A ju mundon kjo pyetje?

Princesha

Primus registratum
A ju mundon kjo pyetje?

What if we are meant to be together? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

terpervetezotimertegjithe

Primus registratum
Re: A ju mundon kjo pyetje?

ka mundesi ta besh pyetjen shqip thnx <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" />
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Po sikur ne jemi bere per njeri tjetrin?
What if we are meant to be together?

Hmmm, pse do me mundonte kjo pyetje?
Se di mbase ngaqe permban pjesen , Po sikur, do thoja moment konfuzioni por nga ana tjeter nje bukuri kaq e mistershme qe dikush ma parashtron kete pyetje dhe permban ate qe do doja ta degjoja nga cdo njeri, te arrij deri ne pike qe ai te me konsideroj, the one, personin me te cilin do deshte te ishte per tere pjesen e kohes qe i ka mbetur ne kete dynja.

Sdo me mundonte shume, thjeshte do e qartesoja ne vetvete dhe tek partneri im <img src="/pf/images/graemlins/cool.gif" alt="" />
 

Guest
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Fillimisht postuar nga Princesha:
[qb]What if we are meant to be together? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> [/qb]
nuk eshte e mundur sepse po sdeshi njeri atehere sdo as tjetri <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

eM

Paper Moon
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Duhen vite qe te jesh e mundur ti pergjigjesh kesaj pyetje!
Une per vete se di!!! <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />

eM
 

tirana

Primus registratum
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Mu e vetmja pytje qe me bezdis eshte "ça po mendon??" Dhe gocat e bejen shpesh fatkeqsisht. S'guxo robi te myllet ne mendime per nji minut. Masnej menimet e tjetrit lexohen (po te dish), s'bon me pyt!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Kurse une mendoja se cunat e pyesin kete pyetje vazhdimisht. Ca po mendon? Grrrr... po desha te thoja cfare po mendoj e thoja me ze te larte! <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
 

enderr e njomet

Primus registratum
Re: A ju mundon kjo pyetje?

e mo se mire bejme qe e pyesim... Gjeja e pare qe me thane kur erdha ne Amerike... Nese nuk me thua cfare mendon une skam si ta di. Eshte shume e vertete sepse sado ta njohesh nje njeri gjithmone ekziston nje distance mes jush qe mund te kapercehet vetem me komunikim te hapur. Fatkeqesisht pakkush e ben kete... keshtu lidhjet vdesin ose prishen, partneret largohen nga njeri tjetri ne kerkim te vetmise ose te dikujt tjeter.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Kjo qe thuhet ne Amerike nuk hyn ne temen e dashurise por ne marrdhenie pune. Shume here nuk do te thuash ate qe po bluan ne mend, e thjeshte nuk do ta komunikosh me dike tjeter... nuk po them te hapim klubin e memecave! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

tirana

Primus registratum
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Bluçka, "ça po mendon?" eshte tipike per gocat sa here shikojne se te gjezdis mendja diku, apo te shkon veshtrimi ne drejtim te panjohur. Juve jeni plot me dyshime e "kuriozitete". Ne nuk para vejm re gjera te vogla. Ne, po s'ju pam tu qajt ke divani nuk pysim se ça ka bo vaki. Jena me pak oservues doja me thon!!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Ndoshta varet nga lloji i cunave dhe lloji i gocave e nuk mund te pergjithesohen te gjithe... por mua gjithmone me ndodh qe me pysin "Ca po blun ajo menja jote?"... sido te jete, per mua nuk eshte aq shume shqetesuese sa qenka per ty. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Po sigurisht se ti je 'bluresja' ne ket rast !!! Ti se shef qe Hirko ka hall te marre ate pozicion si ty ... ????

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

tirana

Primus registratum
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Vallaj mu me bezdis qamet. Po bereqavers u bon ca koh qe se nigjoj <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Fillimisht postuar nga Petroninsja:
[qb]Po sikur ne jemi bere per njeri tjetrin?
What if we are meant to be together?

Hmmm, pse do me mundonte kjo pyetje?
Se di mbase ngaqe permban pjesen , Po sikur, do thoja moment konfuzioni por nga ana tjeter nje bukuri kaq e mistershme qe dikush ma parashtron kete pyetje dhe permban ate qe do doja ta degjoja nga cdo njeri, te arrij deri ne pike qe ai te me konsideroj, the one, personin me te cilin do deshte te ishte per tere pjesen e kohes qe i ka mbetur ne kete dynja.

Sdo me mundonte shume, thjeshte do e qartesoja ne vetvete dhe tek partneri im <img src="/pf/images/graemlins/cool.gif" alt="" /> [/qb]
Pa pa pa sa bukur e ke thone, si ish-petroninsa po m'duket sikur jena bo per njoni tjetrin.

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Fillimisht postuar nga Majmuni Hirko:
[qb]Bluçka, "ça po mendon?" eshte tipike per gocat sa here shikojne se te gjezdis mendja diku, apo te shkon veshtrimi ne drejtim te panjohur. Juve jeni plot me dyshime e "kuriozitete". Ne nuk para vejm re gjera te vogla. Ne, po s'ju pam tu qajt ke divani nuk pysim se ça ka bo vaki. Jena me pak oservues doja me thon!![/qb]
Ore ty ta bojn ket pytje se e din qe je majmun e rri tu u hudh ka dega n'deg. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Une per vete kom ra rrehat, as pys as pergjigjem kur me pysin.

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Princesha

Primus registratum
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Fillimisht postuar nga Le_Routard:

[/qb]
Ore ty ta bojn ket pytje se e din qe je majmun e rri tu u hudh ka dega n'deg. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Une per vete kom ra rrehat, as pys as pergjigjem kur me pysin.

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/QB][/QUOTE]

Ti me duket e ke nda menjen me ken beqar, po si komunikon me njerezit ke msu gjuhen me gjeste? <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Po sikur te jete e thene per te qene bashke???!!!

Ne fakt mund te themi se "fati" na udheheq shpesh ose thjesht ne i bindemi drejtimit qe merr jeta jone pasi s'mundemi ta ndryshojme ate.
Po nese eshte e thene te lidhemi bashke dhe c'do grimce rastesie, si takimet e rastesishme, takimi me te njohurit e perbashket me shpesh, telepatia; a jane te gjitha keto shtysa/ndihma qe perforcojne ate qe ne jemi lindur per njeri tjetrin???!!!
Nuk e di, une dua ta zgjedh vete fatin tim.

P.s.Nese nuk ma "hedh" rastesia.
 

Alanis

Primus registratum
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Keto lloj pyetjesh nuk kane pergjigje. Ne fakt kane ndonje pergjigje por asnjeher kjo pergjigje nuk eshte logjike ose e arsyetueshme sepse jemi ne fushen e dashurise.
 

Princesha

Primus registratum
Re: A ju mundon kjo pyetje?

Kisha harru qe e kisha hap kete tem, nejse tashi e kam hek kuriozitetin, as qe du me e dit ma pergjigjen e kesaj pytje.
wave.gif
 
Top