A ka shqiperia nje te ardhme?

Redi

Forumium praecox
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

Sigurishte qe ka nje te ardhme.
Por ata/o qe duhen ta ndertojne jane jasht atdheut, duke ndertuar nje tjeter vend e jo vendin kur kan filluar te hedhin fjalet e para.

Pra rinia shqiptare, preferon largimin (edhe pse kane motivet e tyre) se sa te perballen me realitetin.

Por meqe une jam idealisht, jam i sigurte qe shqiperia do te rindertohet shoqerisht dhe intelektualisht.
Do vije dita qe intelektualet do kene vendin qe i takon, dhe keshtu do perfundoje ky 'largim i trurit' shqiptar.

<span style="font-weight: bold"> Redi </span>
 

genci

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

Artikulli eshte marre nga Gazeta55.com
ju lutem lexojeni

Shqipëria, 3 milionë e 70 mijë banorë [b/]

Në Konferencën Kombëtare të Institutit të Statistikave, që i takon projektit të regjistrimit të popullsisë dhe të banesave, është vënë re një ulje e numrit të popullsisë në 3 milion e 70 mijë banorë, pra 3.6 për qind më pak se më pak se 1989. Kjo shifër, është bërë publike pikërisht në këtë konferencë, që i takon projektit të regjistrimit të popullsisë dhe të shtëpive.Ky proces ka kushtuar dy euro për çdo banor. Rezultat i këtij tranzicioni të vazhdueshëm, është pikërisht largimi masiv i shqipëtarëve, drejt vendeve të europës apo drejt kontinenteve të tjera. Për të vërtetuar që ky fenomen është gjithnjë e në rritje mjafton të shohësh rradhët masive të shqiptarëve në doganat e Kakavijës apo në atë të Kapshticës. Aeroportetet, sidomos gjatë festave, shndërrohen në pika kalimi vetëm për emigrantët shqiptarë. Në qoftë se pyet pranë pikave të blerjes së biletave ato të gjitha janë vajtje-ardhje. Asnjë prej emigrantëve nuk ka dëshirë të kthehet më në vendin e vet. Dhe arsyet tashmë dihen. Papunësia, është ajo plagë e shoqërisë shqiptare e cila ka larguar miliona shqiptarë drejt një jete më të mirë. Të gjithë shqipëtarët të pakënaqur nga jetesa në Shqipëri drejtohen jashtë kufijve, në kërkim të një jete më të mirë, për veten, dhe fëmijët e tyre. Largimi nga atdheu për shumicën e shqiptarëve, është kthyer në shansin e vetëm për përmirësimin e kushteve të jetesës. Të lodhur nga pamundësia për punë, dhe ambiciozë për një jetë më të mirë, pjesa më e madhe e shqiptarëve qofshin intelektualë ose jo i janë drejtuar vendeve të Europës në kërkim të punës. Kjo dyndje e shqiptarëve, sidomos në vendet fqinje ka sjellë plakjen e popullsisë shqiptare, sidomos në zonat rurale, të cilat përveç braktisjes së banesave vuajnë edhe një plakje, thuajse totale të popullsisë. Pikërisht nga emigrimi sidomos i burrave nga statiatikat që ka paraqitur dje INSTAT-i, rezulton se numri i femrave është më i madh se ai i meshkujve. Femrat përbëjnë 50.1 për qind të popullsisë ndërsa meshkujt 49.9 për qind. Ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë jeton në qytet, dhe 42.2 për qind jeton në fshat. Kjo gjë, tregon se shqiptarët po tërhiqen çdo ditë e më shumë, drejt zonave industriale me arsyen e vetme për të gjetur ndonjë punë. Megjithatë sot mbetet si shpresë e vetme për shqiptarët vetëm emigracioni, i cili mund tiu sigurojë të ardhura të mjaftueshme për xhepin e tyre, pa u merakosur shumë për uljen e numrit të popullsisë apo për plakjen e saj para kohe.
 

Adonis

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

nje njeri i mencur ka thene neqofte se do te dishe se cfare mban e ardhmja shiko tek e kaluara.
 

pippo

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

Per mendimin tim Shqiperis i duhen nja 30 vjet te harrije nivelin e Evropes Perendimore te ciles po ashtu i duhet e njejta kohe te arrij nivelin qe ka USA
 

a-alket

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

&quot;C´ngeli prapa ishin sahanlepiresit e sharlatanet, te cilet gjithsesi kane vendin e tyre ne cdo rend apo menyre drejtimi si dhe populli i thjeshte fshataresk i cili deri me sot nuk ka mundur te nxjerre asnje elite drejtuese prej te ciles te buronte deshira dhe aftesia per zhvillim ne permasa te gjera pasi me perpara polli sharlatanet, ferrat e drizat qe i marrin frymen cdo levizjeje me sadopak bazament e rrenje te thella. &quot;
Me te njejtin arsyetim ata qe shpetuan nga Titaniku ishin ata qe ja vlente te shpetoheshin.

