Re: A ka ekonomiste te mirefillte Shqiperia?
Komente
Gjergj Buxhuku - 09/06/2004
Tradhëtia e politikës ekonomike shqiptare
Paraja shqiptare që del pa përgjegjësi shtetërore dhe politike të vendimmarrësve shqiptarë jashtë vendit, është shkaku se përse situata sociale në vend është dhe do të jetë e paqëndrueshme
“Të kërkosh të njësosh politikat ekonomike, fiskale, financiare të vendeve që sapo kanë hyrë ose aspirojnë për në Bashkimin Europian, është e njëjta gjë sikur të kërkosh të vrasësh të ardhmen e tyre”. Pikërisht sa më sipër ishte thelbi i ndërhyrjes së shkëlqyer të arkitektit të ekonomisë dhe njëkohësisht president i Republikës Çeke, Vasllav Klaus në takimin e 2-të të kryetarëve të shteteve të Europës Qendrore dhe Juglindore të mbajtur në Rumani në muajin maj 2004. Fjalimi i tij elektrizoi sallën dhe bllokoi në karriget e tyre përfaqësuesit e shteteve më të zhvilluara të BE-së dhe përfaqësuesit e korporatatve më të mëdha europiane që kërkonin njësimin sa më të shpejtë të politikave ekonomike dhe financiare të vendeve që kërkojnë të integrohen në BE. Të mendosh që z.Klaus është një nga ekonomistët më të mëdhenj të kohës që ka bërë të mundur zhvillimin me hapa gjigante të vendit të tij, tashmë anëtar me të drejta të plota i BE-së, kupton se sa e fortë është beteja për tregje, që zhvillohet sot në botë dhe sa e paditur në rastin më të mirë ose sa tradhtare e interesave të biznesit dhe vendit të saj është politika shqiptare e integrimit. Për të kuptuar se sa e fortë është beteja për tregje, mjafton të kujtojmë se plot 43 miliardë euro vetëm në vitin 2003 janë shpenzuar nga Bashkimi Europian për të subvencionuar eksportet bujqësore europiane, kuptohet në kundërshtim me rregullat elementare të tregtisë së lirë që predikohet me sa mundet. Shifra e frikshme e mësipërme është nxjerrë nga vetë kreu i Komisionit Europian për tregtinë, duke i bërë të njohur njëkohësisht publikut botëror që shteti që ai përfaqëson është gati të heqë dorë nga subvencioni i mësipërm nëse edhe SHBA bën të njëjtën gjë për produktet e tij bujqësore.
Pra, shkurt, realiteti i tregtisë botërore është larg nga teoria e poezive që predikohen për vendet e tjera që janë në rrugën e zhvillimit. Sepse natyrisht pasojat e një politike të tillë jo të ndershme bien drejtpërdrejt mbi vendet në zhvillim përfshi edhe Shqipërinë.
Duke vlerësuar politikat tregtare të mësipërme të baballarëve të predikimit të liberalizmit tashmë, që kanë kaluar vrullet e para të idealizmit foshnjarak shqiptar të ndërtimit të shoqërisë së tregut të lirë nëpërmjet frymës së shenjtë, pa dhimbje dhe përgjegjësi, po shikojmë se sa shumë kemi gabuar. Ashtu dalëngadalë duke u shtuar vit pas viti, gjendemi përballë shifrave ekonomike, që lë pa frymë, duke frikësuar edhe një mendje minimalisht normale. Në tërësinë e analizës ekonomike ngre krye mbi të gjitha deficiti skandaloz tregtar prej mbi 1,2 miliard dollarësh, që barazon buxhetin vjetor të shtetit shqiptar dhe për më shumë vetëm shtohet çdo vit. Duke importuar praktikisht çdo gjë dhe duke mos eksportuar asgjë, shteti shqiptar është i destinuar, që të vuajë pasoja të rënda jo vetëm ekonomike, por edhe sociale në afatgjatë. Paraja shqiptare, që del pa përgjegjësi shtetërore dhe politike të vendimmarrësve shqiptarë jashtë vendit, është shkaku se përse situata sociale në vend është dhe do të jetë e paqëndrueshme
Çfarë është më e dhimbshme është fakti që nëse në vitet e para të demokracisë shqiptare hapja pa kufi e ekonomisë shqiptare dhe shkatërrimi i pamëshirshëm i pjesës publike të saj ishte si pasojë e mungesës totale të eksperiencës shtetformuese të politikës shqiptare nga njëra anë, psikologjisë antishtet si prodhim i reaksionit antidiktatorial komunist të shqiptarëve dhe nga ana tjetër e politikave të rafinuara, përvojës dhe fuqisë financiare të fqinjëve tanë anëtarë të BE-së, tashmë situata paraqitet krejt tjetër.
