A ka ndryshuar Berisha ?

olti

Neo
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Argumenat qe rreshton satania (qe nuk jane argumenta) jane vec argumenta te mendjes se satanizuar te nje pjese te mire te shqiptareve, te cilet preferojne me mire te kene ne krye nje bandit ordiner si Nano se nje njeri shume here me te rregullt, si Berisha!
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Sali Berisha eshte me i pastri nder gjithe politikanet shqiptar ne 60 vjetet e fundit ( pa llogaritur ballistet e vertete dhe legasistet e paraluftes).
Eshte nacionalist, njeri me kulture, i drejte, familjar . Te gjitha keto premisa e bejne ate te duket" kal, Hajvan, etj etj" te pjesa e degjeneruar e shqiptareve qe jane mesuar te vjedhin ,pijanece edhe amoral.
Mire tha njeri me siper qe ai dobici F. Nano per kategorine e qelbesirave shte tamam "politikan".
Une shpresoj qe ky mentalitet te mer fund edhe ne krye te zgjedhim njerez te paster nga morali, te afte dhe jo pianece e kurvare.
Pyetjes a ka ndryshuar S. Berisha do i pergjigjesha " ska pse ndryshon sepse ska bo keq por u ka besuar njerzve te gabuar,kjo eshte fatkeqsia e tij dhe ishalla ka gjet njerez qe ja vlejne te drejtojne shtetin dhe kombin.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

S6, ke harru krimin më të madh të Berishës plako. Ke harru me shkrujt që ai është Çeçen, malok, tropojan!
M'çudit shum se ti e ke edhe komshi dhe e din se ça lloj NJERIU është! Këtu po flas për aspektin njerëzor.
A ka ndryshuar Berisha? Sigurisht që ka ndryshuar. Kanë kaluar 8 vjet që nga 1997 dhe nuk janë pak. A ka ndryshuar për mirë apo për keq këtë nuk e di. Shpresoj të ketë ndryshuar për mirë se gjasat janë që do rikthehet në pushtet
shrug.gif
.
 

anny

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

nuk e di nese ka ndryshur berisha
por edhe sikur te kishte ndryshuar per mire,serishte une nuk do te votoja per te
shqiperia besoj se ka nevoje per dicka te re dhe jo dicka te kalbur qe rrjedh nga komunizmi
jam dakorte me ato qe thote rrebeli,berisha mund te jete cfare te doj si politikan por ka qene nje nga me te ndershmit,kete e dine edhe pulat
kurse nanua eshte nga me hajdutet,ai ka zhvatur tere kombin,madje edhe e ka shitur
po te ishte te zgjidhja midis nanos edhe berishes (qe nuk e uroj te ndodhe nje gje e tille) do zgjidhja berishen,por e theksoj qe kete do ta beja vetem nqs nuk do te kisha alternative tjeter
edhe thoni cte doni populli ne kohen e berishes jetonte me mire se tani qe jemi si mesjete edhe vdesin edhe per buke

ps:lerni racizma,si tropojan etj
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Aha kondre! ke te drejte... atehere Berisha kishte pervec te tjerash dhe nje profesion shume te nderuar dhe te respektuar, ishte nje kardiolog shume i mire nderkohe qe tani eshte vetem ne funksion te qendrimit te Fatos Nanos ne pushtet. Berisha eshte i vetmi faktor qe bllokon te djathten te vije ne qeverisje...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Fillimisht postuar nga 'Neo':
[qb] Argumenat qe rreshton satania (qe nuk jane argumenta) jane vec argumenta te mendjes se satanizuar te nje pjese te mire te shqiptareve, te cilet preferojne me mire te kene ne krye nje bandit ordiner si Nano se nje njeri shume here me te rregullt, si Berisha! [/qb]
Nuk mohoj une more Neo qe Nano eshte bandit, ordiner apo pijanec por nuk po diskutohet per ate ne kete teme. Ketu flitet per Sali Ram Berishen per te cilin pranon apo nuk pranon ti une te rradhita 10 pika qe nuk i shpika nga mendja dhe qe qendrojne katerciperisht pasi ato jane arsyeja qe i ben nderkombetaret qe te rezervohen ndaj ish udheheqesit... pervec tyre harrova te te them dhe piken "11" qe Berisha u be iniciatori i manipulimeve te proceseve zgjedhore, nga ai mesuan dhe socialistet, te cilet vazhdojne traditen e nisur nga ish komunisti ne krye te PD. Une nuk harroj asnjehere vitin 1996 kur nga teqja e Nene Rukies (kondrapedali e di se ku ndodhet pasi e ka patur gjitone) dilnin kutite me vota te manipuluara ne favor te pushtetareve demokrate te asaj kohe...
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] E pse u dashkerka ti besojme serish Sali Ram Berishes? Mos valle nuk eshte po ai Sali qe:

