A ka Hamas ne AMBO?

A ka Hamas ne AMBO?

E Shtune, 11 Mars 2006
Frrok Cupi

Kryeministri Berisha eshte perfshire ne nje intrige te etheshme kunder naftesjellesit amerikan AMBO. Qellimi i tij eshte bere i qarte: te djege naftesjellesin amerikan dhe ta zevendesoje me gazsjellesin rus "Gazprom". Ndersa kryeministri ka kohe qe perpelitet per te gjetur pretekstin; te tjeret po Cuditen me marrezine qeveritare te shqelmimit te interesave amerikane ne Shqiperi. Brenda vetem gjashte muaj kohe te qeverisjes se Berishes, jane atakuar dy projekte te medha amerikane. Projektit te "General Electric" per "trenin elektrik", iu tha "largohu" perfundimisht; te njejten gje po ben edhe me naftesjellesin AMBO. Rreth dy vjet me pare kur u tha se dhe u vendos se nga Burgas i Bullgarise, do te kaloje neper Shqiperi drejt Europes, naftesjellesi amrikan AMBO, kjo krijoi nje atmosfere entuziazmi dhe besimi qytetar. Nje projekt i tille amerikan siguron fitime ekonomike dhe siguri per Shqiperine qe ka mbetur e vetme mes shteteve te Europes Juglindore pa prezence te garancive te tilla madhore. Tentativa e Berishes per ta fshire "gjurmen" e projektit amerikan ka ngjallur reagim te gjere, sidomos ne qarqet politike, ne rrethet akademike dhe mes analisteve. Aq me teper ka ngritur antenat e vemendjes qellimi i Berishes per te zevendesuar projektin amerikan me nje projekt rus.

Intriga kunder naftesjellesit amerikan AMBO, me sa duket ka lidhje me Hamas-in. Hamas eshte grupimi radikal palestinez, i cili fitoi shumicen ne zgjedhjet e fundit politike ne Palestine dhe qe po kerkon "vdekje Izraelit". Pikerisht per arsyen e perfshirjes se Hamas ne akte terroriste dhe te filozofise "per luften, kunder paqes", SHBA dhe bota perparimtare e priten fitoren e Hamas si nje "partner te papranueshem" dhe kthim prapa. Edhe vete qytetaret paqedashes te Palestines u tronditen nga ajo qe ndodhi. Mirepo bash ne kete atmosfere dilemash te nxehta, Rusia ftoi kreret e Hamas dhe deklaroi se "bota duhet te respektoje fitoren e Hamas-it". Mareveshjet dhe interesat e ndersjellta mes diplomacise ruse dhe krereve te Hamas-it, po shihen me vigjilence. Tere kjo eshte konsideruar nje ndeshje e paqte mes Amerikes dhe Rusise. Tamam ne kete pike kulmore, kryeministri i Shqiperise Sali Berisha po djeg rrugen amerikane dhe po e Con ne favor ndaj Rusise.

Cila eshte lidhja Hamas- Berisha?

Hamas u ka bere thirrje te gjithe elementeve te mundshem ekstremiste e terroriste ne vendet e Lindjes se Mesme qe te bashkohen "kunder Amerikes". Ne gjirin e ketij grupimi jane pranuar te paret Hazbullahet, organizata terroriste Al Kaeda, presidenti i Iranit, etj. Vete Hamas ben lojera "per te fituar kohe" here duke pranuar paqe dhe here duke shpallur lufte. Por jo vetem per te fituar kohe, kryesisht per te fituar aleate jashte rajonit te vet. Berisha, kur ishte President i Republikes se Shqiperise ishte nje prej aleateve te vendeve te Konferences Islamike dhe me lidhje te forta shpirterore me shume miq personale qe me vone u konstatuan anetare te organizatave terroriste.

Hapje- mbylljet e presidentit Berisha mes Perendimit dhe vendeve te Lindjes se Mesme, krijuan ulje ngritje tronditese per interesat e Shqiperise. Ne Korrik 1995 qeveria e drejtuar nga Berisha vendosi tu jape statusin e "te priveligjuarit" bisneseve te vendeve te Konferences Islamike. Ndersa te nesermen kryeministri ndoqi linjen e Presidentit duke i treguar vendin Perendimit: "Perendimi te shikoje punet e veta". OSBE/ ODIHR u ndalua te hyje ne Shqiperi ne Tetor 1996. Presidenti i mbylli deren delegacionit te Kongresit te SHBA. Me siguri edhe kjo ishte nje prove e antiamerikanizmit te tij ne sy te aleateve nga Lindja. Pjeset me piktoreske te vendit u lane ne duar te bisneseve prej Lindjes se Mesme.

