A eshte e pranueshme teoria e Katovices?

A eshte e pranueshme teoria e Katovices?

Gazeta Ballkan para disa ditesh botoi fjalen e Ramiz Alise perpara nje pjese te zgjedhur te Byrose Politike ne Shqiperi, ne prag te fillimit te ndryshimeve demokratike te dhjetorit 1990. Sipas ketij teksti, qe po e botojme te plote ne vijim, pretendohet se pinjollet e titullareve komuniste dhe besnikeve me te afert te tyre kane trasheguar pushtetin ekonomik sipas nje skeme te paramenduar politikisht ne nivel europian nga presidenti rus Gorbaçov. Kjo skeme u mbiquajt “Dokumenti i Mbledhjes se Katovices”- Poloni dhe u zbatua perngjashem ne krejt ish-lindjen komuniste.
Sa i vertete eshte ky supozim dhe a ka fakte qe provojne ate? A ka qasje qe deshmojne te kunderten e ketij pretendimi?
Instituti Shqiptar i Marredhenieve Publike fton te gjithe te interesuarit te diskutojne mbi kete ne nje forum te hapur, duke pasur gjithnje parasysh etiken e komunikimit, ne themel te se ciles qendron e verteta dhe qytetaria.
Redaksia gjykon se ecuria e nje shoqeria mbeshtetet fort vetem tek e verteta dhe tek forca per te kapercyer gabimet e se shkuares, nese ka te tilla. Pjesmarrja ne procesin e gjetjes se te vertetes eshte metodologjia e nje kombi qytetar, ndersa eshte detyrim i te gjitheve krijimi i hapesirave te lira per ata qe duan t’i bashkohen ketij procesi, heret a vone.
Per te komunikuar drejtperdrejt mjafton qe te beheni anetare ne kete site, ose thjesht shkruani tek a.bala@albpr.org.

Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë
marre nga Gazeta Ballkan

Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë. Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër.......

Poshte do te gjeni artikullin te plote. Pervec komenteve ne faqen e Institutit Shqiptar te Marredhenieve Publike keni dhe nje sondazh me titull : Katovica - Sa eshte zbatuar?
Jeni te lutur te pasqyroni dhe aty mendimin tuaj!

http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=84
 

eniad

Forumium maestatis
Re: A eshte e pranueshme teoria e Katovices?

<font color="brown"> Tema eshte shume interesante. Nuk e kam fjalen per historirat e kohes se komunizmit qe botohen gjithnje ne dyfaqeshin e mesit te disa gazetave, por vijen llogjike te dickaje qe shume prej nesh e kane nuhatur, edhe pse nuk e kane vertetuar.
Megjithate (nuk e di nese ekziston ketu nje teme e tille), pervec njoftimit, a mund te japesh nje informacion te pergjithshme mbi takimin e teorine e Katovices? Kam pershtypjen se, edhe ata qe nuk e dine per cfare behet fjale, mund te krijojne nje ide dhe do te sherbente per diskutim.
</font>
 

ujku81

Primus registratum
Re: A eshte e pranueshme teoria e Katovices?

Mendoj se teoria e Katovices qendron. Per Shqiperine pastaj ka dhe nje faktor tjeter qe mund te kete ndikuar ne aplikimin me te fuqishem te saj: izolimi me i madh krahasuar me vende te tjera. Eshte normale qe pushtetin ekonomik do ta kishin dhe do ta kene ish-komunistet, pasi ata ishin te vetmit qe kishin kontakte me jashte.
Elita e dikurshme u zhduk ose u zvetenua, dhe komunistet krijuan eliten e tyre, e cila vazhdon dhe sot
 

PetritKola

Primus registratum
Re: A eshte e pranueshme teoria e Katovices?

Katovica nuk eshte teori por praktik.

Ne Katovice u perpunua skema e fatkeqsise se diteve qe po jetojme. Pas saj ne detaje u morr Ramizi me Sigrumin e Shetetit. Per shembull vendosen te krijonin PD-ne dhe te vinin Salen ne krye.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: A eshte e pranueshme teoria e Katovices?