Me analizka te tilla edhe bytha nuk fshihet.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

SAILOR, Pajtohem plotesishte me ty, duhet patjeter te formohet nje Elite e Re,E cila dine te udheheqe drejte shtetin ,Elite e moderuar,e cila dine me e shfrytezuar te gjithe ate potencial qe ka Shqiperia,pasurite natyrore te se ciles jane te rralla ,mirembajtjen e tyre, dhe investimet nga jashte nuk do te mungonin po pati ligj dhe siguri ne Shqiperi,pasurite mbi dhe nen tokesore dhe perpunimi i tyre .Nje Elite qe e don popullin, e don Shqiperine,nje Elite e re e pa korruptuar, dhe kur te krijohet kjo ELITE edhe intelektualet tone dhe populli nuk do e kishin marre boten ne sy sikur tani,Por kam frike se ky trend i braktisjes se vendit do te vazhdoje edhe per nje kohe.Kjo Elite qe sot ka Shqiperia ne krye me kete HAJDUTIN,SPIUNIN,MAFIOZIN VLLEH eshte duke e shpier Shqiperine ne humnere apo kolapsi total ku armiqet tane do te na jepnin nga nje kafshate buke sa per te mos ngordhur.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

Kur ka mbijetuar me disa mijëra vjetë, nën okupime, edhe të tjerëve, por të Rromës, Turqisë, Sllavëve dhe nën okupimin e antikombëtarëve -komunistëve, sigurisht se KA TË ARDHME, besoj derisa të ekzistojë njerëzimi.
Mjerisht, edhe sot është aktuale thënia e poetit Ali Asllani -...se koha është e maskarenjëve ...-dhe sot maskarenjt i kemi në pushtet.
Pothuaj që në sundimin e Teutës, (përveç ndoishta në kohën e A. Zogut?)shqiptarët nuk e kanë çmuar kurrë pushtetin si të tyrin, dhe asnjëherë nuk ka punuar pushteti për të mirën e shtetit-Kombit -Atdheut.
Pajtohem plotësisht me ata që shkruajn (edhe në këtë faqe) se duhet të krijohet elita udhëheqëse.Po ajo duhet të krijohet dhe besoj se është duke u krijuar dhe do krijohet, por duhet të krijohet edhe shtresa e mesme e shoqërisë, sepse mendoj se ajo do jetë baza e elitës.
Kam polemizuar me disa shtetas të Shqipërisë, edhe me ish të burgosur, të cilët shprehnin urrejtje nda Atdheut të Shtrenjtë (edhepse e përgjysmuar)- Shqipërisë, thuase e shkreta Shqipëri i ka përsekutuar. Kot u thoja se u kanë përsekutuar maskarenjt, antikombëtarët e klyshët e Rusisë e Serbisë.
Është e vërtetë se maskarenjtë, horrat etj. shtyhen me bërryla për pushtet, dhe mjerisht atëherë të ndershmit heshtin dhe pasivizohen (pa të drejt) e maskarenjt hypin mbi popull, dhe i shkaktojn atij edhe tragjedi, si tek ne në 1997.
Intlektualët e mirëfilltë në kohë të vështira nuk duhet të heshtin, sepse ata janë ndërgjegjja e Kombit, por (unë) jam i dëshpëruar jo vetënm në politikanë por edhe në intelektualë.
Me gjithë të metat e sotme popullin e kemi të mrekullueshëm por nuk na vlejn politikanët as shumica e intelektualëve.
Shqipëria dhe i gjithë Kombi Shqiptarë ka dhe do ketë të Adhme!
 

