A eshte e cenuar harmonia botrore sot, kush jane shkaqet, a ka rikthim ne harmoni???

Samuel

Primus registratum
A eshte e cenuar harmonia botrore sot, kush jane shkaqet, a ka rikthim ne harmoni???

Harmonia e botes, a eshte e rrezikuar ?

Mendoj se harmonia e botes ne te gjitha pikpamjet eshte e kercnuar nga nje prishje pa kthim, duke theksuar se prishja e harmonise botrore ka nje vrudh demtimi keto vitet e fundit.

Prishja vihet re ne te gjitha fushat, por kryesorja dhe me e rezikshmja eshte prishja e harmonise midis njerzve, qytetarve te botes, midis shteteve dhe deri midis kontinenteve...

Shkaktar i prishjes se harmonise botrore jane politikanet e semure psiqik te cilet sa po hypin ne pushtet duke marre voten e popullit organizojne militarizim te ekonomise dhe fillojne luftra te pa asnje lloj shkaku nen masken e gjoja te mbrojtjes se demokracise apo te lirive dhe te drejtave te njerzve...ne nje kohe qe avjonet apo bombat e armet e atyre ushtrive qe drejtohen nga ata lloj politikanesh, vrasin jetet e miliona njerzve neper vende deri edhe te varfra...

Po ti shikojme popujt e te gjitha vendeve qe perfaqsohen me mire nga emigrantet e tyre se sa nga Diplomatet...shohim qarte se popujt jane ne harmoni me njeri tjetrin.
Ne vendet ku jetojme si emigrante shohim qarte, se si nje apo disa arabe apo iraniane, studente, bie ne dashuri bukur me nja Europian, apo amerikan ne amerike apo Europe, martohen e bejne familje...ashtu si dhe shume raca te tjera me njeri tjetrin...krijojne lidhje pa perfillur as fe, as racizma as luftra etj...
Mirpo politikanet qe i kane hyre politikes me miq e dallavere duke ardhe nga nje jete aventureske deri dhe me shkelje ligjesh, kur u vjen fati te hypin deri ne role presidentash, ndeszin luftra deri ne rrenime kombesh e shtetesh ku jo vetem shembin histori dhe popuj deri ne themele, por prishin perfundimisht harmonine botrore midis popujve e vendeve duke i armiqsuar njerzit dhe duke vendose kufinje e mure te reja bunkierizuese midis kontinenteve dhe shteteve...

Une e konsideroj kete metode politikanesh per te shkatrruar harmonine botrore qofte per perfitime politike apo ekonomike...nje nder katastrofat me te rrezikshme te planetit Toke!

Sot nuk guxojne as Europianet te shkojne si turiste ne Amerike dhe biles nuk do te kene me deshire qe te bejne vizita, kur ne hyrjet doganore, te gjithe pa dallim, do te konsiderohen si kriminele ku do te u merren vulat e gishtrinjve dhe fotot sic u merren kriminelve...
Dicka qe ne baze te ligjeve te kodeve penale te vendeve demokratike, ato gjurme merren vetem kur personi eshte kapur duke shkelur ligjin dhe eshte e faktuar nga organet kompetente...
Ashtu as qytetaret amerikane, nuk jane me te rrespektuar ne asnje vend te botes sic kane qene para viteve 2000.
Si dhe urrejtja qe eshte ndezur midis Orientit dhe Vendeve te perendimit perben nje rrezik dhe pa siguri ne te gjithe boten...

Asnje politikan sot ne bote nuk therret per nje rikthim te harmonise botrore, per nje paqe dhe qetsi, por vetem per dergime trupash kunder popujve te varfer ne vendet e orientit vetem pse atje ka nafte, vetem pse ata duan jeten e tyre orientale te bazuar ne fene e tyre...
E gjithe ajo maskarade lufte behet nen shpifje gjoja atomi e armatimi inekzistent, qe nuk u pa, nuk u perdor e as nuk u gjend kurre ne ato vende...

