Ritmet e rritje se popullsise dhe problemet e sigurise rajonale dhe globale;
Rritja demografike jep ndikim të drejtpërdrejtë në politikat e brëndshme të sigurisë. Ata përvijohen në disa forma, në vartësi te grupmoshave dhe ritmeve të lindjeve të popullsise të secilit vend. Në këtë aspekt të rritjes demografike, vendet konsiderohen: Shtetet revolucionare - janë ato shtete në zhvillim me shkallë lindshmërie të lartë, të cilat kanë të zhvilluara në spektrin e tyre politik lëvizje politike radikale. Grupmoshat e reja formojnë masën e të pa puneve (18- 24 vjec), të cilët në kushtet e vështirësive të krijuara nga varfëria ekonomike, bëhen ndjekës e mbështetës të lëvizjeve radikale politike ose pjesëmarrës të krimit të organizuar. Nëse elitat e lëvizjeve radikale ia dalin të bëjnë një mobilizim total të këtyre grupeve të rinjsh ose të fëmijëve nën 18 vjeç (rasti i vendeve afrikane - Kongo), atëhere revolucionet bëhen motorë të mesazheve shpëtimtare jo vetëm në vendet nga fillojnë por përhapen me forcë edhe në vendet fqinje.
Impakti destruktiv i ndryshimeve të brëndeshme demografike eshte i qartë dhe shpesh ka çuar në probleme të mprehta të sigurisë nderkombetare. Në disa punime akademike, jepet evidencë për lidhjen midis revolucionit politik dhe presioneve demgrafike në shoqeri (Jack A. Goldstone, Revolution and Rebellion in the Early Modern World, Berkeley, CA, University of California Press, 1991, fq. 178- 198). Ai tregon se rritja e popullatës në shekullin e 18-të luajti rol në ardhjen e revolucionit francez. Ai tregon se popullata e Francës u rrit nga 24. 6 milion më 1740 në 28.1 me 1790, dhe gjate shekullit më shume se 1/3. E njëjta gjë ndodhi në shembjen e rendit feudal dhe të regjimeve të shumë mbretërive gjatë shekullit të 15 e 16, të cilet u goditën nga rënia drastike e popullates për shkak të sëmundjes së murtajës, duke sjellur mospunimin e tokës, rënien e produketeve bujqësore dhe mosplotësimin e radhëve të ushtrive mbretërore, çfarë solli shkrirjen e mbretërive të vogla në favor të më të fuqishmëve.
Sipas Fritz Scharpf ( 2001), tre kondita të domosdoshme për sigurinë të cilat formësojnë legjitimitetin e qeverisjes janë: e para legjitimiteti i orientuar drejt input-eve; psh përfaqesimi bazuar në proçedura votimi të ndershme. Së dyti, legjitimiteti, i orientuar drejt output-eve; psh politikat efiçente, performanca e qeverisjes. E treta, është kërkesa normative e identitetit kolektiv të përbashket, e cila e bën vendimarrjen bazuar në inputet (përfaqësimin real) të pranueshëm për pakicën nga njëra anë dhe vlerëson efiçencën nga ana tjetër.
(Max Webber, ''Numerous stable relationships contain conflict but the conflict is masked; it is under the surface because of the role of legitimacy.'' - marrë nga Joseph A. Scimecca: ''Theory and alternative dispute resolution : A contradiction in terms?'': botuar më 1997 nga Sandole dhe Merwe fq. 214- 215 )
Tek shtetet e dështuara, mungesa e infrastukturës qeverisëse i jep jetë anarkisë. Pushteti politik në këto lloj shtetesh ushtrohet nga padronët e grupeve kriminale, të cilat e përdorin pushtitin konvencional nëpërmjet rrugëve korruptive ose presionit politik e financiar. Nderhyrja amerikane në Somali më 1992 ishte rezultat e fenomenit të shtetit të dështuar. Padronet rajonalë të luftës nuk e mbeshetën shpërndarjen e ushqimeve popullit të uritur, si rezultat deshtoi misioni paqeruajtës i SHBA-ve më 1994.
