A ka ndryshuar Berisha ?

u74

Primus registratum
A ka ndryshuar Berisha ?

A ka ndryshuar Berisha ?
Pyetje qe ndoshta ka vene ne dileme shume shqiptare ne fillimet e kesaj fushate elektorale .
 

rudi123

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Ujku qimen e nderron por zakonin se harron!
ky eshte proverbi me i pershtashem per Don Kishotin Sale.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Berisha ka disa gjera/vese qe duhet t'i nderoje/permirsoje,eshte me mire qe t'ia veme ne dukje se cilat!!!
 

ados

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Ai njeri nuk ndryshon ndonje here.Por me mire te lutemi mos te vije ne fuqi,shqiperia do kthehet ne periudhene 97'.Do te ishte injorance, nqs shqiptaret do te votonin perseri per berishen apo nanon.Dilema eshte se si mund te behet ndryshe..!!Nje qeveri kombetare te pakten per 5 vjet, pa nanon& berishen( sigurisht pa zagaret qe kane nga mbrapa..edhe keta s'jane pak e marrte djalli)
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Berisha nese kishte ndryshuar mendoj qe se pari do te kishte deklaruar hapur se po te fitonte PD zgjedhjet e ardheshme nuk do te merrte pjese ne ekzekutiv pasi kete e ka patur ne dore e ka dhene prova qe nuk ka asnje lloj aftesie per te drejtuar vendin, pra deshtoi dhe e la vendin ne nje gjendje katastrofike (mendoj qe nuk eshte nevoja te hyjme ne detaje). Se dyti nese Berisha do te kishte ndryshuar Berisha kjo do dukje e reflektohej ne menyre direkte te politika e PD-se e mesa di une ne politiken e PD-se nuk kemi pare ndryshime e vazhdon po i njeti stil "poshte komunizmi"...sikur njerezve po i rri mendia te komunizmi e jo te problemet e tyre te perditeshme.
Fatkeqesisht per mendimin tim Berisha bllokoi pothuajse çdo lloj iniciative te re ne PD duke e shnderuar kete parti ne te njetin stil si ajo komuniste ku vetem klientarizmi e servilizmi ndaj shefit funksionon. Mjere ne qe jemi te detyruar te durojme akoma Nanon qe ka bere 4 vjet burg e ka qen 5 here komunizem e kete e kemi peshqesh nga Berisha.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Mjere ne qe jemi te detyruar te durojme akoma Nanon qe ka bere 4 vjet burg e ka qen 5 here komunizem e kete e kemi peshqesh nga Berisha. [/qb]
Kush te tha mor zotni qe je i detyrum me e duru Nanon apo lexon ZP(Zorren e Popullit).