Bota ka nevoje per paqe, per urtesi, per thirrje per pajtim, per kerkim faljesh, per levizje te lira , per zhvillim ekonomik dhe jo per prodhime armesh ne nje kohe kur vdesin miliona njerz ne dite nga uria...Bota nuk ka nevoje per prodhime avjonesh per bombardime, bota nuk ka nevoje per lufte, bota ka nevoje qe te zhduket zemrimi, urrejtja, te zhzduket uria, te zhduken semundjet, te ndertohen ura nderkontinetale me fonde qe shpenzohen per te derdhur armatime mbi kasollet e varfra te vendeve te orientit, te epiqendres se fillimit te qytetrimit botrore...
Edhe ne se ka njerz te kqinje ne ato vende qe urrejne dhe sulmojne ameriken, ata jane formuar nga vete amerikanet per ti perdorur ne sherbim te tyre vite me pare, ku ne perplasje interesash kunder rusve sot amerika i konsideron armiq dhe per shkak te nje apo dy individve vdesin atje mijra njerz vendas apo ushtare amerikane, gazetare italian etj, sic po ndodh cdo dite...

A nuk eshte e nevijshme qe te japim mendime rreth kesaj teme qe na rrezikon jeten cdo dite?
Ne stacionet e trenit ne spanje mund te gjendeshim rastesisht edhe ne te gjithe qe shkruajme ketu...
Neser mund te gjendemi rastesisht dikund tjeter ku njerzit e cmendur nga keto luftra te cilet kane humbur te aferm e fare e fise poshte rrenojave te bombave...nga urrejtja qe kane per politikanet psikopat, agresiv me fryme kriminale, do te ndezin perseri fitila pa perfillur as jetet e tyre...

a nuk duhet qe edhe ne pse jemi nga nje vend i vogel qe verberisht qeveria e vendit tone ne menyre servile dergon atje ushtare...pra ta ngrejme zerin kunder prishjesse harmonise botrore, kunder luftrave, kunder armatimeve...dhe te therrasim per paqe, per pajtim, dhe kerkiim falje botrore ndaj atyre qe eshte bere faj!
Perse politikani italian shau fene islame per mendjemadhesi, i shkoje jeta gazetarit italian atje...ja pra se si luajne politikanet me jetet e njerzve te vendit vet...

Po te ishte nena Tereze gjalle, valle a do te qendronte e heshtur ne kete situate kur bota po prish harmonine duke krijuar dy bote ne planet kunder njera tjetres?
Jo ajo nuk do te heshtete para askujt, para asnje politikani apo pseudopolitikani te cmendur...

As para atyre pseudopolitikanve te Shqiperise qe dergojne ushtare atje ne sherbim te nje lufte te pa drejte, ne nje kohe kur ne Shqiperi njerzit vdesin per nje operacion, per nje transplantim sic eshte studentja e universitetit te Gjirokastres ne klinikat e Athines duke u ballafaquar me vdekjen per 70 mije Euro...qe nuk investon shteti sepse parate i dergon per luften ne Irak, apo dhe per llukset e familjeve te veta...
Ajo do te ngrinte zerin fort deri ne Qiell!

Atehere dhe ne duhet te japim mendime te qarta e te njerzishme, sepse askush nuk duron qe ti vriten njerzit e familjes dhe ti shemben shtepiat kot,per nafte, gaz apo per racizma izrailitesh...

Ne Bibel dhe ne Kuran thuhet qarte:
"Mos ja bej atij tjetrit ate cfare nuk deshiron te ta beje askush ty!"

Qyterimi botror, popujt dhe sidomos masat e rinise duhet ta shohin qarte rrezikun qe i kanoset botes vetem per faj te politikanve agresiv dhe ndoshta psiqikisht te semure, te cilet vijne ne pushtet me ndihmen e farefisit sipas trashigimise, apo me ane te investimeve mafjoze, ku nuk bejne gje te mire ne kete bote vec ndezjes se luftrave dhe shkatrrimeve...

