A ka ndryshuar Berisha ?

shqiptari87

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

une them kur te qethen vicat...atehere ndryshon kryeministeri yne i vyer <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Kryetari i PS-së, Edi Rama e cilësoi grusht shteti kalimin e ligjit për median në Parlament. Gjatë takimeve me bazën në Elbasan, Rama u shpreh se “veprimet e qeverisë Berisha morën trajtat e grushtit të shtetit, përmes shpërbërjes së mekanizmit të balancuar të medias dhe Radio-Televizionit Publik si dhe përjashtimit absurd të një kategorie sipërmarrësish nga hapësira e lirisë së medias”. Ai tha se, “këtë goditje tërësisht autoritare dhe primitive që u plotësua dhe me shkarkimin antikushtetues të një sërë autoritetesh të tjera, opozita shqiptare e konsideron ekzekutim të një projekti ogurzi uzurpimi të krejt sistemit demokratik.
Tanimë, - theksoi Rama, - Sali Berisha është shfaqur në të tërë përmasën e vet të mirënjohur dhe famëkeqe. Sipas kreut socialist, “të gjitha ato mekanizma garancish të opozitës të krijuara me mund për vite me radhë falë sensit të respektit për opozitën që kishte maxhoranca e deridjeshme, sot janë çbërë përfundimisht”. Mediat, sipas Ramës, kanë rënë në kthetrat e Sali Berishës. “Pushteti i katërt është kthyer në objekt shantazhi dhe trysnie nga ana e shumicës aktuale në Kuvend. Vetë Kuvendi është kthyer në kohën e mëkateve antikushtetuese dhe antidemokratike të Sali Berishës së parë”, - nënvizoi Rama, pak orë pas seancës parlamentare. “Ne nuk do të jemi kurrë dekori i farsës që Sali Berisha kërkon të imponojë, duke e përdorur kartonin si një levë për të çmontuar pushtetet dhe institucionet e pavarura apo autonome të këtij sistemi që u ringrit nga hiri i vitit ‘97", - theksoi Rama.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Protesta e Ngjelës: Po shkelet Kushtetuta





--------------------------------------------------------------------------------

Situata është alarmante. Kushtetuta nuk funksionon. Kështu përkthehet ndryshe për demokratin Spartak Ngjela, kthimi i ligjit për të qeverisë për “Radio-Televizionet”, nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Ngjela ishte i vetmi deputet i maxhorancës i cili përkrahu kreun e shtetit në vendimin e tij për të mos dekretuar ligjin, i cili cënon mediat. “Ky vendim tregon se Kushtetuta nuk funksionon, aq nuk funksionon, saqë qeveria na quan ende Kuvend Popullor”, - tha Ngjela. Ai e quajti të rëndë faktin se Moisiu po ushtron të drejtën e tij për të mos dekretuar për shumë ligje që i dorëzohen nga Këshilli i Ministrave. “Është e katërta herë në katër muaj që Presidenti kthen ligje se janë në kundërshtim me Kushtetutën”, - nënvizoi demokrati. Por akuzat dhe kritikat e tij për qeverinë nuk i bënë fare përshtypje Kryeministrit Sali Berisha, i cili ishte vetëm një metër larg tij në seancën e djeshme plenare. Madje Berisha nuk preferoi të prononcohet fare për ligjin e medias, edhe pse maxhoranca këmbënguli aq shumë që ai të mos ndryshojë. Përpos kësaj, Ngjela nuk u ndal në kritikat e tij. Mjaft i ashpër ndaj qeverisë ai tha dje në Kuvend se me këto ligje s’ka për të pasur ndonjëherë ndonjë institucion të lirë në vend. “Kjo është si të bësh një ligj se ai i mëparshmi nuk zbatohet. Për të mos thënë se ligji bëhet vetëm për një njeri. Kështu nuk po funksionon Kushtetuta dhe cenohet pavarësia e institucioneve. Rrezik ta humbasim edhe ne atë pavarësi që kemi, kështu si po shkojnë punët”, - foli i irrituar Ngjela. Demokrati u bashkua me vendimin e kreut të shtetit, për të rikthyer në Kuvend ligjin për median.


www.gazetashqiptare.com
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Mu me duket si ma i omel Sala tani <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> sidomos kur del me xhinse <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

dhe me golf nailoni <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

rO_k

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

bishti i qenit -ka thene njehere Mirushi, bisht qeni mbetet
 

eddantes

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

sekretari i PPSHse po Sekretar ngelet o djema po dhe Edi rama klysh komunisti eshte
 
H

harap

Guest
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

vazhdoni ju flisni.Se po jua vene veshin <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

i_own_u

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

mir e ka Pasha... esht e kot te mallkosh nje budalla...

jo per gjo po nuk e kap mallkimi
 

ados

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

them se ka ndryshu..osht bo mo simpatik..
vetem dhembet i ka te zeza si gomar...
mos e shani shume,se i shtohet jeta.. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

bsh

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

po nuk bie rrujefa n'hale mer lal, si behet gje xhaxhi sales se ne keto vite vetem lekura i eshte rregjur....

keto jane muhabete ndryshim karakteri jane koti fare. Shembull personal: gjyshi im i shkreti, aq sa sala eshte edhe me fotografine e enverit ne dhome fle...si dorezon kurre parimet se ashtu u brumos..pres une qe te nryshoj ai megjithese ne i bejme propagande ditore anti-diktatoriale? jo! edhe kjo puna e sales keshtu eshte, le te llapin sa te duan keta te PDs po salen s'ka burre nene tja ndryshoj veset...gjeja e vetme qe ka ndryshuar eshte shoqeria shqiptare( shyqyr zotit) keshtu qe gjerat qe toleroheshin me para si duron me dot njeri, edhe pastaj duket sikur ai ka ndryshuar... eh vaj medeti per kete vend....
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

si perfundim
a ka ndryshuar berisha?

Fillojme nga sistemi zgjedhor (se ai na intereson ne keto momente)

A ka hequr dore nga veprimet e 1996 apo do te fitoje perseri ne skrapar me 98% te votave e diku tjeter me 105%
 
Top