Me 22 Qershor 1992, fisk dy muaj pas ardhjes ne pushtet, Berisha i shkruan nje leter Emirit te Kuvajtit, ku i thote se "Me vullnetin e Allahut populli shqiptar iu rikthye besimit te Islamit". Besnikeria e Berishes mori pesha politike. Ne emer te fondacioneve te "ndihmave" islamike, ne Shqiperi u vendosen disa anetare dhe krere te organizatave terroriste qe synonin agresionin kunder Perendimit. Pas largimit te Presidentit ne vitin 1997, agjencite e zbulimit se bashku me CIA zbuluan dhe ekstraduan nga Tirana 12 celula te terrorizmit. Rreth 300 te drejta nenshtetesie shqiptare kishte dhene Presidenti per rezidente islamike. Nje nga kreret e Al Kaeda-s, Jahsin Kadi, i cili u ekstradua nga Tirana, kishte qene nje nga miqte e preferuar te presidentit Berisha; ai kishte marre pjese shpesh ne ceremonite e larta zyrtare te Presidentit.

Kishin kaluar disa vjet qe nuk kishim degjuar zhurma rreth rrezikut te terrorizmit islamist ne Shqiperi. Ish sekretari amerikan per sigurine, Tom Ridge, para nje jave shfaqi ne Tirane preokupimin qe Shqiperia te mos u kthehet me fondacioneve qe mbartin rrezikun e terrorizmit, siC kishte ndodhur ketu ne periudhen 1993-97. Pak jave me pare, Ministri i Jashtem i Spanjes, i kujtoi ekipit te ri qeverises ne Tirane se "jeni vend i Konferences Islamiste, negocioni me aleatet". Ishte me shume nje kujtese frike per te shkuaren e ekipit te ri qeverises. Vete kryeministri aktual ka shfaqur perseri prirje te lidhjeve me vendet e Konferences Islamike; edhe anetare te ekipit te tij politik kane studiuar ne shkolla integraliste ne Libi ose kane manifestuar sulme propagandistike ndaj CIA-s. Vetem nje dite pas njoftimit se Berisha fitoi zgjedhjet, Presidenti i Iranit therriti ambasadorin e tij ne Tirane dhe e keshilloi per aktivizim me te madh, sepse Shqiperia u afrua "me ne"; citon agjencia amerikane e lajmeve "Association Press".

Prerja e projektit amerikan AMBO dhe zevendesimi i saj me projektin rus eshte kontributi qe i kerkohet Berishes nga aleatet e Lindjes se Mesme. Hamas mund te shperbleje Mosken per mbeshtetjen qe i dha, permes Shqiperise; ndersa Perendimit i tregohet kufiri i fundit ne breg te Adriatikut. Ky eshte nje ogur i keq, tmerresisht i keq per te gjithe ne.
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka Hamas ne AMBO?

