A ka memorje per ndjesite?

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: A ka memorje per ndjesite?

Ne fakt pyetja duhet te ishte. a mendoni se mund te rindieni emocione te caktuara ne caste kur i rikujtoni ato?
Psh mu kur me vje era e midhjes , me kujtohen castet e bukura duke shijuar midhje /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

mozaiku

Primus registratum
Re: A ka memorje per ndjesite?

Varet Hillary...
Jo sa here kujton noj orgazem, e ndjen ate te pershkoje trupin tend mendoj...

zog

Primus registratum
Re: A ka memorje per ndjesite?

ka them se kur sheh femer lakuriq te ngrihet. por a quhet kjo memorie ? sepse po te memorizosh ne tru qe : ti je doktor gjinekolog ne me femra lakuriq te lidh puna, kjo ben qe te mos ngrihet.

ne fakt cila eshte memorie, morali nepermjet edukimit personal apo instikti, regjistrimi natyror i lind.

nje njeri i eger psh kur sheh femer i hidhet persiper. ndersa nje njeri i but, jo, ai e pyt njehere kadal kadale se si e ka emrin çupa, osht e martume apo jo, ja ka qefi akulloret, po birren si e rrekellen me shishe apo me gote, etj, etj.

pra per cilen lloj memorie e ke fjalen ti hillary ?

antip

Primus registratum
Re: A ka memorje per ndjesite?

Hillary them se e ka pas ke memoria e tipit, kur kujton shiringat fillon e te dhemb bytha... po kjo per mendimin tim nuk merr spunto nga kujtesa se sa nga impakti vizual me sendin ne fjale. Se ja psh e tha dhe Moza qe jo sa here kujton nji orgazem e rindjen ate, por ama kur sheh nje mushkonje fillon e te krruhet lekura, edhe pse mushkonja mund te mos te te kete pickuar. Ne rastin e pare ke kujtese mendore ndersa ne te dytin kujtese vizuale, qe lidhet me shume me instiktin.
Bebi i vogel kur e vendos doren per here te pare mbi sobë digjet, por per here te dyte nuk bohet llaf, i rri larg se e ka hongër iher /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif ... po te bebi i vogel s'mund te flitet per memorie te magazinuar ne tru, por thjesht per zhvillim instikti.
Dhe instikti me ket ka t'boj... memorje ndjesish /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: A ka memorje per ndjesite?

faktikisht "momenti" nuk ndjehet sepse esht kaq i shpejt sa koha ndahet vetem ne :
te shkuaren e larget
te shkuaren e afert [...] .

Pra jo momenti,por memorja me e afert.

Pastaj memorja esht nje loj koshence qe i perket individit me gjith "ndertimin" e tij si person.

Admir

Forumium maestatis
Re: A ka memorje per ndjesite?

Mendoj se kujtesa i klasifikon ne 2 grupe llojet e ndjesive: a) Pozitive; b) Negative. Pasi grumbullimit te informacionit ne baze te pervojes jetesore, njeriu tenton te ndjeke apo te shmang ato ndjesi ne baze te pasojave me te cilat ajo ndjesi eshte shoqeruar. Shembujt i dha shume bukur Lulbardhi.

Admir

Forumium maestatis
Re: A ka memorje per ndjesite?

E vertete Kordele. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Sa shpejt me erdhi nder mend "riprodhimi" kur lexova cfare kishe shkruajtur!

Florus

Forumium maestatis
Re: A ka memorje per ndjesite?

Ka.
Vetem se ndjesia nuk vjen vetvetiu, ajo ruhet ne subkoshience dhe duhet nje stimul per ta nxjerre ate ne pah. Si?

p.sh. j'u vjen cuni ne mgjes dhe j'u ben 1 shaka te zakonshme (qe ju zakonisht e merrni me te qeshur) ndaj te ciles reagoni keq (kercet shpulla). Menjehere reflektoni qe vepruat gabim sepse shkaku i vertete nuk ishte cuni (stimuli) por 1 mbetje hatri (e pa shfaqur) me grun 1 nate me pare.. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

D-J

Forumium maestatis
Re: A ka memorje per ndjesite?

nuk ka memorje per ndjesite. ato nuk jane afeksione te mendjes, por te shpirtit, te zemres, te vullnetit. prandaj nuk ka mundesi ti kujtosh ato. ajo qe ndodh eshte rikujtimi i ideve qe ne shoqerojme me keto ndjesi. idete mbahen ne memorje dhe kane te bejne me intelektin por jo me ndjesite...

Florus

Forumium maestatis
Re: A ka memorje per ndjesite?

Originally Posted By: Dick Darlington Delarge

idete mbahen ne memorje dhe kane te bejne me intelektin por jo me ndjesite...

dmth qeni tek eksperimenti i Pavllov-it qenka intelektual.. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_naughty.gif

dakort me Croft-in /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/thumbsup.gif
Lara /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif

D-J

Forumium maestatis
Re: A ka memorje per ndjesite?

qeni pavllovit ka te bej me reflekse te kushtezuara

intelektual zakonisht perdoret vetem per njerezit. intelekt apo inteligjence kane dhe kafshet

ndjenjat nuk mbahen ne memorje. ato shkaktohen ose nga memorjet ose ngjarje presente qe aktivizon ate pjerse te trurit pergjegjes per ndjenjat

deja vu eshte nje perjetim ne mendje. por a eshte rekord? nuk e di, mbase jo, por si amator qe jam nuk kam lexuar dhe aq llafe te mira per ata qe perjetojne deja vu /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

gjithsesi per kete teme pak rendesi ka. sepse i njejti proces i thene me siper ndodh.

atman

Forumium maestatis
Re: A ka memorje per ndjesite?