Kete e ka shkruar para disa vjeteve;


Sikur te isha Ramiz Alia

Sikur te isha Ramiz Alia, ne vitet 1990, do te organizoja nje masaker ne Shkoder qe ta mirnin vesh gjithe antikoministet e veriut se me ne nuk behet shaka edhe tani qe na tunden e shkunden themelet. Do ta organizoja masakren per ti thene verioreve reaksionare te mos mirnin iniciativa per te krijuar partira e per te pretenduar pushtetin. Nepermjet kesaj masakre do ti kujtoja c’fare i kemi bere baballareve te tyre me shokun Enver ne krye ne kryengritejen ( e Koplikut) e tyre te shtypur me brutalitet nga ne, sa qe foshnjat ne barkun e nenes te dridhen nga frika.
Do ta organizoja masakren per ti hedhur edhe hi syve perendimit, duke pretenduar qe PD-ja qe do te urdheroja te krijohej, u krijua me sakrifica te heronjeve te rinje te demokracise, me gjakun e tyre.
Sikur te isha Ramiz Alia, duke ditur se nuk do ta mbaja dot pushtetin edhe pas perpjekjeve per ta paraqitur Frontin Demokratike, Bashkimet Profesionale, Bashkimin e Rinise, se Punes, se Shqiperise dhe organizata te tjera vegla te Partise se Punes, do te urdheroja krijimin e PD-se,PR-se etj para se reaksionaret ta krijonin ate, te mirnin postet drejtuese dhe te na mirnin pushtetin.
Sikur te isha Ramiz Alia, do te zgjidhja nje verior ta kryesonte kete proces, dhe kryetar te saj. I besueshem do te ishte figura e veriorit ne syte e popullit dhe perendimit pasi popull s’para e ka pase qejf komunizmin.
Sikur te isha Ramiz Alia, do te urdheroja Sali Berishen kryetar te PD-se, pasi e para ai eshte nje person idealist qe e do fort komunizmin dhe eshte besnik ideali. Eshte nje njeri punetore, energjike dhe karizmatike dhe vlereson famljen. Pra jo si Nanon qe eshte nje jugor vllah, komuniste i mire por pak halabak. Ndonje si bicim dosje do permadja po te kisha kundershtime.
Sikur te isha Ramiz Alia, do te urdheroja likuidimin politike te Azem Hajdarit nga PD-ja pasi na i kishe marre me shume qejfe demokracine.
Meqense PD-ja nuk arriti ta likuidonte politikisht ,do te urdheroja PS-ne qe te mbaronte pune dhe te lante hesapet nje here e mire me kete ngaterestar duke e likuiduar politikisht dhe fizikisht.
Sikur te isha Ramiz Alia do te urdheroja debimin e Leka Zogut nga Shqiperia (megjithse Saliu s’ka nevoje per kujtesa ne kete pike se e ka merak vete.) dhe manipulimin e referedumit te vitit 1997 per formen e qeverisjes.
Sikur te isha Ramiz Alia, meqense ata arriten te krijonin levizjen reaksionare te ashtuquajturen LZHK do te urdheroja Sali Berishen te bente aleance dhe me koken e gomarit dhe djallin me brire ,vetem e vetem qe pushteti te mos binte ne duart e reaksionarve. Do te urdheroja PS-ne te mos perzihej ne punen e diskretitimit te LZHK-se sepse LZHK-ja do te mirte pas kesaj tentative dhe votat e te djathteve qe jane genjyer nga PD-ja. Kete detyre do t’ja ngarkoja PD-se dhe PR-se (komunistave tane heroike me maska) sepse eshte e besueshme dhe demi do te jete real dhe kolosal. Mero Baze (me pseudonimin Corrapja)do te kishte mision special ne kete mision. Kane ardhe kohe te veshtira, duhen perdorur dhe fisheket e fundit.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: A eshte e pranueshme teoria e Katovices?

Une per here te pare po e degjoj kete "Teorine e Katovices"...por para ca kohesh po shihja nje emision per Jelcinin. Me bene SHUME pershtypje ca "koicidenca".

Gorbacovi: Ne Byrone Politike une kisha ngelur ektremisti, pra personi me i majte. Qe te kisha edhe nje me ekstremist se veten futa Jelcinin ne Byro. (pak a shume keshtu shprehej Gorbacovi pse e mori Jelcinin nga humbetira ku kishte nje funksion partiak te zones).