1 Doli nga rradhet e PPSH ku sic thuhet ishte nje nder sekretaret e rrepte te saj ne qendren spitalore universitare.
2 U be Presidenti me i politizuar ne Europe, aq qesharak sa as formalisht nuk dha doreheqjen nga partia e cila e zgjodhi ne ate post si dhe shtypi me te dy kembet opoziten.
3 Nuk i dha asnje liri medias, perkundrazi i dogji dhe i vuri zhurmues perseritesve radiofonike BBC dhe Zerit i Amerikes sic beri Enver Hoxha ne kohen e vet.
4 Ndikonte rregullisht mbi gjygjsorin dhe ekzekutivin duke vendosur karikatura qe vulosnin vendimet e tij.
5 Lejoi sistemin me te piset ne bote, ate piramidal ku nepermjet firmave rentiere zhvati popullin duke i grabitur atij te ardhurat.
6 Shkaterroi vendlindjen time TIRANEN, se bashku me njerezit (kafshet) qe solli ketu.
7 Theu embargon Nderkombetare vendosur ndaj ish Jugosllavise duke transportuar karburant ndoshta dhe arme ne Malin e Zi.
8 U zgjodh serisht President ne mesin e gjendjes se jashtezakonshme duke vertetuar shprehjen e bukur popullore "fshati digjet, kurva krihet".
9 U be pergjegjes per vdekjen e mijera njerezve dhe nuk kerkoi asnjehere falje publike
10 Beri marreveshje me Fatos Nanon duke e lene ate ne pushtet rrezik dhe pas zgjedhjeve te ardhshme.

... pra une nuk mendoj se nje njeri i tille ka ndryshuar, madje dhe nese ekziston nje mundesi minimale qe ai vertete te kete ndryshuar, nuk ka as me te voglen vlere pasi eshte pergjegjes per shume gjera qe ai ka bere ne te shkuaren. UNE NUK HARROJ DOT [/qb]
e bukura asht se Satani me sa m'kujtohet pat than dikur se Berisha(si kojshi q1 e ka) nuk me flet vetem se nuk kam votu per te.Edhe me sa pashe i kishte mbete edhe hatri.(Satamit kuptohet)
lol.gif
lol.gif

Mgjth tana pikat e tij ishin bullshet ashtu si asht edhe Satani prape do ti replikoj.
1) I rrepte per çfare per me vjell me frekuentu kur_a me lujt bixhoz apo me pi e me u ba b_th si Nanoja sot .**Tradit e komunistave asht q1 te shajne me veset e tyne.Tuj ken te vetdijshem se jan raca me e degjenerume e planetit edhe kundershtaret i ofendojne me terma te nxjerruna prej karakterit vetjak.Cili nga inelektualet e njoftun te asaj kohe nuk ishte ne parti pse nuk merresh edhe me Ismail Kadaren (edhe ai ishte komunist edhe s'ka lan gja pa shkru kunder tyne) apo ate ja keni lane nenkategoris komunistoislamike.Pse nuk merresh me prindt tuj ose thuje publikisht se nuk kan ken komunista.(mos u lodh me rrejt)

2) Bullshet s'meriton as pergjigje

3) Ku ne ***** te Satam ja ka vu kto zhurmusat se une ne Shkoder e kam ni xham si BBC ashtu edhe Zanin e Amerikes.

4) Pergjigja e saj ashte e para.Pra shikon se ça asht tuj ndodh tash edhe ja ngjet asaj kohe.