Guest
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

Fillimisht postuar nga sailor:
[qb]
Fillimisht postuar nga bscemscs:
[qb]

Me analizka te tilla edhe bytha nuk fshihet. [/qb]
Besoj se me jepni te drejte kur them se njerezimi ka treguar aftesite e tij menduese e krijuese edhe kur shpiku letren higjenike. [/qb]
smund ti pergjigjesh injrantit ne kete menyre se ste kupton &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
but its funny &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Guest
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

Qe mos dalim nga tema ...shqiperia ka nje te ardhme shuem te ndritshme nuk e di nese vertet eshte po una dua ta shoh me shuem optimizem &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; jo per gje po jemi dhe popull i zgjuar ne
smash.gif
dhe ate inteligjence sduhet ta harxhojme ne budallalliqe por ne gjera te vlefshme si per shembull te rindertojme shqiperine ti bejme te gjitha qytetet si Tirana
thumbsup.gif
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .
 

tirana

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

... un do te shqiperoj
ti do te shqiperosh
ai/ajo do te ......
 

Goca

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

7 Janar 2003

E ardhmja eshte fruti i punes se sotme. Po punohet sot ne Shqiperi?! Po ndertohet?! Po luftohet padrejtesia me drejtesi?! Po respektohet identiteti i njeriut?! Po shkelet korrupsioni?! Po ndihmohet rinia?! Po edukohet brezi i ri?! Cfare edukate po i jepet?! Kush po i edukon?!

E nesermja eshte pasqyyrimi i asaj qe bejme sot.
 

Hermesss

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

Kur flasim per ndertimin e nje te ardhmeje me te mire, qe sigurisht e duam te gjithe, duhet fillimisht te jemi te vetedijshem ne c'gjendje jemi aktualisht. Per kete, lexoni me poshte se ne c'fare gjendje eshte katandisur nje nga sektoret me te rendesishem te administrates publike ku populli vihet ne ballafaqim direkt me shtetin, dhe pikerisht shendetesia. Dhe te mendosh qe kjo ishte analiza zyrtare dhe publike qe Kryeministri u ben Ministrave te kabinetit te tij, dhe zakonisht ajo qe demaskon Qeveria per veten e saj eshte vetem maja e ajsbergut...
Ndjej dhimbje thjesht nga ideja e te menduarit me thelle per kete pike &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
..............

&quot;Korrieri&quot;, 17 dhjetor 2003

1) Kur Nano s'te ka Xhan
Nga Sokol Balla

Dje kryeministri shqiptar sulmoi ashper dhe publikisht kolegun dhe bashkepartiakun e tij Mustafa Xhani, ministrin aktual te Shendetesise, per mosmenaxhim te mire, apo thene troc - ne fakt zoti Nano e tha shume troc - per menaxhim te keq te fondeve publike. Te projekteve qe &quot;flene edhe ne zyren time, edhe ne zyren tuaj, projekte spitalesh... qe detyrojne shqiptaret te djegin kursimet e tyre te jetes dhe te kurohen jashte shtetit&quot;. I sapodale vete nga nje operacion i tille jashte shtetit, ku ju nenshtrua lazerit per te korigjuar miopine, levizja e kryeministrit per te nisur kritiken nga brenda per qeverine, duket perfekte nga pikepamja e ngacmimit te opinionit. Dhe jo vetem kaq.

Kritika e zotit Nano eshte me e ashpra, me e hapura, me konkretja, me direktja bere ndonjehere ne drejtim te nje dikasteri te ndryshkur, ku reforma ende nuk ka bere &quot;Ta!&quot;. Ku njerezit vdesin sepse nuk kane para te paguajne jo me operacionet, po as cmimet e liberalizuara te ilaceve per t'u kuruar. Asnje gazetar, nuk do te mund te bente me konkretisht dhe me te bazuar ne fakte, ate qe beri dje kryeministri Nano, pasi ai duke qene kreu i egzekutivit, duhet t'i dije me shume se kushdo tjeter ku dhemb dhe ku pikon ne &quot;shtepine&quot; ku ai eshte &quot;kryefamiljar&quot;.

Por kjo eshte edhe pika e dobet e furtunes se djeshme te kryeministrit. Nese ai ka dyshime sesi punon ministri i shendetesise, i kultures, i rendit, i mbrojtjes, nese ai eshte i nevrikosur me menyren sesi vartesit e tij menaxhojne parate e fondit publik, ai duhet te marre masa direkte, si kryeminister, qe shkojne nga ulerimat deri ne shkarkimin e tyre. Por eshte e pakuptueshme perse ai duhet te bertase ne publik dhe ne sy te vartesve te zotit Xhani - natyrisht pa harruar edhe kamerat qe regjistrojne spektaklin e njeriut me dore te forte - sesa keq punoka ky minister! Nese ai nuk ben mire detyren, apo nese zoti Nano nuk e ka xhan zotin Xhani, atehere ta heqe dhe zevendesoje me nje tjeter. Te nise te beje shefin e qeverise, duke i kursyer keshtu spektaklet televizive shqiptareve, nje rokoko diegie skafesh, kanabisi dhe imazhi njeriu te forte, qe kabineti Nano ofron me teprice qe prej dites se pare te mandatit te tij.