Nje tjeter shprehej: Ajo qe te bente pershtypje tek Jelcini nuk ishte ajo qe thoshte...por menyra si e thoshte. (Jelcini fliste me shume "zjarr")

Ajo qe me beri pershtypje ishin ca koicidenca me realitetin shqiptar. Nje komunist i zjarrte, therritet nga Kreu i shteti komunist qe te qetesonte studentet, personi e pranon propozimin. Takohet me studentet....dhe behet kryetar i levizjet anti-komuniste. Meqe ra llafi, edhe ky person nuk shquhet per ato qe ka thene (pervec gafave s`ka thene gje tjeter) por per menyren e zjarrte kur flet.



Ishte edhe nje detaj qe une e kam marre vesh krejt rastesisht. Nje mik i tim eti, i denuar ne ate kohe, vjen per vizite dhe ne bisede e siper tregon qe Gorbacovi duke ngrene dreke vetem ne nje restorant ne Greqi, merr vesh krejt rastesisht qe ky personi fliste rusisht dhe e fton ne tryeze. Sipas ketij mikut te tim eti ne muhabet e siper Gorbacovi per ngjarjet pas 1990 ishte shprehur:
"Ne fakt une doja t`i beja gjerat dale nga dale (biles kishte marre si shembull renien e puples ne toke) por te tjeret i deshen gjerat shpejt e shpejt dhe prandaj ndodhen ato qe ndodhen".

Pak me vone ne nje interviste KREJTESISHT te njejtat fjale i tha Ramiz Alia ne nje interviste ne "Opinion".

Pa marre fare parasysh kete "muhabetin e Gorbacovit" qe eshte informacion privat dmth, mjafton vetem ajo koicidenca e "komunistit te flakte" qe na behet "lider i anti-komunizmit" per te lindur nje dyshim.
Por pavaresisht kesaj. Lidhja "Ramiz-Sali" eshte teper e dukshme per kedo qe ka deshiren e thjeshte qe te shohe. (Ne fakt me sa di une ishte "trio" po i treti tani pi shampanje ne France duke share mbare e mbrapsht te gjithe e gjithshka qe i dalin perpara)
 

PetritKola

Primus registratum
Re: A eshte e pranueshme teoria e Katovices?

Ne se eshte Ismail Kadareja (ne France), ai ishte pjese e skemes. Edhe "arratisja" e tij qe e kalkuluar dhe porositur nga Razmiz Alia.

Ne Katovice greku duke shfrytezuar lidhjet ortodokse u be pjesmarres per inetresat e tij ne Shqiperi. Atje u vendos edhe per Janullatos... Ishte Irakli Kocollari, ish sekretar i ambasades ne Athine qe beri edhe lidhjet me sherbimin sekret grek. Irakliu me pase u be kryetar i SHIK-ut.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: A eshte e pranueshme teoria e Katovices?

Si u kalb demokracia

--------------------------------------------------------------------------------

Pas gati gjysmë shekulli diktature komuniste shqiptarët ishin shumë të etur për demokraci, për pakëz demokraci. Tregoheshin mjaft naivë në gjykimin e mundësive e të gjasave për vendosjen e shpejtë të një demokracie të vërtetë vepruese në vendin e tyre. Vetëm fjala magjepsëse demokraci i hidhte në ekstazë ëndërrimtare.

Por kur u krijuan rrethanat dhe erdhi çasti të shpëtonin nga diktatura shqiptarët u gjendën në pozitën e fëmijës që sapo ngrihet në këmbë dhe nuk ka kush ta drejtojë në hapa e parë të udhëtimit në jetë e shkon dhe futet në zjarr, bie në ujë, thyen qafën në greminë, sepse “çdo gjë i duket shesh”. Askush nga jashtë Shqipërisë nuk ua dha dorën sinqerisht shqiptarëve t’i ndihmonte në ecjen e parë në rrugën e demokracisë. Tani pas 16 vjet “demokraci me shumë halle” shumë shqiptarë po e shohin qartë këtë.

Edhe shqiptarët e “mençur e të zotë” që u paraqitën para shqiptarëve në fund të viteve 1980 e fillim të viteve 1990 si prijës të aftë dhe enthuziastë në rrugën e demokracisë ndikuan më shumë për ta bërë këtë rrugë plot zigzake, gropa të thella e kthesa të rrezikshme dhe i dhanë demokracisë imazhin më të keq që mund të bëhej.