5) Po pse mor Satam i zhvati edhe e grabiti ai,ku e sheh ket gja mos asht tuj shetit ne Dubai apo neper kazinote e botes.Edhe familja jeme si te gjithe shqipataret kan ken nder ata qe humben nder kto firma.Kuptohet nuk kena shit shpi se s'na ka pas hanger qeni i terbum po kena fut disa kursime q1 kena pas.Edhe kto u kthyne ne masen 52% per Xhaferrin edhe 60% per Popullin.Po tash sa po ju kthen Nanoja.
Ai e ka pranu publikisht fajin per firmat piramidale po te pakten nuk besoj se do te kishte vu per vite me rradh minister ekonomijet nji q1 ka punu e instruktu ne kto firma si Arben Malaj.

6) Paska shkaterru vendlindjen tane Tiranen tuj pru kafshe si i emerton ti po ti mor pi*i Satam a pretendon se je prej Shkodret edhe Enveri shkatrroi vendlindjen e dikuj tjeter tuj pru ato kafshet e prinve tuj q1 vetem kafshe kan dit me prodhu.

7) Paska thy embargon nderkomtare tuj i çu nafte Jugosllavise.Pra ktu komunistat e akuzojne per antishqiptar,shikoni te pergjigja e pare ate me **.Shpesh do te keni ndigju se Berisha furnizoi tanket serbe te bosnjes etj etj.Serbet ne Bosnje kan pas 5 tanke edhe sikur neper xhepa ta kishin kontrabandu naften i kishin furnizu.Plus per kondrabanden kan ken dy firma si per te gjitha gjanat nji e demokrakrateve e nji e socialisteve.Shqipnija ka pas 1/4 e kontrabandes q1 u bate nga vendet kufitave te Jugosllavise edhe ne ket mnyre kan hanger buke gjith veriu i Shqipnis.Po s'besoj se ndokush ne kto vende te tjera te vazhdojne ti emertojne antikombtar antart e qeverise se asaj kohe.

8) Ne ate kohe ju kishte propozu edhe socialistave q1 nks ata ishin dakort tuj pa gjendjen q1 ishte te zgjidhej dikush tjeter president.Po atyne ju leverdiste ma shume Berisha se edhe planet me Gejxhin i kishin gati.

9) Se kush ishte pergjegjesi ti e din shum mire po prap si thash te pergjigja 1 si race e qelbun q1 jeni poshtersit tuja ja veshni te tjereve me bindjen se i keni ba si ju.Kush doli neper revistat europiane tuj coptu e pi gjakun e kufomes se Leke Qokajt ta tham une qelbanik deputetja edhe prefektja e zgjedhun prej Nanos Luiza Hoxha

10) Kjo asht e forta e juj se po t'mos bash marrveshje te emertoni malok,xhahil,çeçen,shpellar njeri q1 as per integrimin e vendit nuk pranon me ba marreveshje kurse nks i ban kto marrveshje prap antikombetar idiot etj etj.

11) Berisha u ba iniciatori i manipulimeve.Ok qelbanik sa votime u ban me Berishen 4.Lokalet e para kushtetuta te pergjithshmet edhe lokalet e dyta.Nder keto vetem te pergjithshmet u kontestune se komisioneret socialiste lane kutite e votimeve.Po nder zgjedhjet ne vazhdin a pati te pa kontestume.Me gjith manipulimet e socialisteve sa here komisionoret demokrate lane kutite e votimeve,zero (idiotsi kjo per mendimin tem nejse).

Duhen me t'vertet nerva çelikut me i kthy pergjigje komunistoshkerdhatokrateve se pytjet e diskutimet e tyne jan aq cinike e mediokre sa asht me t'vertet zor me i lexu deri ne fund.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Megjithse une nuk kam ndonje konsiderate as per njerin e as per tjetrin,prap se prap Berisha nuk mund te krahasohet ne asnji aspekt/fushe te jetes me te degjeneruarin Nano!!Nano asht i biri i Thanasit(i cili nuk ka lan gja pa ba )keshtuqe do i ngjaje patjeter atij(nqs nuk asht kopil),ndersa Berisha asht i Rames(plak i urte,patriot,pa asnji pervoje ne krimet komuniste).
Te gjith e dime se cfar ka ba Nano(le te mos e diskutojm ma).
Berisha ka pas ne dore ta bante shkrumb e hi Vlonen e Tepelenen,nuk e bani,atehere si i veme ne etiketen e urrejtjes krahinore???
Sa djem Veriore u mbyten nga bandat Labe??Prap i kemi fale!!
Ka shekuj qe vetem ne falim,kurse Labet sapo u jepet rasti na vrasin e na mbysin!!
A mos jane ma trima se na??Jo,jane ma te pabese se na,jane ma inferiore se na,nuk kane piken e krenarise!!Atehere cfar pret nga nji fis i tille??