Kisha kohe pa lexuar shtypin shqiptar pasi me thene te drejten me duket humbje kohe.
Perveç th&th e veshtire se mund te mesosh diçka interesante, keshtu qe sa te desinformohem, me mire preferoj te mos e lexoj.
Hap faqen e gazetes Korrieri sot, e lexoj nje analize te Frok Cupi-t!
Titulli mu duk atraktiv, pasi kishte lidhje me ekonomine e mora mundimin ta lexoj deri ne fund.
Mbarova artikullin e po perpiqesha te kuptoja se ç'fare lidhje kishte titulli me pjesen tjeter te artikullit po nuk e kuptova dot!
Qe Berisha ka bere gomarlliqe, kjo nuk perben me sekret per ndonje, po qe dikush te shohi nje ender ne darke, e te nesermen endren e tij ta shkruaj per te vertete kjo quhet manipulim!
Si mund te besh afirmime te tilla me kaq siguri kur nuk sjell asnje lloj prove apo fakti kredibel, kete se kuptoj dot!
Si mund te dalesh ne konkluzionin qe Berisha eshte antiamerikan pasi ka pas miqesi me emirin e Kuvajtit!!!
Ne kohen e luftes se dyte boterore, gjushi i Bush-it, eshte akuzuar qe nepermjet kompanise gjermane Thyssen ka financuar Hitlerin e sistemin nazist. A ka dale njeri prej ketij ne konkluzionin se amerika eshte naziste?!
Babai Bush-it, eshte keshilltar ne kompanine The Carlyle Group, kompanie e cila ka si aksionere te rendesishem familjen Laden. Vellezirt dhe kushurijte, xhaxhallaret e Bin Laden, ne 11 shtator kane qen ne New York per asamblene e aksionereve te Carlyle group, dhe ne 12 shtator, jane kthyer ne Arabine Saudite me nje charter special, i vetmi udhetim civil qe u lejua te fluturonte ne Amerike ate dite!
Atehere si mund te behen paralelizma te tilla per amerikanizem nga ky trap Frok Cupi?!
Si ka mundesi qe njerez me teper se medioker behen opinioniste ne mediat shqiptare! Si ka mundesi qe shkrime te tilla publikohen ne media!
Ky njeri, nuk ka lexuar as dhe nje rrjesht nga projekti AMBO, dhe i lejon vetes te japi opinionit e tij prej "profesionisti" per kete projekt!
Jo vetem qe nuk rregullon gje, por edhe prish me keq seç ishte, TURP.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: A ka Hamas ne AMBO?

esht e vetet ajo e Familjareve te Bin Laden qe jan larguar me nje charter special (nga Bosto) me 12 Shtator... dhe i vetmi Avion qe esht ulur ate dit (flitet per 12 shtatorin) esht AL-EL i Shteti Izraelian, me agjent te sherbimit sekret MOSAD... kto jan Fakte.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: A ka Hamas ne AMBO?

Gazetaret ne Shqiperi flasin gjithesecili duke u nisur nga pikepamjet e veta politike.nuk ka rendesi te japesh fakte;e rendesishme eshte te flasesh se dike do te inluencosh.
 

Blendi

Primus registratum
Re: A ka Hamas ne AMBO?

Frroku ia fut kot. Por kjo tregon se ka akoma nje publik te gatshem per te perpire keshtu perrallash. Sado i keq te jete Berisha, Frrok Cupi e sulmon per arsye personale dhe e akuzon me ca akuza absurde fare.
 

ados

Primus registratum
Re: A ka Hamas ne AMBO?

ku ka,tym ka edhe flake thote nje fjale. Keshtu edhe Frrok Cupi ndoshta di dicka.Pastaj( ti Blendi)mos harrove lidhjet qe kishte, apo ka akoma Berisha me vendet islamike apo antaresimin e shqiperise me lidhjen islamike. E gjej me vend shkrimin e Cupit.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka Hamas ne AMBO?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ku ka,tym ka edhe flake thote nje fjale. Keshtu edhe Frrok Cupi ndoshta di dicka.Pastaj( ti Blendi)mos harrove lidhjet qe kishte, apo ka akoma Berisha me vendet islamike apo antaresimin e shqiperise me lidhjen islamike. E gjej me vend shkrimin e Cupit.

[/ QUOTE ]

Normalisht qe "e gjen me vend" ti shkrimin e Cupit,je nje Cupist i vockel lali /pf/images/graemlins/tipsy.gif.

Se kush eshte Froku e dime te gjith.
Ai mbron interesat e klases se permbysur,biles qe ne fillim te demokracise.
Qe te kemi nje ide me te qarte rreth "preferencave" islamike te Berishes,mund te lexoni analizen e K.Myftarajt ne librin e tij.

Jo cdo gje amerikane perfaqson shtetin/politiken amerikane.
 

Gysi

Primus registratum
Re: A ka Hamas ne AMBO?

Feeok Cupi eshte nga ata lloj robsh qe kur Europa dhe amerika donin te furnizonin me arme bosnjen gjate luftes me serbine dhe Sala normalisht pranoi menjhere per ti shit arme bosnjes, Frroku dilte dhe thoshte se si mund t'i shesim arme ne Bosnjes kur me ato arme do te vriten njerez. Pervec kesaj bente edhe si rob me zemer duke thene se per kete do te na vrase ndergjegja gjithe jeten per kete. Keshtu Frrokut i pikellonte ne zemer per ushtaret serbe qe do te vriteshin gjate luftes dhe as qe e cante koken per femijet dhe grate e vrara gjate masakrave.

