuar se per rrjedhoje ne veprimtarine e perditshme spitalore edhe operacionet me te thjeshta behen ne kushte te veshtira, qe jo rralle here rrezikojne deri edhe jeten e njerezve. "Menaxhimi i juaj ka ne thelb nje konservatorizem absurd dhe nje investim ekzekutiv aspak konkurrues dhe integrues", iu drejtua Kryeministri shefave te shendetesise shqiptare. Te cileve u kerkoi qe ne punen e tyre te kene parasysh shqetesimet e njerezve qe paguajne taksat.
Kryeministri verejti se "qytetaret vazhdojne te blejne medikamente te cilesise se dobet dhe askush ketu (ne Ministrine e Shendetesise) nuk merr pergjegjesine qe kerkon detyra dhe ligji per kete deformim skandaloz". "Nuk jeni ketu vetem per te dhene licenca, por edhe per te garantuar cilesine e sherbimit dhe te mjekimit, duke dhene llogari shteterore dhe ligjore per te gjitha dobesite qe ekzistojne", u shpreh Nano. Duke iu drejtuar ministrit Xhani: "Ka dosje dhe projekte zoti minister qe flene prej muajsh ne zyren time, pale ne zyren tuaj per te bere investime publike dhe private qe sjellin permiresimin dhe transformimin rrenjesor te gjendjes ne sherbimin spitalor per shqiptaret". "Ndersa ne vonohemi, shqiptaret me gjithe kursimet e tyre te jetes dhe te gjakut ikin jashte shtetit dhe kurohen ne spitalet, qe mund te ndertohen tani ne Shqiperi", vijoi me pas ai.
Kryeministri Nano ka nisur dje me Ministrine e Shendetesise nje tur analizash ne te gjitha dikasteret, qe ai ka vleresuar si me problematike. Vetem pak dite pas akuzave shumeanshme per nivelin e larte te korrupsionit dhe krimit, kreu i mazhorances duket se do te tentoje te shkund strukturat ne varesi te qeverise qe drejton prej fillimit te gushtit 2002. Kur ai u angazhua se respektimi i kontrates nga ministrat do te ishte i vetmi mjet vleresues per punen e tyre.
Akuzat e Nanos per Ministrine e Shendetesise
Gjendje aspak e shendetshme
Situata e trasheguar prej vitesh, vazhdon te konservohet ne 6 muajt e fundit
Personeli mjeksor perdor mjetet e punes publike per te nxjerre perfitime te paligjshme private
Barnat dhe ilacet, qe blihen me aq mund me kontributin financiar te shtetasve qe paguajne taksat, u rishiten atyre ne spitale
Nuk ka perpjekje per reformimin e sistemit shendetesor
Eshte bere pak per fillimin e nje reforme standarte ligjore dhe menaxheriale
Shendetesia publike eshte ende e semure per vete
Me semundjen e papergjegjshmerise dhe korrupsionit qe e bren e ka te veshtire te sheroje njerezit
Mentaliteti abuziv me detyren eshte shtrire deri tek punonjesit e thjeshte te sherbimeve shendetesore
Shefat bejne te njejten gje, qe bejne rojet e nates apo te dites ne spitale
Menaxhim jo efektiv i financimeve dhe abuzim me to
Me fondet e tenderave publike dhe me donacionet e pajisjeve moderne mjekesore nga donatore zyrtare ushqehen kioska klinike private apo llogari private deri bankare jashte shtetit te mjekeve dhe te drejtuesve te sherbimit publik
Mosmenaxhim i mire nga dikasteri i burimeve njerezore
Ministria eshte akoma larg realizimeve transformuese substanciale
Nuk eshte hartuar ne kohe ligji per sistemin e sherbimit spitalor dhe sigurimin shendetesor
Edhe 6 ligje te tjera duhet te ishin pergatitur dhe nuk jane bere
Akoma veprohet me nje ligj te kujdesit paresor te vitit 1963
Realizimi i investimeve eshte ne masen 65 %
Operacionet me te thjeshta behen ne kushte te veshtira qe jo rralle here rrezikojne deri edhe jeten e njerezve
Menaxhimi ka ne thelb nje konservatorizem absurd dhe nje investim ekzekutiv aspak konkurrues dhe integrues
Vazhdon sjellja si punonjes te nje "Drejtorie te Pergjithshme te Mjekesise" dhe si drejtues te nje shoqate bamiresie per interesat e tarafeve dhe te korrupsionit qe abuzojne me emrin dhe pushtetin shteteror
Situate manaxhimi te dobet dhe aspak profesional
Absorbimi i ndihmes se huaj ka qene mjaft i reduktuar
Kapacitetet thithese dhe zbatuese, ne menyre te vecante per projekte prioritare, mbeten mjaft te uleta
Ka nje empirizem absurd ne menaxhimin e nevojave per projekte apo programe zhvillimi dhe integrimi
Sektori farmaceutik nuk po i pergjigjet nevojave te publikut ne nevoje
Qytetaret vazhdojne te blejne medikamente te cilesise se dobet dhe askush ketu nuk merr pergjegjesine qe kerkon detyra dhe ligji per kete deformim skandaloz
Eshte ende e pakuptuar mire se me c'efikasitet perdoren strukturat e kontrollit te brendshem dhe te inspektimit ne lidhje me garantimin e cilesise te ketyre produkteve.