a eshte i pavarur shtypi yne
Ligji i ri i shtypit:
Institucionalizimi i disfatës së shtetit të së drejtës
ADRI NURELLARI*
Këto ditë po diskutohet në parlament një projektligj që paradoksalisht quhet“Akti i lirisë së shtypit”. Në të vërtetë ky ligj nuk mund të konsiderohet veçse akti i robërimit të lirisë së shtypit, duke patur parasysh pasojat e neneve të këtij ligji.
Absurditeti nis nga diskutimi për penalizimin botuesve që e botojnë gazetën nën kosto, gjë që është e paparë në një vend që mund të konsiderohet ndopak demokratik. Kushdo që ka pasur mundësi të udhëtojë jashtë e Shqipërisë e di që ka qindra gazeta që jepen falas nëpër rrugët apo metrotë e Evropës. Sikur shtypi jashtë Shqipërisë të mbahej vetëm me shitjet dhe jo me reklamat, dhe çmimin ta kishin sa kostoja e shtypjes, gazeta dhjetra-faqëshe si New York Times, Le Monde, The Times etj, do të ishin mallra luksi e jo gazetat e përditshme më të shitura në botë. Ndërkohë në Shqipëri kërkohët qe shteti të fiksoj çmimin e gazetave siç bënte dikur shteti i planifikimit komunist që fiksonte çmimet nga lartë për çdo produkt. Çmimi i një malli është një ndër mjetet kryesore të tregut dhe nëse ky çmim ngurtësohet, atëhere hapësira ku mund të konkurojnë mallrat, në rastin tonë gazetat, është shumë më e vogël.
Kjo është një ndërhyrje flagrante jo vetëm ndaj ekonomisë së tregut por edhe ndaj lirisë së shtypit. Ky ligj i jep një autoritet shumë të madh shtetit mbi median, e cila është në themel të çdo demokracie, duke ndërtuar një mekanizëm të fuqishëm për shantazhimin dhe manipulimin e saj.
Ajo që e bën këtë projekt-ligj edhe më tronditës është fakti që kërkesa vjen nga dy deputetë që kanë interesa personale të ngushta të lidhura me mediat dhe që në mënyrë të pacipë përdorin mandatin e deputetit për të përmbushur interesat e tyre të ngushtë privat duke rënë kështu në mënyrë të hapur në konflikt interesi.
Mirëpo ky projektligj, përveçse tregon se si mund të abuzohet me pushtetin politik për të favorizuar interesa të caktuar, demonstron publikisht paaftësinë e shtetit shqiptar për të vendosur sundimin e së drejtës. Dhe kjo gjë vjen jo vetëm pse “akti i robërisë së shtypit” bie në kundërshtim me parime kryesore të shtetit, por edhe sepse motivet që kanë çuar në këtë akt ekstrem dëshmojnë për kalbësinë e shtetit tonë.
Projektligji ka vendosur që në kundërshtim me parimin bazë të kushtetutës që kërkon trajtimin e barabartë të njerëzve, të privojë nga e drejta për të marrë pjesë në procesin e privatizimit dhe tenderave publikew ata sipërmarrës që janë edhe botues. Ky diskriminim anti-kushtetues që po institucionalizohet është kryekëput arbitrar dhe i pajustifikueshëm. Në cilin shtet të së drejtës që mbron ekonominë e lirë, është parë që njerëzit të ndalohen për të diversifikuar portofolin e tyre të biznesit dhe të investojnë njëherësh në fusha të ndryshme të ekonomisë?
Po kaq arbitrar është vendimi për të favorizuar shtypin që shitet më shtrenjtë por në pakicë, kur bëhet fjalë për reklamat që financohen nga sektori publik. Është qesharake fakti që opozita bëhet pjesë e kësaj maskarade, nëpërmjet përfaquesit të saj Z. Beja. Sipas Bejës njoftimet e institucioneve shtetërore mund të çohen në gazeta të lira me tirazh të lartë porse reklamat na qënkërkan ndryshe dhe mund të konsiderohen subvencionim e prandaj duhen penguar. Mirëpo çështja e njoftimeve nuk ndryshon shumë nga çështja e reklamave. Synimi thelbësor i reklamave, po ashtu si ai i njoftimeve, është që ato të ndikojnë tek numri më i madh i njerëzve. Ky vendim do të bëj që reklamave të sektorit publik t’iu bjeri efikasiteti dhe kjo gjë do të thotë që paratë e sektorit publik ose më saktë paratë tona të keqadministrohen.
Keq-administrimi i parave publike bëhet i institucionalizuar edhe kur ndalohet qe firma në pronësi të botuesve të shtypit, të marrin pjesë në tendera publik. Këto firma mund të jenë fare mirë kompanitë më të përshtatshme për të kryer një porosi të caktuar dhe përjashtimi i tyre nga konkurrimi mund të çojë që tenderin ta fitojnë kompani të pa-afta që kanë për ti çuar dëm paratë tona. Po kështu nëpërmjet këtij ndalimi bëhet e qartë se në Shqipëri fitimtari i tenderit nuk vendoset nga cilësia e shërbimit të ofruar por nga interesa të tjera meskine.