Tema është bërë katrahurë për shkak të autores e cila e ka shtruar gabim dhe pastaj, për shkak të një pyetjeje në përgjigjen e parë, megjithatë, mendoj se, Nisii duke vënë pikpyetje ka kërkuar një përgjigje e cila nuk i erdhi nga zonja Klinton. Një përgjigje kthjelluese.
Lexojmë:
(Mendoni se mund të rindjeni çaste të caktuara në momentin që i rikujtoni ato?)
Për sqarim, çastet e caktuara janë një element i kohës dhe nuk mund të rikthehen më, si të tilla i përkasin përcaktimit në një të kaluar. Kështuqë, në momentin që unë rikujtoj, nuk ka lidhje me çastet sepse koha është indiferente, indiferente me gjithë njerëzimin, jo vetëm me një individ. Një ore çfardo të 24 orëshit që përbën ditë-natën, nuk i kërcet shumë për mua.
Ndaj, skicojmë drejt atë që ka dashur të thotë autorja:
Mendoni se mund të rijetoni emocionet e një dikurshmërie, në momentin kur e rikujtoni diçka të tillë? Pra, u drejtohemi emocioneve, që na ka shkaktuar ajo ngjarje, lumturinë, gëzimin, kënaqësinë dhe mendoj se kemi të bëjmë vetëm me ato pozitivet, hidhësia rrallëherë dëshirohet.
Përgjigja ime është jo, jo në të njëjtën mënyrë, thellësi, ngrohtësi, vrull, por...nëse i rikujton do të thotë se kanë qënë të tilla mbresëlënëse që kërkon t’i përsëritësh. Dmth, të rijetosh të njëjtën ndodhi, por tashmë në një të ardhme – në atë moment që i rikujton ato. Për tu bindur, mbyll sytë e bëj çmos të rikujtosh një të puthur, madje mundohu ta përshkruash atë të puthur që të ka lënë një mbresë të jashtëzakonëshme. Fjala e jashtëzakonëshme e ngre deri në lartësi të paimagjinueshme, por nuk i përket të puthurës, (është si një vinç që ngre tullat, por nuk u përket tullave) janë vetëm fjalë që nuk mund të riprodhojnë atë moment magjik të prekjes së buzëve, pikërisht të prejkjes së buzëve. Shkruaj fjalën “zjarr” dhe përpiqu të ngrohësh duart.
Deja-vu.
Kjo lloj demence nuk ka asnjë lidhje me temën. Deja-vu është të të...duket sikur...e ke jetuar edhe dikur këtë që po jeton tani...TË TË DUKET SIKUR... Ne flasim për diçka që nuk na duket sikur, por që e kemi jetuar dhe për arsyet e përmendura dëshirojmë ta rijetojmë. Pra kemi një akt të vetëdijshëm, gjë që nuk ndodh tek Dejavu e cila nuk është pasojë e vetëdijëshme edhe pse si shkak mund të jetë diçka vërtet e ndodhur, por gjithmonë diçka, jo gjithçka. Një përsëritje pikë për pikë është e pamundur. Na ndodh të gjithëve të na duket sikur...pas një klithme ose një tingulli muzikor, sikur atë çast e e kemi rijetuar dikur. Si tingulli, si klithma ose autobuzi që kalon, janë vetëm një element që na kthen mbrapa, në një ndodhi ku njëri prej tyre ka qënë përbërës, asgjë më shumë. Nëse kjo gjë përsëritet vazhdimisht, atëhere kemi Dejavu demenciale, sëmundje. Ç’ka të bëjë me dëshirën e vetëdijëshme për të kujtuar?
Titulli i temës, po ta shqipërojmë del kështu:
A ka kujtesë për kujtimet? Ndryshe: A kemi aftësi për të mbajtur mend çfarë shikojmë, dëgjojmë, prekim, shijojmë etj?
Është temë krejt tjetër, nuk përputhet me atë që ka kërkuar autorja.

u74

Primus registratum
Re: A ka memorje per ndjesite?

Originally Posted By: Hillary Clinton

Mendoni se mund te rindjeni caste te caktuara ne momentin qe i rikujtoni ato?

Mendoj se po .
Ne nje moment te caktuar kujton dicka qe te ka lene nje ndjesi te vecante dhe pak a shume ne ate moment ajo ndjesi ta pershkon trupin prape . Sigurisht qe ky moment nuk zgjat,sepse menjehere komanden e merr koshienca qe te thote "stop", se gjithcka eshte ne te kaluaren.

gangsterja

Primus registratum
Po kam,pasi kujtimet ne te kaluaren me bejne qe te jem me e forte dhe ti perballoj veshtiresite qe me ofron jeta.

Top