Ju ftoj te gjithve per diskutim te hapur, te sinqerta pa urrejtje nacionale, pa dallime fetare, pa parygjykime te popujve masivisht, pervec se individve politikane, diplomate te pa afte qe jane ne krye te luftrave si kryekriminele...

Ju ftoj te jepni mendime sa me te shkurtra , jo nga 10 faqe, pasi ne fund duhet te nxjerrim nje konkluzion te qarte dhe pse jo, te ndermarrim nje aksion humanitar duke thirrur qytetare emigrante nga te gjitha vendet e botes dhe te bejme nje takim miqesore diku ne nje shesh te ksaj bote ku te therrasim per mbrojtjen e harmonise botrore, ku te mos i trembemi njeri tjetrit, ta duam njeri tjetrin, dhe te shkojme te lire neper udhet e jetes ngado qe te kemi deshire apo nevoje ne planetin Toke...

Ne jemi te ketij planeti, dhe planeti eshte i joni, i te gjithve!

Sikur nje vullkan gjigand ku te perfshinte me llave te gjithe nje kontinent...pa marre parasyshe se cilin, valle nga do mabnin njerzit qe mund ti shpetonin llaves...???

Sigurisht ne se ne Orient nuk do kishe vullkan...njerzia edhe andej do te drejtohej per te shpetuar jetet, dhe jam i bindur qe ata popuj jane shume te dashur dhe human kur tjetri ka zi, vuan apo e pson nga katastroofat natyrore...
Atehere pra pse u dashka qe ata popuj dhe vende te shikohen si te nje lloji tjeter, pse dikujt nuk ju plotsokan interesat e arbitrit botror, apo te shfrytezimit te naftes???

Ju ftojme per te dhene mendimet e juaja ne mbeshtetje te mbrojtjes se harmonise se botes!

Se fundi ju themi:

Paqa, urtesia dhe dashuria jane elementet e shpetimit te botes dhe te vazhdimsise... nje lloj si uji, zjarri dhe drita!

"Nder udhetime"
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: A eshte e cenuar harmonia botrore sot, kush jane shkaqet, a ka rikthim ne harmoni???

Nder_udhetime, se pari te uroj mireseardhjen ne Albforum.

Se dyti, meqenese nuk e ka vendin tek Letersia, tema zhvendoset tek Diskutime Shoqerore.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: A eshte e cenuar harmonia botrore sot, kush jane shkaqet, a ka rikthim ne harmoni???

Shkaqet qe cenojne harmonine boterore jane miliarda, dhe them miliarda pasi mendoj se cdo zenke e vogel ne vetvete cenon harmonine... Nuk ka rikthim ne harmoni, kjo eshte e verteta. Ne nuk jemi klone te njeri tjetrit, ne mendojme ndryshe, pra do kete zenka dhe si rrjedhoje... mungesa e harmonise do na ndihmoje per vazhdimsine /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Bamir Topi

Primus registratum
Re: A eshte e cenuar harmonia botrore sot, kush jane shkaqet, a ka rikthim ne harmoni???

Ku ka konkurrence nuk ka harmoni pra ne shoq njerezore nuk do te kete kurre harmoni.
 

Samuel

Primus registratum
Re: A eshte e cenuar harmonia botrore sot, kush jane shkaqet, a ka rikthim ne harmoni???

Nuk e kemi fjalen ketu per zenkat e femijeve...

Por fjala eshte per prishjen e harmonie botrore ku per shkakun e disa apo 3-4 politikanve ne bote, psiqikisht te smure...te izolohen shtete e kontinente, te izolohen popuj e levizje, te vriten ata milionat e miliona qe permend ti e ndoshta dhe ti e une me ta...
Pra eshte fjala: Pse ata krye terrorist nderkombetar duan te luftojne personalisht njeri tjetrin, po derdhin bomba mbi masat poppullore te thjeshta... ku po sakatojne jetet e miliona njerzve...ne nje kohe kur botes i duhet me shume se kurre harmonia botrore per te patur paqe me njeri tjetrin dhe per tu pregatitur kunder katastrofave te natyres sic jane semundjet e ndryshme masive, termetet, vullkanet, permbytjet etj...