Gabimi i Sales asht qe lejoi katastrofen e Vlones!!T#i kapte e t'i tridhte ata legena!!
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

E lashe kete teme se eshte e djegur dhe e konsumuar si dhe vete titulli i saj, thashe qe nuk marr pjese me ne te skam me çfar shtoj e sejcili ka mendjen e opinionin e vet, megjithate po e jap dhe nje mendim te fundit se e shoh qe ketu nuk qeka problem Sala dhe Tosi po sejcili shfryka e shaka sipas qejfit! Nese keni ndermend ta shani njeri tjeterin per Salen e drejta juaj e sjua heq kus, po kini pak me teper respekt per ata qe ju lexojne e evitoni te shani ne publik. Mos ngaterroni krahinat e mos pergjithsoni njerezit duke i vene epitete mbi kurriz, mos akuzoni qytete ne pergjithesi se pyll pa derra nuk ka. Mos hidhni iluzione konfliktesh leberish e shkodranesh se kalon ne nxitje urretje te njeri tjetrit e boll kemi kaluar historni tone duke urryer komshiun e luftuar ne krah te putuesit. Nje mendim te dikujt mund ta kritikoni me argumenta pa pature nevoje te shani individin e ta kaloni temen "larje hesapesh personale" se i humbet komplet vlera e do te shihni qe do tju bokjotojne pjesa tjeter e lezueseve pasi perveç sharjeve (qe te gjithe dine ta bejne) nuk do mesojne gje tjeter kur tju lexojne!
Lexim te mbare e faorum te mbare te gjitheveve e kerkoj te falur qe dola nga tema.
Pershendetje
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

MLK ndoshta nuk m'ke kuptu dikush si Satami q1 thot se prindet e tij jan shkodran thot edhe q1 Sala pruni kafshet ne Tirane kjo ashte me te vertet kulmi po qe per kafshe ma kafshe se ai nuk gjendet.
shrug.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

MLK,edhe une e pata per ata derrat e pyllit <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> dhe jo per kafshet e tjera te pyllit.
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

RRNOFT MRETI...SDI QA I KJOFT ATIJ KOMUNISTI
QE NA I MOHOJ ZG-JEDHJET E 97 -tes , E SDO'T
KISHIN NODH TAN KTO FATKEQSI.EDHE EURONEWS
E PAT DHAN SE KISHTE FITU MRETNIA , PRO 60%
E SALUKU AS NUK NA DOLI ZOT......KUSHEDI PSE !!!!, NOSHTA NUK I INTERESOTE AS ATIJ AS
NANOS!!!
KUJTOJENI KYT DETAJ O DASHAMIRS T'POLITIKS.
pershnetje
wave.gif
 

rudi123

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

PO ju sjelle nje artikull ku del ne pah se kush eshte pergjegjesi kryesor per tragjedine e 97.

.....Borxhi ndaj historisë është shumë më vështirë për t’u shlyer, se sa borxhi i jashtëm valutor ndaj Bankës Botërore apo huadhënësve të tjerë. Se borxhi historik nuk dërgon kasnecë apo delegacione, nuk apelon në gjyqin e borxhlinjve; ai të bën gjëmën papritur. Gjëma e borxhit të pashlyer ndaj historisë ishte 1997-a.

Gjatë shek.XX patëm katër evenimentet më të mëdha mbas 500 vitesh pushtimi të Perandorisë Islamike Otomane. Këto ishin: 1912, 1944, 1990 dhe 1997. Nga këto, bota europiane dhe më gjerë, njeh vetëm 1997-ën. Se ajo ish e jona, e tëra e jona; të tjerat nuk i bëmë ne, as pavarësinë (Perandoria u shkërmoq), as çlirimin (Gjermaninë e mundën Fuqitë e Mëdha) as shembjen e komunizmit (e bëri Amerika dhe Vatikani).
Kurse ’97-tën e bëmë vetë.

Pa zgjidhur ’97-ën, po ecim në qorrsokak (fjalë e bukur nga ato abstraktet që më pëlqejnë: si mund të jetë një sokak qorr, pa sy?...po ja që mund të jetë...). Nuk duam ta zgjidhim se kemi frikë, se dalin përgjegjësitë, se del edhe borxhi historik i papaguar…dhe prandaj gjithmonë pranojmë më mirë të vetëmashtrohemi.
Sikurse po vetëmashtrohemi.