2) Nano nis fushaten kunder ministrave

Nano ka nisur dje fushaten kunder ministrave te kabinetit te tij, ndersa ka parashikuar te vizitoje gjate diteve te ardhshme disa prej ministrive, te cilesuara si problematiket. Pese muaj nga nenshkrimi i kontratave me njerezit qe ai ftoi ne fillim te gushtit 2002 per te qeverisur, shefi i ekzekutivit ka bere dje nje nder fjalimet e tij me te ashpra per te kritikuar punen e Ministrise se Shendetesise. Ndersa, sot turi kryeministror do te kete ndalese te tijin Ministrine e Drejtesise dhe neser Ministrine e Financave. Por, udhetimi drejt Romes ne fillim te javes se ardhshme, do ta pengoje Nanon te marre pjese edhe ne analizen e Ministrise se Rendit Publik. Pikerisht ne kulmin e kritikave ndaj qeverise per zgjerimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe vetem pak dite perpara vizites se Romano Prodit ne Tirane, kryeqeveritari duket se po shfrytezon analizat vjetore te ministrive per te sulmuar vartesit e tij. Ndersa ne qarqet politike nuk mungojne edhe zerat per ndryshime ne qeveri. Verejtjet ndaj qeverise duket se kulmuan me prononcimin e ambasadorit amerikan ne Tirane dy dite me pare, teksa prej nje jave ne shtyp po pasqyroheshin gjeresisht konstatimet alarmuese te nje misioni te Bashkimit Evropian per gjendjen ne polici dhe sistemin gjyqesor.

Por Kryeministri ka zgjedhur shendetesine per te nisur fushaten e tij. Ai ka kritikuar dje ashper drejtuesit e sistemit shendetesor per korrupsion, abuzime me fondet dhe mungese aftesish. Duke thene se fondet e tenderave kane perfunduar ne llogari bankare jashte shtetit apo se ilacet e blera me parate e buxhetit u rishiten qytetareve ne spitale. Nano tha se situata aktuale, e trasheguar prej vitesh, vazhdon te konservohet ne 6 muajt e fundit. &quot;Nuk mund ta lejoj me kete gje, - u shpreh shefi i ekzekutivit, - pavaresisht se kam 12 vjet eksperience politike ne drejtimin e partise qe drejton maxhorancen&quot;.

&quot;Nuk mund te lejoje gjithashtu qe aksionet tona ekzekutive te jene te pafuqishme per te ndaluar qe barnat dhe ilacet, qe blihen me aq mund me kontributin financiar te shtetasve qe paguajne taksat, t'u rishiten atyre ne spitalet tona&quot;, tha Nano. Duke akuzuar me pas shendetesine publike per papergjegjshmeri dhe korrupsion. &quot;Mentaliteti abuziv me detyren eshte shtrire deri tek punonjesit e thjeshte te sherbimeve shendetesore. Kjo ndodh vetem atehere, kur shefat bejne te njejten gje, qe bejne rojet e nates apo te dites ne spitale&quot;, tha Kryeministri. Ai paralajmeroi se &quot;nuk mund te tolerohet me, qe me fondet e tenderave publike dhe me donacionet e pajisjeve moderne mjekesore nga donatore zyrtare, te ushqehen kioska klinike private apo llogari private deri bankare jashte shtetit te mjekeve dhe te drejtuesve te sherbimit publik&quot;.

Gjithashtu, Kryeministri ka kritikuar ministrin e Shendetesise, Mustafa Xhani, per mosrespektim te programit te hartuar ne fillim te marrjes se mandatit. Per shefin e qeverise ligji per sistemin e sherbimit spitalor dhe sigurimin shendetesor nuk eshte realizuar ne kohe, bashke me 6 ligje te tjera qe duhet te ishin pergatitur dhe nuk jane bere. &quot;Natyrisht, nuk mund te priten cudira ne menaxhimin e kujdesit shendetesor publik, kur akoma veproni me nje ligj te kujdesit paresor te vitit 1963?!&quot;, ka thene jo pa cinizem Nano. Kritikat e tij per drejtuesit e Ministrise se Shendetesise kane vijuar me tej me investimet, qe per vitin 2002 kane qene ne masen 65 %. &quot;C'eshte me e keqja, 35 % me pak se realizimi ne vitin me te keq per shqiptaret, qe ishte 1997&quot;, tha Nano. Duke nenvizuar se per rrjedhoje ne veprimtarine e perditshme spitalore edhe operacionet me te thjeshta behen ne kushte te veshtira, qe jo rralle here rrezikojne deri edhe jeten e njerezve. &quot;Menaxhimi i juaj ka ne thelb nje konservatorizem absurd dhe nje investim ekzekutiv aspak konkurrues dhe integrues&quot;, iu drejtua Kryeministri shefave te shendetesise shqiptare. Te cileve u kerkoi qe ne punen e tyre te kene parasysh shqetesimet e njerezve qe paguajne taksat.

