A eshte kjo "Koha 'Jone' "???!!!

A eshte kjo "Koha 'Jone' "???!!!

Ju lutem lexojeni pak kete shkrim qe me cuditi fare dhe pres me padurim te shoh c'ndjesi do t'ju lere juve!

"Koha Jone"
Enjte, 13 Nentor 2003


VETEM TI MUND TA SHPETOSH KETE VEND!

Leter e hapur drejtuar gazetarit Ilir Babaramo

Ilir! Me fal qe po te shqetesoj ne keto dite te ngrysura dhe po te kujtoj, pa dashje, oret e veshtira me ish-ministrin Luan Rama. U bene disa dite qe nuk je dukur ne sallonet e darkave apo ne kokteilet e politikes. Ndaj dhe politika eshte perkeqesuar ne Tirane; Nano nuk po rrezohet, ndonese qeveris me zv/ministra dhe ka kunder te gjithe, edhe opoziten, edhe te vetet. Meta deshtoi ne rrezimin e Nanos. Edhe Gjinushi. Po keshtu po peson te njejtin fat me kandidimin e tij kryebashkiaku, Edi Rama. Edhe Meidani pak gjasa ka per ta rrezuar. Parlamenti po se po , nuk po ben asgje per ta bllokuar aventuren e jashteligjshme te Kryeministrit. Berisha nuk po ndihet ne keto dite te qametit qeveritar dhe te rremujes socialiste. Por dhe ai nuk ben dot asgje. Bashkimi Europian e kritikoi Nanon, porse atij, vetem iu duk miklim ne qafen e shkurter , tamam aty ku e ferkon paradite drejtori i kabinetit te kryeministrit, "disidenti i oborreve presidenciale" flokegjati poet Agim Isaku.

C'te bejme o Ilir ! Kemi mbetur pa zgjidhje. Asnje dhe asgje nuk duket se do te mund ta rrezoje Kryeministrin. Ndaj po te drejtohem ty, miqesisht. A mundesh ta prishesh planin e fundjaves, te pakten kete te shtune? Mundohu dhe shko nga ora 24.00 tek Pub "Rozafa" i Gjergj Luces, pikerisht atje ku te rrahu ish-ministri Luan Rama me te tijte. Pas kesaj ore vjen Kryeministri me Xhoin. Natyrisht dhe me suiten e tij. Vetem dili perpara. Mos i fol. Ai do te te rrahe vete. Me mllefin dhe friken qe ka keto dite shpulla e tij eshte shume here me e rende se e Luanit. Ai e ka stervitur krahun dhe gishtat ne qelite e Bences. Goditja e tij do te jete pa deshmimtare, ndersa dhimbja natyrisht se pari do te jete jotja, dhe me pas edhe e jona. Beso tek reagimi jone ! Solidare te vetmohueshem sic jemi, hematoma do te ndjejme njeheresh me ty.

Ilir, tamam per kete i duhesh vendit dhe gjithe politikes! Ne do nje keshille kristiane, kur te ndjesh djegien e shuplakes se rende kryeministrore, hic mos reago, por kthe faqen tjeter.

Mjafton qe ti te dalesh me pas ne televizion. Thuaje pa ndrojtje; "Me rrahu!" Me pas, na e lere neve kete pune. Ne do te na vije nga pas edhe MJAFT. Shumekush do te jete aty, para sheshit te kryeministrise, per ty dhe Atdheun. Te gjitheve na ke aty. Ti vetem rrahu! Te lutemi o Ilir, hiqe kete paaftesi rrezuesish te se keqes. Frenoje kete impotence qe po le te ngrehur Nanon maje karriges.

