TheWanderer
Primus registratum
A eshte Berisha i korruptuar?
Mund te trajtohen te dyja nocionet: Berisha si person - Berisha si qeveri.
Prokuroria, hetim shitjes së kompanisë "Albtelekom"
Task-Forca: Përzgjedhja e firmës fituese, në mënyrë abuzive
Skualifikimi nga gara i firmës gjermane, "Axos", për privatizimin e kompanisë së telefonisë fikse, "Albtelekom", është bërë objekt hetimi nga Task-Forca në Prokurorinë e Tiranës. Kronikat dhe artikujt e mediave për këtë kontratë, të cilat raportonin se firma gjermane kishte ofruar 200 milionë euro më shumë se kompania turke "Çalik", kanë detyruar prokurorët dhe hetuesit e seksionit kundër informalitetit të verifikojnë procedurat e zhvillimit të tenderit. Grupi hetimor ka sekuestruar procedurat e tenderimit, si dhe ofertat e dy kompanive që pretendonin pronësinë e gjigandit të telefonisë fikse në Shqipëri. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se firma fituese nuk ka dhënë ofertën më të lartë për "Albtelekom"-in.
Hetim qeverisë
Në një hark kohor shumë të shkurtër, Prokuroria e Përgjithshme konfirmon hetimin e dytë për qeverinë "Berisha". Pas rrugës Durrës-Kukës-Morinë, vartësit e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku konfirmojnë se kanë nisur një hetim ndaj shitjes së "Albtelekom"-it. Në sitën e organit të akuzës janë drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë. Rezultatet e para të hetimit bëjnë fjalë për një abuzim, gjithsesi në ditët në vazhdim do të mësohet për vlerën reale të abuzimit. Nga një llogaritje e thjeshtë e grupit hetimor, rezulton se firma gjermane "Axos" ka ofruar 200 milionë euro më shumë se kompania turke. Gjithsesi, në fund të vlerësimit të ofertave komisioni ka vendosur të shpallë fituese firmën turke, duke "injoruar" ofertën gjermane. Kjo e fundit, me një letër drejtuar kabinetit "Berisha", shprehte pakënaqësitë e përzgjedhjes së firmës fituese.
Ofertat e paraqitura
Prokuroria ka marrë në dorëzim një kopje të ofertës së paraqitur nga kompania gjermane. Sipas ofertës, "Axos" kishte si qëllim ta zhvillonte "Albtelekom"-in në qendër të shërbimeve të telekomunikacionit rajonal. "Albtelekom"-i parashikohej të ofronte shërbime konkurruese të telefonisë fikse dhe mobile për 50% të popullatës deri në vitin 2012. Përveç 200 milionë eurove shtesë, krahasuar me ofertën fituese të "Calik", marrëveshja do të përfshinte përhapjen e shpërndarjes së teledensitetit nga niveli 8% që është sot, në 25% brenda pesë vitesh, si dhe ndërtimin e një rrjeti WiMax, duke qenë se licenca për këtë teknologji do të përfshihej në transaksion. Në ofertë parashikohej reduktimi i listës së pritjes për t‘u pajisur me numra të rinj, si dhe ulja e tarifave dhe ngarkesës së roamingut ndërkombëtar sipas standardeve të BE-së. Rritja vjetore e biznesit parashikohej në 15%, ndërsa konkurrenca në treg do të pësonte një rritje të ndjeshme. Prokuroria tha se në ofertën e saj kompania gjermane zotohej se do të ishte në gjendje të lidhte në rrjetin e saj të telefonisë fikse rreth 120 mijë konsumatorë në vit. "Axos" shkruante se bëhej fjalë për një operator lider në tregun evropian, duke theksuar se partneri rezervon të drejtën e blerjes së shumicës së aksioneve të "Albtelekom"-it. Por gjithçka është hedhur poshtë nga qeveria shqiptare, e cila preferoi 120 milionë eurot e turqve, përballë 320 milionë eurove të gjermanëve, çka solli edhe hetimin e Prokurorisë së Tiranës. Një tjetër abuzim, sipas akuzës, është mospublikimi i kontratës nga ana e Ministrisë së Ekonomisë. Gjithashtu, dikasteri i ministrit Genc Ruli nuk ka publikuar edhe itinerarin dhe dokumentacionin e zhvillimit të këtij tenderi.
