A i vleresojme mjaft sukseset e bashkombesve tane?

v-_-s

Primus registratum
A i vleresojme mjaft sukseset e bashkombesve tane?

Mendoj se ne shqiptaret nuk arijme te vleresojme mjaft arritjet e shqiptareve tjere neper bote. ndonjehere edhe i perbuzim ose nenvlehtesojme shume. Do ta merrja rastin e Ismail Kadarese. Ky shkrimtar i madh shume here eshte kritikuar edhe ate rende, nga vete shqiptaret, shume me teper se sa e kritikojne te huajt. Derisa te huajt kur flasin per te flasin si per nje kolos, ne duke perfshire edhe shkrimtaret tane (ndoshta nga xhelozia se nuk e kane arritur famen e tij) arrijme qe edhe ta kritikojme.
Nga ana tjeter para pak kohe ne nje forum pashe nje diskutim per Eliza Dushkun. ishte i mbushur me ofendime por edhe shume shpifje per te aq sa te mendosh se behet fjale per nje armike te popullit tone. Disa shpreheshin edhe se turperohen nga ajo. Dhe kjo vetem per arsye banale si ato se paska dale me bikini ne film, apo se nuk e fliska mire gjuhen shqipe. Ajo te pakten asnjehere nuk ka mohuar preardhjen e vet, por edhe na ka nderuar duke folur shqip ne nje film te sajin.
Mirepres mendimin tuaj.
 

pippo

Primus registratum
Re: A i vleresojme mjaft sukseset e bashkombesve tane?

kjo eshte e keqja me e madhe e kombit shqipetar
 

BISOU

Primus registratum
Re: A i vleresojme mjaft sukseset e bashkombesve tane?

HI,
Persa i perket pyetjes suaj...
Une mendoj se gradualisht po arrihet ne nje lloj balance ndermjet atyre qe i vleresojne keto arritje dhe atyre qe jane kritikues apo mosmirenjohes apo nenvleftesues apo....
Eshte e vertete qe tek ne si shoqeri ka nje reagim te menjehershem pothuajse negativ kur dikush arrin dicka.... sado siperfaqesore qofte...
po ashtu nuk duhet perjashtuar kritika sepse eshte pjese e evolucionit dhe con ne permiresim.... por tek ne kjo ka qene dhe eshte pak me e theksuar per arsye sepse per vite me rradhe ne shoqerine shqiptare ka patur nje lloj barazie midis njerzve.. pra te gjithe kishin pune te peraferta rroga te peraferta dhe kur dikush krijonte apo dallohej pak nga te tjeret prape se prape pothuajse qendronte ne te njejtin nivel... kohet fatmiresisht ndryshuan dhe ardhja e demokracise po sjell dhe nxjerr ne pah talente te ndryshem ne fusha te ndryshme.... por duhet kohe te ndryshohet mentaliteti tek nje shoqeri e cila ishte brymosur me mendime conservatore... midis brezave ka kontradikta ashtu sic ka influencime
Shoqeria shqiptare po ndryshon nga dita ne dite dhe po evolon mjaft mire dhe duke e pare me kete sy edhe vleresimi dhe arsyetimi per talentet dhe vleresimi i tyre do te evoloje gradualisht....

Diskutim te mbare!
ciao :wave:
 

crazy

Primus registratum
Re: A i vleresojme mjaft sukseset e bashkombesve tane?

une per vetten time i vleresoj shume dhe me behet qqerjfi per ta dhe per emrin e mire qe po i japin shqiperise por ka nga ata qe arrijne suksesin dhe shpesh e mohojne shqiperine ose flasin keq per ta...
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: A i vleresojme mjaft sukseset e bashkombesve tane?

kjo vjen nga xhelozia e perzjer me fodullekun qe karakterizon ata qe kritikojn dhe ofendojn.

nuk ka asnje te keqe te kritikosh dike ose dicka por i shtyre nga llogjika dhe mendimi i paster, vetem se ne jemi mesuar ndryshe. Jemi mesuar ti fusim hundet ne punet e te tjereve, ti gjykojm, ti ofendojm e te mos i rrespektojm. Mendoj qe kjo eshte rrjedhoj e atij regjimi 50 vjecar ne te cilin jetoj Shqiperia.
 

Dolores

Primus registratum
Re: A i vleresojme mjaft sukseset e bashkombesve tane?

Cfare suksesesh aman? Cfare perkufizon me sukses ??
 

abs

nuk e di...
Re: A i vleresojme mjaft sukseset e bashkombesve tane?

zvicerianet, edhe kur shkojne turista jashte vendit, gjurmojne te gjejne ndonje bashkatdhetar qe ka arrit ndonje sukses sado te vogel, e lavdrohen ato vete me to.

e keni vu re, qe kur flet pozitivisht mbi dike/dicka rezaton ndryshe para tjereve, e vete ndiehesh bukur?

:rolleyes:

---------------------

...dhe me shume :wub:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: A i vleresojme mjaft sukseset e bashkombesve tane?

Dy shembuj jan Ismail Kadare dhe Eliza Dushku, nje pjese e shqiptareve ne vend te ndjehen krenar e ti rrespektojn per arritjet i kritikojn vend e pa vend...

Shembuj te tjere ka per dite, duke filluar qe nga komshit e te njohurit. Theniet historike 'kur u be dhe ai zhulsi/ajo zhulsja... deri dje s'kishte brek me vesh....katunari/katunarja dreqit' etj etj, mbartin ne vetvete ate anen fodulle dhe percmuse qe eshte pak pjese e mentalitetit ke ne.
 

lir

Primus registratum
Re: A i vleresojme mjaft sukseset e bashkombesve tane?

te kritikosh nuk do te thote te shash.. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: A i vleresojme mjaft sukseset e bashkombesve tane?

Ne North America ky veprim quhet "stalking" Abs /pf/images/graemlins/laugh.gif
Perseri une jam konfuse in defining fjalen sukses ne mentalitetin e shqiptarit..ktu lind dhe keqkuptimi, injorimi dhe dekurajimi i sukseseve te shqiptareve ne Shqiperi apo neper bote. Thjesht se ne nuk kemi pas shanc te lulezojme ose te kultivojme talente ne fusha te ndryshme , kjo na le teper mbrapa me boten...persa i perket ketij lloj suksesi.
Po mendoj secili eshte i sukseshem ne vetveten e vet, kur ndihet i lumtur dhe i qete me zgjedhjet e veta. Shume shqiptare ne Kanada avash avash po zene nji vend spesific ne kete shoqeri dhe kontribojne aq sa mundin duke u munduar te mbajne dhe nji komunitet te forte dhe tradicional ne te njejten kohe, kjo eshte nji arritje ne perceptimin tim po jo ne shume te tjereve.
 

abs

nuk e di...
Re: A i vleresojme mjaft sukseset e bashkombesve tane?

psh.mu m bajn krenare :
Skenderbeu
Nane Tereza
Kadare
James Belushi
Igli Tare
Leon Cino
Kledi Kadiu
Ilir Shaqiri
Anbeta Toromani
Elsa Lila
Genti i lojnave Game Boy
...ita po m kujtohen per momentin,ka dhe ma.

kur kta persona n ekran kan permen emnin e Atdheut tim jam ni e lumtun. :angel:


:rockband:
 
Top