Nese ti nuk e ben kete, atehere ne na duhet te kthejme pas kohen. Do te pershpirtim per rikthimin e kohes te Saliut. Do pergjerohemi te na dale ne sheshe, do lutemi per duart e atyre qe na dogjen atehere gazeten "Koha Jone", do kerkojme dite e nate policet e Sales dhe spiunet e Gazidedes, do mburremi me gardianet e Bences. Eh, sa gjera te tjera kemi per te bere , nese i nuk rrihesh! I thone dhe pese vite te tjera nga fillimi vetem per 5 sekonda te goditur qe mund te hash ti nga kryeministri tek "Roza". Ilir, sakrifiko pak per popullin!

Vetem nje ridalje tek "Rozafa" te shtunen ose te dielen te duhet. Natyrisht, nje nder ato dite qe Nano dhe Zonja e pare gjenden ne atdheun e tyre te dyte, ne Shqiperi. E merr nje shpulle per ne, o koleg, o ish-gazetar i "Koha Jone". A te kujtohet ne vitet '92-'97, atehere na rrihnin vete sapo dilnim ne rruge. Tani duhet ta kerkosh te rrahuren o Ilir, ndaj turru te shtunen ne darke tek "Rozafa". E di, eshte e veshtire te haje shpulle nje gjirokastrit nga gjirokastriti, por per arsye qe i duhet Atdheut dhe kesaj shoqerie, bejeni kete sakrifice per popullin dhe largimin e se keqes. Kane mbaruar institucionet e oponences perballe ketij Nano. Ti Ilir, e ke pare se si ndodhi mes tij dhe Berishes, si ngjau mes tij dhe Metes, si po rrjedh mes tij dhe Edi Rames dhe c'po ngjet mes tij dhe Moisiut.

Ilir, edhe nje here rrahje te kerkojme, asgje te madhe. Nje rrahje pa gjak e pa nofulla te thyera. Vetem nje shpulle dhe jo te dyte! Paskesaj na beso se c'bejme per dhimbjen tende. E shpeto kete Atdhe nga "satanai" Nano. E ke pare c'po i ben PS-se? E ka kthyer ne shtepi te shejtanit, sic thote Gramoz Ruci. Pa baba e me njerke jemi bere, thote Ndre Legisi. Eshte Ndriu qe hengri dru ne kohen te Berishes dhe sot te duket si badigard i ish presidentit Meidani qe i pergenjeshtrojne firmat per kandidat perballe "satanait". Po Edi, Edi Rama o Ilir, as me gjatesi s'na ndihmoi dot. Ishte kusheri i socialisteve, u be bir i shtepise dhe tani na duhet per kryetar, po s'behet fjale te na e rrezoje Nanon se s'i japin firmat KPD-istet. Te gjithe kpd-istet kur u kerkon firmen Edi, i tregojne me gisht Nanon, ose nenkuptojne ate. Kryebashkiaku o Ilir po vertitet si djali i njerkes per Kryeministrin. Se paku, keshtu i duket atij. Po ti mund te besh dicka. Mos te te ngjaje kjo leter si letrat e dikurshme te perbashketa te Edit dhe Ngjeles ne rubriken e "Koha Jone" me titull: "Letra nga ferri". Ilir, pak rrahje te kerkoj ! Nuk ka zgjidhje tjeter ky vend pervec teje. Nuk hyn me ne pune as sheshi "Skenderbej". Te gjithe te tjeret deshtuan. Vetem vajtja jote tek vendi ku darkon Nano e shpeton gjithe kete zallamahi.

Ilir, ti e di, Nano, kur ishte i socialisteve, shumica e gazetareve e vleresonim si liberal, krijues, politikan profesionist e shume komplimenta te tjere. Por ka nje vit qe e nisi nga vetja ndryshimin. E mban mend, hoqi syzet. Me pas rregulloi lekuren e fytyres. E lyen me nje ilac arab, bile thone e ka nga perset e vjeter. Disa fjalekeq thone se pas pak muajsh do ti bjere lekura e re e fytyres se vjeter. Larg qofte ! Ne te vertete ai eshte bere per ti rene dy llojet e lekures, jo vetem asaj te mjekres. Na mashtroi sic di ai, me "levizjen pastruese". U soll me Meten si te ishte me i keq, se Saliu. E mori ne Fier deputetin Petro Koci kur i duhej dhe e zbriti nga makina para selise se PS-se, kur mbaroi pune. E vleresoi Arta Daden ne Lushnje dhe tani e shiti tek ambasada amerikane . E mori me vete ne Rome Marko Bellon, nderkohe e la ne sallen e parlamentit. Ofroi Ermelinden tek zyra e katit te dyte dhe ne kat te pare ben humor me portretin femeror te saj . I buzeqesh Makbules dhe nderkohe mbyll syte dhe shikon Mustafa Xhanin. I pameshirshem me te gjithe, shtoi kulisat, shitjet, blerjet, makut-rine dhe isakerite kryeministrore. Riktheu devizen qeverisese: "I gjithe pushteti per mua!".