Genc Ruli në dorën e "Sollakut"
Pas ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, i cili akuzohet për tenderin e rrugës Durrës-Kukës, tashmë një tjetër anëtar i kabinetit "Berisha" po verifikohet nga Task-Forca kundër informalitetit. Grupi hetimor tha se ka filluar procedimin penal për mënyrën e përzgjedhjes së firmës fituese gjatë privatizimit të kompanisë "Albtelekom". Hetuesit nuk bëjnë të ditur nëse do e thërresin për shpjegime apo jo ministrin e Ekonomisë, ndërsa saktësojnë se nëse gjatë hetimeve rezulton i implikuar, atëherë do ta transferojnë dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo e fundit është organi kompetent për hetimin e personave me imunitet. Ndërkohë, disa ditë më parë Ministria e Ekonomisë njoftoi se oferta që kompania gjermane "Axos" kishte dërguar për blerjen e "Albtelekom"-it, nuk mund të merrej parasysh për shkak se tenderi për privatizimin e shoqërisë më të madhe të telefonisë fikse në vend ishte mbyllur që në vitin 2005. Ministria e drejtuar nga Genc Ruli ka sqaruar zyrtarisht se kompania gjermane është trajtuar me kujdes, seriozitet dhe ndershmëri, por nuk mund të quhej e vlefshme për arsyen e lartpërmendur.
Gjermania, Rulit: Tregohuni të ndershëm në privatizim
Drejtuesit e kompanisë gjermane "Axos", si dhe Sekretari i Shtetit gjerman, kanë reaguar pas shpalljes fituese së firmës "Calik" për privatizimin e "Albtelekom"-it. Bernd Plaffenbach, Sekretari i Shtetit gjerman, me anë të një letre drejtuar ministrit të Ekonomisë, Genc Rulit, dhe ish-ministrit të Transportit, ka deklaruar se përzgjedhja e kompanisë fituese duhet të jetë e ndershme dhe transparente. Plaffenbach ka siguruar drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë se kompania "Axos" ka baza të forta financiare, si dhe paraqet një garanci për marrjen e pronësisë së "Albtelekom"-it. Ndërsa përfaqësuesi i kësaj firme, Jan Budden, në një intervistë nuk do të nguronte ta quante privatizimin një farsë. "Nga pikëpamja komerciale, ligjore, strategjike dhe teknike, nuk kemi asnjë shpjegim. Kreu i qeverisë aktuale, kur ishte në opozitë, e cilësoi shitjen e ‘Albtelekom‘-it te kompania ‘Çalik‘ si korruptive dhe në kundërshtim me interesat e vendit. Që nga ajo kohë (2005), qëndrimi zyrtar i qeverisë ndryshoi me 180 gradë, duke rezultuar në një garantim ekskluziviteti ndaj ‘Çalik‘ dhe injorancë ndaj ofertave më tërheqëse, jo vetëm nga ‘Axos‘, pavarësisht se oferta e ‘Axos‘ ishte më tërheqësja, në një proces artificial. Tenderi në fjalë ‘u ndot‘ pas deklaratave zyrtare të qeverisë së mëparshme. Kjo është arsyeja përse rezultoi vetëm një garues i pakualifikuar, ai që tani bleu ‘Albtelekom‘-in", do të deklaronte Budden.
Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë ka hedhur poshtë edhe raportimet e mediave, sipas të cilave kompania gjerman "Axos" kishte ofruar për blerjen e "Albtelekom"-it rreth 320 milionë euro. "Në letrën e saj, kompania shpreh si çmim blerjeje shifrën 140 milionë euro, pa iu referuar mënyrës së pagesës dhe investimeve në 5 vjet prej 160 milionë eurosh. Në këtë kontekst, METE thekson se ‘Calik‘ ka një çmim shitjeje prej 120 milionë eurosh, që do të paguhen, dhe ndërkohë qeveria shqiptare mori nga ‘Albtelekom‘-i përpara firmosjes së kontratës rreth 70 milionë USD", thuhet më tej në njoftim. Po kështu, Ministria e Ekonomisë pretendon se kompania gjermane "Axos" nuk e përmbushte kushtin e investitorit strategjik për një privatizim të tillë, duke mos qenë kompani që vepron në fushën e telekomunikacionit. Ndërkohë, ministria ka përgënjeshtruar edhe zërat për një prishje të marrëdhënieve me qeverinë gjermane. Duke i quajtur si të pabaza faktet e raportuara nga media. Kjo ministri ka deklaruar se "spekulimet mediatike për prishjen e marrëdhënieve me qeverinë mike gjermane, për shkak të këtij transaksioni, janë tërësisht të pabaza dhe nuk u përgjigjen fakteve që demonstrojnë për rritje të partneritetit ndërmjet dy vendeve".