Urbanistika dhe ndërtimi është materializimi i gjithë vlerave dhe antivlerave të një populli; i tërë shndërrimeve, ekseseve, arritjeve dhe mosarritjeve, aftësive dhe veseve. Po të dish të lexosh formimin urban, sheh të pasqyruar sistemet shoqërore që kanë kaluar, kulturat okupuese dhe autoktone, luftërat e brendshme dhe të jashtme, izolimet, hapjet, çmenduritë e diktatorëve dhe mençurinë e politikanëve të mirë që kanë sunduar. Mendoja se me ardhjen e demokracisë do të merrnim drejtimin e duhur, por nuk pat qenë e thënë. Ekspansioni, rrëmbimi i hapësirës urbane (private apo shtetërore) ishte shprehja e dhunës dhe presionit që ushtruan dhe vazhdojnë akoma të ushtrojnë fiset dhe klanet.
Demokracia nuk është lëvizja e lirë. Demokracia është lëvizja e lirë duke respektuar rreptësisht ligjet.
Kaosi i krijuar me koshiencë na kushtoi shumë shtrenjtë. Dhe u krijua një borxh tjetër plus, ndaj historisë (se nuk na mjaftonin ato që kishim).
Çuditërisht, jemi shumë të aftë për të shkatërruar veten. Kjo është teoria e Haxhi Qamilit. Teoria politike më e aplikueshme në Shqipëri është ajo e vetëshkatërrimit (pastaj jemi edhe burracakë, se akuzojmë të tjerët që na e kanë fajin). Pushtimi i hapësirës, megjithëse ndodhi në fund të dymijëvjeçarit ishte ekzakt si ai i hordhive osmane pesëqind vjet më parë.
Kur dal në kodrat dhe shoh atë unazë gjigante të ndërtimeve pa leje që ka rrethuar Tiranën, më duket si një fushim me çadra i ngritur nga Sulltani, për të marrë qytetin. Në fakt ky rrethim e kish një Sulltan. Ushtria bëri dhe një kurban. Ka edhe repartet e gurhedhësve. Ushtria pushtuese priste një ferman: LEGALIZIMIN.
Pushtimi donte edhe një ferman tjetër: PASURIMIN. Fermani erdhi ishin: PIRAMIDAT........
 

rudi123

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Artikulli eshte marre nga Maks Velo dhe e solla me shume per te perforcuar idene e S6T6N6 per shkaterrimit e tiranes ne kohen e Don Kishotit sale dhe familjes se tij PD.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Fillimisht postuar nga bernd:
[qb] Artikulli eshte marre nga Maks Velo dhe e solla me shume per te perforcuar idene e S6T6N6 per shkaterrimit e tiranes ne kohen e Don Kishotit sale dhe familjes se tij PD. [/qb]
Problem i vockël. Në kohën e Salës sapo kishin filluar disa ndërtime të vockla. Më vonë dolën baronët e Shqipërisë dhe filluan të ri-ndërtonin Tiranën se gjithë themeluesit e regjimit të ri (lexo kryengritësit) kërkonin nga një vend në mes të KRIEQITETIT. Nuk denjonin më të jetonin vrimave të haleve ku ishin futur.
Berisha gaboi! Gaboi sepse si president i Shiqpërisë që ishte duhej të kishte vepruar kundër atyre që rrëzuan shtetin, që shpërbënë edhe atë pak punë që ishte bërë në 4 vjet!
Kjo êshtë frika ime ndaj Berishës. A i ka vënë ko.qet apo do drejtohet si balonë nga të huajt?