Ket e kemi peshqesh nga injoranca astronomike shqiptare <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .Shqiptari kur ndrron emrat per pes lek po voten
shrug.gif
.Tosi ju premtoi paret e piramideve edhe shqiptaret ooo burraaaaa me Tosin.
Se masanej n'vend te pareve ju dha fotoksin pak randsi ka se shum mes tyne edhe tipa si ti ala e qujn vedin te detyrum me i duru.
Bravo ky asht shpirti i fitores :tipsy:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Per mendimin tem shqiptaret nuk kane ndonji zgjidhje ma te mire sesa te votojne prap per Berishen.
Edhe mbas 14 vjetesh zgjidhja ma e mire nder te keqijat eshte votimi per PD!!
Kam shume shpresa tek politikanet e rinj te PD-se.
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Tushi se pari nese ma pranon kur shkruan mundesh qe te shkruash pas dialekt se me sa di une shqipja dhe gjuhet e tjera fliten me dialekt po nuk shkruhen me dialekt e ne shkolle kemi mesuar vetem nje gramatike e drejteshkrim e jo 20 dialekte (flm).
Sa per Fatos Nano une se kam patur ndonjehere qejf e as qe mund ta kem e nuk shof ndonje aluzion qe bej per ndonje simpati ndaj Fatos Nano-s!
Tema eshte per Sali Berishen me duket e per kete po shkruaja mesiper ne mos gaboj. E perseris qe Berisha perveç deshtimit te tij si drejtues shteti dhe qe la shtetin e popullin i cili i besoj nepermjet votes drejtimin e tij, vazhdon te jete pergjegjes per izolimin e PD-se, kthimin e PD ne nje parti te stilit diktatorial ku çdo forme e çdo ide e re ndeshkohet e ku jane larguar me dhjetra figura te saja, ku ne zgjedhjen e sekretarit te pare te PD-se nuk ka votim te fshehur e nuk ka kandidate alternative. Pra mediokriteti i PD, mungesa e propozimit te nje alternative per zhvillimin e vendit tone dhe politika kryesisht agresive e ordinere e PD-se e udhehequr nga Berisha detyrojne shume shqiptare qe te mos protestojne me, te mos besojne me te asnje e ardhme e te kene humbur plotesisht besimin ne klasen e tyre politike. Nese PD me ne krye Berishen do te ishin ne gjendje te propozonin nje plateforme politike koherente qe te perbente nje alternative serioze per zhvillimin e vendit tone une do te isha i pari qe do votoja per ta. Po qe une te votoj se Berisha bertet gjithe diten parlamentit hajdutet, komunistet, te korruptuarit etj kete se bej dot pasi po qe per te share dime te gjithe te shajme po per te udhehequr e te propozojme zgjidhje adekuate per permiresimin e jetes se shtetaseve tane kemi deputet tane e ne mos gaboj Berisha eshte lideri i opozites.
Nano eshte horri me i madh qe ka shqiperia po problemi eshte se kur e krahason me Berishen ai di ti flasi njerezve e eshte dobiç ndaj dhe te gjithe mashtrohen e duke patur nje dordolec si Berisha ne opozite ne do vazhdojme te degjojme pordhet e Nano-s fatkeqesisht.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Tushi se pari nese ma pranon kur shkruan mundesh qe te shkruash pas dialekt se me sa di une shqipja dhe gjuhet e tjera fliten me dialekt po nuk shkruhen me dialekt e ne shkolle kemi mesuar vetem nje gramatike e drejteshkrim e jo 20 dialekte (flm).
Sa per Fatos Nano une se kam patur ndonjehere qejf e as qe mund ta kem e nuk shof ndonje aluzion qe bej per ndonje simpati ndaj Fatos Nano-s!
Tema eshte per Sali Berishen me duket e per kete po shkruaja mesiper ne mos gaboj. E perseris qe Berisha perveç deshtimit te tij si drejtues shteti dhe qe la shtetin e popullin i cili i besoj nepermjet votes drejtimin e tij, vazhdon te jete pergjegjes per izolimin e PD-se, kthimin e PD ne nje parti te stilit diktatorial ku çdo forme e çdo ide e re ndeshkohet e ku jane larguar me dhjetra figura te saja, ku ne zgjedhjen e sekretarit te pare te PD-se nuk ka votim te fshehur e nuk ka kandidate alternative. Pra mediokriteti i PD, mungesa e propozimit te nje alternative per zhvillimin e vendit tone dhe politika kryesisht agresive e ordinere e PD-se e udhehequr nga Berisha detyrojne shume shqiptare qe te mos protestojne me, te mos besojne me te asnje e ardhme e te kene humbur plotesisht besimin ne klasen e tyre politike. Nese PD me ne krye Berishen do te ishin ne gjendje te propozonin nje plateforme politike koherente qe te perbente nje alternative serioze per zhvillimin e vendit tone une do te isha i pari qe do votoja per ta. Po qe une te votoj se Berisha bertet gjithe diten parlamentit hajdutet, komunistet, te korruptuarit etj kete se bej dot pasi po qe per te share dime te gjithe te shajme po per te udhehequr e te propozojme zgjidhje adekuate per permiresimin e jetes se shtetaseve tane kemi deputet tane e ne mos gaboj Berisha eshte lideri i opozites.
Nano eshte horri me i madh qe ka shqiperia po problemi eshte se kur e krahason me Berishen ai di ti flasi njerezve e eshte dobiç ndaj dhe te gjithe mashtrohen e duke patur nje dordolec si Berisha ne opozite ne do vazhdojme te degjojme pordhet e Nano-s fatkeqesisht. [/qb]
teper e dhimshme <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> si analize nuk po hi me ti citu me fjali se edhe ti tash po qesh ba me pa pjese prej atyne q1 ke shkru.
lol.gif

Masi je i ri ne af nji sqarim per gjuhesin e dialektet asht nji nenforum i veçant <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

MLK(mallakastra?).
Nuk e di a te pengon dialekti i Tushit apo mendimet e tij??
:tipsy:
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Problemi eshte Oroshi qe drejtshkrimin e kuptojne te gjithe ndresa dialektin çdo krahine ka te vetat e kur je ne krahinen tend e perdor pa problem po kur flet ne nje krahine tjeter behesh me i veshtire per tu kuptuar. Kaq e thjeshte besoj te kuptohet !
Per sa i perket pjeses qe me shqeteson dialekti apo mendimi mua nuk me shqeteson as njeri e as tjetri se
çdo njeri ka mendimin e vet e gjuhen e vet keshtu qe une skam dale te ndryshoj boten.
Me siper dhashe thjesht mendimin tim ne lidhje me temen e jo ne lidhje me mendimin e dikujt apo per te kritikur dike. Nuk mendoj se pjestareve te forumit i intereson kush jam une, nga jam une apo çfare moshe kam pasi tema nuk eshte hapur per mua po thjesht per te dhene mendimin mbi Berishen ka ndryshuar apo jo, ndaj dhe une kete bera.
Per mua Berisha ka qene e vazhdon te jete komunist dhe ata qe e kane njohur vertet e dine mire se kush eshte. Kam ne rrethin tim njerez qe e kane njohur nga afer dhe e dij mire se cili eshte Berisha ndaj personalisht jam thuajse i bindur se per ke shkruaj. Megjithate respektoj mendimin e çdokujt ndaj dhe mendimi juaj eshte i mirepritur.
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Per info mund te lexoni te verteten mbi deklarimet qe ben Berisha ne lidhje me levizjen studentore te 1990-1991, deformimet qe ai i ben te vertetes e shpresoj te jeni me te informuar per ate qe deshironi ti jepni voten e sugjeroni dhe te tjeret qe tja japin po atij. E mira do te ishte qe te pyetnit me teper per "Pardesyte e Bardha" te vitit 1991 kush i shperndau e kush i veshi ato e si u mashtrua populli shqiptar pêr demokracine e pastaj te hiperbolizoheshin plehrat e atij kombi.
Pershendetje
 