Miqesisht u jap nje kshille atyre qe nuk kane deshire te jene serioz ne diskutimin e ksaj teme:

Kur hunda nuk ta ndjen eren e te keqes, do te ishte mire te mos e hapesh gojen fare!

Ose: Ne don qe te kesh nje varr ku niprit te te kujtojne here mbas here me lule, ndertoju atyre nje shtepi qe sot!
Nje shtepi nuk mund te ndertohet kur nuk e ke sigurine qe neser nuk do te hillet ne ere...

Udheto i lire!
Po si do te udhetosh ne se nuk je i sigurte qe do te fluturosh ne ere neper stacione trenash sic ndodhi ne Spanjen e bukur...???

Udheto me avjone, po si do te udhetosh kur nuk je i sigurte qe ndonje jetim qe bombat e Bushit i kane shkretuar familjen duke ja vrare ne shtepi te vet deri ne 20 familiar, e ai kur ka humbur cdo gje, don te vrase vehten ne shenje proteste ku ti kercase truri atije...

Pra siguria botrore eshte shkatrruar...

I lumte kryeministrit Spanjoll qe terhoqi trupat nga Iraku, ashtu duhet te bejne te gjitha qeverite qe kane cuar vrases atje...

Edhe kryeministri i shqiperise duhet ti largoje ato trupa prej atje, se e gjithe Europa e ka te qarte se ai i dergoje vetem ne shenje servilizmi ndaj bushit dhe per te fituar pike ne politike...duke rrezikuar jetet e ushtarve shqipetare atje dhe duke bera shpenzime te kota...ne nje kohe kur ne shqiperi populli nuk kane buk as pune, nuk kane drita as uje, por po arratisen cdo dite per nje jete me te mire...
E mbi te gjitha te kqijat eshte se ata ushtare shqiptare nuk jane te siguruar sikur te u ndodhe gje atje...as sigurim jete, as pencioni invalidi apo lufte nuk u paguan kush...

Honduarsi shtei i dyte qe po i latrgon ushtaret nga Iraku! Ja shenjat pra qe tregojne per luftra te semuresh psiqik qe vrasin njerz cdo dite te pa faj dhe shkatrruan paqen dhe harmonine botrore...

Jepni mendime si njerz human, paqsor, bashkekohore qe jemi te gatshem te bejme shume per paqen dhe harmonine me njeri tjetrin, ne te gjithe boten...
************************************
Konkurence nuk do te thote te pushtohen shtete, te bombardohen popuj per tu vjedhur pasurite, apo per te vrare ata politikane qe ja pengokan rruget e perfitimit nje tjeteri...
Te vriten njerz ne emer te konkurencave sepse nje race u konsideroka e keqe e tjetra me e mire, apo nje fe e keqe apo tjetra me e mire...do te thote qe ata lloj vrasesish jane fashistizuar thellesisht ne mendimet dhe planet e tyre...

Konkurenca duhet kuptuar si harmoni, mirkuptim, tolerance bashkpunim pa i rrezikuar jeten askujt e aq me pak atij qe konkuron me tjetrin , qofte individi me individin e deri shteti me shtetin...

Sipas spjegimit qe i beni ju konkurences, atehere bizneset duhen ngritur duke ua vjedhur pasurite te tjetrve, sic kane bere fashizmi dhe nazizmi me luftrat e tyre per shuarje racash e besimesh te tjera dhe me vjedhje pasurish pa fund...

Mendojme se nuk duhet te nguteni ne dhenine e mendimeve...

Fjala eshte per prishjen e harmonise botrore ne shkallen me te larte te rrezikimit te saj...
Ku asnje qytetar i botes nuk ndjehet i qete ne udhetime, apo ne kontakte me qytetare te vendeve te tjera e sidomos te orientit...
 
Top