Kryeministri verejti se &quot;qytetaret vazhdojne te blejne medikamente te cilesise se dobet dhe askush ketu (ne Ministrine e Shendetesise) nuk merr pergjegjesine qe kerkon detyra dhe ligji per kete deformim skandaloz&quot;. &quot;Nuk jeni ketu vetem per te dhene licenca, por edhe per te garantuar cilesine e sherbimit dhe te mjekimit, duke dhene llogari shteterore dhe ligjore per te gjitha dobesite qe ekzistojne&quot;, u shpreh Nano. Duke iu drejtuar ministrit Xhani: &quot;Ka dosje dhe projekte zoti minister qe flene prej muajsh ne zyren time, pale ne zyren tuaj per te bere investime publike dhe private qe sjellin permiresimin dhe transformimin rrenjesor te gjendjes ne sherbimin spitalor per shqiptaret&quot;. &quot;Ndersa ne vonohemi, shqiptaret me gjithe kursimet e tyre te jetes dhe te gjakut ikin jashte shtetit dhe kurohen ne spitalet, qe mund te ndertohen tani ne Shqiperi&quot;, vijoi me pas ai.

Kryeministri Nano ka nisur dje me Ministrine e Shendetesise nje tur analizash ne te gjitha dikasteret, qe ai ka vleresuar si me problematike. Vetem pak dite pas akuzave shumeanshme per nivelin e larte te korrupsionit dhe krimit, kreu i mazhorances duket se do te tentoje te shkund strukturat ne varesi te qeverise qe drejton prej fillimit te gushtit 2002. Kur ai u angazhua se respektimi i kontrates nga ministrat do te ishte i vetmi mjet vleresues per punen e tyre.

Akuzat e Nanos per Ministrine e Shendetesise

Gjendje aspak e shendetshme

Situata e trasheguar prej vitesh, vazhdon te konservohet ne 6 muajt e fundit

Personeli mjeksor perdor mjetet e punes publike per te nxjerre perfitime te paligjshme private

Barnat dhe ilacet, qe blihen me aq mund me kontributin financiar te shtetasve qe paguajne taksat, u rishiten atyre ne spitale

Nuk ka perpjekje per reformimin e sistemit shendetesor

Eshte bere pak per fillimin e nje reforme standarte ligjore dhe menaxheriale

Shendetesia publike eshte ende e semure per vete

Me semundjen e papergjegjshmerise dhe korrupsionit qe e bren e ka te veshtire te sheroje njerezit

Mentaliteti abuziv me detyren eshte shtrire deri tek punonjesit e thjeshte te sherbimeve shendetesore

Shefat bejne te njejten gje, qe bejne rojet e nates apo te dites ne spitale

Menaxhim jo efektiv i financimeve dhe abuzim me to

Me fondet e tenderave publike dhe me donacionet e pajisjeve moderne mjekesore nga donatore zyrtare ushqehen kioska klinike private apo llogari private deri bankare jashte shtetit te mjekeve dhe te drejtuesve te sherbimit publik

Mosmenaxhim i mire nga dikasteri i burimeve njerezore

Ministria eshte akoma larg realizimeve transformuese substanciale

Nuk eshte hartuar ne kohe ligji per sistemin e sherbimit spitalor dhe sigurimin shendetesor

Edhe 6 ligje te tjera duhet te ishin pergatitur dhe nuk jane bere

Akoma veprohet me nje ligj te kujdesit paresor te vitit 1963

Realizimi i investimeve eshte ne masen 65 %

Operacionet me te thjeshta behen ne kushte te veshtira qe jo rralle here rrezikojne deri edhe jeten e njerezve

Menaxhimi ka ne thelb nje konservatorizem absurd dhe nje investim ekzekutiv aspak konkurrues dhe integrues