Të tjerat dihen se faj i kujt ishin (nuk kanë të justifikuar) por mos dilni o ithtarët e Fatosit duke akuzuar të tjerët për zullumet e juaja! Kam jetuar në Shqipëri në atë kohë dhe kisha aq miq e në ato poste që të isha i informuar mbi çfarë ndodhte. Boll me pislliqe. E vërteta duhet ulëritur dhe le ti bjerë mbi kokë të gjithë përgjegjësve. Por nejse, kjo i takon një teme tjetër!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Besoj qe:pergjegjesine per qeverisjen e keqe(ne kohen e Barishes)fajin me te madh e ka Meks mustaqja(ky person me duket sikur ka zdryp nga kali i Trojes dhe ka penetru ne qeverin shqiptare).E si mund t'i veme faj Berishes per Piramidat(apo nuk kemi ekonomista te fort ne qe te parashikojne te tilla katastrofa)kur ne te njejten kohe firma piramidash kishin edhe Socialistet?E si mund ti veme ne faj Berishes kur ne vitin '97 ne krye te CIA-s ishte nje anti-shqiptar??Po per lunch-imet ne Vlore,kush e ka fajin??Po per hapjen e depove te ushtrise?
Berisha ka fajet e veta,sdiskutohet.
 

regele

Forumium maestatis
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Berisha duhet te vije patjeter ne pushtet, pasi shqiptaret ia kane nevojen dhe e duan akoma, madje dhe ai i do shume shqiptaret...konkluzion ky i nxjerre nga shprehja popullore: kush te rreh te do <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />

N.Q.S nuk je me trapin (Berishen) nuk do te thote qe je me hajdutin (Nanon)!
 

u74

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Pas 15 vitesh pluralizem besoj se ka ardh koha qe ti kuptojme disa dukuri dhe disa njerez njerez ashtu sic jane me vleren reale te tyre .
Ma merr mendja se c'do njeri me nje fije sens te shendoshe llogjike e kupton se as Nano dhe as Berisha nuk jane me te miret e gegeve dhe as te toskeve gjithashtu respektivisht Nano dhe Berisha nuk jane as me te miret e socialiateve apo demokrateve .

Eshte shume kunderproduktive dhe e demshme qe per hir te Berishes te demonizohen gjithe shqiptaret gege ose per hir te Nanos te demonizohen gjithe shqiptaret toske .

Ne fund te fundit Berisha dhe Nano jane dy njerez qe keto 15 vitet e fundit kane ushtruar te njejtin profesion , ate te politikanit .
Kjo eshte edhe arsyeja qe ne po diskutojme per ata sot .

Sikur Nano dhe Berisha te mos ishin sot ne politike shumica jone nuk do i njihte fare , pa le me te debatonte rreth tyre !
Ndoshta ne do te debatonim per dikend tjeter dhe me shume gjasa edhe specifikat e debatit do te ishin te tjera .
Prandaj ne diskutimin tone rreth Berishes dhe Nanos nuk kemi pse dalim jashte kornizes se profesionit te politikanit qe ata aktualisht ushtrojne . A nuk eshte kjo edhe arsyeja e vetme qe ne i njohim keta dy njerez . Ne te kundert vetem nje pjese relativisht e vogel e shqiptareve do te njihnin kordiologun Berisha dhe ekonomistin Nano .

Epitetet cecen , malok qe i adresohen Berishes apo "grek" ,burri i kesaj dhe asaj... qe i drejtohen Nanos nuk jane asgje me teper se sa budallalliqe qe bluajne kokat tona te ngarkuara ala me mentalitetet anadollako-komuniste .
Megjithse ne na duket vetja se kemi hedhur hapa "gjigand" drejt civilizimit.

Une nuk njoh asnje shqiptare me tituj aristokracie te trashiguar me shekuj ashtu sic i kane pershembull kombet e tjera te kontinentit tone . Dhe kjo e ka shpjegimin e vet . Kur ne vendet e tjera evropiane beheshin revolucione industriale tek ne behej reforma e Tanzimatit . Pa le me iluminizem etj ..etj !?
Mos te harrojme se ne 1944 ne Shqiperi ishin me pak se nje milion shqiptare dhe rreth 90% e tyre ishin analfabet . Sigurisht ne vitet qe pasuan 1944 nuk pritej te krijohej ndonje klase aristokrate , perkundrazi qellimi i regjimit komunist ishte krejtesisht dicka tjeter.

Po ashtu shumica e jone do te "kercenim" perpjete ne qofte se ata qe ne kemi lidhje per shkak te profesionit do te "guxonin" te benin komente mbi jeten tone private e aq me teper te perflitnin familjaret tane .

Nga '92 deri me '97 Berisha ishte President .
Gjate kesaj kohe korrupsioni ishte shume i madh ,lira e shtypit shume e dobet , zgjedhje krejtesisht te manipuluara ne maj '96 ,
u krijuan dhe rane piramidad ne '96-'97 ku humben kursimet me mijera shqiptare , dhe me ne fund ne '97 ra edhe vete shteti .