Kurse sa per Kastriot Myftarajn, ai eshte me trap se Frroku!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka Hamas ne AMBO?

"me trap se Frroku"?


Sepse mundohet te shprehe mendimet e tij origjinalisht(ne menyre origjinale)?Je i sigurte ti qe punet nuk qendrojne ashtu sic i ve ne dukje ai?
Frroku,si gjith komunistet e tjere,sllavizmin e kane akoma per nene!
Berisha ka ca lajthitje( e kush nuk ka),por kur erdhi puna,Baletes i tregoi vendin.
 

Gysi

Primus registratum
Re: A ka Hamas ne AMBO?

Po lene mer Baleten, se i vine anash shume njerez sot ne Shqiperi.

Problemi i Kastriotit eshte se i sheh te gjithe gjerat te gjitha me syrin e dekonspirimit. Gjithkund Kastrioti shikon agjentura, skenare, etj. Kastrioti qiti cifut edhe gjysmen e politikes shqiptare duke bo pune kundra shqiperise. Kur qiti cifut edhe Erion Veline lenefare ket muhabet. Kastrioti eshte delirant nukmbush fare.
Pastaj, Kastrioti ka qene vete nga njerezit me te flakte qe shkujshin tek gazeta e Baletes, dhe ishte 100 here me i eger se Baleta. Por kur Baleta i dha duret se e pa mire ca malli ishte, Kastrioti e shpalli armik kombetar dhe ka bo dy libra per me i ra Baletes.

Idete e Kastriotit jane idiotsira antikombetare. Ai synon te krijoje percarje ndermjet gegeve dhe toskeve, duke prediku mevetesin e gegeve ndaj toskeve. Keto lloj marrezirash utopike jane pervec se jane idioteske, jane shpallur edhe te jashteligjshme. Libri i Kastriotit eshte derguar ne prokurori dhe eshte shpallur i jashteligjshem per arsye se krijon percarje kombetare.

Leje pash Zotin. A e ke pare ndonjehere Kastriotin ne fytyre? Ai rrezaton ne teresine e vet idiotesi. Eshte thjesht nje maniak dhe kete e them me te vertete, jo ne kuptimin metaforik.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka Hamas ne AMBO?

Ma konsiderate kam per fillestarin Kastriot,sesa per dhelpren/komunistin/dinakun/ Baleta!

Baleta asht nji figure shum komplekse,dhe kurr nuk mund ta mesojsh te verteten nga ai njeri!
 

hawk

Primus registratum
Re: A ka Hamas ne AMBO?

Baleta....te dogji miza Orsoh !? Nje mase e caktuar e emerton si ti.
Nga kush mund te mesojme te verteten!?!?!?!?!Jam shum ansioz ta di!!!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka Hamas ne AMBO?

Hawk,nqs ke ne gjak vetem kundershtimin,ska prob,ti shofim gjanat ma avash!
Jo vetem nji her une kam kundershtu njerez (te politikes/fese apo kultures)te cilet i perkasin si fese time ashtu edhe krahines time!
Marrim shembull Frrok Cupin/Nikoll Lesin...une kam guximin qe ketu te shprehem jo rralle kunder ketyre njerzve!
Ti?
Ti nuk toleron(ndoshta ke mendim komplet negativ per A.Baleten)nuk leshon asnje fije pe!Pse?

Sepse megjith pregatitjen tende intelektuale,je skllav i obskurantizmit,mua me quan armikun ma te madh(?)prandaj vje rezultati i mos-leshimit pe edhe duke dal kunder opinionit tend!
Mu aq me ban!
A.Baleten dhe qenushin e tij Hysamedin Ferrajn e kemi diskutu,sha,mbrojt me qindra here,nuk po kaloj ne perseritje,kush te dojn le tia mbajne fotografine ne mure!