Nëse rritja e popullatës tejkalon kapacitetet e shteteve për ushqyerjen e popullatave të tyre, atëherë emigracioni masiv, braktisja masive e vendit - eksodi, çon në destabilitet politik, rritjen e valëve të krimit dhe kolapsin e qeverisjes qendrore dhe gjithë sitemit (rasti i Shqiperisë më 1990, 1997). Në ato shtete me popullsi të përzier, çfarëdo ndryshimi sinjifikant i legjitimitetit të qeverisjes qendrore ose humbja e kontrollit nga ana e saj e shoqëruar nga ndeshje e pakënaqësi nacionale dhe diskriminime midis grupeve etnike, jep shkëndijat e konflikteve të mëvoneshme violente. Në këto raste autoritet qendrore duhet të mbajnë drejtësi, pasi ekzsiton rreziku i kjo nxitjes së konfliktit - që sjell në skenë ''dilemën e sigurisë'' kombëtare. Në këte rast grupet etnike kalojnë në vetmbrojtje, patrullojnë fshatin e tyre, gjejnë armë në tregun e zi, masa te cilat shpesh konsiderohen si masa ofensive nga grupet e tjera etnike, të cilat nga ana e tyre marrin kundërmasa. Ngjitja e spirales së konfliktit rrezikon të çojë në shpërthim lufte etnike, veçanërisht nëse qeveria qendrore vijon të humbasë legjitimitetin e saj dhe një nga grupet etnike ka një popullatë të re e në rritje. Anëtarët e grupit etnik në staniacion mund ta shohin veten si humbës të privilegjeve dhe avantazheve të gëzuara më parë, rrjedhimisht nxiten për pjesmarrje aktive në konflikt. Shembull i qartë konflikti në ish Jugosllavi, mes serbve supernacionalistë dhe udheheqësve të tyre Sllobodan Miloshevic dhe Radovan Karaxhixh. Stephen Nathanson ka të drejtë kur shkruan: ''Në boten reale asnjë qeveri ose shoqëri nuk është perfekte, prandaj ne na duhet të bejme gjykime për atë se deri në çfarë shkalle një qeverisje e caktuar i perafrohet idealeve të drejtesisë dhe meriton mbështetjen tone.'' (Nathanson, Stephen: ''Should we consent to be governed?'' - Wadsworth Publishing Company, USA, 1992, fq. 107.)
Kosova ndoshta përfaqëson rastin më të qartë të ndryshimeve demografike, me efekt të drejtpërdrejtë në proçeset politike dhe të sigurisë, në kushtet e rënies drastike të superstrukturës shteterore. Nga 1948 deri më 1981, popullata kosovare u rrit nga 69% në 77%, ndërsa ajo serbe ra nga 23% në 13 %. Kjo jo thjesht nga rënia e lindshmërisë së serbve por edhe nga ulja e nivelit ekonomik e braktisjes së Kosovës nga popullata serbe, si dhe nga rritja e ritmeve te lindjeve mes kosovarëve. Pas tronditjeve të para të Federatës Jugosllave më 1980, popullata kosovare filloi të artikulojë më qartë kërkesat e saj me te drejta e liri njerëzore bazë dhe per kontrollin e administratës burokratike nga veteëkosovaret, vende pune qe mbaheshin e pushtet qe ushtrohej nga serbët banore te Kosoves. Bosnja dhe Kosova nuk janë raste të izoluara të tensioneve që krijojnë ndryshimet demografike në mjedise të përziera etnike. Libani, Irlanda e Veriut e mbeshtesin këtë hipotezë mjaft qartë. Lufta civile në Liban gjatë viteve 1975-1990 filloi kur popullata muslimane shiite u rrit deri në atë masë sa që të krishterët rrezikonin të humbisnin kontrollin ndaj institucioneve politike kombëtare të Libanit. ''Koha e trubullt'' mes protestaneve (anglezeve) dhe katolikeve (irlandeze) filloi me fillim të viteve 1970, pikërisht në atë kohë kur balanca e popullatës kaloi ne favor te katolikeve - irlandezëve, që jo vetëm përbënin minoritet më parë por institucionet komandoheshin nga angelzët dhe forca e pushtetit vinte nga Londra.
Margjinalizimi ekologjik, se fundmi presioni demografik mund të kombinohet me politikat kufizuese në shpërndarjen e burimeve dhe të mirave materiale, të cilat nga ana e tyre promovojnë rritjen e fërkimeve mes shtresave të ndryshme të popullates dhe klasave social-ekonomike. Të dyja këto ideologji kanë potencialin për perhapje dhe luftë të përgjakeshme, pa njohur kufinj shteteror, rrjedhimisht nxisin shpërngulje të mëdha dhe refugjatë si dhe ndërhyrje të fuqive të mëdha ose rajonalë në luftë.