Janë të shumta projektet, që zbatohen me qëllim integrimin e romëve në shoqërinë shqiptare. Por sa i pranon shoqëria shqiptare romët? Si reagon ajo, kur romët diskriminohen në publik?
Disa ditë më parë, stafi i Top Channel xhiroi në rrugët e Tiranës disa momente të inskenuara nga aktorë jo profesionistë, ku romët diskriminoheshin nëpër stacione autobusi. Ndiqini, për të parë (mos)reagimin e shoqërisë sonë përballë situatave të tilla... / Top Channel