Deputetët Braçe dhe Lesi kanë deklaruar se mediat po përdoren prej pronarëve për të ushtruar presion ndaj pushtetarëve për qëllime përfitimi. Kjo gjë tregon se pushtetarët tanë qënkërkan ta shantazhueshëm dhe se e hakërkan presionin. Pra që ka informacione në lidhje me aferat e tyre, me të kaluarën e tyre apo me kryerjen e detyrave të tyre, që po të bëhen publike mund ti rrënojnë ata. Nga një anë kjo provon se pushtetarët tanë fshehin shumë gjëra të ndyra nën rrogoz që ne ende nuk dime se ç’janë por vetëm iu ndjejmë kundërrmimin, dhe nga ana tjetër që pushtetarët tanë qënkërkan të plotfuqishëm sepse nuk e kanë për gjë që për të shpëtuar kurrizin e tyre nga ndonjë skandal të kryejnë veprime të paligjshme duke vepruar në dobi të ndonjë institucioni mediatik që i mban nën shantazh ose iu bën ndonjë nder.
Të merresh me koston e gazetave apo bizneset e botuesve duke lënë jashtë diskutimit faktin që qeveritarët tanë janë të shantazhueshëm dhe më të fuqishëm se ligji do të thotë të kërkosh gjurmët kur ujkun e ke para syve. Kjo situatë tingëllon sikur në një situatë imagjinare shteti të pajisë qytetarët me veshje anti-plumb sepse nuk ka guxim t’ë çarmatosi e dënojë keqbërësit ndërkohë që këta livadhisin hapur. Ky projektligj do të thotë që shteti të ngrejë duart lartë në lidhje me vënien e drejtësise kur bëhet fjalë për tenderat, mos-zbatimin e ligjit apo skandaleve të tjera të qeveritarëve duke e përdorur këtë projektligj si një tjetër akt kapitullimi.
Projektligji rrëfen haptazi edhe nje fakt tjetër edhe më dramatik në lidhje me marrëdhëniet shtet-media. Për herë të parë po thuhet haptazi në publik që njoftimet dhe reklamat e porositura nga shteti janë subvencionime, duke treguar një ndër mekanizmat me të cilin shteti shqiptar ka manipuluar fjalën e lirë në Shqipëri. Porosia e reklamave apo njoftimeve shtetërore tek media të caktuara, ka qënë një formë shpërblimi për shërbimet që këto media kanë bërë në favor të qeverisë, ose një ryshfet për të mbajtur gojën mbyllur në rast se ato kanë shtënë në dorë ndonjë lajm komprometues. Vetëm kështu mund të shpjegohet çudia që ndërrmarje shtetërore që janë monopole, të shpenzojnë miliona euro për të transmetuar reklama disaminutëshe apo publikuar reklama me faqe te plota pa kurrfarë dobie. Përse iu dashka KESH-it dhe TELEKOM-it që të bëj reklama kur këto kompani nuk kanë konkurrencë dhe kur qytetarët nuk kanë se ku të shkojnë tjetër nëse duan elektricitet apo telefon. E pra reklamat, bashkë me ambjentet publike të lëshuara me qera me kosto qesharake ndaj disa firmave mediatike, mospagimi i detyrimeve ndaj shtetit si dhe favorizimi I aktiviteteve ekonomike të tjera të pronarëve të mediave, kanë qënë mënyra me të cilën qeveria është përpjekur që median ta vërë në shërbim të vetes ose ta pengojë që të demaskojë pisllëqet e panumërta që bëhen nga ajo.
Fakti që qeveria i trëmbet dhe ia kreh kaq shumë bishtin medias, tregon se qeveria e ka zgjidhur tashmë punën me sistemin e drejtësisë e nuk ia ka më frikën atij për çfaredo prapsie. Perderisa shteti shqiptar nuk ka pasur ndonjë zyrtar të lartë të akuzuar nga prokuroria apo të dënuar nga gjyqësori për korrupsion apo shkelje të tjera ligji, kuptohet që ekzekutivi e ka vënë nën kontrollin e vetë plotësisht pushtetin gjyqësor dhe shqetësohet vetëm që të vërë në kontroll të plotë median e lirë.
Me thënë të drejtën problemet qw prek ky ligj egzistojnë, pra ka plotë botues që përdorin median e tyre për të bërë pazar për dallavere të tjera dhe ka plotë raste që qeveritarët kanë çfarë të fshehin e për rrjedhojë futen në allish-verishe me median. Por kjo nuk do të thotë që me barin e thatë të digjet edhe bari i njomë, duke penalizuar këdo botues që ka interesa ekonomike të tjera përveçse në media. Çështja e etikës së gazetarisë nuk mund të vendoset me ligjet e shtetit por duke ia lënë në dorë publikut që të penalizojë me mos-blerje ato gazeta që në syrin e tyre kanë humbur kredibilitetin duke manipuluar me të vërtetën. Nëse tenderat bëhen në kushtet e konkurencës së drejte e të paanshme që bazohet tek meritokracia, atëhere nuk do të kishte rëndësi fare pjesmarrja ose jo e botuesve në tendera apo privatizime publike. Aq më pak nuk do të kishin fuqi botuesit të ndikonin tek qeveritarët nëse ligji do të ishte i fortë dhe ata do t’ia kishin frikën atij. Me fjalë të tjera thelbi iproblemit nuk qëndron thjeshtë tek botuesit por kryesisht tek mungesa e ligjit tek shteti ynë dhe vendosja e projektligjit në fjalë nuk ka për të sjellë ndonjë ndryshim pozitiv, por përkundrazi, ka për të dëmtuar edhe atë pak zë të mekur të lirë që dëgjohet në mediat tona.
Autori eshte drejtor i Institutit Liberal Shqiptar