Sot shqiptarët janë të zhgënjyer dhe rrudhin turinjtë nga kalbëzimi i demokracisë së tyre. Këtë po e shohim shumë qartë kohët e fundit kur lufta politike është egërsuar si në kohërat më të këqija të viteve të shkuara, kur rrumpalla institucionale ka marrë format më të shëmtuara gjatë 16 viteve, kur besimi i shqiptarëve në institucionet dhe vlerat e demokracisë është më i ulët se kurrë. Demokracia në Shqipëri vazhdon të kalbëzohet, politika vazhdon të qelbet, institucionet vazhdojnë të degradojnë, politikanët vazhdojnë të zhyten në batak.

Kalbëzimi i demokracisë nisi qysh në hapat e saj të parë. Pushtetarët komunistë që ruajtën pushtetin edhe pas vendosjes së pluralizmit politik e kompromentuan menjëherë krahun demokratik duke e tërhequr atë në bashkëqeverisje hileqare, duke e bërë ”bashkëfajtor e bashkpërgjegjës” me sundimin e tyre gjatë diktaturës komuniste. Qysh në këtë kohë të bashkëqeverisjes kompromentuese socialistët arritën ta tërheqin krahun demokratik të përfaqësuar nga PD-ja në projektin e parë ligjor rrënues për demokracinë, në miratimin e ligjit 7501 “Për tokën” Pasojat e këtij ligji kanë rrënuar e vazhdojnë të rrënojnë demokracinë në Shqipëri. Ky ligj është njëri nga shkaqet kryesore që edhe sot pas 16 vjetësh bën që pushteti i PD-së të mos jetë në gjendje të pengojë e ndalë kalbëzimin e demokracisë në Shqipëri.

Pas ardhjes së PD-së në pushtet në fillim të vitit 1992, pushteti i saj, ose më saktë pushteti Berisha-Meksi-Arbnori bënë gafën tjetër të rëndë e të pafalshme që luftën kundër komunizmit e zëvendësuan menjëherë me strategjinë e kompromisit politik, sipas parrullave “jemi opozitarë, por vëllezër” dhe ”jemi të gjithë bashkëfajtorë e bashkëvuajtës”. Me këtë u pajtuan dhe mekanizmat përfaqësues të të përdjekurve politikë. Kjo ishte një strategji politike rrënimtare për ecurinë e mëtejshme të zhvillimeve demokratike. Kjo u mundësoi ish-pushtetarëve komuniste të siguronin një periudhë të qetë tranzicioni për të konvertuar sundimim e dikurshëm politik në sundim ekonomik dhe për të përgatitur revanshizmin e dhunshëm politik për rimarrjen e pushtetit që e realizuan në vitin 1997 në mënyrën më shkatërrimtare për Shipërinë. Gjatë 8 viteve të sundimit të të majtës revanshiste demokracia pësoi humbje të rënda. Pushtetarët socialistë e shpërdoruan aq shumë pushtetin sa po të vazhdonin edhe më tej në atë rrugë do të pësonin një dështim më të rëndë se PPSH, para tyre. Prandaj me ngurim të madh hynë në rrugën e tërheqjes nga pushteti për të përgatitur një revansh të ri të çfardoshëm që të sundojnë për një tjetër periudhë të gjatë. Këtë ambicie po e shpalosin hapur fare tani kur me një agresivitet të shtuar përpiqen ta bëjnë Shqipërinë vend të paqeverisshëm.

Pushtetarët e tanishëm nuk kanë ndrequr ndonjë gjë të madhe në stategjinë e tyre politike, madje janë në pozita më të dobëta se në pushtetin e tyre të parë.

Për këtë arsye jeta politike në Shqipëri në vend që të bëjë përpara drejt shëndoshjes së saj po bën hapa mbrapa drejt amullisë e përkeqësimit. Përleshjet politike me fjalë e mënyra të tjera veprimi krijojnë përshtypjen se jemi përsëri si në vitin 1996, kur lufta politike ishte aq e paskrupullt dhe e egër sa që çoi në zhvillimet tragjike të pranverës së vitit 1997. Pusheti i PD është mbërthyer sërish në luftën politike me formula e parrulla të vjetëruara, që nuk i dhanë rezultate pozitive as në pushtetin e parë. Retorika e luftës kundër komunizmit është rikthyer si atëherë, në një kohë kur ata që kanë përfituar nga komunizmi tani hiqen si akuzatorë në vend që të ndjehen të akuzuar. Këtë po e shohim në katrahurën llafologjike që ka shpërthyer përsëri rreth problemit të hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit. PD dhe Berisha mbajnë përgjegjësinë kryesore që këto dosje nuk u hapën si duhej dhe atëherë kur duhej , që kjo hapje t’i shërbente vërtetë demokracisë, kot bëjnë tani zhurmë, sepse kjo ka për të mbetur ulërimë në shkretëtirë dhe mund t’u kthehet si bumerang.