Te kesh guxim te pranosh te verteten eshte virtyt!
E ju virtytet i keni lane bashke me besimin ketu e shekuj me pare!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka Hamas ne AMBO?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ku ka,tym ka edhe flake thote nje fjale. Keshtu edhe Frrok Cupi ndoshta di dicka.Pastaj( ti Blendi)mos harrove lidhjet qe kishte, apo ka akoma Berisha me vendet islamike apo antaresimin e shqiperise me lidhjen islamike. E gjej me vend shkrimin e Cupit.

[/ QUOTE ]

Normalisht qe "e gjen me vend" ti shkrimin e Cupit,je nje Cupist i vockel lali /pf/images/graemlins/tipsy.gif.

Se kush eshte Froku e dime te gjith.
Ai mbron interesat e klases se permbysur,biles qe ne fillim te demokracise.
Qe te kemi nje ide me te qarte rreth "preferencave" islamike te Berishes,mund te lexoni analizen e K.Myftarajt ne librin e tij.

Ja ku e ke shkrimin tim zoti hawk!

Inteligjences tende i mungon burreria!
Jo cdo gje amerikane perfaqson shtetin/politiken amerikane.

[/ QUOTE ]
 

Al-Punk

Still here
Re: A ka Hamas ne AMBO?

AMBO, Gazprom dhe politika te tjera shqiptare aktuale, jane me ndikim te drejtperdrejt ne Rajon!

1. Para ca kohesh u be skandal per firmen amerikane qe ndihmoi Partine Demokratike te fitonte zgjedhjet ne Tirane. Kjo firme i ofronte nje kontrate Qeverise se Beogradit ku i shpjegonte se me ane te Lobingut dhe kanaleve te saja na Rajon, ajo mund te ndikonte drejtperdrejt ne percaktimin e statusit te Kosoves. Kanalet e vetme qe kjo firme mund te kishte ne Ballkan ishte Shqiperia dhe lidhjet/borxhet qe PD mund t'i kishte asaj!

2. Pak kohe me pare ne Kosove ndryshoi me qetesi e gjithe klasa qeverisese! Ne udheheqje te Qeverise u vune persona me ndikim te forte ushtarak, shenje kjo e nje ndryshimi te rendesisshem ne horizont per statusin e Kosoves.

3. Ndertimi i nje infrastrukture te tille si ajo e AMBO, cilesohet drejtperdrejt nje investim i qeverise Amerikane dhe Amerika do ta mbroje gjithmone kete investim. Demtimi i saj cilesohet drejtperdrejt si akt terrorist ndaj shteteve te bashkuara te Amerikes.

4. Ne menyre jo te drejtperdrejt, USA ka mbeshtetur UCKosoves dhe me pas UCKombetare me arme dhe logjistike tjeter.

5. Amerika po nderton bazen me te madhe ushtarake ne Ballkan ne Kosove.

6. Ministri i Puneve te Jashtme Shqiptare ben nje deklarate ku thekson qe ne rast ndryshimi kufinjsh brenda Kosoves, Shqiperia nuk garanton mos ndryshimin e Kufinjve dhe ne Maqedoni. Shqiperia ka harta te ketyre ndryshimeve! (Deklara hidhet poshte nga Nr. 1 i Qeverise, por ajo beri efektin e vet duke treguar se ka nje strukture shteterore me nje plan te caktuar)

Perfundim: Duket qarte qe Amerika ka interesa ne krijimin e nje zone te mbyllur ne Ballkan dhe ka "zera" (diplomatesh e jo gazetaresh pa vlere) qe flasin per nje Konfederate Shqiptaresh ne kete zone!

z. Berisha gjithmone ka qene nje politikan medioker, qe mendon se politika eshte buzeqeshja e tij karizmatike e cila do i sjelle miresi vendit! Ne te gjitha drejtimet e tjera ai ka qene i deshtuar!!! Te mbeshtesesh nje projekt te qeverise Ruse, e cila gjithmone ka mbeshtetur Serbine, eshte tradheti kombetare (dmth ky term ekziston akoma).


Personalisht jam kunder interesave ekspancioniste Amerikane ne bote, por kesaj rradhe, kur flitet per interesat e Shqiptareve dhe duke marre parasysh padrejtesite qe historia na ka bere duke na ndare ne dy pjese, do e perkrahja shume cdo inisiative Amerikane brenda territorit Shqiptar!
 
Top