I dashur Ilir, misioni hyjnor tashme vjen tek ti edhe si detyrim kushtetues. Meqenese asnje instrument tjeter nuk e largon te jashteligjshmin Nano, lypset domosdoshmerisht dalja jote ne fundjave. Me pas te mbrojme ne, te tjeret ! Nuk do te duket gje renia e Luan Rames perpara mbrojtjes qe do te bejme ty para kryeministrise. Ti pas kesaj kthehu ne qoshen tende te ngrohte. Historia do te therrase kur te kemi prape nevoje per rrezime qeverishe. Nderkohe ti prape rrihesh, e keshtu me rradhe derisa politika shqiptare te piqet.

Miku qe te do te miren

Nikolle Lesi

lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
 

fjorent

Primus registratum
Re: A eshte kjo "Koha 'Jone' "???!!!

Shkrim shume i lezetshem, fatkeqsisht humor tragjoko-komik qe tregon gjendjen reale te Shqiperise dhe nivelin e ulet te kultures demokratike te militanteve qe popullojne partite tona. Dje tek Shekulli ishte nje shkrim shume i bukur rreth klientelizmit dhe rrenjeve qe ai ka hedhur ne Shqiperi qe ne kohen e turqve. Shume realist dhe shume domethenes. Bashkuar me artikullin e mesiperm tregon se ne Shqiperi fajin nuk e kane vetem politikanet, por shumica e popullsise qe pjell keta politikane per te perfituar ndonje cope dogane, por duke humbur shume ne nje perspektive me te gjate.
 

DFV

Primus registratum
Re: A eshte kjo "Koha 'Jone' "???!!!

Erolina , eshte me te vertet per te ardhur keq ,por per mendimin tim gazeta "Koha Jone" dikur nje gazete fantastike per shumicen e shqiptarve,eshte kethyer sot ne nje pacavure qe nuk lexon dot nje rreshte e jo me nje artikull dhe kjo e gjitha per faj te Nikoll Lesit qe e ka kethyer gazeten ne nje tribune politike te partise se tij.Si perfundim them se kjo gazete nuk eshte me nje gazete e pavarur sic deklarohet prandaj edhe ka humbur lexusit.I bej thirrje Nikoll Lesit te zgjedh me ke do qendroj o me gazeten(per ta shpetuar ate)o me partin??????
 

Erolina

Primus registratum
Re: A eshte kjo "Koha 'Jone' "???!!!

Pikerisht ate kam dashur te them; qe "Koha Jone" vetem emrin ka te tille, sepse ne aspektin gazetaresk ehste fundosur (nuk ka me asnje gazetar profesionist ne radhet e pare),kurse ne termin e kohes(jo meteorologjik), kjo vetem "jona" nuk eshte. Gjate gjithe shkrimit me vinte thjesht per te qeshur(pavaresisht problemit te ngritur. Qendron, por s'eshte gjetur menyra e trajtimit) dhe me kujtohej vetem teto Ollga qe i kerkonte burre Melkes.