Sfida kryesore shqiptare që tejkalon ekonomimë dhe merr ngjyra të theksuara politike është midis domosdoshmërisë së rritjes së prodhimit shqiptar nga njëra anë dhe rezistencës së tregtarëve importues që statukuoja e tanishme kaq e rëndë për shpatullat e qytetarëve dhe kaq fitimprurëse për ta të mos ndryshojë dhe të zgjasë pambarimisht, duke zgjatur njëkohësisht edhe agoninë shqiptare. Politika shqiptare në përgjithësi dhe vendimmarrësit qeveritarë në veçanti fatkeqësisht janë të komprometuar krejtësisht në favor të politikave, që përtej slloganeve dhe fjalëve te kota bllokojnë çdo iniciativë për nxitjen e prodhimit vendas. Nuk ka si shpjegohet ndryshe kur ndërsa p.sh. Bashkimi Europian subvencionon deri në shifra të pabesueshme prej dhjetëra miliardë eurosh prodhimet bujqësore të destinuara për eksport, nënshkrimet e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, të asocimit dhe integrimit të Shqipërisë me vendet e BE-së dhe rajonit bëhen pa bërë asnjë studim ku të analizohen cilat janë politikat dumping që vendet e mësipërme aplikojnë në lidhje me tregun shqiptar! Të mos harrojmë që subvencioni i drejtpërdrejtë i eksportit të prodhimeve nga shtetet e tjera është vetëm një nga format që ka dënuar me vdekje prodhimin shqiptar. Janë politika të tëra zhvillimi që fillojnë me investime të drejtpërdrejta në bujqësi, blegtori, teknologji, të përparuar etj., ku është shumë e vështirë të dallosh fillimin dhe mbarimin e dumpingut, që vendet e zhvilluara të Europës përdorin për të ulur kostot e prodhimit të tyre në ekspansionin për pushtimin e tregjeve. Asnjë politikë të paktën indirekte zhvillimi deri me sot jo vetëm nuk është përdorur, por as edhe nuk është menduar nga shteti shqiptar. Për të kuptuar sa më sipër mjafton të shikosh se edhe kur investitorët shqiptarë kanë marrë guximin pothuaj të çmendur të investojnë në realitetin e mësipërm, janë gjendur pa edhe ndihmën minimale të shtetit të tyre.
Komuniteti i biznesmenëve prodhues shqiptarë është i paracaktuar të humbë përballë forcës së tregtarëve të politikës aktuale shqiptare, nëse nuk fillon realisht të organizohet për vetëmbrojtje. Në fund të fundit dhe para së gjithash është detyrë e shtetit që të mbrojë interesat e biznesit vendas. Të paktën të ndërtojë politika të tilla, që do të venë në kushte të barabarta në vendin e tyre, biznesin prodhues nga ekspansioni me të gjitha mjetet e ligjshme dhe të paligjshme që ndjekin shtetet e tjera ndaj tregut shqiptar. Mjafton të marrim shembull nga idealizmi, përgjegjshmëria dhe përkushtueshmëria që politika e vendeve më të zhvilluara se ne ka ndaj biznesit të vendit të tyre.