Tani Berisha ose ishte i kompromentuar ne kete korrupsion te paskrupullt , ose Berisha ishte naiv , ose Berisha ishte edhe i kompromentuar edhe naiv . Na te tria variantet Berisha ka pergjegjesi . Detyra e pare e nje Presidenti te nje shteti eshte ta mbroje ate shtet dhe popullin qe i kane besuar postin numer NJE .
Ne qofte se Presidenti ndihet i pafuqishem per te permbushur detyrimet e tij ndaj shtetit ne te gjithe boten demokratike ekziston edhe opsioni i doreheqjes .

Eshte jashte "mode" qe per problemet tona te brendeshme te fajsojme te huajt , pa marre parasysht a na duan te miren apo te keqen ata .
Them te huajt se "armiku" i brendshem Nano ishte ne burgun e Bences ne ate kohe .A nuk i perdorte ne po kete menyre edhe Enver Hoxha skenaret e "armiqeve" te jashtem dhe te brendshem .

Dilema eshte a ka ndryshuar dhe si , ku jane provat e ndryshimit te zotit Berisha ?

Kjo dileme nuk do ishte per Eduard Selamin ,Genc Pollon , Neritan Ceken apo Gramoz Pashkon .
Ndoshta ,ndoshta as nuk do diskutohej fitorja e PD-se ne zgjedhjet e ardheshme , sepse reformat kane qe te dhimbeshme ne keto 8 vite te fundit dhe korrupsi relativisht i larte keshtu qe njerezit ne keto kushte kane prirje te provojne ndryshimin nepermjet figurave dhe platformave te paprovuara me pare . Si e si me shpresen per dicka me te mire .
 

olti

Neo
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Fillimisht postuar nga regele:
[qb] Berisha duhet te vije patjeter ne pushtet, pasi shqiptaret ia kane nevojen dhe e duan akoma, madje dhe ai i do shume shqiptaret...konkluzion ky i nxjerre nga shprehja popullore: kush te rreh te do <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />

N.Q.S nuk je me trapin (Berishen) nuk do te thote qe je me hajdutin (Nanon)! [/qb]
Ne kushtet e sotme nuk ka shume zgjidhje, pasi vec keta dy jane. Ose voton per njerin, ose per tjetrin, por edhe mund te mos shkosh ne zgjedhje, duke favorizuar ate ne pushtet ne kete menyre. Jemi pare dy aleternativash, te dy i kemi provuar dhe e dime shume mire (nese duam te jemi te sinqerte me veten) se kush eshte me i mire. I pari eshte fajtor se nuk diti te shuaj zjarrin, i dyti eshte fajtor se vuri zjarrin ne '97-en dhe vazhdoi per 8 vjet te shese ate vend per interes te xhepit te tij. Shume e qarte kjo pune!

PS: Freshisti Joe, me pare meso te shkruash, pastaj bej analiza!
 

Dritan Luan Gjoni

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Nuk e kuptoj c'fare rendesie ka ne qoftese ka ndryshuar Berisha apo jo.
(qe pergjigjja eshte jo)

Edhe sikur ky njeri te jete i 'mire' i 'ndershem' Berisha eshte nje politikan i deshtuar. Ne qoftese ne nuk i heqim qafe Berishat do te jemi prape kandidat per te qene ne vendet islamike dhe kongresin islamik.. Do te na duhet prape te merrim armet e ta heqim nga postet drejtuese te vendit dhe kur te zbres nga froni do te kerkoje ti marre prape me dhune..
Dhe gjeja qe nuk durohet me shume eshte qe jo te terhiqej nga jeta politike duke falenderuar zotin qe nuk eshte burgosur por eshte akoma ne krye te politikes shqipetare
smash.gif
<img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

Eshte me te vertete e pabesueshme pafytyresia e ketyre njeresve (Berisha&Nano)qe perfitojne nga drobitja e ketij populli per tu marre me ta njehere e mire.

Berishat dhe Nanot duhen ...hequr qafe dhe duhet te harrohen si nje enderr e keqe, si nje plage e se kaluares ne qoftese duam te ecim perpara,.. dhe jo te diskutojme me per ta ...

respekt
 
Top