" E dashur Sofke!
bla bla bla bla bla bla
.......
......"
Kurse mbyllja ishte xhaxhi Vani ne letren per drejtorin!
".......
........!
Miku juaj qe ju do te miren"

A ka ndonje sens kjo per nje gazete qe akoma shihet si "serioze"?
Problemi i Nikolles eshte pak i nderlikuar, si rrjedhim, gazeta ka perfunduar aty ku eshte dhe vete ai po kthehet ne qesharak!(te pakten me shkrimet).
 

DFV

Primus registratum
Re: A eshte kjo "Koha 'Jone' "???!!!

[ QUOTE]Fillimisht postuar nga Erolina:
[qb] Pikerisht ate kam dashur te them; qe "Koha Jone" vetem emrin ka te tille, sepse ne aspektin gazetaresk ehste fundosur (nuk ka me asnje gazetar profesionist ne radhet e pare),kurse ne termin e kohes(jo meteorologjik), kjo vetem "jona" nuk eshte. Gjate gjithe shkrimit me vinte thjesht per te qeshur(pavaresisht problemit te ngritur. Qendron, por s'eshte gjetur menyra e trajtimit) dhe me kujtohej vetem teto Ollga qe i kerkonte burre Melkes.

" E dashur Sofke!
bla bla bla bla bla bla
.......
......"
Kurse mbyllja ishte xhaxhi Vani ne letren per drejtorin!
".......
........!
Miku juaj qe ju do te miren"

A ka ndonje sens kjo per nje gazete qe akoma shihet si "serioze"?
Problemi i Nikolles eshte pak i nderlikuar, si rrjedhim, gazeta ka perfunduar aty ku eshte dhe vete ai po kthehet ne qesharak!(te pakten me shkrimet). [/qb][/QUOTE]

Nuk mund te heq apo te shtoje asnje fjale,shkrimi i me siperm eshte teper i goditur.
 

Klinton

Primus registratum
Re: A eshte kjo "Koha 'Jone' "???!!!

Gazeta "Koha Jone" nuk ka humbur aspak reputacionin qe ka ne Shqiperi dhe zeri i saj do jete nje opozite e forte e cdo partie qe vjen ne fuqi.
"Shekulli" megjithese eshte ne vend te pare, nuk deshiron te behet opozite e interesave te saj.
Tani na pelqen nuk na pelqen neve gazeta, kjo ngelet dicka personale qe cdonjeri nga ne mund ta shprehe.
Me mire eshte te jesh neutral dhe ti shohesh gjerat me larg e me thelle se ci kemi pare deri me tani.
Kemi hyre ne boten reale dhe duhet te perballemi me nje realitet tjeter nga realiteti i "biberoneve".
 

Erolina

Primus registratum
Re: A eshte kjo "Koha 'Jone' "???!!!

Per te kuptuar nese "Koha Jone" e ka humbur apo e ruan akoma reputacionin, do t'i referohesha afkteve qe jane shume kokeforte. Nga gazeta me e shitur ne vend me 75 mije kopje ne dite ne kulmin e profesionalizmit ne mars 1997(diktuar nga rrethanet e Shqiperise dhe vije-ndjekja e stafi i gazetes) sot KJ eshte katandisur ne tirazhin e nje gazete lokale, ku ne shume prej diteve te javes nuk printohen me shume se 5 mije kopje ne dite!!!!!!!
Rebelizmi i pronarit te saj ndaj qeverisjeve te cdo lloj ngjyre, ka rene disi qekurse ai vete zbuloi shijen e pushtetit(te terthorte)dhe tani gazeta e kthen gunen andej nga fryn era, jo me perballe saj.Kryeredaktoret e gazetes"Koha jone" kane jetegjatesine me te shkurter ne postin drejtues sepse kerkesat ndaj tyre nuk jane me specifike dhe nuk ekziston me asnje linje e qarte per t'u ndjekur.
Si rrjedhim, eshte shume e lehte te gabosh, aq me teper kur je i detyruar te punosh me nje staf qe e njeh pak ose aspak gazetarine dhe qe te perndjek ne cdo minute frika e pushimit nga puna pa asnje arsye profesionale.
That's why!
 
Top