regele

Forumium maestatis
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

A ka ndryshuar Berisha? E bukur kjo? S'e dija qe paska dale nje barsalete e re...postojeni tek Humori me mire!
 

Redis

Forumium praecox
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Un per vedi mendoj se i taken ma mir Berishes se sa atyne te poshterve tjer q_i jan sot ne fuqi!

MLK tesh po na fal naqe se fola me djalekt !!
(shnet rrushi) <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

MLK,punen e "pardesyve te bardha "e dime shume mire(besoj te gjith e dine),megjithate ti nuk na jep asnji mendim se:kush eshte me i pershtatshmi sot per sot qe te udheheqe Shqiperine!!!
Pra duke mos pasur asnje alternative tjeter,ne do vazhdojme te mbetemi pre e meskinitetit/injorances/ish-komunistit Sali Berisha!!!Duke pare qe politika Shqiptare mbetet akoma ne duart e dy partive me te medhajaPD dhe PS ne jemi te DETYRUAR te zgjedhim edhe nje here per te keqen me te vogel,une jam ma se i bindur qe edhe me ardhjen e PD ne pushtet,te keqijat nuk do mbarojne.
Ketyre dy politikaneve tane kryesore(F.N dhe S.B)ju mungon ajo c'ka asht ma kryesorja per nje vend ish-komunist:atdhedashuria!!!

p.s MLK,mundoju qe te mbushesh boshlleqet ne te kuptuarit e (te pakten)dialektit Shkodran(per vete randsin qe ka ky "dialekt"),do ishte nji dritare ma teper ne inteligencen tande
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Oroshi, me duket se tema eshte "A ka ndryshuar Berisha" apo jo dhe une dhashe mendimin tim per kete teme dhe mendoj se jo. Me duket se ngaterron teme pasi ne kete teme nuk po kerkohet per ke do votojme!
Se dyti nuk kam asgje kundra dialektit shkodran, perkundrazi jemi te gjithe shqiptar e ne rrethin tim kam miq nga Shkodra e tipa qe i shkon dialekti ne humor keshtu qe me defrejne. Ajo qe i sugjerova Yushi-t ishte qe ne forum mund te shkruhet pa dialekt e me drejteshkrim pasi shqipja eshte e njete per te gjithe ne shkolle kemi mesuar te njeten abetare e mesa di une nuk ka abetare per Shkodren apo abetare per Vloren e as per Kuksin po ka Abetare shqiptare. Megjithate ky ishte sygjerim e jo detyrim se une nuk jam mbreti i forumit qe te vendos rregullat e te jap urdherat ne kete forum.
Per sa i perket inteligjences time mendoj qe nuk me njeh qe te me japesh leksione normale ashtu si dhe si lejoj vetes te te jap leksione morale pasi nuk e kam kete monopol. Te me falin pjesa tjeter qe dola jashte teme e falemderit per mirkuptimin.
 

After_dark

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Edhe sikur te ndryshoje Berisha, nuk ndryshojne ata qe e ndjekin pas. Kemi te bejme me nje militantizem te semure, qe po smendove si Berisha te hyjne ne dru. Berisha e dha proven qe ishte ne gjendje ta digjte SHqiperine, tani pyetjen a ka ndryshuar Berisha, mund ta shtrojme dhe ndryshe: A mund ta djege Shqiperine Berisha per here te dyte??
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

MLK,per cfare kujton ti se na intereson ndrwshimi i Berishes,per te ba krushqi me te??Per te votuar na intereson.
Persa i perket abetares le te diskutojme ne ndonje teme tjeter se nuk asht vendi ketu <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Shkruajtur nga Oroshi
"MLK,punen e "pardesyve te bardha "e dime shume mire(besoj te gjith e dine),megjithate ti nuk na jep asnji mendim se:kush eshte me i pershtatshmi sot per sot qe te udheheqe Shqiperine!!!"

Tema eshte "A ka ndryshuar Berisha" edhe per kete u pergjigja. Po te jete "per ke do votoni" do shoh nese kam pergjigje apo mendim per ate teme i nderuar Oroshi.
Pershendetje
 
Top