Për hapjen e dosjeve secila palë e ka të lehtë t’i bjerë sipas qejfit daulles së vet tani pas 16 vjet manipulimesh të këtyre dosjeve dhe të kepërdorimit të tyre për shantazhe politike ndaj kundërshtarit , apo brenda të njëjtit kamp. Akuzat e kundërakuzat e përditëshme shurdhuese asgjë nuk lëvizin nga vendi, nuk saktësojnë e nuk qartësojnë asgjë dhe nuk kanë për të vënë para përgjegjësisë politike, morale apo ligjore ata që duhen vënë. Ky është dëmi më i madh që i ka bërë Berisha demokracisë në Shqipëri me refuzimin e tij kokëfortë për të hapur dosjet, siç kërkonin demokratët radikalë kur Berisha u bë president. Ky është dëmi më i madh që i ka bërë demokracisë ish-kryeministri Aleksandër Meksi që monopolizoi spekulimin me dosjet për shantazh politik më shumë brenda PD-së se jashtë saj. Meksi tani del në shtyp me poza prej sigurimsologu, por ende ai nuk ka sqaruar si duhet akuzat që ka bërë publikisht ish-shefi i policisë gjeneral Agim Shehu, se Meksi ka qenë sigurims. Po Berisha a do të shprehet tani për këtë, pasi ka heshtur disa vjet, megjithëse i kërkohej të fliste? Ish-shefi i SHIK-ut në kohën e qeverisjes Berisha- Meksi, Gazidede në paraqitjen e fundit televizive rrëfeu se në vitin 1976 Sigurimi i Shtetit kishte krijuar drejtorinë e posaçme të “agjentëve të konservuar”( të fjetur ) që do të përdoreshin vetëm në rastin kur PPSH të humbiste pushtetin dhe duhej ta rimerrte. Është e logjikëshme që “agjentët e konservuar”, pra më të zgjedhurit e më të çmuarit, Sigurimi i Shetit i PPSH-së t’i ketë futur atje ku u duheshin më shumë, në kampin e demokratëve e aleatëve të tyre që do të merrnin pushtetin, për ta bërë më të lehtë revanshizmin e mëvonshëm punisto-socialist. Gazidede tha se në vitin 1997 mund të shmangej tragjedia që goditi Shqipërinë po të goditeshin me dhunë udhëheqësit socialistë që kurdisën e drejtonin rebelimin e armatosur, por pushteti iPD-së nuk e deshi këtë zgjidhje. Janë vallë të gatshëm Berisha dhe njerëzit e tij të zbulojnë tani të vërtetat e plota për këto zhvillime?! Meksi më mirë të flasë për këto gjëra se të bëjë në gazeta leksione mbi organizimin e funksionimin e ish-Sigurimit të Shtetit, sikur të ishte pedagog i teknikave të spiunazhit në shkollën e Ministrisë së Brendshme.

Dëmet e bëra nuk ndreqen më plotësisht. Shqipëria edhe një herë është bërë vend ahengu rrugaçëror i njerëzve të shërbimeve sekrete që akuzojnë njëri tjetrin sa neverisin gjithkend. Paraqitja në ekran e ish-shefit “misterioz” të SHIK-ut , Bashkim Gazidede dhe përleshjet me fjalë midis tij dhe pasuesit të tij ish-shefit tjetër të shkarkuar, Fatos Klosi, e kanë banalizuar edhe më tej politikën shqiptare dhe u kanë dhënë edhe më shumë mundësi për veprimtari antishqiptare spiunazheve të huaja e klaneve të djallëzuara politike në Shqipëri.

“Demokracia shqiptare” vazhdon të kalbet në të gjitha indet e saj.



29 tetor 2006 Abdi Baleta
 
Top