Vazhdon sjellja si punonjes te nje &quot;Drejtorie te Pergjithshme te Mjekesise&quot; dhe si drejtues te nje shoqate bamiresie per interesat e tarafeve dhe te korrupsionit qe abuzojne me emrin dhe pushtetin shteteror

Situate manaxhimi te dobet dhe aspak profesional

Absorbimi i ndihmes se huaj ka qene mjaft i reduktuar

Kapacitetet thithese dhe zbatuese, ne menyre te vecante per projekte prioritare, mbeten mjaft te uleta

Ka nje empirizem absurd ne menaxhimin e nevojave per projekte apo programe zhvillimi dhe integrimi

Sektori farmaceutik nuk po i pergjigjet nevojave te publikut ne nevoje

Qytetaret vazhdojne te blejne medikamente te cilesise se dobet dhe askush ketu nuk merr pergjegjesine qe kerkon detyra dhe ligji per kete deformim skandaloz

Eshte ende e pakuptuar mire se me c'efikasitet perdoren strukturat e kontrollit te brendshem dhe te inspektimit ne lidhje me garantimin e cilesise te ketyre produkteve.
 

ujku81

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

Shqiptaret per momentin akoma nuk i kane te qarta aspiratat e tyre. Thone qe duhet te integrohemi ne Be e tj, por askush nuk e di cdo te thote kjo.
Shqiperine do ta bejne vetem shqiptaret, kjo dihet.
E ardhmja jone nuk ka per te qene ndryshe nga ajo e vendeve te tjera te Ballkanit, se duhet te krijohet nje treg unik, keshtu qe shpresojme per mire. Per afatet kohore pastaj eshte shume veshtire per te folur, se nuk varet vetem nga ne
 

Prim

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

Kalamaja, mos u lodhni kot. Pa kaluar nja 20-30 vjet nuk ka vend per ato enderrimet tuaja te bukura. E vetmja gje qe mund te beni juve eshte te edukoni femijet tuaj per se mbari dhe te shpresoni se mos kushedi ata e bejne Shqiperine.
Zoti ju dhente durim juve dhe atyre! Amen.
 

Rimseb

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

Qe Shqiperia do te kete nje te ardhme kjo as qe diskutohet por kur??????????? Ju e dine me mire se une qe ne shqipetaret jemi te interesuar nga parja qe fitohet kollaj dhe mendojme vetem per ngrohjen e xhepave . Nuk duhet te harrojme se edhe ne vendet e ndryshme ndodhin keto gjera por je si tek ne. Me vjen turp kur shoh vendet ish komuniste te cilat po integrojne komunitetin evropian dalengadale por per ne as qe behet fjale. Turp dhe faqa e seze per ne qe lejojme te na udheheq nje bande e korruptuar te cilet nga njera ane bejne sigur po zihen per te miren e popullit dhe nga ana tjeter ndajne parate e vjedhura pergjysme. Shpresojme qe brezi yne te mendoje me mendje tjeter dhe me fakte konkrete megjithese do te jete shume e veshtire jam optimist. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

barboni

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

per mu zor me duket se shqipria ka te ardhme te pakten per brezin ton jo i her.kshu si jan cndru njerzit tek ne shum veshtir eshte,edhe me kta politikan qe kena ne jemi te marr fun.mendoj se tek ne ka shum njerez te pakultur kjo ndikon shum ne perparimin e vendit,pa ofenduar njeri po veriu dhe fshatarsia te ne jan shum mrapa edhe kjo mendoj eshte nji nga arsyet qe sna fut njeri ne evrop ne jo se jemi te varfer se kshu o gjith bota tashi pak a shum.zoti e boft mir se saper njerzit sma ha menja....
 

adi

Primus registratum
Re: A ka shqiperia nje te ardhme?

JAM NE MEDYSHJE RRETH SE ARDHMES SE SHQIPERISE SEPSE NE NE VEND QE TE BEJME PARA BEJME 2 HAPA MBRAPA DHE FAJI NUK ESHTE I ATYRE QE NA DREJTOJNE POR I POPULLIT SEPSE ESHTE AI QE VENDOS PER TE ARDHMEN E TIJ.UNE JAM STUDENT DHE MENDOJ QE NJE DITE SHQIPERIA SDO JETE ME KJO QE ESHTE POR ME MIRE KU SHQIPETARET SDO KENE NEVOJE TE EMIGROJNE POR TE JENE ZOT NE TOKEN E TYRE.SHQIPERIA E SHQIPETARVE.
 
Top